"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme Arkeologjike/Historike

Arkeologjia dhe antropologjia janë disiplina të rëndësishme në fushën e historise, sillni të dhëna për to dhe zbulimet e bëra për një vështrim të bazuar të historisë.

Moderator: Mallakastrioti

User avatar
TeuAL
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 254
Joined: Tue Mar 10, 2015 3:28 am
Gender: Female

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#181

Post by TeuAL » Thu Sep 10, 2015 8:00 am

Referohet per "Arkeologjine ne Luginen e Vjoses se Siperme" ne mbledhjen vjetore te EAA(European _Association_ofArchaeologists) ne Glasgow (2 - 5 Shtator 2015). Referuesit jane Eglantina Serjani dhe Ardit MIti.
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.

User avatar
TeuAL
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 254
Joined: Tue Mar 10, 2015 3:28 am
Gender: Female

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#182

Post by TeuAL » Wed Nov 04, 2015 7:13 am

TeuAL wrote:Do te kete kerkime arkeologjike ne Butrint ne Shtator 2015. Kerkimet do te kryhen nga Istituti Arkeologjik Shqiptar i Tiranes ne partneritet me Universitetin e Bolonjes. Detajet jane ne artikullin e revistes se shkolles ku studjoi Ugolini.

http://www.magazine.unibo.it/archivio/2 ... in-albania
A ka ndonje shkrim nga arkeologet e grupit te mesiperm, pas kerkimeve te lartpermendura, qe mund te sillej ne forumin tone ?

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#183

Post by Zeus10 » Wed Nov 04, 2015 7:17 pm

TeuAL wrote:
TeuAL wrote:Do te kete kerkime arkeologjike ne Butrint ne Shtator 2015. Kerkimet do te kryhen nga Istituti Arkeologjik Shqiptar i Tiranes ne partneritet me Universitetin e Bolonjes. Detajet jane ne artikullin e revistes se shkolles ku studjoi Ugolini.

http://www.magazine.unibo.it/archivio/2 ... in-albania
A ka ndonje shkrim nga arkeologet e grupit te mesiperm, pas kerkimeve te lartpermendura, qe mund te sillej ne forumin tone ?
Ndoshta eshte akoma heret per ti publikuar gjetjet, duke menduar qe kerkimet kane nisur vetem ne shtator.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#184

Post by Mallakastrioti » Fri Nov 06, 2015 4:54 pm

TeuAL wrote:
TeuAL wrote:Do te kete kerkime arkeologjike ne Butrint ne Shtator 2015. Kerkimet do te kryhen nga Istituti Arkeologjik Shqiptar i Tiranes ne partneritet me Universitetin e Bolonjes. Detajet jane ne artikullin e revistes se shkolles ku studjoi Ugolini.

http://www.magazine.unibo.it/archivio/2 ... in-albania
A ka ndonje shkrim nga arkeologet e grupit te mesiperm, pas kerkimeve te lartpermendura, qe mund te sillej ne forumin tone ?
Ne te vertet Universiteti i Bologna (UNIBO ) i eshte dhene leja per germime dhe ato do nisin vitin qe vjen (per palen italiane) ndersa ajo shqiptare ka bashkepunuar me Universitete te tjera te huaja (kryesisht me amerikanet) ne Butrint.
Lidhur Finiqit Universiteti i Bologna ka katermbedhjet vjet qe germon atje dhe kane bere gjetje interesante. Pikerisht dje ne Ravenna te Italise nisi nje Konference lidhur Luigi Maria Ugolini, arkeologut italian i cili beri germime si ne Finiq dhe Butrint ne vitet '20-30 te shekullit te shkuar. Teje interesante do shtoja.
Image

User avatar
TeuAL
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 254
Joined: Tue Mar 10, 2015 3:28 am
Gender: Female

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#185

Post by TeuAL » Fri Nov 06, 2015 5:47 pm

Pershendetje Mallakastriot dhe flm per te rejat.
Pyetja ime erdhi pasi lexova artikullin tek link-u qe vijon:
http://www.magazine.unibo.it/archivio/2 ... in-albania

Po risjell, me shkrim te "theksuar", detajet(nga ky artikull) qe sollen pyetjen:

24 Giugno 2015
Gli archeologi dell'Alma Mater all'opera nell'antica città di Butrinto, in Albania
--------
Il Consiglio Nazionale di Archeologia del Ministero della Cultura della Repubblica di Albania ha approvato un progetto dell’Università di Bologna per lo studio e scavo di un importante edificio sacro della città di Butrinto, situata nel sud dell’Albania
--------
Gli scavi a Butrinto partiranno il prossimo settembre, in contemporanea con quelli di Phoinike, dove nel corso degli anni . . .

User avatar
TeuAL
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 254
Joined: Tue Mar 10, 2015 3:28 am
Gender: Female

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#186

Post by TeuAL » Sat Nov 07, 2015 12:33 pm

Mallakastrioti wrote:
. . . Pikerisht dje ne Ravenna te Italise nisi nje Konference lidhur Luigi Maria Ugolini, arkeologut italian i cili beri germime si ne Finiq dhe Butrint ne vitet '20-30 te shekullit te shkuar. Teje interesante do shtoja.
Besoj eshte fjala per konferencen per te cilen njoftohet tek ngjitja qe vijon:
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#187

Post by Adriana » Mon Nov 09, 2015 9:37 am

Nje zbulim i ri ne PYLOS eshte publikur rreth dy jave me pare (26/10/2015) nga mediat greke dhe amerikane:

Media amerikane: New York Times, (nytimes.com) Grave of ‘Griffin Warrior’ at Pylos Could Be a Gateway to Civilizations

Media greke: SKAI (skai.gr) Πύλος: Στο φως ασύλητος τάφος του 1500 π.Χ με σπάνιο θησαυρό
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
TeuAL
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 254
Joined: Tue Mar 10, 2015 3:28 am
Gender: Female

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#188

Post by TeuAL » Fri Feb 05, 2016 7:07 am

Konferencë mbi gërmimet arkeologjike te vitit 2015

Shkruar nga Mapo

Rezultatet në arkeologji kanë dhënë një kronologji të re. Harta e menduar nga zbulimet e viteve ’70-‘80 do të përmbyset nga përfundimet e gërmimeve të 20 vjetëve të fundit, reflektime të finalizuara në 2015. Kreu i Arkeologjisë, Luan Perzhita tregon ndryshimet që kanë ndodhur nga zbulimet në Amantia, Sofatikë, Orikum, Dimal etj. Thembra e Akilit: Si do të reflektohen ndryshimet në tekstet shkollore dhe të historisë?


Është vetëm një rast, por historik mjaft i rëndësishëm: në tekstet shkollore neoliti i hershëm fillon në vitin 5 000, ndërsa zbulimet e fundit në arkeologji e kanë lëvizur këtë kufi. Janë 1200 vjet avancë. Tani veprimtaria njerëzore në vendin tonë ka nisur në vitin 6 200 para Krishtit. Arkeologu Luan Perzhita, thotë nga ky përfundim se, ne jemi ndër vendet më të hershme të Evropës, sa i takon pjesës së Mesdheut. Por edhe ky ndryshim, bashkë me rezultatet e zbulimeve arkeologjike të 2015, ende nuk janë reflektuar në tekstet shkollore!

Sapo keni përfunduar një konferencë mbi gërmimet e vitit 2015, çfarë rezultatesh ka dhënë ky vit, cilat janë të rejat nga arkeologjia?

Po, ishte një konferencë për rezultatet e gërmimeve për vitin 2015. Në fakt ne, kishim dëshirë që këtë ta bënim së bashku me kolegët tanë me rezultatet e tyre që kanë në Kosovë, por kjo nuk qe e mundur për arsye administrative. Aty pati rreth 22 kumtesa per projekte arkeologjike në territorin e Shqipërisë, duke nisur nga periudha më të hershme të cilat janë ato të prehistorisë, duke vazhduar në qytetërimin ilir e deri në mesjetën shqiptare. Një gjë e rëndësishme është paraqitja nga shkollat doktorale arkeologjike, të cilët paraqitën kërkimet e tyre, të aplikuara në terren në mënyrë që të debatohet me cilësinë por dhe me strukturimin e vetë shkollës.

A janë rrudhur ekspeditat, si keni mbijetuar në 2015?

Ne kemi krijuar një traditë të bashkëpunimeve me universitetet e huaja, të cilat ka dekada që vazhdojnë. Natyrisht pengesat që lidhen me investimet e drejtpërdrejta të anës tonë kanë të bëjnë më tepër për strategji, ku ne kemi nevojë të bëjmë kërkime në mënyrë të pavarur ose të drejtpërdrejtë duke pasur parasysh për shembull etnicitetin dhe kulturën e kombit Shqiptar.

Pyetja ishte se çfarë po ndodh me ekspeditat, pra si po funksionojnë sot, pasi universitetet janë në planet e tyre, dhe Instituti i Arkeologjisë ka projektet e tij?

Ne funksionojmë si universitet, ne jemi në sistemin e Ministrisë së Arsimit dhe jo të Kulturës, dhe qëllimi ynë është kërkimi shkencor dhe gërmimet në sitet arkeologjike.

Dhe rezultatet?

Po, kemi zhvillim të ri për banimet shqiptare në kohë më të hershme, flitet për periudhën e paleolitit, një zbulim shumë interesant në zonën e Matit. Aty është zbuluar kulturë që tregon për një jetë që ka nisur para 20 mijë vjetësh para Krishtit.

Është hera e parë që del ky rezultat?

Kemi parë dhe herë të tjera, por në mënyrë kaq të mirëfilltë shkencore dhe laboratorike nuk ka qenë. Është hera e parë që kemi një tabelë të kronologjisë së jetës më të hershme të njeriut të parë. Konkluzione të disa kërkimeve vite më parë, për herë të parë vijnë tashmë të plota në vitin 2015.

Tjetër zbulim i rëndësishëm ka të bëjë me teatrin e Orikumit. Të gjithë e dimë se aty kemi një teatër, por në fakt kërkimet arkeologjike kanë treguar se aty nuk është një teatër . Ajo është një fontanë për grumbullimin e ujërave, që është përdorur për ujë të pijshëm.

A janë gafa në arkeologji këto?

Jo, ashtu është konceptuar në atë kohë, pasi gërmimet nuk kanë arritur të përfundojnë në gjithë strukturën e ambienteve, meqë jemi shtrirë në gjithë elementet që arkeologjia i mendonte ndryshe, tani është përmbysur.

Për shembull çfarë është shkruar për teatrin e Orikumit, do hidhen poshtë tani?

Patjetër, pasi zbulimet sjellin ndryshimin e mendimit mbi funksionin. Ka shumë gjëra që lëvizin.

A janë zbuluar shembuj të tjerë që kanë ndryshuar rezultatet e kërkimeve pas diktaturës? Për cilat zona dhe monumente bëhet fjalë?

Nuk do ta lidhja me diktaturën se sa me mundësinë e arkeologjisë së asaj kohe, me mundësinë për të konceptuar disa ambiente të caktuara, të zhvillimit urbanistik të qyteteve antike. Ka shumë ndryshime në datime në funksion, këto kanë ndodhur edhe në Amantia, në Shkodër. Për shembull zbulimi i fundit në Shkodër që dua ta përmend, se në depozitat e ujit në kalanë mesjetare është gjetur një mbishkrim latin, që tregon se Shkodra ishte një koloni e themeluar nga romakët. Deri dje, debati shkencor ka qenë: është apo s’është, nëse burimet ishin të vërteta apo jo?! Ky mbishkrim tregon saktë se Shkodra ka qenë një koloni e ndërtuar në periudhën romake, në kuptimin e popullimit të saj, janë zbuluar të ardhurit që kanë bërë organizimin e vendit. Kemi ndryshime në kapacitet arkeologjike, të cilat nga organet e Ministrisë së Kulturës janë trajtuar në zonifikime më të ngushta. Për shembull kemi të dhëna interesante për Durrësin, kështu një grup që po punon për topografinë e qytetit në antikitet, duke marrë gjetjet e vjetra dhe të reja, kanë përcaktuar qartë se deri ku shtrihet kufiri arkeologjik, dhe ku duhet të jenë zonat se ku mund të lejohet ndërtimi dhe jo. E njëjta gjë ka ndodhur në Orikum dikur është përcaktuar një zonë e ngushtë, tani ne jemi hapur shumë më tepër duke përfshirë dhe zonën e Nekropolit. Në Dimal, një vend kërkimor nga qendra jonë ka dhënë rezultate të reja. Aty kemi një kulturë shumë të zhvilluar, i takon shekullit 3-2 para Krishtit, por që tregon se ka pasur jetë dinamike edhe pas kësaj kohe, dhe së fundi është zbuluar një bapister paleokristian i shekullit të gjashtë që tregon se kjo qendër ka pasur edhe një jetë kishtare në shek. VI në kohën e kthimit nga paganë në krishterë. E njëjta gjë, siç dihet tashmë ka ndodhur edhe me Komanin.

Në cilat vite janë dhënë rezultatet e gërmimeve gjatë diktaturës, kur ishte intensiteti?

Intensiteti më i madh i gërmimeve është në vitet ’70, ku qendrat kanë pasur bum të madh të gërmimeve. Në vitet e para të demokracisë ka qenë një periudhë e brishtë për arkeologjinë, vetëm pas viteve 2000 ne kemi rifilluar.

Pse ka ardhur kjo?

Gjithë kjo vjen pasi mendoj se metodologjia ka ndryshuar, mentaliteti ka ndryshuar si dhe mënyra e interpretimit të materialit. Sot jemi në hapësira krejt të tjera pasi dihet njohja e arkeologut me kulturat, e sidomos fqinjë. Kini parasysh që arkeologu më parë ka punuar brenda një vendi të vogël pa pasur mundësi të shikojë Kosovën, as Malin e Zi dhe as Maqedoninë, dhe jo më të hyjë në kulturat e tjera.

Mbi ndryshimet që janë bërë në hartën arkeologjike, si ka qenë perceptuar në diktaturë dhe si po e ndryshoni sot, a do të jetë i vështirë ky proces për të ndryshuar edhe librat, informacionin, të dhënat, pasi ato janë tashmë në bibliotekë?

Më vjen mirë që hytë në këtë çështje pasi është thembra e Akilit, për gjithë situatën e krijuar. Mjedisi është i tillë: kemi botime që kanë të bëjnë me rezultatet arkeologjike të kohëve të fundit. Është botuar një ndër veprat që quhet ekselente në gjithë bibliotekat evropiane, Kongresi Ndërkombëtar i Arkeologjisë që u zhvillua në Tiranë para dy viteve. Vjet u organizua një kolokuium ndërkombëtar, i gjashti, për ilirët dhe Epirin, që u bë në bashkëpunim me Francën. Mirëpo këto duhen të reflektohen po ashtu edhe në tekstet e historisë. Por ky është një problem i atyre që organizojnë tekstet. Nëse ata i bëjnë këto tekste nëpërmjet institucioneve të specializuara siç është arkeologjia me Institutin e Arkeologjisë etj., atëherë ky ndryshim do të jetë i menjëhershëm.

Si mendoni të përfshihen në tekste këto ndryshime, si mund të reflektohen?

Teksti i Shqipërisë për shembull ende nuk është bërë i ri. Nuk e di çfarë grupi do të organizohet kur të bëhet botimi i ri. Ne, si Institut kemi marrë përsipër botimin e një kolazhi që do të nisë nga prehistoria deri në mesjetë me gjithë strukturat, gjetjet e reja që po ndodhin në 20 vitet e fundit. Ato janë problem i diskutueshëm, mund të diskutohet në universitete, në shkollat e masterit dhe doktoraturës apo në mjedise të tjera siç po bëjmë ne, për gjetjet, datimet, origjinën.


Amantia, thjesht një stadium? Dalin varret monumentale elitare

“Kemi njohje shumë të mirë ku përveç qytetit dhe stadiumit, tani ne kemi një territor shumë të madh me varre monumentale. Janë varre të një kategorie ekselente, në një pjesë të tyre janë bërë gërmimet, shënuar në hartën topografike. Kemi bërë dokumentacionet përkatëse, dhe besoj shumë shpejt që gjithë kjo zonë do të hyjë në zonë mbrojtje të këtij qyteti. Është një qytet që ka pasur stadium dhe nuk ishte gjë e vogël, tani e kuptojmë se ky qytet ishte ndër vendet më të preferuara ku elita edhe varrosej aty.

Sofratika vetëm teatër? Zbulohet edhe qendra kishtare

“Sofratika na ka dhënë dy gjëra të reja. Kemi teatrin që lidhet, në shekullin e gjashtë, me një qendër kishtare, paleokristiane, që është diçka e re për atë zonë. Kjo nuk është hasur më parë. Ne e kemi ditur se shumë nga këto pika si Antigoneja ose qendra tjera dhe kjo e paleokastrës ka pasur bazilika të shek. VI, kështu kemi një alternim midis burimeve historike që flasin për shek e 6-të që kthehet në qendër peshkopale dhe zbulimeve arkeologjike”.


http://www.shqiperia.com/Bie-arkeologji ... nte.32379/

User avatar
TeuAL
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 254
Joined: Tue Mar 10, 2015 3:28 am
Gender: Female

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#189

Post by TeuAL » Thu Feb 18, 2016 10:33 am

Tumat 4 mijë vjeçare në Shëngjin, piramidat ilire të pazbuluara për turistët
------------------------------------------------------------------------------------------
Kosova Press, Gusht 24, 2014.



Nuk kisha dijeni per tuma-piramida ne zonen Shengjin-Velipoje. Ne kete video mesova, por shume pak tregohet aty. Ku mund te mesoj dicka me shume per keto monumente ?

User avatar
TeuAL
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 254
Joined: Tue Mar 10, 2015 3:28 am
Gender: Female

Re: Butrinti ne Poezi - Baudelaire

#190

Post by TeuAL » Wed Apr 20, 2016 1:59 pm

Po sjell poezine "Mjelma" shkruar nga Charles_Baudelaire(ngjitur). Kujtimi i Andromakes ne Butrint ka frymezuar keto vargje te pavdekeshme.

shenim: nuk munda ta gjej ne Shqip
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.

User avatar
TeuAL
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 254
Joined: Tue Mar 10, 2015 3:28 am
Gender: Female

Re: Butrinti ne Poezi - Baudelaire

#191

Post by TeuAL » Wed Apr 20, 2016 2:03 pm

Libri nga i cili jane marre vargjet ne postin me lart vijon:
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.

User avatar
TeuAL
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 254
Joined: Tue Mar 10, 2015 3:28 am
Gender: Female

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#192

Post by TeuAL » Sat May 21, 2016 10:06 am

Pyetje per kantiere antike te ndertimit/riparimit te anijeve ne vendin tone.

Fotoja ngjitur eshte nga libri "The Phoenicians" (Moscati). Tregohen rrenoja nga Kartagjena(zona e portit antik) dhe mbi bazen e ketyre rrenojave eshte bere rindertimi skematik i zones ky kryhej kalimi i anijeve te kantjerit nga toka ne det dhe anasjelltas ("boat_ramp"). Ngjitja me skemen eshte nga www. A jane rastisur rrenoja te ngjashme tek ne ne zonat prane porteve ?
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.

User avatar
TeuAL
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 254
Joined: Tue Mar 10, 2015 3:28 am
Gender: Female

Fjalim i mbajtur nga Prokopi i Gazes per te nderuar Perandorin Anastas Durresaku

#193

Post by TeuAL » Tue May 24, 2016 6:33 am

Eshte nje fjalim i mbajtur nga Prokopi i Gazes(Procopius of Gaza), rreth viteve 502-515, per te nderuar Perandorin Anastas Durresaku (491-519) me rastin e perurimit, ne qytetin e Gazes, te nje vepre arti(statuje?) kushtuar Perandorit.

"LSA-2847" eshte treguesi i skedes(ngjitur) te kesaj vepre arti te antikitetit te vone, e cila cilesohet e humbur. Te dhenat jane nxjerre nga shkrimet e Prokopit te Gazes.

Diskutimet rreth fjalimit te Prokopit per kete veper-permendore(?) per nder te Perandorit Anastas jane nga fleta web :
http://laststatues.classics.ox.ac.uk/da ... d=LSA-2847

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - Diskutimet - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

Discussion
Literary record of image, very possibly statue, of Anastasius, emperor. Gaza (Palaestina I). 502-515, probably 502
SOURCE
Procopius of Gaza, panegyric speech on the emperor Anastasius

§1: 'Our city, amidst his image, receives her benefactor in person'.

§29: 'The cities are beaming with joy, one exalting against the other; but all have produced a common decor, setting up your images (statues?) in response to the benefactions, and with them do we . ... Words honor your images, and competitions of words, and thereby the Muses.'

§30: 'But what are we going to write on these? What do we have [worthy] of [your] dignity? At any rate, these [words]: "The city [honours] her benefactor through whom I now raise my proud neck and am a city".'

Our source, the orator Procopius of Gaza (late 5th/ early 6th century; PLRE II, 921-2 Procopius of Gaza 8) delivered a speech on the occasion of the arrival of an image of the emperor Anastasius in his hometown Gaza (§1, 8-9, ed. Amato). The term 'eikon' can at this date refer to a statue as well as to a two-dimensional image; while a majority of scholars appear to favour the idea that a statue is meant, Amato 2010, 13 makes the case for an imago laureata (further scholarly literature quoted and discussed by him at 13 n. 25).

The same word 'eikon' is used again in the epilogue, when Procopius resumes the theme of the happiness brought forth by Anastasius‘ reign. He says that the cities set up images of the emperor; moreover, he considers an inscription that should be added to the image and suggests a formula reminiscent of traditional statue inscriptions. This context, in our view, suggests that it is indeed a statue to the emperor that is referred to.

PROVENANCE AND CURRENT LOCATION
The speech was delivered in the theatre of Gaza; this suggests that the image was set up there.

The statue and the inscription are now lost.

HONORAND, AWARDER AND DATE
Anastasius, the honorand, was Augustus 491- 519.The text offers some hints to narrow these dates. In § 23 of his speech, Procopius alludes to the emperor's wife, Ariadne (died 515), as still alive. In § 7 the orator refers to victories over barbarian tribes, probably the Kinditi and Ghassanids with which Anastius negotiated a peace treaty in 502; in § 19 he alludes to the repair of the harbour of Caesarea Maritima, probably in the same year (Amato 2010, 18-19). Chauvot1986, 95-7 suggested that the general climate of peace pervading the speech was an indicator that it was composed in spring or summer 502, before hostilities with Persia broke out in August 502; this was accepted by Amato 2010, 18-20.

The suggested inscription to accompany the image suggests that it was set up by the city of Gaza.

FURTHER DISCUSSION
The emperor was probably not present in person when the panegyric speech was delivered (§ 1 Amato).

If this is a reference to a statue, with apparent reference to further statues in other cities of Palaestina, it is a very late testimony to imperial statuary outside Constantinople.

ACKNOWLEDGEMENTS
We are indebted to Prof. Ignazio Tantillo, Cassino, for alerting us to this testimony.
Main Reference
Amato, E. (ed.), Procopius Gazaeus. Opuscula Rhetorica et Oratoria (Bibliotheca Teubneriana 2004), Berlin 2009, 80-104 op. XI (= Or. 2)

Amato, E. (ed.), Rose di Gaza. Gli scritti retorico-sofistici e le Epistole di Procopio di Gaza, Alessandria 2010, 240-67
Discussion References
Chauvot, A., Procope de Gaza, Priscien de Cesaree. Panegyriques de l'Empereur Anastase Ier, Bonn 1986, 95-7
Martindale, J. R., The Prosopography of the Later Roman Empire. Vol. II A.D. 395-527, Cambridge 1980,
Tantillo, I., Panegirici e altri ‘elogi’ nelle città tardoantiche, 2014, 338-40

http://laststatues.classics.ox.ac.uk/da ... d=LSA-2847

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.

User avatar
TeuAL
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 254
Joined: Tue Mar 10, 2015 3:28 am
Gender: Female

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#194

Post by TeuAL » Tue May 24, 2016 6:52 am

. . . vijon

Gazeta te ndryshme njoftuan per gjetjen e nje statuje bronzi ne Gaza ne Shkurt 2014. Fotoja e statujes(ngjitur) eshte nga keto gazeta(www). Me vone, pas Shkurtit 2014, une nuk kam pare ndonje lajm lidhur me kete statuje. Te jete kjo statuje e Perandorit Anastas Durresaku per te cilin ka shkruar Prokopi i Gazes (postimi me lart) ?
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.

User avatar
TeuAL
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 254
Joined: Tue Mar 10, 2015 3:28 am
Gender: Female

Re: Lajme Arkeologjike_Durres 2016

#195

Post by TeuAL » Fri Jul 01, 2016 7:37 am

Nen pallatin e kultures, ne qender te Durresit, jane te vizitueshme banjat antike 2000 vjecare (foto ilustruese ngjitur):

vijon . . .
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.

Post Reply

Return to “Arkeologji, antropologji”