Page 3 of 3

Re: Vjedhja dhe shkaterrimi i vlerave arkeologjike.

Posted: Thu May 18, 2017 5:39 pm
by Sally
Zona arkeologjike pranë vendvarrimit të Skënderbeut në Lezhë është kthyer në tualet publik.


Në Lezhë zona arkeologjike, ku ndodhet dhe vendvarrimi i Skënderbeut rrezikon të shndërrohet në një destinacion për WC publike. Në mungesë të këtyre të fundit, qytetarët përdorin muret antike për nevojat personale. Problemi është prezent prej shumë vitesh, por asnjë masë nuk është marrë për ta eliminuar. Për ekspertët zgjidhje është rrethimi i zonës. shiko videon

Në mungese të tuleteve në qytet, qytetarët por edhe vizitorët thonë se u drejtohen mureve antike, duke përdhosur vlerat historike të këtij qyteti 2400-vjeçar.

Qytetarët: “Më e keqja është se ndotet Memoriali i Skëndërbeut. Unë kam parë disa herë persona. Shpresoj që kryetari i bashkisë Z. Fran Frrokaj që të marrë ndonjë masë.”
Ndërsa një tjetër qytetar është shpehur: “Mungesa e banjove publike është mungesë për qytetin. Kemi mbetur duke shkuar në lokale për të hyrë në tualet.”

Eksperti i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë, Paulin Zefi, thotë se këtij problemi i jep zgjidhje rrethimi i zones arkeologjike.

Paulin Zefi: “Kohët e fundit ka filluar që të stabilizohet situata pavarësisht se nuk mund ti ruajmë non-stop. Njerëzit e papërgjegjshëm janë në çdo orë të ditës edhe natën madje. Dhe kemi parashtuar kërkesën për ndërtimin e një rrethimi me kangjella metalike. Projekti është gati dhe shumë shpejt do të fillojë ndërtimi i këtij rrethimi.”

Problemi i mungesës së tualeteve publike në Lezhë vijon prej shume vitesh, dhe nuk i është dhënë zgjidhje nga Bashkia.
Më alarmante situata është gjatë verës, kur numri i popullatës shumëfishohet nga prezenca e lartë e turistëve./Oranews.tv/



Re: Vjedhja dhe shkaterrimi i vlerave arkeologjike.

Posted: Fri Jun 23, 2017 12:15 pm
by Adriana
STOP (21 qershor 2017) - Katandisja e kishave ortodokse, strategji e qëllimshme apo neglizhencë?!

Emisioni investigativ STOP nga tvklan.al drejtuar nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj, trajtoi me 21 /06/2017 problematikën e degradimit të kishave të vjetra ortodokse të titulluar: Katandisja e kishave ortodokse, strategji e qëllimshme apo neglizhencë?! Drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës, Arta Dollani thotë, se kisha e Shën Kollit në Shelcan të Elbasanit është restauruar në mënyrë të pjeshme në vitin 2010. Në një ardhme, që nuk ka datë, sipas saj, restaurimi do të bëhet i plotë.Nga ana tjetër At Nikolla Marku thotë, se indiferenca e shtetit ndaj kishave të vjetra ortodokse, është e qëllimshme, për të zhdukur gjurmët e lashta të ortodoksisë shqiptare. Edhe historiani dhe studiuesi Moikom Zeqo është i mendimit, se restaurmiet nuk po i përmbahen elementit shqiptar, duke rrezikuar identitetin tonë. Video e plotë:



Re: Pamje nga Durresi i shek. I-II m.K.

Posted: Sat Mar 10, 2018 9:10 am
by TeuAL
Durresi ne Kolonen e Perandorit Trajan
TeuAL wrote:
Wed Dec 02, 2015 6:18 pm
Ne Rome, ne kolonen e perandorit Trajan(98-117 m.K.), eshte shenuar vizita e tij ne Durres. Shihen 3 pamje te Durresit antik. Ngjitjet jane nga libri:
-------------------------------------
NAME(S):Coarelli, Filippo, 1936-
TITLE(S): La Colonna Traiana / Filippo Coarelli ; presentazione
di Paul Zanker ; appendici di Bruno Brizzi, Cinzia
Conti, Roberto Meneghini
PUBLISHER: Roma : Colombo : Istituto archeologico germanico, 1999.
DESCRIPTION: viii, 273 p. : ill. (some col.) ; 30 cm.
-------------------------------------

vijon . . .

Pamjet nga 'Kolona e Trajanit', te Mainz, te kopjuara me besnikeri, ne muzeun e arkeologjise detare ne Mainz (ngjitur). Shembull i mire.