Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, i mbledhur dje në Ministrinë e Kulturës, ka zbardhur dosjen e projekteve restauruese për 2010. Për herë të parë, një analizë shkencore se çfarë ka ndodhur me zonën e shpallur historike të Tiranës, të trashëguar, por e mbuluar nga asfalti, dheu dhe ndërhyrjet me beton si gjatë kohës së diktaturës edhe në këto vite të tranzicionit - pas gati 100 vjetësh zona më karakteristike e Tiranës, e fshehur nën tokë nga politika, zbulohet siç ka qenë. Kinema “Millenium” ka “fshehur” murin e vjetër dhe shkallët, arkeologët janë në pikëpyetje për ta hequr. Projekti i dytë restaurues i rëndësishëm është kthimi i Amfiteatrit të Durrësit në arenë shfaqjesh
Dy zona arkeologjike në Durrës dhe Tiranë janë përfshirë në projektet më të rëndësishme të këtij viti, për t’u restauruar në mënyrë emergjente. Janë projekte konkrete, ku bëhet fjalë për Amfiteatrin e Durrësit, si dhe qendrën historike të Tiranës, që do të ndryshojnë funksionin e tyre nga sa janë njohur deri tani. Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë i mbledhur dje, me kryetar ministrin e Kulturës, Ferdinand Xhaferrin, ka vendosur që Amfiteatri i Durrësit të vihet në përdorim si vend shfaqjesh dhe qendra historike e Tiranës të listohet si park arkeologjik, ku do niset menjëherë me spastrimet ndërtimore, ndërhyrë pa kritere arkitekturore në këto dhjetë vjet.
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Dy zona arkeologjike në Durrës dhe Tiranë, projekte për 2010
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female

Last edited by Sally on Thu Mar 18, 2010 11:07 am, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Dy zona arkeologjike në Durrës dhe Tiranë, projekte per 2010
1- Amfiteatri në qytetin e Durrësit
Amfiteatri në qytetin e Durrësit është një nga më të mëdhenjtë dhe më të njohurit në botën romake. Durrësi ka qenë për Romën, porta e rrugës Egnatia në Adriatik, “autostrada” e asaj kohe, për të vajtur në Kostandinopojë. Në shek. I pas Krishtit, Durrësi ka qenë pajisur me të gjithë elementët e urbanistikës së kryeqendrave qytetare të Perandorisë Romake. Amfiteatri është ndërtuar në hapësirën qendrore të qytetit gjatë çerekut të fundit të shek. I pas Krishtit. Duke u përcaktuar nga specialistët për formën e saj eliptike, - ku përfshihet edhe unaza lëvizëse e spektatorëve, arena e saj po me planimetri eliptike, - tregon se ndërtesa, ashtu si Koloseu i Romës, është ndërtuar edhe me funksionin për ndeshjen e gladiatorëve. Me një përllogaritje të përafërt, kapaciteti maksimal i spektatorëve të tij, sipas arkeologëve, duhet të ketë arritur në 17.000 vende.
Po nuk besojmë se këtu projekti restaurues, - që ka propozuar Ministria e Kulturës, bëhet fjalë për rikthim të gladiatorëve, vënia në funksion i amfiteatrit, - ka të bëjë me spektaklet dhe veprimtari të ngjashme.
Prej dekadash ky monument ka qenë në vëmendjen e mbrojtësve të monumenteve, restauratorëve dhe arkeologëve shqiptarë për ruajtjen dhe pajisjen e tij edhe me vlera muzeale. Në dy dhjetëvjeçarët e fundit ai ka qenë edhe në vëmendjen e specialistëve të huaj. Në vitet e fundit monumenti është mbrojtur nga një rrethim i thjeshtë, i cili ka penguar lëvizjen e pakontrolluar të njerëzve. Ai është vënë në funksion të vizitorëve, pavarësisht nga kushtet e pamjaftueshme të ekspozimit të tij. Me rëndësi janë prezantuar ndërhyrjet dhe shqetësimi për ruajtjen e konservimin e mozaikëve murale në muret e Kapelës bizantine, të ndërtuar gjatë mesjetës së krishterë në brendinë e nënstrukturave të amfiteatrit. “Këtu ka ende shumë për të bërë. Deri sot janë kryer ndërhyrje të kufizuara konsolidimi të nënstrukturave të galerive dhe të Ndenjëses, të cilat janë pikat nevralgjike e ruajtjes dhe e vënies në përdorim të Amfiteatrit për kërkesat e sotme qytetare.
Për një ndërhyrjeje të kompletuar restaurimi në amfiteatër nuk ka munguar deri më sot vetëm kapaciteti financiar. Më tepër ka qenë mungesa e konceptit të ndërhyrjes profesionale dhe madje, programimi i harmonizimit të detyrave midis arkeologut dhe restauratorit, pra koncepti i ndërhyrjes, disiplina teknike e veprimit dhe organizimi i saj”, - thuhet në prezantimin që iu bë nga arkeologët, Amfiteatrit të Durrësit.
Ata kanë vënë në dukje se vetëm vitet e fundit është bërë e mundur ndërhyrja, pasi është mbledhur përvoja e duhur për t’iu përgjigjur nevojave restauruese të këtij monumenti të madh. Gjithashtu, specialistët mendojnë se tani është krijuar edhe kapaciteti profesional i restauratorëve dhe arkeologëve vendas për ndërhyrjet e programuara afatgjata në kësi lloj monumentesh.
Specialistët kanë propozuar në këtë projekt për ndërhyrje restauruese në shkallët e amfiteatrit, ku mendohet të jetë humbur aftësia mbajtëse, ashtu siç ka qenë në origjinë. Me këtë ndërhyrje, pritet rivendosja e ndenjësve dhe shkallëve në pozicionin origjinal, po me materiale që do t’i rezistonin fluksit të spektatorëve të sotëm.
Ashtu siç është lajmëruar në gazetën “standard”, pak ditë më parë, një nga pengesat kryesore të ecurisë së gërmimeve arkeologjike janë ndërtesat në brendi të mureve rrethuese të Amfiteatrit. Në këtë projekt arkeologët kanë parashikuar restaurimin e fasadës së amfiteatrit, por së pari duke bërë largimin e banesave të ndërtuara pa leje në dekadat e fundit. Shpenzimet e përgjithshme për këto punime kapin shumën rreth 700 mijë euro. Specialistët thonë se me këto punime hyrja e spektatorëve do të realizohet përfundimisht nëpërmjet hyrjes veriore të amfiteatrit. Për të çliruar këtë rrethinë të veriut të Amfiteatrit ka një kosto më vete, që kap shumën rreth 1.3 mijë euro. Arkeologët kanë përcaktuar se për pasojë të shkatërrimit të plotë të strukturave të mbitokës së amfiteatrit në anën jugore gjatë mesjetës, sot nuk shihet asnjë gjurmë ndërtimore e tij në këtë anë. Gjatë shek. XV-XVI kjo sipërfaqe është rrafshuar deri në nivelin e rrugës së sotme dhe është përdorur si sipërfaqe ndërtimi për banesat e qytetarëve. “Para së gjithash, këtu është kërkuar largimi i rreth pesë banesave të ndërtuara në shekullin e fundit, të cilat qëndrojnë mbi rrënojat e fshehura nëntokë të arenës dhe të ndenjëses së amfiteatrit. Më tej, do të kryhen gërmime arkeologjike, në çdo rast jo si qëllim në vetvete, por të orientuar për qëllime restaurimi. Për kompletimin funksional të amfiteatrit, e vetmja mundësi e ndërhyrjes në këtë hapësirë do të jetë rindërtimi”, - kanë thënë dje specialistët.

Last edited by Sally on Thu Mar 18, 2010 11:04 am, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Dy zona arkeologjike në Durrës dhe Tiranë, projekte per 2010
2- Zona më karakteristike e Tiranës, e fshehur nën tokë
Para Akademisë së Shkencave, aty ku është sot busti i Fan Nolit, arkeologët e kanë cilësuar si segment të mbajtur në gjendje të mirë. Gërmadhat që kanë dalë në sipërfaqe dhe ndjekja e murit deri në Akademinë e Shkencave, përfshirë dhe Kalanë e Tiranë dhe rrethimin e tij - që dikur njihet si rezidencë mbretërore, e gjitha kjo zonë është shpallur Qendër Historike e Tiranës, dhe së shpejti pritet të trajtohet edhe si park arkeologjik. Specialistët të mbledhur dje në Ministrinë e Kulturës e kanë pasur në fokus këtë zonë, ku për herë të parë, çdo segment i tij arkeologjik është përfshirë në hartën më të rëndësishme të restaurimit që do kryhen këtë vit. Në një analizë të zbuluar dje, sondazhet e pjesshme sipas arkeologëve treguan se segmenti i murit rrethues është shfrytëzuar si themel me rastin e ndërtimit të ndërtesës së Akademisë së Shkencave. Me qëllim që kjo të duket nga vizitorët, u propozua që muri, që i takon anës lindore në një lartësi deri 0.80 m nga niveli i sotëm i tokës, të zhvishet nga suvatimi dhe të lihet në dukje muratura e vjetër e kështjellës. Specialistët tregojnë se përpara se të ndërtohej kinema “Milenium” në vitin 2001, duhet të ketë qenë i dukshëm po në këtë lartësi edhe fragmenti i murit rrethues, dhe sipër tij janë vendosur muret e kinemasë dhe në anën perëndimore janë betonuar shkallët e saj. “Çlirimi i këtyre strukturave do të varet nga qëndrimi perspektiv që do të mbahet në të ardhmen për ruajtjen ose eleminimin e ndërtesës së Kinemasë në tërësinë e Kështjellës së restauruar. Ky qëndrim i takon fazës së fundit të projektit”, - është thënë dje. Ndërsa pritet që Kalaja e Tiranës të çlirohet krejtësisht nga godinat që nuk paraqesin vlera historike, arkitektonike ose artistike.
Këto ndërtime, u takojnë dhjetëvjeçarëve të fundit të cilat janë përdorur si magazine, depo, ambiente pune të personelit të policisë, shtëpi në përmasa të vogla të improvizuara, librari njëdhomëshe në xham ndërtuar mbi murin e kështjellës etj. Të gjitha këto ndërtime janë parashikuar të largohen deri në themelin e tyre. Brenda rrethimit arkeologjik ndodhet dhe restorant “Millenium”, e cila është ndërtuar mbi mbetjet e kullës së kalasë, në vitin 2001-2002.
Arkeologët kanë vënë në dukje se në lartësinë e mureve të kullës, fillimisht ka qenë ndërtuar një tarracë, me parmakë dekorativë në anë, që njihet tashmë me emrin Belvedere. Ky ballkon mendohet të jetë ndërtuar si pjesë integrale e banesës së Mbretit Zogu I.
Arkeologët kthimin e këtij Ballkani, në sallë restoranti e kanë quajtur të arsyeshme pasi nuk ka prishur konstruksionin e kalasë. “Nga pikëpamja estetike paraqiten këto volume të restorantit të pranueshme në vetvete”, - thuhet pavarësisht se mbetet në dyshim struktura prej betoni që është hedhur mbi muret.
Por, nuk kanë pasur asnjë mëdyshje, që arkeologët të thonë fjalën për kinema “Millenium” se është një “mish i ngjitur” krejtësisht i ri, i vitit 2001-2002. Muret e kinemasë janë mbështetur direkt mbi murin rrethues të kalasë dhe vetë planimetria e saj, sipas arkeologëve shtrihet në brendinë e kalasë. Edhe për këtë ndërtesë do të procedohet me të njëjtën koncept si rasti i restorant “Millenium”, që do të thotë se i takon një faze të mëvonshme për ta riparo nëse do të qëndrojë apo do të shembet për të pasur strukturën origjinale të kalasë.
Një pikë e analizuar hollësisht ka qenë dhe Saraji i Selim Pashë Toptanit, ose Selamllëku - siç njihet emri i dhëndrit të tij Servet bej Libohovës dhe është monument kulture nën mbrojtje shtetërore. Saraji prej 32 ambientesh në stilin oriental dhe i zbukuruar me dekoracione të ndryshme, u ndërtua në oborrin e Kullës së gjatë rreth vitit 1833-1840 dhe është një nga të paktat saraje feudalesh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë. Është restauruar në vitet 80’ duke u përdorur me funksione të ndryshme si për Institutin e Monumenteve të Kulturës, Qendra e Studimeve Gjeografike, Laboratori i Restaurimit Arkeologjik. Specialistët kanë rezultuar se ndërtesa ka nevoja imediate ndërhyrjeje, për konsolidimin e saj statik.
Në këtë zonë është dhe saraji tjetër i Selim Pashë Toptanit, ose Haremllëku, si pjesë e kompleksit ndërtimor të Selamllëkut të ndërtuar në vitet 1833-1840, edhe kjo është në mbrojtje shtetërore, por kohët e fundit funksionon si banesë private.
Gjithashtu në hartën e kësaj qendre historike të parashikuar për ndërhyrje restauruese janë edhe; salla e Kuvendit të Shqipërisë, ndërtuar në vitin 1954-1957, ku muri i saj mbështetet mbi murin rrethues të kalasë, ndërsa e gjithë ndërtesa shtrihet në brendinë e saj. Portali i Sallës së Kuvendit me arkitekturë të influencuar nga ajo e ashtuquajtura arkitekturë “staliniste” e vitet ’50-të rëndon jashtë mureve të kalasë. Specialistët kanë thënë se kjo ndërtesë është padyshim për ruajtje dhe mbajtjen e funksionit që ka për vlerat e saj historike; edhe selia e Akademisë së Shkencave, ndërtuar në vitin 1928, u mor në dorëzim nga Mbreti Zogu I për ta përdorur si zyrën e tij. Edhe kjo godinë është e mbështetur në murin rrethues të Kalasë, janë konsideruar për ndërhyrje pjesët e drunjta të saj. Këto dhe disa ndërtime të banesës qytetare tiranase, që ka si bërthamë historike për një ndërtim të mundshëm të saj në fund të shek. XVIII në stilin venecian - në të cilën janë vërejtur shtesa pa vlera të kohëve të fundit; rrënojat e Kullës së gjatë, për të cilën burimet historike njoftojnë rindërtimin e kështjellës së Tiranë (1788-1800) nga Ahmet bej Bargjinolli, i cili ndërtoi brenda mureve të saj një kullë në lartësinë e katër kateve me frëngji të hekurta dhe me burgje nën tokë, për t’u strehuar në kohë lufte. Funksioni saj ka qenë të vëzhgoheshin lëvizjet që kryheshin në afërsi të kështjellës nga maja e lartë e kësaj kulle; Arkada me harqe gjysmërrethore: ndërtuar në vitin 1936 për të kufizuar oborrin e banesës së Mbretit Zog I nga ndërtesat e tjera private në anën lindore. Arkada është një sistem imitacioni harqesh rrethore. Specialistët thonë se Arkada ka në të vërtetë vetëm vlera të rastësishme estetike. “Ritmi i harqeve të kësaj të proporcionuar me mjedisin mund të ruhej, por në këtë rast pjesa e mbyllur murore poshtë harqeve duhej të hapej, me qëllim që arkada të fitonte transparencë dhe të lejonte lëvizjen pa pengesa të vizitorëve në hapësirën e brendshme të kështjellës; dhe e fundit është paraqitur ndërhyrja në mjedisin e jashtëm të kështjellës për t’u bërë pjesë integruese me mjedisin e sotëm të qytetit.
Për herë të parë nga arkeologët është bërë një analizë shkencore se çfarë po ndodh me këtë zonë historike, të trashëguar, por e mbuluar nga asfalti, dheu dhe ndërhyrjet me beton si gjatë kohës së diktaturës edhe në këto vite të tranzicionit - duke zbuluar dhe ekspozuar për herë të parë, pas gati 100 vjetësh zonën më karakteristike të Tiranës, të fshehur nën tokë nga politika.