"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Apolonia, "vitrina" e turizmit kulturor në Shqipëri

Arkeologjia dhe antropologjia janë disiplina të rëndësishme në fushën e historise, sillni të dhëna për to dhe zbulimet e bëra për një vështrim të bazuar të historisë.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4203
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Apolonia, "vitrina" e turizmit kulturor në Shqipëri

#1

Post by Zeus10 » Thu Jul 16, 2009 1:11 am

E vendosur vetëm 12 km larg qytetit të Fierit, qyteti antik i Apolonisë është kthyer në një destinacion të prefereruar për turistët shqiptarë dhe të huaj, ku rritja e vizitorëve nga muaji janar është 20% më i lartë nga vjet. I shpallur në 2006 si Park Arkeologjik Kombëtar, që përfshin qytetin antik të Apolonisë dhe zonën përreth tij, synohet nxitja e turzimit kulturor në bazë të programit të qeverisë për këtë drejtim të rëndësishëm. Vetë statistikat e numrit të vizitorëve gjithnjë në rritje dhe përsosja e nivelit të shërbimeve dhe infrastrukturës turistike në terren, tregojnë se për Apoloninë është bërë zgjedhja e duhur.

Drejtori i Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit për Parkun Arkeologjik Apolonia, Marin Haxhimihali tha sot për ATSH-në se, "ndryshe nga zona të tjera arkeologjike si Butrinti, Kalaja e Rozafës, etj., që favorizohen nga turizmi ndërkufitar, Apolonia për vetë pozitën gjeografike ku ndodhet, është e lidhur ngushtësisht me politikat kulturore të autoriteteve shqiptare". Haxhimihali që drejton këtë park prej 3 vitesh, i kthyer nga Franca pas arsimimit për studiues të historisë dhe një përvoje të gjatë pune si gazetar në "Radio France International", konsideron se Apolonia është e lidhur ngushtë me politikat turistike të autoriteteve shqiptare, prej nga vijnë të gjitha financimet për të.

Sipas tij, në një farë mënyrë Apolonia është zhndërruar në një fushë prove të zbatimit të strategjisë për zhvillimin e turizmit kulturor në Shqipëri. Shifrat e vitit të kaluar dëshmojnë më së miri se, shndërrimi i zonës antike të Apolonisë në Park Arkeologjik Kombëtar, ka qenë veprim i zgjuar dhe i suksesshëm. Sepse vetëm vjet, në 2008 qyteti antik i Apolonisë u vizitua nga një numër rekord prej 33 000 turistësh, një numër rekord vizitorësh në të gjithë historinë e vizitave në qytetin e lashtë. "Synimi ynë ishte t'a shndërronim Apoloninë në një vitrinë të turizmit kulturor në Shqipëri dhe duket se ia kemi arritur qëllimit", shton me kënaqësi Haxhimihali, që me të tjera projekte kërkon të realizojë në këtë drejtim. "Brenda një kohe të shkurtër, falë punës si staf i Parkut Arkeologjik, kemi hapur edhe 6 pika të reja të vizitueshme: Akropoli, Tempulli i Artemisit (themelet), Termat Antike, Muri i Amforave, Pusi Antik dekorativ dhe Faltorja A me mozaikë", pohon Haxhimihali. Pastrimi i përgjithshëm i territorit me mjete të specializuara për largimin e mbeturinave të grumbulluara prej vitesh, që ka qenë prej vitesh "thembra e Akilit" për të dhe jo vetëm, e ka zhndërruar Apoloninë në një oaz rregulli dhe pastërtie. Një tjetër vend në Apoloni ku historia merr jetë nga objektet, pikturat dhe mozaikët është muzeu me 7 stenda të mëdha, një galeri dhe 2 portikë. Ky muze, bashkë me kishën e Shën Mërisë, që mban vitin e ndërtimit në shekullin e 14-të, mbetet pika mjaft e vizitueshme. Haxhimihali vlerëson mjaft tërheqëse në këtë drejtim vetë pozicionin gjeografik të Apolonisë, që ndodhet afër arterieve kryesore automobilistike dhe plazheve të Adriatikut dhe Jonit. "Për këtë arsye, Apolonia është një destinacion i privilegjuar turistik", thotë ai. Falë ndryshimit të statusit dhe punës së kryer në terren në Parkun Arkeologjik Kombëtar të Apolonisë janë shënuar arritje në mirëadministrimin e monumenteve dhe në përmirësimin e imazhit të tij edhe jashtë vendit. "Po të kemi parasysh se jemi në vitin e parë i funksionimit të qytetit të Apolonisë si Park, shihet qartë se potenciali turistik është vërtet mjaft i madh dhe gjithë kjo ka impakt të rëndësishëm pozitiv ekonomik", thotë Haxhimihali. Për sezonin turistik 2009, Zyra e Administrimit të Parkut Arkeologjik ka marrë masat për pritjen e një numri akoma dhe më të madh turistësh, krahas zgjerimit të zonës së vizitueshme në të. Vetë shifrat e 6-mujorit të parë konfirmojnë tendencën e rritjes së numrit të vizitorëve. "Për periudhën janar-qershor, kemi 20% më tepër turistë të huaj kjo edhe falë mbështetjes financiare të MTKRS, e cila me mundësinë për përsosjen e rrjetit të sinjalistikës dhe të shtigjeve turistike, ka bërë të mundur dyfishimin e zonës së vizitueshme brenda Parkut Arkeologjik", thotë drejtori Haxhimihali. Veç shpjegimeve të një personeli të specializuar, hartave dhe fletëpalosjeve, këto ditë vizitorëve u ofrohet një shërbim i ri: audio-guida në anglisht, frengjisht dhe shqip, që do t'u mundësojë turistëve të huaj dhe vendas kënaqësinë e një shëtitje në mënyrë të pavarur për të shijuar peisazhet e jashtëzakonshme natyrore dhe pasuritë e mëdha arkeologjike të Apolonisë, që ciceroni e quan "Qytet i madh dhe hijerëndë".

Qyteti antik Apolonia, rreth 12 km larg qytetit të Fierit, një thesar i historisë shqiptare, u themelua në vitin 588 në një kodër pranë detit dhe afër grykëderdhjes më të madhe të lumit Vjosa dhe bashkë me Durrësin ishin qytetet kryesore të Ilirisë.

Apolonia ishte qyteti më i madh ndër 30 qytetet në antikitet dhe si qytet-shtet që në shekullin V para Krishtit preu monedhën e vet të argjendtë, e cila u përhap shumë në Ballkan e jashtë tij. Apolonia nuk ishte vetëm qendër e rëndësishme ekonomike, por edhe qendër kulture, ku si edhe në Dyrrah, lulëzuan skulptura, mozaiku dhe muzika.

Për rëndësinë e madhe që kishte, Apolonia u bë arenë luftimesh ndërmjet ilirëve, epirotëve, maqedonasve e romakëve. Suksesi i qytetit u rrit nga zhvillimi i madh i tregtisë së skllevërve dhe i bujqësisë. Monedha ilire e shekullit V me zhvillimin e tregtisë u përhap shumë.

Në vitin 229 sundimi romak sapo kishte filluar të hidhte rrënjët. Kohë më vonë, rreth vitit 168, sundimi romak kishte nën kontroll të tërë qytetin. Për 200 vjet Apolonia ishte qendra kryesore e Romës dhe kolonive të saj dhe mendohet të ketë qenë gjithashtu stacioni kryesor i rrugës së famshme të asaj kohe, rrugës Egnatia. Ai ishte monopoli kryesor për Cezarin në luftën civile të tij me Pompein.

Si mbretëri më vonë, Apolonia qëndroi si qendër e suksesshme, që filloi të rrëzohej e shkatërrohej pak e nga pak, ndërsa lumi Vjosa ndryshoi rrjedhën dhe bregdeti ndryshoi si rezultat i tërmetit të madh që ndodhi në mesin e shekullit III. Nga porti gjigant i Apolonisë mundën të shpëtonin vetëm 100 anije. Apolonia fjeti nën shekuj në heshjte, deri sa në vitin 1924 Leon Rei, drejtuesi i misionit francez të arkeologëve, zbuloi aty dy banesa të kohës romake. Më pas gërmimet e misionit francez, që shoqërohej nga arkeologu shqiptar, Hasan Ceka, zbuluan një sasi monumentesh interesante si agonotetet, odeonin, bibliotekat.

Prej vitesh në Parkun Kombëtar të Arkeologjisë punon një ekspeditë shqiptaro-franceze, ku rezultatet e reja duket se po përmbysin mendimet dhe opinionet e deritanishme të arkeologëve për qytetin antik të Apolonisë, pasi po nxirren në dritë të dhëna të reja që përmbysin njohuritë e deritanishme të arkeologëve për shtrirjen e qytetit, duke u hapur rrugën zbulimeve spektakolare. Arkeologët e huaj që punojnë prej vitesh në Apoloni, e quajnë atë "Pompei i Shqipërisë" përsa u përket potencialeve arkeologjike.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Apolonia, "vitrina" e turizmit kulturor në Shqipëri

#2

Post by alfeko sukaraku » Sun Jul 26, 2009 8:19 pm

Apollodori na ka lene nje te dhene e cila na thote se :

"Si vdiq Elefenori ne Troje ,ata qe ishin me te u fshehen ne apollonin e Jonit"

Sipas N Cekes 2005 eshte zbulluar vetem 5 % e trupti te Apollonis.Mendoj se 5% nuk munde te na jap ne asnje menyre rrezultate te sakta per kohekrijimin e Apollonis.

ne botimin e 2005 Ceka e shton pak me vjeter krijimin e Apollonis...620 p e s...dicka e tille.

Ceka beson tek perralla e njohur me 200 kolonista greke qe erdhen e ndertuan Apollonin.Ne se mundet kush ta vertetoj ekzistencen greke ne shek 7 p e s....te vij te na i tregoj,pasi dijetaret e ditve tona si edhe antikiteti nuk e pranon ekzistencen greke ne shek 7 p e s....biles biles edhe veprat e Homerit qe u permblodhen ne djepin e gjuhes greke ,Athines,u shkruajten ne gjuhe jo greke..por ne jonishten e panjohur edhe aspak greke...koha..shek 5 p e s.

Ateher me c te drejt u quajkan greke kolonistat??
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Apolonia, "vitrina" e turizmit kulturor në Shqipëri

#3

Post by Mallakastrioti » Tue Feb 05, 2013 5:53 pm

Apollonia. Viti 1956. Publikuar prej: IZOGIZ - USSR, Rusi.

Image
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Apolonia, "vitrina" e turizmit kulturor në Shqipëri

#4

Post by Mallakastrioti » Sun Feb 10, 2013 8:43 pm

"APOLLONI - Archaeologists unearthed a Roman bust from the 2nd century"="ekspertet tane"
----
"Bust romak" e cilesuan "ekspertet tane". Pyetja natyrale qe lind eshte:"Romak pasi ka floket kacurrela alla romake?,,,apo mos ndoshta trupin te tille e kishte vetem nje romak dhe jo nje vendas?!----PATURPESIA KA KALUAR CDO KUFI NE PERCAKTIMET E KETYRE MONUMENTEVE KULTURORE , TE CILAT PREJ ROMES ISHIN NJE MIJE KILOMETRA LARG!

Image
Image

Post Reply

Return to “Arkeologji, antropologji”