"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme Arkeologjike/Historike

Arkeologjia dhe antropologjia janë disiplina të rëndësishme në fushën e historise, sillni të dhëna për to dhe zbulimet e bëra për një vështrim të bazuar të historisë.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Digjen konaqet e manastirit "Shën Jovan Bigori"

#16

Post by Patush » Fri Oct 02, 2009 8:37 pm

Image

Në mëngjes rajoni i Rekës u gdhi i pikëlluar. U shndërrua në hi pjesa e vjetër e konaqeve në kompleksin e manastirit Shën Jovan Bigori në afërsi të Dibrës. Zjarri që shpërtheu para orës 4, e dogji deri në themel konakun e vjetër në të cilin ishin vendosur dy trapezari, lokali për mysafir, kuzhina, biblioteka në të cilin gjendej materiali voluminoz letrar dhe arkivi i pasur si dhe dhomat e murgjve. Murgjit për fat në momentin e fundit arritën që të shpëtojnë ikonostasin e çmuar në kishë, i cili nuk u dëmtua. Për përfaqësuesit e bashkësive fetare, Maqedonia sot humbi një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë se saj kulturore e historike të mbrojtur, vend ky që e vizitojnë njerëzit e të gjitha religjioneve, mysliman dhe të krishterë.
“Ky ishte një vend i shenjtë dhe tempull që nuk dinte përkatësi fetare të kombit apo çfarëdo dallimi tjetër. Edhe pikëllimi për Bigorin, besoj se edhe në këtë moment nuk do të bëjë kufi midis të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, dhe thirrja prej këtu mbi Radikë do të dëgjohet larg, kurse pikëllimi do të zgjas shumë”, deklaroi Imzot Stefani, kryetar i KOM-it.
“Për shumë festa me kolegët tanë të KOM-it erdhëm këtu së bashku dhe të gjithë neve na vjen keq për objektin fetar që iu shkaktua një dëm i tillë, të digjet një pjesë e tij që është më e vlefshme. Është djegur kultura dhe civilizimi jo vetëm i Maqedonisë por edhe i mbarë Ballkanit”, theksoi Ruzhdi Lata, myfti i Dibrës.
Bigorin sot e vizituan edhe presidenti Ivanov dhe disa ministra. Ata paralajmëruan ndihmë për rindërtimin e pjesës së shkatërruar. Ky kompleks është në mbrojtjen e shtetit dhe shteti do të bëjë çmos që të ndihmoj, sërish t’a kemi në gjendjen e mëparshme. Ky manastir është i njohur si vend i solidaritetit midis të krishterëve dhe myslimanëve.
“Ky kompleks, është nën mbrojtjen e shtetit, dhe shteti do të bëjë gjithçka që të ndihmojë që sërish ta kthejmë në gjendjen e mëparshme. Ky manastir, njihet si vend i solidaritetit mes të krishterëve dhe myslimanëve”, tha presidenti Gjorge Ivanov.
“Çdo mysafir, çdo turist i huaj që vinte në Dibër dhe në rrethinën e saj ne e sjellim këtu që të tregojmë se në këtë vis, bashkëjetesa është në nivel të lart. Ky manastir është manastir jo vetëm i maqedonasve ortodoks por edhe i ortodoksëve shqiptar të cilët këtu dikur ishin në numër të madh dhe së bashku e ndërtuan dhe e ruanin manastirin”, u shpreh Argëtim Fida, kryetar i komunës së Dibrës.
“Lumi i njerëzve, maqedonas, shqiptar, turq, vazhdimisht lëviznin drejt manastirit për të parë atë çfarë ndodhte, dhe për të shprehur keqardhjen e një incidenti të tillë”, tha Behixhudin Shehapi, drejtor i qendrës nacionale të konservimit.
Nga konaku i vjetër që është ndërtuar rreth fundit të shekullit XVIII dhe fillimit të shekullit XIX, nuk mbeti asgjë. Sipas informatave të para, dëmi vlerësohet në më shumë se 5.5 milion euro. Zyrtarisht shkaku kryesor për zjarrin është instalimi i vjetër elektrik në konakun e lashtë.
Manastiri është themeluar në vitin 1020. Ai ishte shkatërruar një herë në shekullin 16., por në vitin 1743 u rindërtua. Prej atëherë, kohë pas kohe në të janë bërë punime të caktuara ndërtimore, kurse herën e fundit kjo ndodhi para 3-4 vitesh kur u ndërtua konaku krejtësisht i ri për mysafirët. Nga qeveria sot paralajmëruan se së shpejti do të sigurojnë të gjitha fondet e nevojshme për rindërtimin e pjesëve të djegura.

Miki Trajkovski



Ja vune zjermin adhe kti manastir.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#17

Post by qiellikaltër » Fri Oct 02, 2009 10:30 pm

Historianët djegien e Manastirit Shën Jovan Bigorski, ose siç njihet nga ta në historiografi, Manastiri Mbigur, është një goditje e rëndë për faktet dhe dëshmitë historike shqiptare të trevave të Rekës së Gostivarit, një zonë kjo e populluar tradicionalisht me shqiptarë ortodoksë. Kompleksi i Manastirit Shën Jovan Bigorski ndodhet mes Gostivarit dhe Dibrës, në afërsi të fshatrave Rostushë, Bitushë dhe Trebishtë, pranë lumit Radikë. Deri vonë në manastir kanë shërbyer murgj vendorë shqiptarë ortodoks nga Reka e Keqe.
Faktet historike tregojnë se manastiri Shën Bigorski daton nga shekulli 11 dhe se është manastir shqiptar.

“Jemi të bindur se atje ekzistonte një thesar dokumentesh, jo vetëm kishtare, por edhe fakte për historinë dhe trashëgiminë shqiptare të kësaj zone. Aty ka pasur dokumente me vlerë që nga shekujt 15, 16 dhe 17, të cilave tani iu ka humbur çdo gjurmë”, sqaroi për agjencinë INA kryetari i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, profesori Nebi Dervishi.

Sipas tij, është kjo një humbje e madhe për popullin shqiptar, aq më tepër kur humbja koincidon me propagandën e egër maqedonase për përvetësimin e objekteve tradicionale fetare shqiptare.

“Ky manastir njihet me emrin Mbigur, dhe ai ka qenë i të parëve tanë, edhe pse më vonë naivisht u hoq dorë nga këta tempuj të lashtë tanë”, theksoi Dervishi.

Ndryshe, historianët dëshmojnë se deri në fillim të shekullit 20 në këtë manastir ritet dhe ritualet fetare janë mbajtur në gjuhën shqipe, ndërsa kleri ka qenë shqiptar ortodoks. Mirëpo, me fillimin e viteve të para të shekullit 20, manastiri është sllavizuar dhe është përvetësuar nga kleri ortodoks maqedonas dhe serb.

Për më tepër, manastiri i Shën Bigorit ka qenë një pikë e rëndësishme historike edhe në periudhën e Skënderbeut, meqë ishte vatër shqiptare e kohës kur ajo përfshihej brenda zonës së Dibrës së Madhe dhe Ohrit.

Për vlerat ortodokse shqiptare të kompleksit dëshmon edhe historiani, Vehbi Xhemaili.

"Kisha Shën Jovan Bigorski i takon kishës së periudhës bizantine me qendër në Stamboll, dhe ajo ka pasur një rol të madh kulturor dhe arsimor në trevat e Rekës, pra të shqiptarëve të Rekës. Gjatë gjithë kohës ritet në këtë kishë janë bërë në gjuhën shqipe, deri në ardhjen e serbëve në këto troje, në vitin 1912", pohoi Xhemaili për INA, duke shtuar se zona në fjalë vazhdimisht ka qenë nën presion të pushteteve sllave, me qëllim të sllavizmit dhe të heqjes dorë nga vlerat tradicionale kombëtare shqiptare.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4190
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Realizohet harta e arkeologjisë nënujore shqiptare.

#18

Post by Zeus10 » Sun Oct 04, 2009 9:09 pm

Shqipëria tashmë do të ketë hartën e saj arkeologjike nënujore, e cila në formatin e saj tredimensional përcakton qartë vendndodhjen e pasurive nënujore arkeologjike. Gazeta Shqiptare ben te ditur sot se anije të mbytura, amfora, qeramikë dhe objekte të tjera që prej shekujsh dergjen në thellësinë e ujërave shqiptare, falë kësaj harte do të mund të zbulohen, të përmirësojnë të dhënat për lashtësinë e vendit tonë, të shfrytëzohen nga shteti, të ruhen nga thesarkërkuesit e antikes, por mbi të gjitha kjo pasuri tashmë do të ketë një vendndodhje të përcaktuar qartë dhe të studiuar nga specialistët e fushës. E gjitha kjo falë një projekti, i cili sipas të dhënave po realizon qëllimin e tij.
Projekti
Harta arkeologjike nënujore e bregdetit shqiptar realizohet falë një projekti që po zhvillohet me arkeologë amerikanë të Institutit Amerikan të Arkeologjisë Navale. "Kjo hartë e bregdetit shqiptar është në formatin elektronik dhe i përket teknologjisë më të avancuar të kohës, sepse hartat janë dixhitale e tredimensionale", -shprehet Adrian Anastasi, njëri prej arkeologëve që marrin pjesë në projekt. I filluar prej kohësh, ky projekt ka si supervizor prof. Neritan Cekën, ndërsa bashkëdrejtor i tij është Jeff Royal, e koordinator Auron Tare. Siç tregon Anastasi, "realizimi i kësaj harte në nivel kombëtar siç po e aplikojmë ne, e bën Shqipërinë të vetmin vend në Mesdhe që zotëron këtë hartë arkeologjike. Asnjë vend në Mesdhe nuk e ka një hartë kombëtare të arkeologjisë nënujore. Vendet e tjera po realizojnë pjesë harte për fragmente të bregdetit të tyre, e këto vende janë Izraeli, Franca, Italia dhe Turqia, ndërsa këtë vit filloi edhe Kroacia e Mali i Zi", - tregon Anastasi. Në këtë rast Shqipëria është edhe një lloj promotoreje e kësaj pune që është e dallueshme në nivel shkencor. Skanimi i bregdetit është procesi i parë i realizimit të hartës. Procesi i dytë është një software i programit që tregon ose shfaq anomalitë që janë në fund të detit. Këto anomali, sipas Anastasit, janë pikat që evidentohen si të dyshimta e ku mund të ketë material arkeologjik. Më tej arkeologu tregon se anomalitë analizohen. Deri në 50 metra analizën e bën grupi i arkeologëve nënujorë, ndërsa më thellë se 50 metra testimin e bën roboti nënujor.
Harta dhe zbulimet
"Si skanim kemi arritur deri në veri të Porto Palermos, diku afër Dhërmiut. Pjesën tjetër të projektit do ta realizojmë vitin tjetër. Gjatë këtij viti janë gjetur zona me të dhëna arkeologjike të cilat janë mjaft të rëndësishme", - tregon arkeologu. Testimet e këtij viti u përqendruan në veri të Sarandës diku në Kepin e Qefalit dhe gjetja më e suksesshme që pati ky grup pune, pati një jehonë të madhe shkencore botërore. Bëhet fjalë për një relit i cili i përket gjysmës së dytë të shekullit të IV-t pas Krishtit, pikërisht viteve 350-400. "Është një ngarkesë e plotë, kryesisht me amfora afrikane dhe materiale qeramike. Ne nuk kemi bërë ndërhyrje në sajt akoma, por kemi bërë vetëm analiza që nuk dëmtojnë relitet. Janë realizuar disa filmime dhe verifikime sipërfaqësore pa ndërhyrje të hollësishme", - tregon Anastasi. Sipas tij, përveç amforave u gjetën edhe pjesë të enëve që i përkisnin ekuipazhit. Këto të fundit përbëjnë një kompleks të bukur e të kompletuar, e po ashtu mbase më interesantin që mund të jetë zbuluar këto 10 vite në Mesdhe. Kjo u zbulua në mesin e majit. Krahas këtyre është gjetur edhe një material i shpërndarë arkeologjik, që ka qenë i hedhur ose ka rënë gjatë mbytjeve të anijeve. "Prezenca e tij në fundin e detit tregon për tipologjinë e qeramikës që qarkullonte në bregdetin shqiptar në periudha të ndryshme kohore. Nëpërmjet informacionit arkeologjik të shpërndarë në fundin e detit, ne arrijmë të krijojmë ide të qarta. Krahas materialit të shpërndarë u përqendrua puna në thellimin e studimit të hartës së sitit, të një reliti që ne e kemi evidentuar në vitin 2007", - tregon Adrian Anastasi. Sipas tij, është një relit që i përket fundit të shek. 3 dhe fillimit të shekullit të 2-të para erës sonë. Këtu është punuar me krijimin e një foto-mozaiku dhe krijimit të planimetrisë së këtij siti. Në një relit të shek. 4 para erës sonë, janë marrë dy kampionatura që i përkasin dy tjegullave me dimensione 75 me 52 cm, për të parë në mënyrë më të afërt këtë lloj ngarkese që ka pasur ky sit.
Përfitimet
Por cilat janë përfitimet reale që shteti ynë dhe organet që merren drejtpërdrejt me këtë fushë, kanë nga harta dhe të dhënat që sjell ajo? Për sa i përket relitit të lartpërmendur, Anastasi thotë se "ky është reliti i vetëm në Mesdhe që ka qenë i ngarkuar me tulla dhe këto janë gjetje që evidentojnë vendin tonë në fushën shkencore të arkeologjisë navale". "Kjo, sepse ne flasim për tipologji relitesh që mungojnë në shumë vende mesdhetare dhe në këto kushte afirmojnë edhe idenë se bregdeti ynë nuk ka ndonjë dallim nga bregdeti i Italisë apo ai i Greqisë, të cilët në atë periudhë kanë qenë superfuqitë e kohës", - thekson arkeologu. Përmes këtyre kërkimeve dhe studimeve, specialistët e fushës arrijnë të kuptojmë se cilat kanë qenë rrugët detare të bëra drejt vendit tonë. Këto nuk shihen si lundrime të thjeshta në vetvete, por si rrugë detare tregtare që konfirmojnë se cilat ishin lidhjet ekonomiko-shoqërore të bregdetit shqiptar me qendra të tjera në kohëra të ndryshme. Përmes kërkimeve mundësohet zbulimi i të dhënave të reja. Pra, çfarë përfiton shteti shqiptar nga ky projekt? "Duke e theksuar edhe njëherë se ky është një projekt kombëtar, produkti final është harta arkeologjike nënujore tredimensionale dixhitale, që do të thotë se bërja e këtij kontenitori në të cilin pozicionohemi me një saktësi të madhe, kam parasysh që luajmë me centimetra sa i takon të gjitha pasurive tona nënujore kulturore", - sqaron arkeologu. Këtu fillojmë që me shekullin e VI-të, në të cilin është evidentuar në bregdetin tonë, për të arritur deri tek anijet e Luftës së Dytë Botërore. Duke i evidentuar në hartë, në fund ne do të kemi një pasuri kulturore. Sipas Adrian Anastasit, po të pyesësh instancat shtetërore, askush nuk është në gjendje të flasë apo të shtojë më shumë gjëra se sa kemi bërë ne deri tani. Ai thotë se ky produkt ka vlera të padiskutueshme shkencore, dhe në këtë aspekt sjell gjithmonë të renë, të krahasueshmen me gjetjet e vendeve të tjera. "Ne akoma nuk kemi filluar të gërmojmë, por kur ta bëjmë, këto të dhëna që ne i kemi të përgjithshme do të detajohen. Informacioni do të jetë më i plotë, më i gjerë dhe mundësitë për ta rindërtuar historinë do jenë më të mëdha dhe të sakta. Në aspektin shkencor ne kemi tërhequr deri tani institucionet më të rëndësishme të fushës së arkeologjisë navale në botë, dhe këtu në mënyrë të drejtpërdrejtë i referohem Institutit Amerikan të Arkeologjisë Navale", - deklaron Anastasi.

http://balkanweb.com/index.php?id=43082
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#19

Post by Aulona » Tue Oct 06, 2009 11:29 pm



Filluan keta te djegin dokumentacionet. Se mos i ka edhe bere kopje Akademia jone, qe te kemi dijeni!
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4190
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Qyteti i njohur antik i Orikut, 50 vjet mbi tokë

#20

Post by Zeus10 » Wed Oct 07, 2009 12:13 am

Pothuajse 50 vjet më parë, në verën e vitit 1958, një ekspeditë e përbashkët shqiptaro-ruse nisi gërmimet për të nxjerrë në dritë gjurmët e qytetit të lashtë të Orikut në rrethin e Vlorës. Akademiku rus, Aleksandër Ballavacki dhe dy arkeologët shqiptarë, Dhimosten Budina e Selim Islami, nxorrën në sipërfaqe gjurmët e një historie që shkonte deri në më shumë se 2500 vjet. Qyteti i njohur dikur me emrin Jeriko, kishte zgjuar vazhdimisht interesimin e arkeologëve. Prandaj dhe tre emrat e njohur do të mbështeteshin në nismën e tyre. Por, kjo nuk do të vazhdonte gjatë. Interesat strategjike ushtarake të zonës do të devijonin destinacionin e kësaj pjese të bregdetit të Vlorës. Puna e nisur u la në mes dhe zbulimi i kryer i një pjese të teatrit 400 vendësh, i ngjashëm me atë të Trojës së njohur, do të eklipsoheshin. Baza e njohur ushtarake e Pashalimanit do të ngërthente brenda territorit të vet këtë dëshmi të një historie komplekse, me të cilën do të krenohej kushdo. Por, jo ne shqiptarët. Interesat e përbashkëta ushtarake me ish-Bashkimin Sovjetik dhe më pas ideja absurde për të krijuar një potencial armatimi për t'u mbrojtur nga superfuqitë e lanë në hije Orikun. Ai mbeti aty në pjesën juglindore të Gjirit të Vlorës, i vogël përballë arsenalit ushtarak që dominoi zonën. Pakkush e kishte mundësinë për të parë atë që ishte zbuluar. Ndërkohë, gurët e murit rrethues do të përdoreshin për të ndërtuar "këndin e kuq" e struktura të tjera të bazës! Në territorin e qytetit antik do të ngrihej dhe funksiononte kuzhina e efektivave ruse të kësaj baze.
50 vjet më pas
Sot, territori i qytetit antik të Orikut është shndërruar në një "kantier pune". Historia e tij po shfaqet gjithnjë e më tepër mbi tokë. Përveç teatrit, shkallëve që të çojnë në Akropol, Pusit të Shenjtë, ku blatoheshin dhurata e kurbanë për perënditë, janë zbuluar edhe gjurmë të komplekseve të banimit. Qyteti "po rritet" me gjithë shkëlqimin e vet të dikurshëm. Godina, që dikur kishte shërbyer si kuzhinë për efektivat ruse, tashmë është shndërruar në mjedis për zyrat e administratës modeste të Parkut Arkeologjik të Amantia-Orikut. Mbi tarracën e kësaj godine, janë vendosur disa elementë të pastruar e të ruajtur me mjaft kujdes. "Janë elementë që janë përdorur për sfondin ilustrativ në filmin "Ballë përballë", thotë Gëzim Llojdia, drejtori i Parkut. Më tej, disa elementë të tjerë, pjesë nga kolonat e dikurshme të Orikut të vendosur në hyrje të parkut. Gjurmët e kompleksit të godinave të banimit janë gdhendur në shkëmbinj. Është një punë e kryer me mjaft kujdes, që po ringre një pjesë të rëndësishme të historisë sonë të lashtë, dëshmi e një qytetërimi më shumë se 2500-vjeçar. Prej disa vjetësh, këtu kanë ardhur dhe kanë kryer gërmime ekspedita të ndryshme të përbashkëta me arkeologë italianë, zviceranë etj. Prej dy vjetësh, specialistë të Universitetit të Gjenevës, e kanë zhvendosur punën e tyre në këtë qytet. Janë bërë zbulime të rëndësishme. Pak ditë më parë, një ekspeditë e përbashkët shqiptaro-zvicerane zbuloi gjurmë të një muri 2400-vjeçar. Zbulimi ishte rrjedhojë e punës një mujore të kësaj ekspedite gërmimet e të cilës janë përqendruar në përcaktimin e murit rrethues të qytezës. "Puna filloi në pjesën veri perëndimore ku muri vazhdon për disa metra", thotë drejtori Llojdia. Ndërkohë, arkeologu, Vasil Bereti, drejtues i palës shqiptare, saktëson se, "kërkimi synon për të gjetur shtresën më të hershme të qytezës antike". Gjatë gërmimeve u ndeshën gjurmë të murit që përkon me shekujt IV, III para Krishtit, apo të periudhave të mëvonshme të Justinianit. "U ndeshëm me një material të pasur arkeologjik, si dhe zbuluam amfora që u përkasin periudhave më të hershme, shekujve VI dhe V, para Krishtit dhe kanë shërbyer për transport vaji ose vere", shprehet Bereti. Ndërtimi i jashtëm i murit, vazhdon me tre radhë dhe vende-vende paraqitet i dëmtuar. Qeramika e pasur, ku dominojnë amforat, një pjesë e të cilave u zbuluan në gërmimet e një viti më parë, krijon mundësi për një perceptim më të gjerë e të plotë të përcaktimit të hershmërisë së qytetit antik të Orikut, që në periudhat antike ka shërbyer si një port kryesor për zonën, duke patur edhe një port të brendshëm ku realizohej transporti i gurëve nga Karaburuni drejt Apolonisë, apo në Triport në pjesën veriperëndimore të Gjirit të Vlorës. Për herë të parë, zbulohet një shtresëzim i tillë, që ndihmon në krijimin e një perceptimi më të plotë për këtë qytet të lashtë.
Një nga pjesëtarët e ekspeditës, Gonata Consagra, që mbron doktoraturën në arkeologji, thotë se, "synimi i sondazheve që po kryhen është njohja më e mirë e monumenteve të qytetit, si dhe krijimi i një kronologjie sa më të saktë për sitin arkeologjik". Gërmimet e këtij viti pasojnë ato të 2008-ës që u fokusuan në njohjen magnometrike të zonës së nekropolit të Orikumit, në mënyrë që të ridokumentoheshin varret e zbuluara deri sot si dhe për të saktësuar shtrirjen e sipërfaqes së varrezës. Ekspedita realizoi 15 sondazhe në pjesën jugore të kodrës së Orikut, përmes të cilave u testua një hapësirë me përmasa 113x30 metra.
Historia
Qyteti antik i Orikut përmendet për herë të parë nga historiani grek Skylaksi në shek VI-V para Krishtit në veprën e tij "Lundrimi", ku ai përcaktohet me emrin Jeriko. Gjurmët e qytetit antik të Orikut (Pashalimani i sotëm), gjenden në pjesën më jugore të gjirit të Vlorës, 42 km në jug të Apolonisë, në një skelë të futur brenda kodrës që mban emrin Paleokastër, me një lartësi prej 20 metrash mbi nivelin e detit. Kodra e Paleokastrës, në pjesën më të lartë të saj, ka një shesh ku ishte vendosur qyteti antik. Nga veriu, ajo vjen pak e thepisur, ndërsa nga lindja deri në afersitë e kënetës, zbret përmes dy tarracave natyrore të ngushta. Në tarracën e sipërme shfaqen gjurmë gdhendjesh në shkëmb, të cilat sipas Llojdisë, "janë teprica të ndërtesave të ndryshme të qytetit". Në këtë pjesë ngjitet për në akropol një rrugë me gjatësi 10.8 metra dhe gjerësi 2.40 metra, e ndarë në 27 shkallë të gdhendura në shkëmbin natyror. Oriku u shfrytëzua prej romakëve në luftërat kundër ilirëve dhe maqedonasve dhe luajti një rol të rëndësishëm në Luftën Civile mes Çezarit e Pompeut. Flota maqedone e Aleksandrit të Madh e pushtoi Orikun në vitin 214 para Krishtit, gjë që dëshmohet edhe nga fakti se, Teatri Antik i Orikut, me kapacitet deri në 400 vende, i ndërtuar në shek III-II para Krishtit është identik me atë të Trojës. Në hapësirën e qytetit janë zbuluar pesë puse me thellësi deri në 20-23 metra, që shfrytëzoheshin për ujë të pijshëm në ato raste kur ujësjellësi binte në duart e armikut. Mes tyre përfshihet edhe Pusi i Shenjtë, një nga objektet më të rëndësishme të Parkut Kombëtar Arkeologjik të Orikut, ndërtimi i të cilit daton në shekullin V para Krishtit. Ai ka një thellësi prej 12 metrash. Gërmimet e fundit këtu janë bërë të paktën 22 vjet më parë, kur u zbuluan një pjesë e amfiteatrit, nekropoli, shkallët që të çonin tek akropoli, etj. Pjesa më e madhe e gjurmëve të këtij qyteti, ndodhen nën tokë dhe nën sipërfaqen e ujërave të lagunës që gjendet shumë pranë. Në ditët me mot të kthjellët, një pjesë e rrënojave reflektojnë në sipërfaqen e ujit.
Qyteti antik i Orikut, si pjesë e Parkut Kombëtar Arkeologjik Amantia-Orikum, vlerësohet si një objekt me vlera në funksion të zhvillimit të turizmit. Veç formave të njohura, siç janë ato të përgatitjes së fletëpalosjeve e materialeve të tjera, për promovimin e tij shfrytëzohet interneti, kontaktet me agjenci turistike lokale, kombëtare etj. Në janar të vitit 2006, qyteti antik i Orikut, u shpall Park Arkeologjik Kombëtar.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#21

Post by Arta » Thu Oct 08, 2009 9:42 am

Sekuestrohet sot Muzeu i Shkencave, pedagogët: Zhduket historia 100 vjeçare


TIRANË- Pedagogë e studentë janë mbledhur sot para Muzeut të Shkencave të Natyrës në pritje të mbërritjes së policisë, e cila ka njoftuar se do të zbatojë sot urdhrin e Përmbarimit, për lirimin e godinës dhe kthimin e saj pronarit.
Drejtori i Muzeut ka bërë me dije se njoftimi nga zyra përmbarimore është marrë pak ditë më parë. "Jemi njoftuar se sot do të realizohet ajo që quhet zbatim me forcë i urdhrit përmbarimor për lirimin e objektit në fjalë. Ne jemi këtu për të shprehur qëndrimin e prerë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, për të mos zbatuar këtë vendim, pasi nuk dimë si do jetë fati i objekteve që ndodhen në të"- thotë ai.
Sipas drejtorit, i është dërguar një letër-propozim, rektorit të UT-së, ministrit të Arsimit dhe kryeministrit për shpalljen e këtij, si një objekt i rëndësisë së veçantë;
të nxirret urdhër për shpronësim të pronarëve për interesa publike dhe ndërprerjen e veprimeve përmbarimore për ruajtjen e këtij objekti me vlera.
Pedagogët thonë se me këtë vendim zhduket historia 100 vjeçare me vlera të pariparueshme. Pas kësaj, ne mbetemi i vetmi vend në Ballkan që nuk ka një muze të historisë së Natyrës.

Mbas kesaj vertet nuk dua asnje nga ju te gjej justifikime per katilat e politikes shqiptare. Nqs keta njerez po mundohen me cdo menyre te mundur te prishin cdo gje kulturore dhe edukuese te popullit tone, qe na tregon ne sadopak njerez, dhe jo vertet "njerez malesh" apo arinj nga shpellat. Kete ne fakt e kemi si dhurate te politikaneve tane, dhe jo vertet te te huajve qe ne u hedhim faj. ImageImage
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#22

Post by Arta » Fri Oct 09, 2009 5:52 am

Prifti shkatërrues i murit të Finiqit arratiset në Greqi
Sherif Kola

Autori i prishjes së murit arkeologjik në afërsi të qendrës së fshatit të sotëm të Finiqit, prifti Thoma Fani, mësohet të jetë shpallur në kërkim nga policia pas denoncimit të bërë për të nga ana e komunës dhe pas ndalimit të ndërtimit në atë truall nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Sarandë. Nga ana e komisariatit të policisë të Sarandës është shpallur person në kërkim, por mësohet se ai ka kaluar kufirin përpara se të bëhej i kërkuar. Bashkëfshatarë të tij, të cilët janë edhe fqinj me të, na thanë se ai është rezident në shtetin grek, duke lënë për disa kohë edhe shërbesat fetare në një nga fshatrat e komunës së Finiqit. Ata deklaruan se Fani kishte ardhur në Finiq vetëm për të hapur truallin për rikonstruksionin që përgatitet t'i bëjë shtëpisë ekzistuese. Muri me vlera arkeologjike ishte pengesë për këtë projekt dhe me gjithë lutjet e shumta dhe ofertat e rralla për të mos e prekur, ai veproi mbi të javë më parë. Madje Thoma Fani nuk u tundua as nga oferta e biznesmenit T.Babi në Sarandë, i cili, i apasionuar në fushën e pasurisë arkeologjike, në shkëmbim të mosrrëzimit të murit i kishte premtuar atij një apartament në Sarandë. Prishësi i murit të Finiqit tashmë është një prift në kërkim. Shembet muri antik i Finiqit në Sarandë. Muri antik 3 metra i lartë dhe 6 metra i gjerë, gjendej vetëm 30 metra nga vendi ku është punuar për rikonstruksionin e rrugës, por ndryshe nga sa është bërë publike nga shumë media dje paradite, dëmtimi nuk erdhi nga punimet e pakujdesshme për hapjen e rrugës, por për shkak të ndërtimit të një shtëpie nga një banor i zonës. Ajo çfarë ka ndodhur me monumentin është konstatuar para dy muajsh gjatë një ekspedite të arkeologëve të Institutit të Arkeologjisë, të cilët lajmëruan për këtë problem institucionet që janë të ngarkuara me detyrën e mbrojtjes së monumenteve. Por lajmi u bë publik vetëm pardje, e me sa duket iu ka shpëtuar hallkave që përpiqen t'i "mbulojnë" me heshtje këto probleme. Por, si dhe pse ka ndodhur kjo ngjarje, në mes të ditës dhe në sytë e të gjithëve? Versionet janë të ndryshme. Hipotezat po ashtu. Për disa nuk është shembur muri antik, por muri i një shtëpie e për disa të tjerë, ajo që ka ndodhur është një hap më shumë drejt zhdukjes së lashtësisë sonë.

Deklaratat

Për ngjarjen ka dy versione. Njëri i takon Institutit të Arkeologjisë dhe tjetri, Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Sarandë, Ilir Papa. Drejtoresha e Institutit të Arkeologjisë tha për "Gazetën Shqiptare", se ky problem është konstatuar nga arkeologët e institutit që para disa javësh, kur këta të fundit shkuan atje në një ekspeditë. "Aty afër është një shtëpi, pronari i së cilës do që ta zgjerojë atë për t'i dhënë shtëpi edhe të vëllait." Por, a ka Instituti i Arkeologjisë përgjegjësi për këtë ngjarje, ose cili është roli i tij në objektet e sitet arkeologjike? Drejtoresha Gjongecaj thotë se instituti prej kohësh nuk ka në dorë asgjë. "Ne ka kohë që na i kanë hequr që të gjitha kompetencat, dhe na kanë lënë vetëm të drejtën që të gërmojmë, janë institucione të tjera që duhet t'i ruajnë ato". Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Sarandë, Ilir Papa, i kontaktuar në telefon nga "Gazeta" dhe i pyetur se si qëndron problemi i shembjes së murit dhe çfarë ka ndodhur realisht, tha se "aty para dy muajsh, pronari i shtëpisë ka tentuar të prishë një pjesë të shtëpisë së tij. Për këtë ai është ndaluar nga komuna dhe DRKK-ja e Sarandës. Janë bërë konstatimet dhe të gjitha procedurat e nevojshme. "Ai ka prishur dhomën e tij. Me sa pashë unë në vendngjarje, muri nuk është mur antik", - shtoi ai. Për t'u siguruar e pyetëm sërish, nëse ai në fjalën e tij po thoshte që muri për të cilin bëhet fjalë është mur antik apo jo, dhe përgjigja e tij ishte: "Muri që është shembur nuk është mur antik, por është muri i njërës prej dhomave, dhe kjo mund të shihet shumë qartë, është muri i vazhdimit të shtëpisë".

Ngjarja

Ngjarja ka ndodhur ditë më parë, por denoncimi i saj është bërë vetëm ditën e djeshme. Fshatari fiqiniot i quajtur Thoma Fani, ka guxuar të prishë dhe të hedhë tërësisht përtokë një mur me dimensione 3.2 metra të lartë e mbi 6 metra të gjatë, që ishte i veçantë në llojin e vet. Arsyeja pse ai guxoi të vërë kazmën mbi këtë mur që mbartte vlera arkeologjike, ishte shumë banale. Ai i prishte planin e bërë për rikonstruksionin e banesës vetjake, që gjendet në pjesën e poshtme të fshatit, poshtë rrugës kryesore. Na thanë se ai kishte kohë që kishte bërë këtë plan dhe dyshohet të ketë pasur dijeni për vlerat e këtij muri arkeologjik, që sot nuk ekziston më për shkak të kokëfortësisë së tij. Duke shkuar dje për në vendin ku pamë copëra gurësh dhe tullash, që dukej qartazi se vinin nga një kohë tjetër dhe mbartnin vulën dhe kulturën e asaj kohe, dikush nga bashkëfshatarët e tij tregoi se Thoma Fani kishte thirrur një skrepist për ta prishur murin, por ai kishte refuzuar. Thoma Fani e paskësh gjetur mënyrën për t'i dhënë fund hijes që bënte muri antik në truallin e shtëpisë së tij, për t'i hapur rrugë ndërtimit të ri. Krimi nuk u parandalua dot dhe muri i rrafshuar iu shtua zhbërjes të sa e sa objekteve të tjera në zonën e banuar të Finiqit, në afërsi të akropolit, ku janë kapur edhe florikërkues nëpër varret e kësaj zone, që u shoqëruan për një natë në komisariatin e Sarandës dhe u lanë të lirë, bashkë me pajisjen moderne arkërkuese. Kryekomunari i Finiqit, Ziso Lluci ka bërë saktësimin se nuk është fjala për murin e ujësjellësit të Justinianit, sikurse është trakti i tij në afërsi të Kranesë, por një mur jo pa vlera arkeologjike, që daton në shekullin e 6-të. Kjo ka qenë arsyeja që ai tha se jo vetëm është evidentuar, por edhe është denoncuar personi që e kreu këtë akt, edhe pse ai e bëri prishjen dhe u largua në drejtim të Greqisë ku është rezident. Lluci sqaron se kishte ardhur me idenë për të liruar truallin për rikonstruksionin e shtëpisë që ka në Finiq dhe me siguri që punimet do të vazhdojnë, pas rrënimit të murit arkeologjik.

Nuk kam fjale c'te them per kete masaker arkeologjike.... :roll:
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#23

Post by alfeko sukaraku » Sun Oct 11, 2009 7:16 pm

Per Ardenicen jane kryer disa punime shkencore ,edhe kemi shume te dhena te njohura shencore edhe arkeologjike.Por tek ky shkrim i Albanica edhe tek pjesa qe kam cituar ,dele ne drite nje e re qe tregon se Ardenica ishte e ndertuar mbi nje tempull Pagan.

Image
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4190
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Memorial për zbuluesin e Butrintit

#24

Post by Zeus10 » Sat Oct 31, 2009 8:27 pm

KSAMIL- Përurohet në Ksamil memoriali në nderim dhe vlerësim të arkeologëve që zbuluan Butrintin dhe vlerat e tij të rralla historike e arkeologjike.

Në memorialin e vendosur në hyrje të Ksamilit mbishkruhet një dedikim për zbuluesin e parë të Butrintit arkeologun Italian Ugolini, në shenjë vlerësimi për punën e tij, gjurmët e së cilës u ndoqën më pas nga kolegët shqiptarë. Autor i këtij memoriali është inxhinieri Robert Kote ndërsa të pranishëm në përurim ishin shumë arkeologë dhe historianë.
Kryetari i komunës së Ksamilit Vesel Koçia tha se kjo është një iniciativë e lindur nga bisedat dhe bashkëpunimi shumëvjeçar me arkeologët që kanë kontribute të vecanta në gërmimet dhe zbulimet në Butrint.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#25

Post by Aulona » Wed Nov 18, 2009 6:14 am

Sinagoga, konflikt në Sarandë mes arkeologëve e Bashkisë

Image SARANDË- Arkeologë vendas, izraelitë e francezë që punojnë për zbulimin e tërësisë së një prej sinagogave më të rralla në Ballkan e Mesdhe, Onhezmit të lashtë janë përplasur sot me përfaqësuesit e pushtetit vendor në Sarandë.

Të cilët, si shprehen vetë studiuesit ndalohen të vijojnë punimet në këtë monument me pretendimin se toka eshte "prone private e hipotekuar nga disa qytetare".
Studiuesit shprehen të shqetësuar, pasi bashkia ka nisur një shkresë në Ministrinë e Kulturës, me të cilën ndalohen vijimi i punës, pasi prona është private dhe e hipotekuar.

"A mund të hipotekohet muri rrethues i shekullit të V-te pas Krishtit nga banore moderne te kujtdo qyteti qofte ai, kur monumentet dhe territori rreth tyre eshte prone e trashegimise kombetare?"- thonë studiuesit që punojnë në këtë monument.

Projekti shqiptaro-izraelit, i drejtuar nga dy profesoret e njohur Gideon Foerster dhe Ehud Netzer me Etleva Nallbanin dhe Kosta Lakon, synon zbulimin e ketij monumenti te shquar te historise se hershme te hebrejve te diaspores, gjate shekujve te V-VI te pas Krishtit. Vendosja e ketij monumenti ne qender te qytetit te lashte (dhe atij modern), prane portes lindore te keshtjelles, permasat e tij dhe dyshemete me mozaik, deshmojne rolin e rendesishem te luajtur nga ky komunitet ne jeten e portit te Sarandes dhe ne maredheniet midis qendrave porte te Mesdheut antik.

Deshmite tekstuale te 521 pas Krishtit, te zbuluara ne varrezen e Venoses ne Itali, shtojne te dhenat mbi jeten aktive midis komunitetit te Sarandes dhe atyre te Italise, duke hedhur drite mbi hebrenjte e Sarandes te kryesuar nga Jishai.

Ekipi i perbere nga arkeologe e studius, shqiptare, izraelit e franceze synojne gjate ketij misioni te trete punimesh (1-21 nentor 2009), me vendim te KKA te dates 4 maj 2009 (keshillit kombetar te arkeologjise te kryesuar ng Ministri i Kultures) te zbulojne teresine e monumentit, funksionin e tij, periudhen e instalimit te komunitetit hebraik dhe kohen e braktisjes dhe te transformimit te tij ne kishe kristiane.

Nxjerrja ne drite e ketij monumeti kaq te rendesishem ne historine e Antikitetit dhe kthimi i tij ne nje prej monumenteve me te vizitueshem te Shqiperise, eshte i rendesise se vecante.

Ne nje qytet turistik si Saranda ku ka mbytur betoni e ndertimet, ku semaforet e vizat e bardha nuk njihen nga banoret e turistet vleresimi i trashegimive te tilla te rralla, perbejne te vetmen frymemarrje per turizmin kulturor.



Shkresa e bashkisë Sarandë:

Bashkia përmes një shkrese ka sqaruar se "nga monitorimi që i bëmë territorit administrativ të bashkisë evidentuam se nga struktura të institucionit tuaj kanë filluar punimet në zonën arkeologjike të Sinagogës, pa marrë leje ndërtimi nga KRRT-ja e këtij institucioni.

Në lidhje me punimet që kërkoni të kryeni ju sqarojmë se:

Në zbatim të ligjit "Për Urbanistikën", për lejimin e punimeve duhet të paraqitni pranë Drejtorisë së Urbanistikës Sarandë dokumentacionin e plotë tekniko-ligjor për lejimin e këtyre punimeve".
Ju bëjmë me dije se këto punime zbatohen mbi pronë private të hipotekuar të disa qytetarëve, të cilët kanë paraqitur ankesa e leje ndërtimi pranë institucionit të bashkisë.
Deri në sqarimin e çështjes punimet janë pezulluar.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#26

Post by Arta » Thu Nov 19, 2009 4:35 pm

Grabitet kryevepra, ikonostasi i Kishës së Leusës

Image

PERMET-Grabitet një vepër e rrallë në Kishën e Leusës në Përmet. Ngjarje e rënde ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës së të Mërkurës ne Kishën e Leuses ne Përmet ku persona deri tani te paidentifikuar kane shpërthyer derën e kishës monument të quajtur Fjetja e Hyjlindëses Mari, në Leusë, Përmet, dhe më pas kanë zhveshur ikonostasin e saj me famë për vlerat e rralla nga pjesët e gdhendura.
Pas konstatimit të vjedhjes, në vendngjarje kanë shkuar forcat e specializuara të policisë, që po kryejnë hetimet e rastit. Në një deklarate për shtyp, Kisha Autoeqefale e Shqiperisë shprehet rreth shhqetësimit për cënimin e këtyre veprave të papërsëritshme dhe mosgjetjen e autorëve. Shqetësimi rritet duke parë se autorët e grabitjeve të mëparshëm në këto zona nuk janë gjetur (kujtojmë se vetëm kisha e Bënjës është vjedhur tri herë gjatë vitit 2009) Ndërkohe ky ikonostas konsiderohej si një kryevepër e arteve të aplikuara në objektet e kultit të vendit tonë dhe datonte vitin 1817. Ndërsa afreskimi i kishës është bërë në vitin 1812, ndërsa besohet se ndërtimi fillestar i saj është më i hershëm dhe se ka pësuar rikonstruksione në vite.
Në vitet 1999-2000, kjo kishë ishte konsoliduar, pasi paraqiste rrezik rrëshqitjeje dhe është rikonstruktuar tërësisht, si strukturë dhe afresket, me fondet e siguruara nga Kisha Ortodokse.




Nje nga komentet:

Dërguar nga blendi më 19-11-2009 në 15:35
Lajm i mire
Hajdutet shqipetare reflektojne perparimet qe kemi bere ne vitet e fundit. Hajdutet tane jane tani te kulturuar dhe vjedhin vepra arti. Te gjithe duhet te jemi krenare per faktin qe te pakten ne vjedhje kemi arritur standarte europiane (per sasine nuk ishim keq por tani kemi realizuar dhe cilesine). Edhe nje kriter tjeter i permbushur drejt heqjes se vizave dhe antaresimit ne Evrope.


:lol:
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#27

Post by alfeko sukaraku » Fri Nov 20, 2009 10:03 am

Arrestohen ne Berat dy titullare te njohur te ceshtjes arkeologjike te zones.Arresti nen akuzen e tregetis se gjendjeve arkeologjike te cilat u kapen si matrial prove.Une e ndoqa ne lajme para pak ditesh kete gjarje edhe fatkeqsisht nuk di me shume detaje..ne se kush mundet te na informoj me shume..faleminderit.

Lajmi tjeter ka te bej me nje foto qe une vrej nga google earth por nuk mundem ta postoj dote ne forum...ne anen e siperme pak me larte pikes ku bashkohet osumi me devollin ..mindis dy lumenjve vrej nje figure qe gjene me "rrezik vdekje"..mundet kushe ta analizoj pake me hollesishem kete???
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#28

Post by Arta » Mon Dec 07, 2009 5:29 pm

Gjendja e objekteve muzeale: katastrofë

Image

Organizimi i një laboratori të tillë kushton, por është e vetmja mënyrë për të shpëtuar objektet. Po ashtu, ligji për trashëgiminë dhe ligji për muzeumet, duhen rishikuar, e plotësuar urgjentisht, në mënyrë që të detyrojë shtetin të aplikojë konservimin muzeal

Përse duhet organizuar laboratori qendror i restaurimit

E thënë troç që në fillim: për të shpëtuar objektet e saj muzealë nga gjendja e një shkatërrimi të pandërprerë, madje në shumë raste deri
katastrofik, në të cilën ndodhen. E kam fare të lehtë ta trajtoj këtë çështje me kolegë të profesionit tim, por njëkohësisht e kam disi të vështirë ta trajtoj, e ta bëj të kuptueshme për lexuesin e gjerë një temë që është kimi dhe fizikë, vetëm kimi dhe fizikë dhe pak biologji dhe asgjë tjetër... Megjithatë, do të mundohem ta paraqes në një mënyrë të thjeshtë, pa formula, pra, sa më të kuptueshme për të gjithë.

Nuk e di nëse është e gjetur po të them se objektet muzealë janë si një kufomë. T'i lemë pa i përmendur në këtë pjesë të shkrimit vlerat historike, kulturore, trashëgimia, edukimi, të gjitha fjalë me mend, e të bukura. Këto janë tjetërgjë nga esenca e këtij shkrimi. Pra, objektet janë si një kufomë. Kufomën po nuk e ngrive do të dekompozohet menjëherë. Kështu ndodh edhe me objektet e muzeumeve. Krahasim i bukur! - do të thotë dikush. Atëherë gjeni një më të mirë! "Ngrirja" e objekteve muzeale, për të mos lejuar prishjen e tyre, është konservimi. Pikërisht konservimi mungon thuajse plotësisht në Shqipëri. Prandaj edhe objektet muzeale në Shqipëri janë në procesin e shkatërrimit, ku më shumë, e ku më pak, katastrofik. Vetëm një pjesë e vogël e tyre, ndoshta 7-8%, nuk udhëtojnë në këtë proces lebroz.


Si është krijuar kjo gjendje në Shqipëri?


Nuk mund të themi nga neglizhenca, se në fund të fundit neglizhencën e dëbon me dhunë administrative, po çfarë t'i bësh mosdijes? E këtu do t'i kthehem edhe njëherë punës së kufomës. Kufoma nuk mbrohet nga dekompozimi, duke e spërkatur me ujë trëndafilash, por me ngrirje, që është më e mirë se mumifikimi.

Çfarë ka ndodhur në Shqipëri? Në kohën e fëmijërisë së shtetit shqiptar filloi grumbullimi i objekteve në muzeume. Ishte një detyrë që u bë me pasion të vërtetë dhe me sakrifica. Pastaj ekspozimi i objekteve në muze çeli lumturi në shpirtin e të gjithë atyre punonjësve, që u morën me realizimin e kësaj ëndrre të sinqertë.

Gjithçka deri këtu ishte mirë dhe meriton lavdërimet thuajse maksimale. Menjëherë pas kësaj ndërthuret padija. Natyrisht që për atë kohë nuk është faj. Sot po, se nuk janë po ato kondita si atëhere.

"Ngrirja" e proceseve të dekompozimit të objekteve muzeale përbëhet nga disa faktorë: Kushtet e ruajtjes, që përmbledhurazi mund t'i përfshijmë në teknikën e klimatizimit, me anë të së cilës krijohen ata parametra të lagështisë relative, të temperaturës, etj., ku ndërpriten reaksionet kimike dhe biokimike të prishjes së objekteve. Kjo nuk ekziston në asnjë muzeum të Shqipërisë. Megjithatë duhet thënë se gjendja është dukshëm më e mirë në fondin etnografik të Qendrës së Studimeve Albanologjike. Ekspozimi në ato kondita ku ndërpritet prishja, jo vetëm nga ato parametra që sapo përmendëm, por edhe nga ndriçimi dhe rrezatimi ultraviolet, nga ndotja atmosferike, etj. Kjo nuk ekziston në asnjë muzeum të Shqipërisë.

Trajtimi, apo manipulimi, nga njerëzit, p.sh. nga studiuesit, fotografët, etj., që të mos u shkaktojnë padashur objekteve dëmtime të ndryshme. Këtu duhet shtuar edhe ruajtja në rafte teknologjikë, vërtet teknologjikë, që shmangin dëmtimin kimik dhe fizik. Po të shikoni muzeumet e Shqipërisë do të konstatoni se në shumicën dërmuese të tyre objektet ruhen, apo mbahen kapicë nga mungesa e kushteve më elementare të ruajtjes. Trajtimi laboratorik konservues dhe restaurues. Ky funksionon në mënyrë të kufizuar vetëm për objektet që ka në ruajtje Qendra e Studimeve Albanologjike, disi në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar Shqiptar në Korçë dhe në asnjë muze tjetër të Shqipërisë. Nga ta kapësh më përpara këtë çështje!

Po e fillojmë me ligjin për trashëgiminë. Ai është një ligj që nuk ka të sharë për mënyrën se si e trajton çështjen e mbrojtjes së objekteve nga vjedhjet. Por medet, Shqipërisë objektet po ia vjedh natyra me ligjet e saj të verbra të shkatarrimit. Eliminimi, apo shmangia e veprimit të faktorëve shkatarrues nuk bëhet me fjalë, por do investime. Ligji nuk parashikon konservimin e objekteve në asnjë aspekt. Ose të marrim ligjin "Për muzetë". Ai ligj thotë se sa e madhe duhet të jetë bileta e muzeut, çmimi, etj., por nuk thotë asnjë llaf se si duhet projektuar muzeu për të ndaluar prishjen, se si duhet organizuar një ekspozitë që të mos prishen objektet, se si duhen transportuar ata, etj., apo se çfarë kualifikimi duhet të ketë punonjësi i muzeut që të mos dëmtojë objektet gjatë veprimtarisë së tij muzeale, etj. Ai ligj nuk e detyron shtetin shqiptar që të kujdeset për trashëgiminë fizike të objekteve. Nëse një muze ruan inventarin është në rregull, pavarësisht se nga moskrijimi i kushteve të ruajtjes, objektet, p.sh. ata arkeologjikë prej hekuri, kthehen në grumbuj ndryshku, apo nëse tekstilet grihen nga mola. Ligji për trashëgiminë dhe ligji për muzetë, duhen rishikuar, e plotësuar urgjentisht, në mënyrë që të detyrojë shtetin të aplikojë konservimin muzeal. Për ta bërë sa më të qartë gjendjen, po paraqesim disa raste negative, apo pozitive, të ndërhyrjeve në objekte.

Dikur, një thesar me nëntëqind e ca monedha mesjetare nga ato të kryqëzatave, i zbuluar në Kaliva, u trajtua, apo u pastrua, në laboratorin e Fabrikës së konservave në Sarandë. Mbas dy muajve e sollën në laboratorin tonë që të gjente derman. Ose ai thesari i zbuluar në kapelën e amfiteatrit të Durrësit. Ka një histori të ngjashme. U munduan ta "restauronin" në laboratorin e Uzinës së radio-televizorëve. Ndërhynë në gjashtëmbëdhjetë copë. Pastaj thesarin, një shuk me monedha të salduara nga korrozioni, e sollën në laboratorin e konservimit, ku u trajtua jo pa probleme, por që gjithsesi u kaluan falë përgatitjes speciale të kuadrit dhe sot që të dy këto thesare nuk kanë probleme në ruajtje. Ose ai thesari me monedha mesjetare në Butrint, që nuk ka arritur të stabilizohet nga korrozioni.

Shikoni gjithashtu edhe disa koka skulpturash, po në muzeun e Butrintit, të cilat janë bërë borë të bardha, vërtet të bardha, por për faqe të zezë, nga trajtimi amator, ku nuk ka asgjë nga shkenca e konservimit, apo e restaurimit. Do të sjell edhe dy shembuj të tjerë nga muzeumet. Kur u bë Muzeu i armëve në Gjirokastër, puna e restaurimit të armëve iu besua argjendarëve me eksperiencë dhe...ata iu futën me lima dhe me mjete të tjera kruajtëse, për të mos përmendur se çfarë ndodhi më vonë në atë muze. Shembulli tjetër i takon muzeut të

Apolonisë. Kur u rregullua muzeu atje punoi një marangoz i devotshëm, që bëri vitrina shumë të mira për atë kohë. Si "shpërblim" u vu të bënte restaurimin e objekteve prej qeramike. Ndër të tjera u restaurua edhe një krater-kaliks i pikturuar, i gjetur në fshatin Havaleas, pranë Apolonisë. Dhe restaurimi u bë duke ngjitur copat, s'di se me çfarë dhe duke i përforcuar me mushama. Natyrisht që ena u shemb mbas ca kohëve. Kur e morëm në laborator pamë se mushamaja e kishte shkulur pikturimin vende-vende. Një problem tjetër lidhet me ndihmën e parë që u jepet objekteve menjëherë mbas gërmimit arkeologjik. Sot, nëpër ekspedita arkeologjike merren "për të restauruar" objektet diletantë, të cilët po bëjnë hatanë me objektet që zbulohen: janë si ata mjekët popullorë që shërojnë gjithçka dhe nganjëherë të fusin në varr. Kuptohen menjëherë nga pyetjet që bëjnë për përdorimin e kimikateve.

A bëhet që të shërohen sytë, duke u derdhur jod? Ekzistenca e këtij absurditeti e ka një bazë: laboratori ynë i vetëm, ndonëse i pajisur, nuk ka kurrsesi as personelin më të domosdoshëm për të përballuar volumin e punës. E tani, do të vazhdojmë me atë që është edhe qëllimi i këtij shkrimi, ngritjen e Laboratorit qendror të restaurimit. Shkencërisht do të ishte më e saktë të thoshim Laboratorin e konservimit, por meqë njerëzit janë më të familjarizuar me termin restaurim, do të vazhdojmë ta quajmë kështu.

Edhe po të marrësh masat që përmendëm më sipër, e që kanë për qëllim krijimin e konditave të konservimit, prapë se prapë objektet nuk do të mund të ekspozohen,apo të trashëgohen pa trajtimin laboratorik. Në shumicën e rasteve trajtimi laboratorik është faktori absolut i trashëgimisë. Jam i bindur se shumë nga lexuesit e kujtojnë informacionin televiziv që u dha pak kohë më parë për një mburojë ceremoniale të zbuluar në Apoloni në vitin 1984, e që ndodhet akoma në laborator, apo për sandalet këto kohët e fundit, etj. Pa një ndërhyrje laboratorike ata objekte as që do të kuptoheshin se çfarë ishin!


Ka shumë raste për të treguar se si trajtimi laboratorik është vendimtar dhe ka shpëtuar nga zhdukja shumë, e shumë objekte brilant të historisë së Shqipërisë Nëse Shqipëria ka sot ndonja njëzet e pesë muzeume të rëndësishëm, atëhere do të duhej të funksiononin njëzet e pesë laboratorë restaurimi. Ndërtimi dhe pajisja e një laboratori fare të thjeshtë e këtij profili kushton rreth 7000000 lekë, ndërsa një laborator i një niveli mesatar kushton rreth 25000000 lekë. Nëse do ta zhvendosnim laboratorin që ka Qendra e Studimeve Albanologjike nga ndërtesa private ku ndodhet, e ta ndërtonim të ri, nga e para, me çmimet e sotme, kjo do të kushtonte rreth 500000 Euro, duke mbetur në këtë nivel që është, që dihet se është ende larg nga ajo që duhet, e të mos harrojmë, që të krijojmë një ide më të qartë, ky laborator ka edhe ndonja 80000 Euro pajisje dhe materiale të tjera në përdorim. Vërtet është domosdoshmëri, por sa objekte kanë muzeumet që të justifikojnë shpenzimet për ngritjen e një laboratori? Efektiviteti i një investimi të tillë diskutohet edhe në shtetet me ekonomi shumë të fuqishme. Po t'i referohemi eksperiencës së Evropës do të konstatojmë se laboratorët e kësaj natyre janë të organizuar në formën e laboratorëve qendrorë të restaurimit, apo të instituteve të restaurimit, jashtë muzeumeve, ose pranë muzeumeve të mëdhenj, por që gjithsesi me pavarësi financiare dhe organizative, ku kursehet vetëm një drejtor i përgjithshëm. Ky organizim nuk presupozon ndërprerjen e punës që bëhet pranë muzeumeve më të vegjël për të patur në kujdes objektet e
inventarit.

Laboratori, kërkon veç ndërtesës dhe pajisjeve, edhe personelin e përgatitur në mënyrë speciale dhe shumë serioze,ndryshe ndërhyrjet e gabuara nuk do të mungojnë, së bashku me pasojat. Rruga e vetme ekonomike dhe më e mundshme është krijimi i Laboratorit Qendror të Restaurimit. Ai laborator do të ketë në përbërjen e tij grupin analitik shkencor dhe grupin zbatues të konservimit, më të madh, të dy me një përgatitje speciale. Për të shpëtuar objektet e saj të kulturës, Shqipërisë i duhen ndonja pesëdhjetë kimistë! Sot ka vetëm dy!

Natyrisht, që organizimi i një laboratori të tillë kushton, por është e vetmja mënyrë dhe më ekonomike për të shpëtuar objektet. Vetëm me një konditë: që të mos ndërhyjë politika për të sistemuar militantët dhe miqtë. Në atë laborator duhet të punojnë vetëm ata, kimistë për nga përgatitja universitare, që mund ta përballojnë atë punë profesionalisht, psikologjikisht dhe nga ana nervore. Ndokush mund të thotë : harroje këtë konditë! Pa këtë konditë nuk ka funksionim të laboratorit dhe trashëgimi të objekteve, e kemi provuar se sa fatal ka qenë emërimi i miqve dhe ndërhyrjet e politikës për emërimin e militantëve. Ngritja e një laboratori të tillë do të thotë të kesh një qendër që të ketë në kontroll teknik trashëgiminë, që realisht është jashtë kontrollit. Ngritja e një laboratori të tillë do të thotë edhe kualifikim për punonjësit e muzeumeve në drejtim të trashëgimisë, që sot mungon.

Le ta organizojmë urgjentisht një laborator të tillë! Kostoja vjetore e funksionimit të tij do të jetë rreth 40000000 lekë, por gjithnjë në një farë vartësie nga momenti ekonomik i shtetit. Dikush do të bërtasë: O huuu! Por asnjë muzeum në botë nuk mbahet nga të ardhurat që nxjerr nga vizitorët, por financohet nga buxheti i shtetit. Pastaj turistët, që do të kenë se çfarë të shikojnë në muzeume, do të lënë paratë në hotele dhe dyqane.

Kështu siç është gjendja, është fare zi!

Buxheti i shtetit parashikon një fond për kulturën. Ekspertët që monitorojnë buxhetin nuk lejojnë rritjen e shpenzimeve për kulturën mbi një kufi të caktuar, qëështë larg nevojave. Nëse është kështu, atëhere Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve duhet të rishikojë ndarjen e buxhetit të saj në drejtim të mbështetjes shumë më të madhe të trashëgimisë së objekteve, që me sa duket nuk e ka fort për zemër. Mos e keqkuptoni, është fjala për objektet e muzeumeve dhe jo për kështjellat, urat, kishat, banesat etj. Gjithashtu, pavarësisht pavarësisë, pushteti lokal duhet të detyrohet të investojë për trashëgiminë e objekteve që ndodhen në muzeumet që i ka në vartësi. Ndryshe merrini ekspertët e monitorimit të buxhetit, çojini nëpër muzeume të shohin katastrofën. Nëse janë ekspertë të huaj, ata nëpër vendet e tyre i kanë të zgjidhura këto probleme. Ose qeveria duhet të gjejë mundësi të tjera për financimin e trashëgimisë së objekteve muzealë.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4190
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Zbulohen objekte te reja arkeologjike

#29

Post by Zeus10 » Thu Dec 10, 2009 2:47 pm

FIER- Në fshatin Rruzhdie, rreth 20 km larg qytetit të Fierit u zbuluan dy ditë më parë një mbishkrim shumë i vjetër dhe një skulpturë guri, që u shtohen fondit të objekteve arkeologjike të zbuluara në këtë qark.
Një grup punëtorësh që ishin duke gërrmuar për të marrë zhavor për shtrimin e një segmenti rrugor në fshatin Ruzhdie në komunën me të njëjtin emër, ndeshi me tre pllaka të lëmuara shumë të hershme, me mbishkrime greke në vendin e quajtur “Ullinjtë e radhës". Gjithashtu është nxjerrë e padëmtuar një skulpturë guri që paraqet portretin e një mashkulli.
"Objektet janë të përmasave 50cm x 80cm", tha se kryetari i komunës, Pajtim Gllava. Sipas tij, zona ku u gjetën objektet ndodhet shumë pranë kalasë së Margëlliçit, e njohur për vlerat e saj arkeologjike.
“Vendndodhja e gjetjeve të reja arkeologjike shtrihet në territorin e fshatit Ruzhdie, në kufijtë ndarës me Bashkinë e Patosit, rreth 1 km larg kalasë së Margëlliçit", tha Gllava.
Ai tha se punimet u ndërprenë menjëherë dhe u lajmëruan drejtuesit e Prefekturës, Qarkut dhe Policia e Fierit për të marrë në ruajtje vendin ku u zbuluan këto objekte të vjetra.
Gjithashtu janë lajmëruar specialistët e arkeologjisë dhe pritet që Agjencia Kombëtare e Arkeologjisë të nisë ekspertët dhe specialistët për të marrë në dorëzim objektet dhe zonën ku u gjetën këto objekte me vlerë.



shihni me vemendje: "me mbishkrime greke", eshte bere si patologji perdorimi i pakuptimte i kesaj shprehje.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Zbulohen objekte te reja arkeologjike

#30

Post by alfeko sukaraku » Thu Dec 10, 2009 8:50 pm

Zeus10 wrote:
FIER- Në fshatin Rruzhdie, rreth 20 km larg qytetit të Fierit u zbuluan dy ditë më parë një mbishkrim shumë i vjetër dhe një skulpturë guri, që u shtohen fondit të objekteve arkeologjike të zbuluara në këtë qark.
Një grup punëtorësh që ishin duke gërrmuar për të marrë zhavor për shtrimin e një segmenti rrugor në fshatin Ruzhdie në komunën me të njëjtin emër, ndeshi me tre pllaka të lëmuara shumë të hershme, me mbishkrime greke në vendin e quajtur “Ullinjtë e radhës". Gjithashtu është nxjerrë e padëmtuar një skulpturë guri që paraqet portretin e një mashkulli.
"Objektet janë të përmasave 50cm x 80cm", tha se kryetari i komunës, Pajtim Gllava. Sipas tij, zona ku u gjetën objektet ndodhet shumë pranë kalasë së Margëlliçit, e njohur për vlerat e saj arkeologjike.
“Vendndodhja e gjetjeve të reja arkeologjike shtrihet në territorin e fshatit Ruzhdie, në kufijtë ndarës me Bashkinë e Patosit, rreth 1 km larg kalasë së Margëlliçit", tha Gllava.
Ai tha se punimet u ndërprenë menjëherë dhe u lajmëruan drejtuesit e Prefekturës, Qarkut dhe Policia e Fierit për të marrë në ruajtje vendin ku u zbuluan këto objekte të vjetra.
Gjithashtu janë lajmëruar specialistët e arkeologjisë dhe pritet që Agjencia Kombëtare e Arkeologjisë të nisë ekspertët dhe specialistët për të marrë në dorëzim objektet dhe zonën ku u gjetën këto objekte me vlerë.



shihni me vemendje: "me mbishkrime greke", eshte bere si patologji perdorimi i pakuptimte i kesaj shprehje.
te njejtin mendim ruajn edhe arkeologet shqiptare te cilet edhe perse nuk e njohin greqishten, sapo shohin germa jone i quajne germa greke.

ne nuk kemi specialist te albanologjis edhe mbi te gjitha na ka pushtuar grekomania.kujtoj se kalaja e margellicit eshte nje maje e larte me veshtrim nga fusha e myzeqes
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

Post Reply

Return to “Arkeologji, antropologji”