Page 20 of 21

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Tue Apr 16, 2019 9:32 am
by TeuAL
TeuAL wrote:
Mon Apr 15, 2019 11:21 am
Bastioni më i hershëm i historisë boterore ndërtimore dhe arkitektonike ushtarake tek veliera ne Durres ?

- - - - - - - - - - - -
Artilulli i cituar me lart tregon per nje bastion mbrojtes bizantin(shek. 13) ne Durres dhe qe eshte shume prane portit detar. Dokumentet bizantine deshmojne qe perandoria bizantine kishte nje baze te fuqishme detare ne Durres dhe se prane portit ishte Kisha e Shen Andreas(mbrojtesi i detareve dhe tregtareve), kishe e cila kishte ne mbrojtje edhe bazen detare te lartpermendur.

Te jemi ne prag te zbulimit te portit bizantin me te gjithe kompleksin e objekteve qe e shoqeronin ?
Ne studimin " Ecclesiae Mercatorum and the Rise of Merchant Colonies " autori Vsevolod Slessareo permend Kishen e Shen Andreas te Durresit si perfaqesuese e Ecclesiae_Mercatorum pra kishe e tipit qe mbron nje qender tregetare detare te Bizantit. Baza detare bizantine e Durresit, me gjithe objektet e saj, ishin nen kujdesin e St. Adreas dhe prane saj, prane portit bizantin te Durresit. Behet fjale per ngjarje te shekujve 10 dhe 11.

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Wed Apr 24, 2019 4:01 am
by TeuAL
. . . vijon

Po sjell nje harte mesjetare qe tregon Amalfin, ne kulmin e lulezimit, dhe portet detare qe frekuentonin anijet Amalfitane. Tek Durresi eshte shenuar <Era Perendimore qe shkakton dallgezime - Kujdes!> (sipas modelit te hartave te Ptolemeut). Kjo harte eshte edhe ne sheshin buze detit ne Amalfi. Po aty eshte edhe " Arsenali_shek.11 " i armates detare Amalfitane. I ngjashem duhet te jete edhe Arsenali i Durresit qe pret te zbulohet.

vijon . . .

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Wed Apr 24, 2019 4:25 am
by TeuAL
. . . vijon

Nje harte detare mesjetare Amalfitane qe tregon stacionin, per cdo port me lidhje tregetare me Amalfin, ku kryheshin veprimet tregetare. Ne Durres eshte shenuar nje kishe. Duhet te jete Kisha e Shen Andreas qe ka patur edhe keto detyra(eshte thene me lart) dhe qe eshte ne pritje per tu zbuluar. Vlen te permendet qe, nder kater republikat e para marinare te Italise, Amalfi eshte me e hereshmja. Kjo harte eshte nga www.

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Fri Apr 26, 2019 7:07 am
by TeuAL
Guido Pancirolli (1523-1599) -- Nje Anije Ilire ne nje bas-relief te vitit 527 pas Krishtit

Shoqata Ndërkombëtare për Historinë e Inxhinierisë dhe Teknologjisë (1920 - ) mban emrin e Thomas Newcomen i cili mundësoi i pari, në vitin 1712, vënien në punë të motorit me avull.

Ne nje artikull te gazetes se shoqates(ngjitur) lexova:
. . . Guido Panciroli (1523-1599), një profesor i shquar në Padova, ka shkruar për një bas-relief që ai e ka parë, që datonte rreth vitit 527 mbas Krishtit, ku shihej një anije lufte me tre pale ' Paddle-Wheels (rrota me pedale, lopata te vogla) ', cdonjëra vihej në pune nga një çift buajsh. Libri i tij nuk ka ilustrime; por në ribotimet e veprës së tij ka skica sipas përshkrimit te tij . . .

vijon . . .

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Fri Apr 26, 2019 7:20 am
by TeuAL
. . . vijon

Guido Pancirolli (1523-1599) -- Nje Anije Ilire ne nje bas-relief te vitit 527 pas Krishtit

Ne librin " History of Merchant Shipping and Ancient Commerce by W.S. Lindsay, Volume 4 " eshte nje skice(ngjitja) qe tregon anijen Ilire te permendur nga Guido Pancirolli.
--------------- Libri nga W.S. Lindsay-----------------------
Title: History of Merchant Shipping and Ancient Commerce by W.S. Lindsay, Volume 4
Author: William Schaw Lindsay
Publisher: Sampson Low, Marston, 1876
Original from: National Central Library of Florence
-----------------------------------------------------

vijon . . .

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Fri Apr 26, 2019 7:31 am
by TeuAL
Guido Pancirolli (1523-1599) -- Nje Anije Ilire ne nje bas-relief te vitit 527 pas Krishtit
. . . vijon

Ngjitur eshte nje ribotim i vepres se G. Pancirollit.

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Sat May 04, 2019 11:15 am
by TeuAL
TeuAL wrote:
Tue Apr 16, 2019 9:32 am
TeuAL wrote:
Mon Apr 15, 2019 11:21 am
Bastioni më i hershëm i historisë boterore ndërtimore dhe arkitektonike ushtarake tek veliera ne Durres ?

- - - - - - - - - - - -
Artilulli i cituar me lart tregon per nje bastion mbrojtes bizantin(shek. 13) ne Durres dhe qe eshte shume prane portit detar. Dokumentet bizantine deshmojne qe perandoria bizantine kishte nje baze te fuqishme detare ne Durres dhe se prane portit ishte Kisha e Shen Andreas(mbrojtesi i detareve dhe tregtareve), kishe e cila kishte ne mbrojtje edhe bazen detare te lartpermendur.

Te jemi ne prag te zbulimit te portit bizantin me te gjithe kompleksin e objekteve qe e shoqeronin ?
Ne studimin " Ecclesiae Mercatorum and the Rise of Merchant Colonies " autori Vsevolod Slessareo permend Kishen e Shen Andreas te Durresit si perfaqesuese e Ecclesiae_Mercatorum pra kishe e tipit qe mbron nje qender tregetare detare te Bizantit. Baza detare bizantine e Durresit, me gjithe objektet e saj, ishin nen kujdesin e St. Adreas dhe prane saj, prane portit bizantin te Durresit. Behet fjale per ngjarje te shekujve 10 dhe 11.
. . . vijon

Pashe nje liber per historine e Venecias, lexova per info dhe harta rreth fortifikimeve bregdetare te Shqiperise ne vitet 15xx, 16xx, 17xx ne dokumente te Venecies. Ngjitur eshte nje flete nga libri.

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Tue May 14, 2019 1:13 am
by TeuAL
TeuAL wrote:
Wed Apr 24, 2019 4:01 am
. . . vijon

Po sjell nje harte mesjetare qe tregon Amalfin, ne kulmin e lulezimit, dhe portet detare qe frekuentonin anijet Amalfitane. Tek Durresi eshte shenuar <Era Perendimore qe shkakton dallgezime - Kujdes!> (sipas modelit te hartave te Ptolemeut). Kjo harte eshte edhe ne sheshin buze detit ne Amalfi. Po aty eshte edhe " Arsenali_shek.11 " i armates detare Amalfitane. I ngjashem duhet te jete edhe Arsenali i Durresit qe pret te zbulohet.

vijon . . .
Nga një libër per historinë e Amalfit, kam shkëputur pjesë ku flitet per mardhëniet tregëtare që Amalfi kishte me portet më të rëndësishme të kohës, këtu hyn edhe Durrësi (shek. 9-10-11 pas Krishtit). Qytetet-port, si Durrësi, kishin lejuar koloni Amalfitanësh në territorin e tyre me qëllim që te kujdeseshin për mbarëvajtjen e tregëtise së Amalfit. Këta kolonë kishin quartierin e tyre, punishte, banka dhe kishën.

vijon . . .

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Tue May 14, 2019 1:30 am
by TeuAL
. . . vijon

Po ngjis pjesë nga libri ku tregohet për llojet e anijeve që përdoreshin nga tregëtaret Amalfitanë dhe për te cilat kryheshin punime mirmbajtëse edhe në kantieret detare të porteve që kishin lidhje tregtie me Amalfin.

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Sat May 18, 2019 12:19 am
by TeuAL
TeuAL wrote:
Fri Apr 26, 2019 7:07 am
Guido Pancirolli (1523-1599) -- Nje Anije Ilire ne nje bas-relief te vitit 527 pas Krishtit

Shoqata Ndërkombëtare për Historinë e Inxhinierisë dhe Teknologjisë (1920 - ) mban emrin e Thomas Newcomen i cili mundësoi i pari, në vitin 1712, vënien në punë të motorit me avull.

Ne nje artikull te gazetes se shoqates(ngjitur) lexova:
. . . Guido Panciroli (1523-1599), një profesor i shquar në Padova, ka shkruar për një bas-relief që ai e ka parë, që datonte rreth vitit 527 mbas Krishtit, ku shihej një anije lufte me tre pale ' Paddle-Wheels (rrota me pedale, lopata te vogla) ', cdonjëra vihej në pune nga një çift buajsh. Libri i tij nuk ka ilustrime; por në ribotimet e veprës së tij ka skica sipas përshkrimit te tij . . .

vijon . . .
Rindërtohet anija Ilire me rrota me lopatëza dhe që vihej në punë nga qetë

Nje artikull i vitit 2011 mbi rindertimin e anijes Ilire vijon:
=========== Permbledhje ===============
Anija Ilire me rrota me lopatëza dhe që vihej në punë nga qetë, e treguar në një vizatim(bas-relief) te shek. 4(-6) pas Krishtit, shpesh mendohej frut i imagjinates. Për herë te parë(ne dijenine tone) do tregojme, nepermjet nje modeli 3D, qe kjo anije antike mund te rindertohet dhe te perdoret me sukses dhe bile mendojme qe mund te jete paraardhesja e avullores me rrota me lopatëza(Paddlewheel Steamer).
=================================

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Wed May 22, 2019 10:21 pm
by TeuAL
Flora Sandes(1876 Yorkshire - 1956 Suffolk, England) njihet si pjesmarrese ne WW1 me sherbimet e ndihmes se pare mjekesore ne front. Ne kujtimet ajo permend ngjarje qe i ka perjetuar ne janar 1916 ne Durres. Po citoj:
----------------------------------------
. . . Isha tek ' British Adriatic Mission ' kur papritur degjova nje zhurme te forte qe erdhi nga bombardimi prej disa avjoneve qe fluturuan mbi kokat tona. Rruget e Durresit jane shume, shume te ngushta, qyteti eshte shume i vogel dhe ka shume levizje. Dy predha rane ne nje distance rreth 100 yards nga vendi ku isha une . . .
. . . rreth 15 min me vone, kur avjonet u larguan, pashe qe ishte hapur nje tunel-kanal i gjere drenazhimi qe lidhej me detin ku shume qytetare kishin hyre per shkak te bombardimit . . .
---------------------------------------
Pyetja qe me lind: Si ka mundesi qe rruget e qytetit ishin shume, shume te ngushta, qyteti shume i vogel ndersa kanali qe u zbulua pas bombardimit ishte i gjere ? Rrenoja te lashta ?

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Wed May 22, 2019 10:27 pm
by TeuAL
Gjurme te lashtesise te rrembyera nga deti por ende te dukshme ne Rodon prane Durresit.

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Fri Jul 12, 2019 8:52 pm
by Zeus10
Anija kërkimore “Hercules” e Fondacionit Nautical RPM tha të premten se kishin gjetur 22 amfora në shtratin e detit Jon pranë gadishullit të Karaburunit. Arkeologu Mateusz Polakowski tha se ata besojnë se amforat e llojit korintas datojnë në mes të shekullit të 7-të dhe të 5-të.

Image

https://www.washingtonpost.com/world/eu ... f81831d845

TIRANA, Albania — A joint Albanian-American underwater archaeology project says it has found amphoras that are at least 2,500 years old in the Ionian Sea off the Albanian coast, which might yield an ancient shipwreck.
The research vessel Hercules of the RPM Nautical Foundation said Friday they had found 22 amphoras — a two-handled jar with a narrow neck used for wine or oil — 40-60 meters (yards) deep scattered around the seabed close to a rocky shores near the Karaburun peninsula.
Archaeologist Mateusz Polakowski said they believe the Corinthian A type amphoras date to between the 7th and the 5th century B.C.

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Wed Sep 04, 2019 9:12 am
by TeuAL
Misionet Arkeologjike te 2019 ne Durres.

Prane pallatit te kultures arkeologet kane gjetur pjese nga ujesjellesi i qytetit. Ky ujesjelles eshte ndertim i shekullit te katert te eres sone.

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Wed Sep 04, 2019 9:27 am
by TeuAL
. . . vijon

Misionet Arkeologjike te 2019 ne Durres

Punimet tek forumi bizantin nxoren ne drite nje banese te shekullit te pare te eres sone. Objektet e gjetura ne banese, qeramike dhe mermer, tregohen ne ngjitje. Objektet e qelqit qe shihen ne figure jane te shekullit te 19-te dhe jane gjetur ne nje zone te afert me forumin bizantin.