"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Lajme Arkeologjike/Historike
- Arta
- Sun Member
- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Re: Lajme Arkeologjike/Historike
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

Ndërtimi i një rruge të re në Tepelenë nga një kompani greke ka nxjerrë në dritë një monument antik.
Skulptura dhe pllakate të një nekropoli janë demtuar mjaft rëndë dhe është dashur ndërhyrja e banorëve të zonës për të penguar shkatërrimin. Arkeologu Dhimitër Kondi thotë se është një nekropol që daton 3 vjet para Krishtit.
Pritet që në ditët në vijim të ndërmerren masa për ta devijuar këtë aks, por deri tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
- Arta
- Sun Member
- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Re: Lajme Arkeologjike/Historike
Zbulohet një fyell që i përket shek. I para krishtit

TIRANË- Një instrument muzikor fyell i shekullit të parë para Krishtit, që i përket periudhës romake, është zbuluar një vit më parë në qytetin e Lezhës dhe po restaturohet pranë Institutit të Arkeometrisë dhe Konservimit. Drejtori i këtij Instituti, Frederik Stamati, u shpreh të mërkurën në një prononcim për mediat se, "gjatë vitit të kaluar në Lezhë është zbuluar një mori fragmentesh prej kocke, të cilat nuk kishin asnjë formë, por disa indikacione që treguan se ishte një instrumet muzikor, një fyell i shek të parë para Krishtit, ose i shekullit të parë pas Krishtit që i përket periudhës romake".
"U desh një punë shtatëmujore që të arrihej në restaurimin e këtyre fragmenteve, mbi 200 copë dhe që krijuan këto fragmente me të mëdha", tha Stamati, duke shtuar se, "nga shqyrtimi i materialit rezulton që këtu mund të ketë qënë ose një punishte që prodhonte instrumenta muzikore, ose një dyqan ku shiteshin këto instrumenta, por kjo nuk është përcaktuar akoma, dhe do të dojë ende gërmime te tjera arkeologjike që të përcaktohet me saktësi".
Duke u ndalur te rëndësia e këtij objekti, drejtori i Institutit të Arkeometrisë dhe Konservimit, Frederik Stamati tha se, "është hera e parë që zbulohet një objekt i tillë me një grumbull të tillë fragmetesh prej kocke që i përkasin instrumentave muzikore". Sipas tij, "në Shqipëri kemi dy raste analoge të këtij tipi, pasi në vitin 1975 është zbuluar në Apolloni një grup kockash të ngjashme me këto, të futura në një enë bronxi dhe rasti tjetër është ai i një viti më parë në Lezhë".
Ai shtoi më tej se, "ne mendojmë që të mos jetë vetëm nëj instrument muzikor, por disa dhe duhet që në të ardhmen të angazhohen disa specialistë të historisë së veglave muzikore, në mënyrë që japin një të dhënë të saktë për këtë çështje".
(m.a/ata/BalkanWeb)

Durrës, guida “Artemisa në Durrah” vjen në tre gjuhë

DURRËS- Guida "Artemisa në Dyrrah" ka dalë këto ditë në qarkullim në gjuhët shqipe dhe angleze, duke rritur kështu interesimin e publikut për figurinat prej balte të ekspozuara në muzeun arkeologjik të Durrësit. Prof. Fatos Tartari, bashkëdrejtues i projektit franko-shqiptar për studimin dhe restaurimin e figurinave të zbuluara në fillim të viteve 1970 tha se dy botimet e fundit vijnë pas publikimit vitin e kaluar të kësaj guide në gjuhën franceze.
Guida "Artemisa në Dyrrah" sjell materiale të përgjithshme mbi historinë e qytetit antik, duke u ndalur veçanërisht në gërmimet e arkeologut Vangjel Toçi në Kodrat e Dautes ku gjatë ekspeditave të viteve 1970-1971 u zbuluan mbi 5 ton objekte të periudhave klasike, helenistike dhe romake, mes të cilave mbizotërojnë figurinat e grave prej balte të pjekur, enët dhe monedhat. Një pjesë e këtyre objekteve janë ekspozuar në muzeun e ri arkeologjik të Durrësit.
Prof. Tartari tha se që nga viti 2003 një mision i përbashkët franko-shqiptar po punon për për përgatitjen e një botimi të plotë të gjetjeve në Kodrën e Dautes, pranë së cilës sipas të gjitha gjasave ndodhej sanktuari i hyjnisë së Artemisës. Projekti që po zbatohet nga Instituti i Arkeologjisë në Tiranë, Shkolla franceze e Athinës dhe Universiteti i Lilës (Francë) është vlerësuar me çmimin e parë CLIO 2005, çmim që mundësoi edhe botimin e fashikullit të guidës në gjuhën shqipe.
Në 28 faqet e guidës së publikar tashmë në tre gjuhë ka informacion të bollshëm mbi jetën ekonomike e sociale të qytetit ilir të Durrësit, foto të objekteve arkeologjike si dhe planimetri të vendndodhjeve të monumenteve kryesore të zbuluara apo që ndodhen nën sipërfaqe në qytetin 3000-vjeçar. Botimi i guidave është mundësuar nga mbështetja financiare e Ambasadës së Francës në Tiranë.

Apoloni, zbulohet statuja romake, Ekspertët: Zbulim spektakolar

APOLONI- Ekspedita shqiptaro-franceze ka zbuluar sot në Apoloni një statujë romake krejtësisht të padëmtuar. Statuja është busti i një atleti dhe sipas ekspertëve është gjetur në gjendje shumë të mirë.
Statuja romake është zbuluar pranë zonës G në parkun e Apolonisë, pranë vilës romake.
Vetë ekspertët, flasin për një zbulim spektakolar duke iu referuar vjetërsisë së saj, përmasave të mëdha dhe gjendjes së mirë në të cilën është zbuluar.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Lajme Arkeologjike/Historike
Si arriten keta ne perfundimin qe "atleti" na qenkesh romak dhe cfare kuptojne keta me termin 'romak', nje etni, nje kulture pjese e te cileve kane qene dhe paraardhesit e shqiptareve, apo kolone te huaj te ndryshem nga paraardhesit tane?
Ka nje ndjenje kolosale inferioriteti ne shkencetaret shqiptare, qe vetem shkencetare nuk mund ti quash.
Ka nje ndjenje kolosale inferioriteti ne shkencetaret shqiptare, qe vetem shkencetare nuk mund ti quash.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
-
- Honored Member
- Posts: 358
- Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
- Gender: Female
- Location: Shqipëri
Restaurohen 182 monedha argjendi nga thesari i Finiqit
TIRANË- Laboratori i Konservimit dhe Arkeometrisë ka përfunduar procesin e plotë të restaurimit të 182 monedhave argjendi, pjesë e një thesari të zbuluar pak kohë më parë në rrethinat e qytetit të lashtë të Finiqit.
Bashkë me koleksionin e monedhave të lashta, të cilat nga hetimet e para të restauruesve janë venedikase dhe i përkasin shekullit të XII-të, u restaurua edhe një unazë argjendi me shqiponjë me një kokë, e cila ndodhej në brendësi të thesarit.
Në çastin e zbulimit e më pas të sjelljes së tyre për restaurim, sipas drejtuesit të Laboratorit të Konservimit dhe Arkeometrisë, Frederik Stamati, "të gjitha monedhat ishin jeshile dhe të përziera me baltë, për shkak të efekteve të korrozionit mbi elementin e bakrit që përmbanin monedhat".
Pas kësaj, thesari i zbuluar në rrethinat e Finiqit u dërgua pranë laboratorit të drejtuar nga Stamati, pjesë e Qendrës së Studimeve Albanologjike, aty ku monedhat dhe unaza prej argjendi iu nënshtruan procesit të restaurimit.
Stamati tha se thesari, sipas një klasifikimi më të detajuar, i përket gjashtë llojeve të ndryshme të monedhave të zbuluara, prej të cilave, dy janë më të mëdha.
"Rezulton se jo të gjitha monedhat janë prej argjendi të pastër. Monedhat me kryq, që përbëjnë grupin e dytë për nga madhësia, janë prej bakri e të lara me një shtresë të hollë argjendi, ndërsa të tjerat janë prej argjendi të përziera me bakër", theksoi ai.
Drejtuesi i laboratorit bëri të ditur se "pas restaurimit doli në dritë se monedhat janë prerë me gërshërë e më tej është bërë stampimi i faqes dhe shpinës".
Sipas tij, monedhat do t’u dërgohen për studime të mëtejshme specialistëve numizmatë (të monedhave), të cilët do të vijojnë studimet "e ta fusin këtë thesar në rrjedhat historike të kohës, të gjejnë ndikimet ekonomike, lidhjet tregtare dhe ajo çka është më e rëndësishme, rrethanat në të cilat poseduesi i tyre u detyruar ta fshinte nën tokë këtë thesar".
Foinikia
Fshati i Finiqit ndodhet në rrethin e Delvinës. Njihej me emrin e lashtë, Foinikia, si kryeqendër e Kaonëve, ndërsa në shekullin III-të u bë kryeqyteti i gjithë shtetit të Epirit.
Sipas Polibit, Foinikia ka qenë qyteti më i fortifikuar i Epirit. Vendbanimi i lashtë ngrihej në një kodër, në formën e një anijeje të përmbysur, ndërsa fshati i sotëm, ndodhet në rrëzë të kësaj kodre.
Fshati ka tri seksione muresh të ruajtura në kodër: muret e akropolit, muret e periudhës së zgjerimit të akropolit si dhe muret e qytetit të fortifikuar. Të fundmet, dallohen për vëllimin e madh e datojnë me përafërsi midis shekujve të IV-të dhe II-të Para Krishtit. Në brendësi të ish-qytetit të fortifikuar, ndodhen rrënojat e mureve greke dhe romake. Në fshatin e Finiqit, gjenden ende mbetje të mureve greke, por ato të periudhës romake janë më të shumta në numër.
Në zonën e akropolit, kohë më parë u zbulua një thesar i vogël, që në periudhën bizantine u shndërrua në baptister. Po ashtu, në fshatin e Finiqit u zbulua një teatër me kapacitet të madh si dhe janë gjendur tri cisterna që i përkasin periudhës midis shekujve të V-të dhe të III-të Para Krishtit.
Prej vitit 2000 një mision arkeologjik i Universitetit të Bolonjës (Itali) kryen rregullisht gërmime arkeologjike në këtë qëndër. Në rrethinat e Finiqit janë zbuluar disa thesare të kësaj natyre.
Më parë, sipas Qendrës së Studimeve Albanologjike, janë gjetur "dy thesare të tjerë, madje më të mëdhenj dhe që tani ndodhen të ekspozuara në Muzeun Arkeologjik të Butrintit”.
(d.b/ATA/BalkanWeb)

"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
dje dhe sot, sot e neser."
-
- Honored Member
- Posts: 358
- Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
- Gender: Female
- Location: Shqipëri
Re: Lajme Arkeologjike/Historike
Shqetësimet e autorit Pettifer për turizmin shqiptarArta wrote:Kur bashkëpunon me Talebanët
Nga Auron Tare
"Replike mbi shkrimin e Prof. Richard Hodges "Mirupafshim Butrint, mirë se erdhët në Kandaharin e Talibanëve".
Qe ne krye te ketij shkrimi po e them me plot bindje se artikulli i Prof. Richard Hodges, Mirupafshim Butrint, mirë se erdhët në Kandaharin e Talibanëve, botuar dje ne gazeten Shekulli eshte mjaft i drejte dhe shume i sakte mbi realitetin dramatik ku sot ndodhet zona e Parkut Kombetar te Butrintit dhe qytezat e Sarandes dhe Ksamilit. Ajo qe po ndodh sot ne Butrint dhe jo vetem atje eshte nje prej tragjedive me te renda ne fushen e Trashegimise Kombetare. Shume shpejt, edhe nje prej vendeve me te ruajtura dhe te mbrojtura ne Mesdhe, ka rene pre e nje injorance e makuterie, e cila nuk di se cfare ben dhe po shkaterron jo vetem vlerat universal te civilizimeve mesdhetare, por edhe te ardhmen e turizmit kulturor. Sot eshte nje fakt i pamohueshem qe turizmi vjen ne Jug te Shqiperise kryesisht per te vizituar Butrintin dhe zonen e mbrojtur perreth tij. Por tashme Parku Kombetar i Butrintit jo vetem eshte lene ne meshiren e fatit, por fatkeqesisht edhe te administrimit te injoranteve me tituj shkencore.
Shkrimi i Prof. Hodges, i cili e njeh mjaft mire Butrintin, hap nje debat mjaft te mprehte pasi thelbesisht problemet qe ngrihen ne kete shkrim jane shume te drejta dhe aktuale. Qe te shkosh sot ne Butrint nepermjet Ksamilit dhe te mos mendosh se je ne nje prej qyteteve afgane qe shikojme perdite ne TV eshte e pamundur. Duke qene ne kontakt te perditshem me te huajt qe vizitojne Butrintin e kuptoj fare mire se krahasimi qe autori i shkrimit te djeshem, Prof. Hodges, i ben zones se Sarande-Ksamilit dhe Butrintit me Kandaharin eshte shume afer te vertetes.
Para dy javesh nje tjeter njohes shume i mire i zones, shkrimtari angles James Pettifer, shkruante se guidat turistike “Blue Guide” kishin vendosur te pezullonin ribotimin e vellimit per Shqiperine pasi nuk mund t'ua rekomandonin me lexuesve te tyre udhetime kulturore ne Jugun Shqiptar dhe pikerisht ne zonen Ksamil - Sarande – Butrint. Ka rreth 8 muaj qe nje sere dashamiresish dhe miq te Butrintit kane insistuar prane autoriteteve shqiptare dhe atyre nderkombetare per te frenuar ndertimin e nje autostrade krejtesisht te panevojshme brenda zones se shpallur Pasuri Boterore nga Unesco-ja, por me kot.
Interviste e BBC me Xhejms Petifer:
BBC: Në një artikull tuajin jo thoni se duket sikur njerëzit që punojnë në këtë projekte zhvillimi në jug të vendit, nuk janë shqiptarë. A i qëndroni kësaj deklarate?
Pettifer: Unë mendoj se ka probleme. Nuk ka shumë probleme me investimet italiane.
Gjërat që kam parë në Vlorë, për shembull, kanë qënë të mira.
Isha në një hotel të vjetër që ka qënë një vend i keq, tani ishte kthyer në një ndërtesë shumë të bukur.
Ishte restauruar aq bukur sa mund të mendoje se ishe në Romë apo Venecie.
Unë nuk dua të tingëlloj politik, por mendoj se ka një problem me influencën greke.
Atje (në jug) janë hedhur para greke dhe interesat janë kryesisht afatshkurtra dhe nuk mendoj se janë të interesuar për të mirat e përgjithshme të asaj pjese të Shqipërisë.
Monumentet e mëdha arkeologjike si në Apolloni, Butrint etj kanë filluar të kthehen në ishuj.
Për momumentet vetë ka përkujdejse shumë të mirë, ata po bëhen punë interesante arkeologjike dhe gjithmonë ka zhvillime pozitive në përgjithësi, por mjedisi përreth tyre po përkeqësohet shpejt dhe kjo po ndodh pa qënë nevoja.
Atje pashë se po ndërtohej një rrugë e madhe nga Konispoli që kalon përmes një zonë shumë të bukur e të virgjër.
Ndoshta ka nevojë për rrugë, unë e kuptoj këtë, por nuk ke nevojë për shkatërrim të të gjithë zonës, nga një rrugë që i përngjan një autostrade të tipit perëndimor.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
dje dhe sot, sot e neser."
-
- Star Member
- Posts: 543
- Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
- Gender: Male
- Location: Tirana
Re: Lajme Arkeologjike/Historike
Saliut ishte bere mendja autostrade dhe tani qe mori kredine 3miliard euro ka per ta bere asfalt e beton gjithe Shqiperine.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!
Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
- alfeko sukaraku
- Sun Member
- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Lajme Arkeologjike/Historike
kjo ma hoqi trurin direkt edhe mua.Zeus10 wrote:Si arriten keta ne perfundimin qe "atleti" na qenkesh romak dhe cfare kuptojne keta me termin 'romak', nje etni, nje kulture pjese e te cileve kane qene dhe paraardhesit e shqiptareve, apo kolone te huaj te ndryshem nga paraardhesit tane?
Ka nje ndjenje kolosale inferioriteti ne shkencetaret shqiptare, qe vetem shkencetare nuk mund ti quash.
pa u bere esperktizma e vjetersis edhe duke u nisur vetem nga shtresa e gjetur emerohet direkt edhe ne menyren me injorante "atlet"
nuk e di zeus, por ne pamje te pare me duket krejt si perfytyrimi i Apollonit pellazge per nder te cilit eshte quajtur keshtu qytet.
u gjend edhe nje kembe bronxi e cila u datua me pare se te dilte ne drite-shek 2 eres sone..
flitet se diku perrethe..ne margelic mbi patosin e vjeter..ka pasur edhe nje punishte bakri qe perpunonte buste e vegla te ndryeshme.;....
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
- Arta
- Sun Member
- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Re: Lajme Arkeologjike/Historike
Apoloni, zbulohet këmba prej bronxi e luftëtarit romak
FIER-Një zbullim arkeologjik është realizuar sot në Apoloni. Një këmbë bronxi, pjesë e një statuje romake është zbuluar nga gërmimet që kreu ekspedita shqiptaro-franceze. Nga format dhe mënyra e krijimit duket se këmba e statujës i përket një luftëtari romak. Vepra mendohet se I përket shekullit të II ose të III pas lindjes së Krishtit.
Ekspedita shqiptaro-franceze që po gërmon këto ditë në Apoloni, zbuloi pak ditë më parë një statujë. Statuja është busti i një atleti dhe sipas ekspertëve është gjetur në gjendje shumë të mirë.
Vetë ekspertët, flasin për një zbulim spektakolar duke iu referuar vjetërsisë së saj, përmasave të mëdha dhe gjendjes së mirë në të cilën është zbuluar.
(d.b/BalkanWeb)

Last edited by Arta on Wed Aug 18, 2010 9:49 pm, edited 1 time in total.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Lajme Arkeologjike/Historike
Edhe kjo i perket nje luftetari romak??....... i përket një luftëtari romak.

The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
-
- Star Member
- Posts: 693
- Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
- Gender: Male
Re: Lajme Arkeologjike/Historike
Zeus10 wrote:Edhe kjo i perket nje luftetari romak??....... i përket një luftëtari romak.
Pershendetje Zeus ...
'Luftetar romak', po, ne kuptimin e profesionit, si pjesetar i ushtrise romake ... jo ne kuptimin etnik.
Jam i sigurte se kete kane nenkuptuar arkeologet ... duke u bazuar ne materialin qe kishin.
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present
-
- Star Member
- Posts: 693
- Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
- Gender: Male
Re: Lajme Arkeologjike/Historike
alfeko sukaraku wrote:kjo ma hoqi trurin direkt edhe mua.Zeus10 wrote:Si arriten keta ne perfundimin qe "atleti" na qenkesh romak dhe cfare kuptojne keta me termin 'romak', nje etni, nje kulture pjese e te cileve kane qene dhe paraardhesit e shqiptareve, apo kolone te huaj te ndryshem nga paraardhesit tane?
Ka nje ndjenje kolosale inferioriteti ne shkencetaret shqiptare, qe vetem shkencetare nuk mund ti quash.
pa u bere esperktizma e vjetersis edhe duke u nisur vetem nga shtresa e gjetur emerohet direkt edhe ne menyren me injorante "atlet"
nuk e di zeus, por ne pamje te pare me duket krejt si perfytyrimi i Apollonit pellazge per nder te cilit eshte quajtur keshtu qytet.
Eshte gjetur nje statuje romake, dmth, statuje e periudhes romake, e stilit Romak etj. Kjo nuk do te thote se atleti ishte i huaj ...
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present