Page 17 of 17

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Thu Feb 22, 2018 1:07 am
by TeuAL
Duke lexuar rreth fenikasve ne librin:
----------------------------
Titulli: The Phoenicians: Under the Scientific Direction of Sabatino Moscati
Publ.: F. Bompiani, 1988.
----------------------------
Ne ndertim, vihet re qe pelqehej perdorimi i gurit ranor qe sharrohej ne blloqe ne gurore dhe transportohej lehte. Fleta ngjitur flet per kete.

A eshte prezent tek rrenojat arkeologjike, tek ne, kjo menyre ndertimi?

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Mon Apr 02, 2018 3:52 am
by TeuAL
Projekte të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, 29 Mars, 2018
http://qsa.edu.al/site/?p=4596

Projektet per kerkime arkeologjike gjate 2018 :

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Mon Apr 02, 2018 3:56 am
by TeuAL
Ka ndonje botim per rezultatet e kerkimeve arkeologjike te vitit 2017 ?

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Tue Apr 03, 2018 1:13 am
by TeuAL
TeuAL wrote:
Mon Apr 02, 2018 3:52 am
Projekte të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, 29 Mars, 2018
http://qsa.edu.al/site/?p=4596

Projektet per kerkime arkeologjike gjate 2018 :
Pamjet ngjitur jane te dy prej gjetjeve arkeologjike te vitit 2017 dhe jane nga faqja www e Ministrise se Kultures.

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Wed Apr 04, 2018 8:33 am
by TeuAL
Monumente te neolitit ne Inverness_Scotland dhe Gavrinis_France. Me duket ngjasojne me tumat e zbuluara tek ne ne 2017(postuar me lart).

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Wed Apr 04, 2018 9:36 am
by TeuAL
Nje monument prehistorik, nga Wellsi, i ngjashem me zbulimin ne Klos.

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Tue May 01, 2018 7:25 am
by TeuAL
http://qsa.edu.al/site/?p=4639

Kultet e Adriatikut (shek. III para Kr.- shek.VII pas Kr.)
18 Prill, 2018 Njoftime, QSA

Instituti i Arkeologjisë në bashkëpunim me Shkollën franceze të Romës dhe Universitetit Ausonius-Bordeaux-Montaigne organizojnë në datat 26-27-28 prill 2018, duke filluar nga ora 9:00, tryezën e rrumbullakët me temë: “Kultet e Adriatikut (shek. III para Kr.- shek.VII pas Kr.)”.

Tryeza e rrumbullakët do ti zhvillojë punimet në ambientet e Pallatit të Kulturës, sheshi “Iliria”, Durrës.

Abstrakt
Që prej tryezës së rrumbullakët të organizuar në Bordo, në vitin 1997, rreth “kulteve politeiste në Adriatik gjatë periudhës romake”, vendi që kanë zënë besimet në konferenca të mëdha ndërkombëtare ose rajonale të Adriatikut, kanë qenë pak apo aspak i dukshëm, në një kohë kur të dhënat rreth tyre janë shtuar veçanërisht falë botimeve të reja në fushën e epigrafisë. Përveç kësaj, një masë e të dhënave të reja, te shpërndara nëpër botime të shumta, po i pasurojnë vazhdimisht çështjet që ngrihen rreth besimeve.

Pikërisht, në kontekstin e Atlasit të informatizuar të Adriatikut të lashtë – AdriAtlas (Adriaticummare.org) dhe me rastin e takimit të tij të përvitshëm, u vendos organizimi i tryeze të re të rrumbullakët, në Durrës, Shqipëri, me ftesë të Institutit të Arkeologjisë (Tiranë) dhe me mbështetjen e Shkollës Franceze të Romës dhe Universitetit Ausonius-Bordeaux-Montaigne. Ndryshe nga tryeza e Bordosë, kuadri kronologjik shtrihet nga shek. III p.e.s. deri në shekullin e VII e.s., nga ardhja e Romës në atë të sllavëve në Adriatik.

Në këtë takim të specialistëve të Adriatikut nga Shqipëria, Kroacia, Franca, Italia dhe Sllovenia, synohet të hartohen sinteza të reja dhe të inkurajohen hulumtimet e reja në fushën e besimeve, brenda kësaj hapësire të gjerë, e cila është njëherazi një vend shkëmbimesh intensive dhe një mozaik rajonesh dhe popujsh të ndryshëm.
Në të njëjtën kohë, është një mundësi e mirë për t’u njohur me te dhëna të reja, apo për të ritrajtuar të dhënat ekzistuese, duke i botuar ato me rigorozitet. Ky takim është një rast i mirë, si për kumtuesit, ashtu edhe për prezantuesit e posterave, për të botuar harta të shpërndarjes së kulteve sipas fazave kronologjike, bazuar në të dhënat sasiore.

Programi dhe postera:
vijon . . .

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Tue May 01, 2018 7:28 am
by TeuAL
. . . vijon

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Tue May 01, 2018 7:34 am
by TeuAL
. . . vijon programi