"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Mbishkrimet e vjetra.

Arkeologjia dhe antropologjia janë disiplina të rëndësishme në fushën e historise, sillni të dhëna për to dhe zbulimet e bëra për një vështrim të bazuar të historisë.

Moderator: Mallakastrioti

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Mbishkrimet e vjetra.

#76

Post by Mallakastrioti » Sun Oct 05, 2014 9:04 pm

Ne vitin 1898, ne nje varr te nekropolit te Kalase se Dalmaces (Koman) u gjet nje unaze prej bronxi e cila mbante nje mbishkrim:

ΑΝΑ | ΟΗΘΗ | ICEB. (ανα οηθη ισεβ = ana oisi isev)

Ne vitin 1907, Th. Ippen, i cili e publikoi ne vepren e tij me titull, Denkmàler verschiedener Alterstufen in Albanien, Wiss. Mitt. aus Bosnien und Herzegovina 10 (1907), 16-22. , beri pyetjen ne se ishte nje shkrim ne gjuhen Ilire.
Ne vitin 1912. F.Nopcsa ripublikon mbishkrimin duke e shoqeruar me nje vizatim te unazes, ai pranon leximin e Ippen, por ndryshon shkronjen e katert te rreshtit te fundit.pra duke sjell: ANA | ΟΗΘΗ | ICER
Ne vitin 1927, L. Ugolini risjell kete mbishkrim me nje vizatim me te madh dhe shkruan se i ka qene besnik riprodhimit te mbishkrimit.
Ne vitin 1928, H.Krahe, i cili pranoi leximin qe i kish bere Nopcsa (ANA | ΟΗΘΗ | ICER), shtoi se lidhur emrit ANA ishte equivalenti i mbishkrimeve mesape "ana", si p.sh:ana aprodita, ana αθανα, ana aisa damatira, etj.

Studimi qe i beri Krahe, u pranua prej botes shkencore sikurse u pranua opinioni qe ky mbishkrim mbi kete unaze bronxi gjetur ne Shqiperi, eshte dokumenti i vetem ne gjuhen Ilire gjetur ne Gadishullin Ballkanik.

Image
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Mbishkrimet e vjetra.

#77

Post by Mallakastrioti » Mon Feb 29, 2016 8:26 pm

Pare ne nje kendveshtrim tjeter (sigurisht teze e cila ka nevoje te diskutohet):


Enigma e Mozaikut: “Burri” i Mesaplikut një perandor?!

Flavius Petrus Sabbatius Iustinianus në Muzeun Kombëtar? Përveç figurës së një burri në profil, në këtë mozaik, paraqitet edhe një mbishkrim po kaq interesant, një tjetër objekt diskutimi sikurse teza të ndryshme prej studiueseve… Studiuesi Etnor Canaj mbledh këto teza, duke dhënë për herë të parë përplasjet e një prej mozaikëve më enigmatikë, qoftë për profilin e burrit ashtu dhe për përmbajtjen e mbishkrimit në të

Nga Etnor Canaj

Në vitin 1979 në Mesaplik të Vlorës zbulohet një mozaik interesant në dyshemenë e një Bazilike paleokristiane, e cila datohet si e shek. VI m.Kr. Vendi ku është bërë gërmimi si dhe janë nxjerrë në dritë rrënojat e Bazilikës, sikurse të mozaikut në fjalë quhet “Bregu i Kishës” prej vendësve. Muret kanë qenë të ndërtuara me gurë të çrregullt dhe të lidhur me llaç dhe në dyshemenë e naosit, dysheme e cila ka qenë shtruar me mozaikë, motivet e përdorura janë ato gjeometrike, bimore, shtazore, si dhe portreti i një burri (A. Meksi, Arkitektura Paleokristiane në Shqipëri, Monumentet, nr. 30, f. 19-20, Tiranë, 1985). Mozaiku në fjalë transferohet në Muzeun Kombëtar ku ruhet ende sot (Fig. 1).

Përveç figurës së një burri në profil, në këtë mozaik, paraqitet edhe një mbishkrim po kaq interesant ku nder të tjera sillet fjala ΑΠΑϘΚΕΑC/απαρκεασ=APARKEAS. Mbishkrimi në fjalë ka qenë objekt diskutimi sikurse teza të ndryshme prej studiueseve, ku ndër të tjera ato më të konsideruara janë që: Personi në këtë mozaik mund të ketë qenë një ktitor, apo financuesi i cili bëri të mundur ndërtimin e kishës, sikurse një tezë tjetër e lidh me fjalën greke apark(t)e(i)as, e cila do të thotë “era që fryn prej veriut”, tezë kjo, e cila mbështetet në faktin që mozaiku është realizuar në pjesën veriore të navates (N. Ceka, From Illyrians to Albanians, f. 451, Migjeni, Tiranë, 2003.) Por, në një shkrim të historianit Ilirjan Gjika, përveç tezave të mësipërme, ndeshim edhe teza të tjera, të cilat paraqesin interes në lidhje me këtë pikë, pra mbishkrimit në këtë mozaik. Në shkrimin e Gjikës, ndër të tjera citojmë:“…Ndërkohë studiuesi Moikom Zeqo në librin e tij: “Arkeologjia, Gramatikë e fakteve”, botuar në Tiranë në vitin 2009, në faqen 27, thotë se APARKEAS është emri i hyjnisë Abraxas, perëndisë kryesore të sektit të Bazilitëve, që u krijua dikur në Aleksandri të Egjiptit, i cili ka konkuruar dikur krishterimin në fazat e para të zhvillimit të tij. M. Zeqo e lidh figurën e hyjnorit Abraxas si ndikim të ekzistencës së komunitetit Hebre, që ka jetuar në qytetin e Vlorës gjatë periudhës së antikitetit të vonë. (M Zeqo, “Shekulli”, 8.2.2005.)

Ndërsa studiuesi Niko Stillo, një njohës i mbishkrimeve Pellazge-Ilire na jep një tjetër ide. Në librin e tij: “Historia e shenjtë e Arvanitëve”, botuar në Prishtinë në vitin 2004, thekson se: APARKEAS është mbishkrim në gjuhën Ilire i bërë me shkronja greke, i cili përmban një sentencë të jetës së murgjve. Sentenca e tyre shprehet në formën: …që në mënyrë të koduar do të thotë: HA PAK, KE TË HASH, dhe ka të bëjë me filozofinë modeste të jetës monastike. Kurse burri me kësule sipas N. Stillos, nuk është gjë tjetër veçse figura e një murgu, ku edhe kësula që ai mban në kokë i përshtatet veshjes së këtyre njerëzve, që jetonin në kuvende dhe manastire.

Ndërkohë ekziston edhe një tezë e tretë, e cila është më e hershme se dy tezat e mësipërme. Ajo u formulua menjëherë pas gërmimeve në rrënojën e bazilikës dhe i mëshonte idesë se figura e burrit me kësule të mozaikut ishte imazhi i A ΠAϘ KE AC, që simbolizonte për kulturën greke erën e veriut. E hedhur si ide nga studiuesja e artit kishtar Dhorka Dhamo edhe kjo tezë ka një sërë argumentesh si: Vendosjen e mozaikut me kokë nga veriu, konfiguracionin e tij, valëvitjen e kordeleve nga era, apo ngjashmërinë e figurës së mozaikut me figurat që simbolizojnë erërat në hartat antike etj…” ( I. Gjika, Koka e Aparkeas, pse nuk bien dakord! Gazeta “Standard”, 6 prill 2010.) Në këtë shkrim nuk do kërkoj të rrëzoj tezat e ndryshme që janë paraqitur më parë, sikurse nuk do kërkoj faktet ku janë mbështetur studiuesit në tezat e tyre, por gjithsesi në këto teza kemi dy mangësi,të cilat po i parashtroj si më poshtë:

a) Nëse fjala që sillet në këtë mozaik do kishte lidhje me “erën që fryn prej veriut”, për mendimin tim fjala në greqishten e lashtë duhej të kishte qenë ἀπαρκτίας =aparktias dhe jo aparkeas, pasi siç shohim mungon shkronja përkatëse “τ= tau”.
b) Nëse kemi të bëjmë me shprehjen shqipe: “Ha pak që të hash”, ku studiuesi N. Stillo ka kërkuar ta lidhë me greqishten e lashtë dhe pikërisht me fjalën ἀπαρκέω=aparkio, që në shqip përkthehet “të kesh mjaftueshëm” apo “kënaqu me atë çka ke”, edhe në këto raste do lindnin dyshime pikërisht sepse Stillo e transkripton “Apakkeas” dhe jo “Aparkeas”. Në të vërtetë nuk duhet të harrojmë që shkronjat e alfabetit (alfabeteve) si atyre kanonike apo zyrtare, kanë pësuar ndryshime prej periudhave më të lashta (arkaike, klasike apo helenistike) duke ardhur deri në periudhën e parë të asaj që njihet si Perandoria Romake e Lindjes apo Bizanti, ku pikërisht shumë shkronja humbasin shqiptimin e tyre fillestar (rasti i shkronjës Ϙ në këtë mbishkrim). Sigurisht të përqendrohemi sa më tepër lidhur me figurën e këtij burri “enigmatik”, sikurse mbishkrimit që sillet në këtë mozaik, sipas mendimit tim, në këtë aspekt do të na duhej të shihnim, apo thënë më mirë, të hidhnim një vështrim aspektit historik, pra, çka ndodh në këtë apo këto periudha (shek. V-VI. m.Kr.) si në Perandorinë Romake të Lindjes (Bizantin), ashtu edhe në Ballkanin e asaj kohe, pra në njërën prej Provincave të saj?
Të dhëna historike.

Në fillimet e shekullit të gjashtë mbas Krishtit, Perandoria Romake e Lindjes, gjendet në një faze të rëndësishme krize jo vetëm në kryeqendrën e saj (Kostandinopojën), por edhe në periferi. Në vitin 512 në Kostandinopojë shpërthen një revoltë e brendshme me përmbajtje fetare, pikërisht kundër versionit monofisit (monofisizmi, si formë kristologjike, sheh figurën njerëzore të Krishtit brenda natyrës hyjnore, shënimi E. Canaj) të asaj që njihet si Trisagion (tre herë shenjt, sipas liturgjisë) dhe kjo revoltë për pak i kushtoi fronin vetë Perandorit Anastas (G. Ostrogorsky, Storia dell’impero bizantino, f. 58, Einaudi, Torino, 2005.). Kundërshtarët e mbështetësve të monofisizmit ishin diofisistët (diofisismi është doktrinë e cila mbështet bashkë ekzistencën e natyrës njerëzore dhe hyjnore të Krishtit, vendosur në Këshillin Ekumenik të Kalçedonias në vitin 451, shënim i E. Canaj).

Monofisizmi radikalizohet (apo thënë më mirë përqafohet) prej kishave siriake dhe armene dhe ky fakt na lë të kuptojmë që në qendrat e tjera kishtare të Perandorisë (provincat e saj në perëndim, duke përfshirë këtu edhe Ballkanin) mbizotëroi diofisizmi. Pra, nuk kemi arsye të mos besojmë që edhe në territoret e Shqipërisë së asaj periudhe të ketë mbizotëruar diofisizmi si doktrinë kryesore.

Kjo krizë solli rrënimin e pjesës perëndimore të Perandorisë Romake, por pjesa lindore e saj (me e dyndur në aspektin demografik) arrin të mbijetojë më së miri si dhe të rimarrë vetveten. Pikërisht në këtë periudhë(midis shek. V-VI m.Kr.)forcohet ideja e Universalitetit Perandorak Romak të Lindjes, ku figura e Perandorit konsiderohet si udhëheqësi Universal i orbis romanus si dhe e Ekumenisë së Krishterë (G. Ostrogorsky, Storia dell’impero bizantino, f. 58-59, Einaudi, Torino, 2005.).

Do jetë pikërisht ngjitja në fronin perandorak të Justinianit I (Flavius Petrus Sabbatius Iustinianus) që problemet si politike ashtu edhe ato fetare (falë reformave që ai kreu) do nisin të marrin një drejtim më të qetë dhe stabilizues për Bizantin. Justiniani i Parë lind në Taor (Tauresium) pranë Shkupit, në një familje Ilire aristokrate, familje e cila kishte patur përherë ndikim sikurse ishte aktive në jetën politike të Qendrës (Kostandinopojës). Pikërisht Justiniani ishte nipi i një Perandori tjetër të rëndësishëm sikurse Justini i Parë (518-527). Justini i Parë bëri karrierë në ushtrinë perandorake, fillimisht si ushtarak i thjeshtë e me tej si kryekomandant i gardës perandorake dhe fill mbas vdekjes së Anastasit të Parë zgjidhet si Perandor. Rreth viteve 531-532, ndërsa ushtria perandorake ishte e zënë me problemet e provincave në Afrikë dhe Itali (ku bizantinet korrin shume fitore dhe shumë territore i rikthehen Perandorisë), në Ballkan gjendja vështirësohet pikërisht sepse në horizont shfaqen Sllavet si një rrezik eminent kundër kësaj Province. Problemet si prej veriut, ashtu edhe lindjes, kishin nisur që në periudhën kur Justini I ishte në fron, pikërisht kur Antet në bashkaleancë me bullgarët kishin tentuar të pushtonin territore të Perandorisë dhe inkursionet e tyre vazhduan deri në vitet e para kur në fron ngjitet Justiniani. Justiniani ndërton fortifikime kufitare në Ballkan, por këto fortifikime ndikuan shumë pak në mbrojtje kundër inkursioneve sllave, pikërisht sepse shumica e ushtrisë ishte përqendruar gjetkë. Prova të rëndësishme në aspektin arkeologjik të këtyre fortifikimeve të kësaj periudhë na vijnë prej qytetit të lashtë të Bylis në Mallakastër, pikërisht në tri mbishkrime gjetur në Manastirin e Shën Mërisë në Ballsh, të cilat njihen si “Mbishkrimet e Viktorinit”.

Ato janë shkruar në vargje duke i thurur lëvdata perandorit Justinian si dhe Viktorinit. ( N. Ceka, S. Muçaj, Bylisi, f. 106, Migjeni, Tiranë, 2004.) Ndërsa bizantinet korrën fitore në Perëndimin e largët, sllavët përfituan nga kjo situatë dhe dynden në Ballkan duke arritur deri në gjirin e Korinthit. Taktika fillestare e fiseve sllave ishin ato të plaçkitjes, shkatërrimit dhe më tej tërheqjes sipër Danubit.

Duke marrë parasysh të dhënat historike sjellë si më lart, mund të arrijmë në konkluzionin që kjo zonë e Epirit në atë periudhë njohu momente si të krizës po ashtu të një periudhe relativisht të qetë, pra prej momentit kur Justiniani merr në duar fatet e Perandorisë. Pikërisht në këtë territor patën një zhvillim të konsiderueshëm qendra të rëndësishme kishtare dhe në këtë pikë mund të përmendim ato të Apollonisë, Bylisit, Amanties, Aulonës, Listres, Prinates, Buthrotum, Foinike si dhe Adrianopolis. Jo vetëm kaq por në këto territore vlen të përmendim bazilika të rëndësishme të kohës, sikurse ajo e Akropolit ne Butrint, Bazilika e madhe po ne Butrint, Bazilika në Akropolin e Finiqit, Bazilikat e Bylisit, Bazilika e Ballshit, Bazilika e Paleokastrës në Gjirokastër, Bazilika e Sarandës dhe së fundmi, pikërisht, Bazilika e Mesaplikut (A. Meksi, Arkitektura Paleokristiane në Shqipëri, Monumentet, nr. 30, f. 14-25, Tiranë, 1985.)

Një zhvillim kishtar detyrimisht do të na çonte në përfundimin që në aspektin demografik, sikurse edhe atë politik dhe ekonomik, në këtë zonë të Perandorisë pati një ngritje të konsiderueshme për këtë periudhë (siç dimë qendrat kishtare lindin dhe zhvillohen apo njohin kulmin e tyre, pikërisht sepse u shërbejnë masave).

Figura e Perandorit si Udhëheqësi Universal në nivel politik dhe kishtar.

Duke vërejtur me kujdes si figurën e burrit, ashtu edhe mbishkrimin në të ashtunjohurin Mozaiku i Mesaplikut, vetvetiu do na lindin disa pyetje të cilat kërkojnë përgjigje. Në radhë të parë çka sillet e shkruar në këtë mozaik?

Duke kërkuar informacione të mëtejshme për këtë fjalë, pra απαρκεασ, kjo fjalë ka gjasa të jetë e njëjta fjalë greke me atë të ἀπάρχω/aparko që do të thotë pikërisht ai që dominon, ai që zotëron apo është zot (i një territori). Po prej kësaj fjale, pra aparko, kemi atë të ἄπαρχος/aparkos, që do të thotë pikërisht udhëheqës apo guvernator. Kjo fjalë ndeshet në greqishten e lashtë (Eskili) në formën ἄπαρχος, e cila ndryshon me kalimin e kohës në ἔπαρχος (shih Fjalorin e Liddell & Scott), por duke mos humbur kuptimin fillestar, pra atë të një udhëheqësi, të një province apo të një eparkie. Kjo fjalë ndeshet gjithashtu edhe në librin e Izekias (shih Izekia, 40) në formën άπαρχάς/aparkas, fjalë e cila ka po të njëjtin kuptim. Nëse diçka e tillë do ishte e vërtetë, atëherë figura e burrit do na çonte në përfundimin që aty kemi të bëjmë me atë të një udhëheqësi. Por cili do ishte udhëheqësi i këtij territori përveçse Perandori? Personalisht nuk mendoj të ketë qenë ajo e një udhëheqësi territorial në kuptimin e ngushtë të fjalës, pra i një territori të kufizuar në këtë krahinë të Vlorës së sotme pasi me reformat e Theodhosit (379-395) fjala Eparkia përdorej për të treguar një provincë të Perandorisë së Lindjes (Bizantit) dhe si term nuk përdoret më kur lindin ato që njihen si Thema (shek. VII m.Kr.).

Në fakt Kisha e krishtere e Lindjes pati te Justiniani jo vetëm mbrojtësin, por edhe udhëheqësin, pasi ai konsideronte papët dhe patriarkët si shërbëtorët e tij dhe drejtonte jetën e Shtetit në të njëjtën mënyrë si atë të Kishës duke ndërhyrë shumë herë personalisht në çdo çështje të veçantë të organizimit kishtar duke i rezervuar kështu vetvetes pushtetin vendimmarrës në çështjet kishtare, dogmatike dhe liturgjike sikurse duke drejtuar shumë herë Këshilla, si dhe duke shkruar traktate teologjike dhe himne kishtare. Pikërisht periudha kur Justiniani ishte Perandor, ishte në të vërtetë periudha kur influenca më e lartë e pushtetit perandorak ndikoi dhe influencoi së tepërmi edhe Kishën.

Në asnjë periudhë tjetër perandorake nuk kemi një influencë të tillë të pakufishme mbi Kishën. (G. Ostrogorsky, Storia dell’impero bizantino, f. 67, Einaudi, Torino, 2005.)

Figura e Justinianit, përveç monedhave, në art na paraqitet në mozaikun e Kishës San Vitale në Ravena të Italisë dhe aty Perandori ka mundësi të ketë qenë pikërisht në moshën kur ai kurorëzohet Perandor dhe hipën në fronin perandorak. Por, Justiniani paraqitet edhe në një imazh tjetër (mozaik) në Bazilikën e Sant’Apollinare Nuovo, përherë në Ravena të Italisë. Në këtë imazh të fundit, Perandori na paraqitet në një moshe disi më të thyer. Ky imazh i Justinianit është ai më interesanti, pasi këtu Perandori duhet të ketë patur diku rreth 60 vjeç (Justiniani vdiq në moshën 83-vjeçare, shënim i E. Canaj), pra i bie të kenë qenë vitet 542-545 (Fig. 2). Rëndësia e këtij imazhi të Justinianit I për këtë shkrim qëndron në faktin se duke e krahasuar figurën e Perandorit të Mozaikut së Ravenës me atë të “burrit” të Mesaplikut të Vlorës, gjejmë disa elemente të përbashkëta midis tyre, pikërisht sepse që të dy janë pothuajse të së njëjtës moshë, sikurse nuk mungojnë elemente të tjera fizionomike të përbashkëta. Shembuj: Mënyra ekspresive e fytyrës gati e njëjtë, hunda e kthyer, buzët e holla, sytë sikurse mjekra edhe këto gati të njëjta (Fig. 3).

Gjithashtu, një tjetër element i rëndësishëm në figurën e “burrit” të Mesaplikut është kapelja sikurse dy shiritat në ngjyrë të kuqe mbas kokës. Edhe në këtë rast, sipas mendimit tim, kemi të bëjmë me dy elemente që ndërthuren me njëra-tjetrën, pikërisht elementi perandorak (dy shiritat paraqiten në disa monedha perandorake ku pikërisht shihen Perandorët, të cilët i mbajnë përreth kokës) dhe ai Kishtar, pra kapelja Ekumenike.

“Burri” i Mesaplikut vështron e buzëqesh, por edhe nëse është Flavius Petrus Sabbatius Iustinianus, apo thjesht një personazh kishtar i kohës, enigmatik dhe i heshtur, vazhdon të qëndrojë në Muzeun Kombëtar.


Image Image Image


http://www.mapo.al/2016/02/enigma-e-moz ... e-perandor
Image

Si1ri
Member
Member
Posts: 23
Joined: Mon Feb 01, 2016 7:03 pm
Gender: Male

Re: Mbishkrimet e vjetra.

#78

Post by Si1ri » Tue Mar 01, 2016 10:45 am


User avatar
TeuAL
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 245
Joined: Tue Mar 10, 2015 3:28 am
Gender: Female

Re: Mbishkrimet e vjetra.

#79

Post by TeuAL » Tue Mar 01, 2016 10:46 am

Mallakastrioti wrote:
Enigma e Mozaikut: “Burri” i Mesaplikut një perandor?!

Flavius Petrus Sabbatius Iustinianus në Muzeun Kombëtar? . . .
Me vijne nder mend disa fakte qe lidhen me fjalen e mozaikut tone.
1
Fjalen APARKTIAS, ere e veriut, e kam hasur se pari tek meteorologjia e Aristotelit dhe heren e dyte tek gjeografia e Ptolemeut te Aleksandrise, pasardhesit te Ptoleme-gjeneralit te Lekes se Madh.
2
Tek monumenti i ererave i ndertuar ne Athine rreth vitit 50 para Krishtit nga Andronikosi i Kyrrhos, fjala APARKTIAS nuk eshte perdorur dhe ne vend te saj eshte perdorur emri BOREAS per eren e veriut.
3
Aristoteli, qe e ka perdorur i pari fjalen Aparktias, dihet qe ka lindur ne nje qytet prane kufirit me Maqedonine dhe dihet gjithashtu qe eshte rritur ne oborrin mbreteror te Maqedonise, bashke me Filipin, babain e Lekes se Madh, kjo sepse babai i Aristotelit punonte si mjek ne oborrin mbreteror ne Pella. Per kete aresye Aristoteli konsiderohej si ' i ardhuri nga Maqedonia' ne akademine e Platos. A i ishte besuar ndonjehere post drejtues ne akademi?
- - - - - - -
shenim: nga sa me siper, mund te mendohet qe fjala Aparktias eshte fjale e gjuhes se Lekes se Madh

Post Reply

Return to “Arkeologji, antropologji”