Page 16 of 16

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Sat Jul 29, 2017 7:17 pm
by TeuAL
Konference e organizuar nga Instituti Nderkombetar i Trashegimise Kulturore 'Ironbridge' tek 'Kanioni Ironbridge UNESCO-Site, UK', 6–10 Korrik 2017.

URE: Lidhje-komunikim i vendeve dhe kulturave, trashegimia per kete.
Konference e organizuar nga Instituti Nderkombetar i Trashegimise Kulturore 'Ironbridge' tek 'Kanioni Ironbridge UNESCO-Site, UK', 6–10 Korrik 2017
(info ne ngjitje).

- - - - - Shqiperi-Kosove, 5 punime (abstraktet ne ngjitje) - - - - - -
1.
Elina Manushi, Lorenc Basho, Bianka Beka, Albania:
PARANOIA: Connecting through disconnected places.
2.
Edvin Lamce, Kosove:
“Bridges that divide…” How bridges divide people and ethnic groups in the Balkans of 2017
3.
Nora Prekazi Hoti and Lulzim Hoti, Kosove:
The Ibar Bridge: Dividing or connecting Serbs and Albanians in Mitrovica, Kosove.
4.
Mattias Legnér, Sweden:
Unifying rhetoric, dividing reality? Mitrovica Bridge, Kosove.
5.
Senat Haliti and Margarita Azizi, Kosove:
Arasta: I am Monument.
- - - - - - - - - - - - - - - -

BRIDGE: The Heritage of Connecting Places and Cultures |
Ironbridge Gorge World Heritage Site |
6 – 10 July 2017

This conference is organised by the Ironbridge International Institute for Cultural Heritage, University of Birmingham, in partnership with the Ironbridge Gorge Museums Trust at the Ironbridge Gorge World Heritage Site. http://bridgeconference.wordpress.com/abstracts/

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Mon Sep 25, 2017 9:48 pm
by Adriana
September 25 2017, 12:01am,
The Times : Lost city of Alexander the Great found in Iraq

Sqarim: per te lexuar artikullin e plote ne The Times kerkohet regjistrim.



25|09|2017 16:01
iefimerida.gr : Χαμένη πόλη του Μεγάλου Αλεξάνδρου ανακαλύφθηκε στο Ιράκ, χάρη σε απόρρητες φωτογραφίες της CIA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike_Kodiket e Shqipërisë

Posted: Thu Oct 12, 2017 11:37 pm
by TeuAL
Pyetje per letren qe eshte perdorur per kodiket e Shqipërisë, a eshte prodhim vendas? Mendohet qe 'scriptoriumet' mesjetare kishin punishte per prodhimin e materialeve qe nevoiten per kodiket.

Re: Lajme Arkeologjike/Historike_Kodiket e Shqipërisë

Posted: Tue Oct 17, 2017 12:02 am
by Zeus10
TeuAL wrote:
Thu Oct 12, 2017 11:37 pm
Pyetje per letren qe eshte perdorur per kodiket e Shqipërisë, a eshte prodhim vendas? Mendohet qe 'scriptoriumet' mesjetare kishin punishte per prodhimin e materialeve qe nevoiten per kodiket.
Ka te dhena shume te pakta per banoret dhe zejtarite e asaj periudhe kur jane shkruar kodiket.

Re: Lajme Arkeologjike/Historike_Kodiket e Shqipërisë

Posted: Sat Oct 21, 2017 12:35 am
by TeuAL
TeuAL wrote:
Thu Oct 12, 2017 11:37 pm
Pyetje per letren qe eshte perdorur per kodiket e Shqipërisë, a eshte prodhim vendas? Mendohet qe 'scriptoriumet' mesjetare kishin punishte per prodhimin e materialeve qe nevoiten per kodiket.
Kodiket tane me te hershem qenkan bere me pergamene pra mendoj qe duhet te kete pasur vend per perpunim te lekures se gjedhit prane "scriptoriumeve" tona.

Re: Lajme Arkeologjike - Zbulim i ri prane Beratit

Posted: Sat Oct 21, 2017 1:12 am
by TeuAL
http://top-channel.tv/lajme/artikull.ph ... 557&fundit
--------------------------------------------------
Zbulim i ri arkeologjik. U ndesh gjatë punimeve të TAP në Berat
20/10/2017 20:10:29

Ndërtimi i gazsjellësit TAP ka nxjerrë në dritë një sit arkeologjik të panjohur më parë, të shtrirë në kohë, ku shtresa më e hershme daton nga shekulli VI pas Krishtit. Zbulimi është bërë shumë pranë Beratit, në fshatin Fushë-Peshtan.
“Ky është një sit vërtet shumë i rëndësishëm. Ka një diapazon të gjerë në kohë. Faza më e hershme e tij fillon në shekullin VI të Erës Sonë, në një kompleksitet jo vetëm strukturash ndërtimore, por edhe objektesh me karakter publik siç është objekti religjioz i kapelës, apo kishës së antikitetit të vonë, apo si një objekt tjetër me natyrë publike siç është banja që i përket një faze më të vonë”, deklaron Lorenc Bejko, ekspert i trashëgimisë. Ky është një nga sitet më të mëdha e më komplekse që ka ndeshur korridori i ndërtimit të gazsjellësit TAP në Shqipëri.
--------------------------------------------------

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Sun Nov 26, 2017 10:48 am
by TeuAL
Pikëtakime në Mitologji

1.
Tempull i "Callirius/Silvanus" në Colchester, U.K., i periudhes shek. (I -V) pas Krishtit (pra periudha e pushtimit Romak) dhe gjendet prane rruges se ndertuar ne kete periudhe. Spjegohet qe "Callirius" eshte emri i mbrojtesit te pyjeve dhe blegtoreve pra analog me "Silvanusin" e Romakeve. Mendoj qe ky tempull eshte ndertuar nga vendasit per "Callirius"-in e tyre ose, duke qene se ushtria perandorake ishte shumkombeshe, mund te jete ndertuar nga ushtare te kombesive te tjera qe banonin aty prane.

Ne ngjitje tregohet nje pjate bronzi, e gjetur nga arkeologet ne tempull, ne te cilen dhuruesi ka shkruar se ja dhuron kete objekt zotit "Silvanus Callirius" . . .

2.
Ngjitja e dyte eshte nga shenimet e Lord Byron per vepren "Childe Harold's Pilgrimage"(botuar rreth 1810). Lord Byron ka sjelle ketu disa kenge festive korale ne gjuhen Shqipe, qe kendohen gjate kercimit. Dialekti eshte qartesisht i krahines se Çamërisë. Kenga e pare eshte "Kenga e Caliriotes". Kuptimi i fjales "Caliriote", qe perdoret per vajzen e gezueshme qe heq vallen ( . . . Calliriote ver llërën (tek brezi) tek fundi. . . dhe davetin tunde tunde . . . ), mbetet i pa spjeguar.

Mendoj qe fjala "Caliriote", qe eshte fiksuar tek balada Shqipe e mbledhur ne Shqiperi nga Lord Byron, eshte e
njejte me "Shtojzovalle"-n e mitologjisë tonë pra figurat femerore mitike qe shetisin dhe vallezojne ne pyje dhe çfaqen pranë burimeve.

Re: Lajme Arkeologjike/Historike_Kodiket e Shqipërisë

Posted: Wed Dec 13, 2017 8:18 pm
by TeuAL
TeuAL wrote:
Sat Oct 21, 2017 12:35 am
TeuAL wrote:
Thu Oct 12, 2017 11:37 pm
Pyetje per letren qe eshte perdorur per kodiket e Shqipërisë, a eshte prodhim vendas? Mendohet qe 'scriptoriumet' mesjetare kishin punishte per prodhimin e materialeve qe nevoiten per kodiket.
Kodiket tane me te hershem qenkan bere me pergamene pra mendoj qe duhet te kete pasur vend per perpunim te lekures se gjedhit prane "scriptoriumeve" tona.
Ngjitur eshte nje skice qe tregon se si behej perpunimi i lekures qe perdorej per kodiket antike. Ngjitja eshte nga libri:
-------------------------------------------------------
Titulli: Meetings with remarkable manuscripts
twelve journeys into the medieval world
Autor: Christopher De Hamel
Publ : New York , Penguin Press, 2017
--------------------------------------------------