Page 19 of 20

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Fri Oct 19, 2018 10:58 am
by TeuAL
Anije Ilire nga Durresi

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Sat Oct 20, 2018 2:49 am
by TeuAL
Kultivimi i oister(murex) me tekniken e perdorimit te tjegullave prej balte te pjekur
TeuAL wrote:
Tue Sep 11, 2018 10:34 am
Industria e Peshkimit ne Mesdhe ne Periudhen Romake

Po ngjis fleten nr. 65 nga libri:
----------------------------------------
Titulli: Harvesting the Sea: The Exploitation of Marine Resources in the Roman Mediterranean
Autore: Annalisa Marzano
Edit. : OUP Oxford, 2013 - Business & Economics - 365 pages.
-----------------------------------------
Autorja citon nje artikull shkruar nga Spawforth(1995) ku diskutohet per kete teme dhe ku eshte perdorur gjuha jone per te spjeguar fjalen "LIKERI" si hauz peshku. Me kujtoi "liqeri"-n e Lasgushit.

. . . vijon

Autorja flet edhe per kultivimin e moluskut me nje valvol, oister(murex), me tekniken e perdorimit te tjegullave prej balte te pjekur. Deshmi te shkruara dhe arkeologjike mbeshtesin perdorimin e kesaj teknike ne Romen e lashte, pra krijohej nje 'vivarium' ku perdoreshin fragmente qeramike per kultivimin e moluskut oister. Ky molusk jeton ne ambjent shkembor.

Arkeologet kane gjetur furra per prodhim qeramike prane lagunave me 'vivarium' dhe bashke me keto furra, pervec amforave, kane gjetur tjegulla qeramike me madhesi te vogel, jo si tjegullat qe perdornin romaket per mbulimin(catite) e ndertesave.

Prodhimi i ketyre tjegullave te vogla, jo si ato qe perdoreshin ne ndertim, mundeson ngritjen me lehtesi dhe nxjerrjen nga uji te moluskut-oister kur kjo nevoitej.

Pamja nga kultivimi i midhjes me dy valvola ne Butrint(nga www) ka elemente te ngjashem me sa eshte thene me lart.

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Wed Oct 24, 2018 7:14 am
by TeuAL
Portet detare antike te peshkimit dhe ligji
TeuAL wrote:
Thu Oct 18, 2018 11:02 am
. . . vijon

Vaskat ne portet detare antike te peshkimit.

Vecoria e tyre qendron tek thjeshtesia e teknikes se ndertimit dhe jane quajtur " pishina(vaska) peshku te Adriatikut".

Eshte arritur ne perfundimin se keto pishina te thjeshta jane vaska te porteve detare antike te peshkimit dhe jane perdorur per ta mbajtur te gjalle peshkun(e sjelle nga anijet e peshkimit) per nje periudhe kohe te shkurter. Peshku nga keto vaska dergohej per perpunim ose ju lihej tregtareve te peshkut qe e tregetonin te fresket.
- - - - - - - -
Ngjitja ilustron sa kam thene me lart.

vijon
Ne gazetat e Durresit eshte shkruajtur per struktura te ngjashme me 'Pishinat(vaskat) e Adriatikut' qe ne vitet 70 te shekullit te kaluar. Keto struktura jane verejtur ne breg te detit, qe nga Kepi i Palit deri prane portit te sotem te Durresit.

Juristi i njohur Romak Gaius, qe ka jetuar ne shek. II pas Krishtit, ka shkruar per ligjet ne industrine e peshkimit. Ngjitja flet per infrastrukturen e porteve te peshkimit(te kesaj periudhe) dhe per rregullimin me ligj te aktiviteteve te ndryshme qe zhvilloheshin ne to. Shtoj ketu qe Gaius(per nje periudhe kohe) ka jetuar dhe punuar ne Durres bile ka qene ketu deri ne fund te jetes se tij.

vijon . . .

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Wed Oct 24, 2018 7:26 am
by TeuAL
Durresi qytet portual i zhvilluar ne shek II pas Krishtit

Ngjitjet(nga www) flasin per faktin qe Gaius Juristi i famshem ka punuar dhe jetuar ne Durres dhe se Durresi ishte ne nivelin e qyteteve te gadishullit te Apenineve te kohes ne fjale.

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Mon Oct 29, 2018 4:21 pm
by TeuAL
Furra qeramike antike prane bregut te detit ne Durres zbuluar ne 2017. Ngjitjet nga www tregojne zonen e bregdetit prane furrave antike dhe furrat.

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Mon Oct 29, 2018 4:27 pm
by TeuAL
Zbulohet skeleti i nje anije antike në bregdet ne Kepin e Rodonit
29 Tetor, 2018 14:57


Relikti i një anijeje që i përket periudhës postmedioevale ka dalë në dritë ditët e fundit në bregdetin e Kepit të Rodonit.

Relikti me gjatësi rreth 20 metra u zbulua shumë pranë vijës së ujit dhe i është nënshtruar pastrimit, fotografimit dhe matjeve të kujdesshme, që synojnë të kuptojnë mënyrën se si ndërtoheshin anijet në kohë të ndryshme.

www.balkanweb.com/rodon-4-relikti-i-ani ... e-rodonit/

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Sun Nov 04, 2018 5:24 pm
by Zeus10
TeuAL wrote:
Mon Oct 29, 2018 4:27 pm
Zbulohet skeleti i nje anije antike në bregdet ne Kepin e Rodonit
29 Tetor, 2018 14:57


Relikti i një anijeje që i përket periudhës postmedioevale ka dalë në dritë ditët e fundit në bregdetin e Kepit të Rodonit.

Relikti me gjatësi rreth 20 metra u zbulua shumë pranë vijës së ujit dhe i është nënshtruar pastrimit, fotografimit dhe matjeve të kujdesshme, që synojnë të kuptojnë mënyrën se si ndërtoheshin anijet në kohë të ndryshme.

www.balkanweb.com/rodon-4-relikti-i-ani ... e-rodonit/
Menyra si media shqiptare, publikon lajmet eshte e papergjegjshme. Shikoni titullin: anije antike........ shikoni permbajtjen : anije postmediovale.....Eshte per te ardhur keq.

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Mon Nov 05, 2018 3:08 am
by TeuAL
Zeus10 wrote:
Sun Nov 04, 2018 5:24 pm
TeuAL wrote:
Mon Oct 29, 2018 4:27 pm
Zbulohet skeleti i nje anije antike në bregdet ne Kepin e Rodonit
29 Tetor, 2018 14:57

Relikti i një anijeje që i përket periudhës postmedioevale ka dalë në dritë ditët e fundit në bregdetin e Kepit të Rodonit.

www.balkanweb.com/rodon-4-relikti-i-ani ... e-rodonit/
Menyra si media shqiptare, publikon lajmet eshte e papergjegjshme. Shikoni titullin: anije antike........ shikoni permbajtjen : anije postmediovale.....Eshte per te ardhur keq.
Media e ka titulluar shkrimin: "Rodon 4", relikti i anijes qe i shtohet zbulimeve ne Kepin e Rodonit.

Titulli i postimit "Zbulohet skeleti i nje anije antike në bregdet ne Kepin e Rodonit" eshte nga une, pjesa tjeter ne postim, pra permbajtja, eshte nga media e cituar. Cilesori "antike" eshte perdorur ne kuptimin e " e vjeter dhe me vlere", pa percaktuar kohen te ciles i perket objekti dhe mendoj qe cilesori "e hershme " do te ishte me mire ne titull. Kam pasur parasysh qe per objektin e sapozbuluar do te kryhen analiza laboratorike per te percaktuar sakte te gjithe treguesit qe lidhen me te.

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Thu Nov 08, 2018 11:34 am
by Zeus10
"Antike" do te thote "e vjeter" dhe nuk eshte gabim nga ana jote, por ky term, eshte perdorur per periudhat historike shume te hershme, ku shpallet hipoteza e gjenezes se kombit tone. Keto periudha na intetesojne shume, sepse duhet te bejme lidhjet e nevojshme, per te pasur nje teze solide per vjetersine tone.

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Sun Feb 03, 2019 12:25 pm
by TeuAL
TeuAL wrote:
Mon Apr 02, 2018 3:52 am
Projekte të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, 29 Mars, 2018
http://qsa.edu.al/site/?p=4596

Projektet per kerkime arkeologjike gjate 2018 :
Kam lexuar dicka per rezultatin e germimeve arkeologjike te 2018 ne Gjirokaster. A eshte shkruar gje per projektet e tjera te 2018 ? Ku mund te lexohet per to ?

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Sun Feb 03, 2019 12:56 pm
by TeuAL
. . . vijon
Per germimet arkeologjike te vitit 2018 ne Gjirokaster qe kam permendur ne postimin me lart:

www.youtube.com/watch?v=fDNXD0gOxHg

Zbulimet arkeologjike, dalin në pah rrënojat e shekullit të V dhe të VI në Gjirokastër

Misioni i radhës arkeologjik i ndërmarrë nga specialistët italianë së bashku dhe me ata shqiptarë në sitet arkeologjike në rajonin e Gjirokastrës, ka nxjerrë në pah zbulime të tjera, të cilat kanë një rëndësi mjaft të veçantë. Kryesuesi i këtij misioni Roberto Perna nga Universiteti i Maceratës në Itali, ka nxjerrë konkluzionet e misionit të fundit, i cili nisi në qershor të këti viti dhe u finalizua tre ditë më parë.

Në fokus të këtij misioni, përveçse Teatrit të Hadrianopolit, kanë qenë edhe site të tjera që ndodhen në Luginën e Drinos, si në Paleokastër apo dhe në Melan. Për profesor Roberto Perna, zbulimi i fundit ishte në sitin e Paleokastrës ku gjatë punimeve, u zbulua një pllakë e vecantë që i përkiste shekullit të V apo të VI ku ishte shkruar emri i kishës së fshatit.

Report TV, Gusht 8, 2018

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Tue Feb 05, 2019 8:09 am
by TeuAL
TeuAL wrote:
Wed Oct 24, 2018 7:14 am
Portet detare antike te peshkimit dhe ligji
TeuAL wrote:
Thu Oct 18, 2018 11:02 am
. . . vijon

Vaskat ne portet detare antike te peshkimit.

Vecoria e tyre qendron tek thjeshtesia e teknikes se ndertimit dhe jane quajtur " pishina(vaska) peshku te Adriatikut".

Eshte arritur ne perfundimin se keto pishina te thjeshta jane vaska te porteve detare antike te peshkimit dhe jane perdorur per ta mbajtur te gjalle peshkun(e sjelle nga anijet e peshkimit) per nje periudhe kohe te shkurter.
Ne gazetat e Durresit eshte shkruajtur per struktura te ngjashme me 'Pishinat(vaskat) e Adriatikut' qe ne vitet 70 te shekullit te kaluar. Keto struktura jane verejtur ne breg te detit, qe nga Kepi i Palit deri prane portit te sotem te Durresit.

Juristi i njohur Romak Gaius, qe ka jetuar ne shek. II pas Krishtit, ka shkruar per ligjet ne industrine e peshkimit. Ngjitja flet per infrastrukturen e porteve te peshkimit(te kesaj periudhe) dhe per rregullimin me ligj te aktiviteteve te ndryshme qe zhvilloheshin ne to. Shtoj ketu qe Gaius(per nje periudhe kohe) ka jetuar dhe punuar ne Durres bile ka qene ketu deri ne fund te jetes se tij.

vijon . . .
Cfare thone te dhenat arkeologjike dhe burimet e shkruara per gjuetine, kultivimin dhe perpunimin e peshkut ne Adriatikun verior.
Artikull nga Maria Stella Busana, Maj 2018, ne www.sciencedirect.com.

Ne bregun lindor te Adriatikut(Istria) ka struktura arkeologjike te dukshme qe mund te jene tregues te aktivitetit te kultivimit te peshkut(te pakten qe prej 2000 vjetesh) ndersa ato te perpunimit te peshkut jane me pak te dukshme.
Prezenca me bollek e peshkut, e kripes dhe e ujit te embel ne zone mbeshtesin mendimin per mundesi te kultivimit dhe perpunimit te peshkut veprimtari e cila synonte tregun brenda dhe jashte. Vijon artilulli:

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Tue Feb 05, 2019 8:17 am
by TeuAL
. . . vijon

Pamja satelitore e bregdetit te Durresit me duket qe ka ngjashmeri (strukturat nenujore prane bregut) me pamjen e sjelle nga autorja e artikullit me lart.

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Mon Feb 11, 2019 9:47 pm
by TeuAL
Nje mozaik(nga www) i shekullit te peste pas Krishtit, i zbuluar ne Aquileia, qe tregon prodhimet e detit ne menune e kohes.

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Mon Apr 15, 2019 11:21 am
by TeuAL
Bastioni më i hershëm i historisë boterore ndërtimore dhe arkitektonike ushtarake tek veliera ne Durres ?

- - - - - - - - citoj - - - - - - -
. . . pikërisht aty ku tashmë prej gjashtë javësh janë zgavruar gropat për hapjen e themeleve të dy gjymtyrëve mbajtëse të Velës/Velierës, për t’u betonuar dy këmbët veriore të saj, pikërisht aty janë mbetjet e Kryebastionit të Madh të Artilerisë të Portit të Durrësit, i cili sipas njoftimeve burimore dokumentare i ka hedhur fillimisht themelet në vitet ’80 të shek. 13, mbas rrënimeve që shkaktoi tërmeti i vitit 1272 në sistemin fortifikues të Durrësit. Me gjurmë të rindërtimeve të mëvonshme gjatë shek. 14 në kohën e Karl Thopisë dhe në vijim ato të Venecianëve prej vitit 1395, ai rezulton të jetë një nga bastionet më të hershme të historisë botërore ndërtimore dhe arkitektonike ushtarake, i projektuar enkas për një fortifikim të destinuar për përdorimin e artilerisë me barot (e shpikur në kohën e themelimit të tij). Rolin e këtij bastioni në mbrojtjen e qytetit të Durrësit e dëshmon përveç të tjerave, edhe një dokument i datës 26 prill 1463, një vendim i Këshillit të Venedikut, që bën fjalë për emërimin fisnikut Mapheus Truno si komandant i Bastionit të Shën Elisë në Kështjellën e Durrësit (Kristo Frashëri, Skënderbeu dhe Lufta shqiptaro-osmane e shek. 15, Vëll 7, Burime Kancelareske Perëndimore, dok. 130, ff. 208-209).

Forma planimetrike e këtij bastioni të fuqishëm me gjerësi muresh prej 2,80 m . . . në brendesi të Bastionit duhet të jenë mbetjet e kapelës së Shën Elisë. Qenësia e kësaj kapele ligjërohet nga burimet dokumentare të shek.13-15 . . . .


12 Prill, 2019
www.kohajone.com/2019/04/12/gjergj-fras ... -boterore/

- - - - - - - - - - - -
Artilulli i cituar me lart tregon per nje bastion mbrojtes bizantin(shek. 13) ne Durres dhe qe eshte shume prane portit detar. Dokumentet bizantine deshmojne qe perandoria bizantine kishte nje baze te fuqishme detare ne Durres dhe se prane portit ishte Kisha e Shen Andreas(mbrojtesi i detareve), kishe e cila kishte ne mbrojtje edhe bazen detare te lartpermendur.

Te jemi ne prag te zbulimit te portit bizantin me te gjithe kompleksin e objekteve qe e shoqeronin ?