"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme Arkeologjike/Historike

Arkeologjia dhe antropologjia janë disiplina të rëndësishme në fushën e historise, sillni të dhëna për to dhe zbulimet e bëra për një vështrim të bazuar të historisë.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Mistrec Berati
Junior Member
Junior Member
Posts: 1
Joined: Mon Jun 22, 2009 5:53 am
Gender: Male

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#31

Post by Mistrec Berati » Sat Dec 12, 2009 3:15 am

alfeko sukaraku wrote:Arrestohen ne Berat dy titullare te njohur te ceshtjes arkeologjike te zones.Arresti nen akuzen e tregetis se gjendjeve arkeologjike te cilat u kapen si matrial prove.Une e ndoqa ne lajme para pak ditesh kete gjarje edhe fatkeqsisht nuk di me shume detaje..ne se kush mundet te na informoj me shume..faleminderit.

Lajmi tjeter ka te bej me nje foto qe une vrej nga google earth por nuk mundem ta postoj dote ne forum...ne anen e siperme pak me larte pikes ku bashkohet osumi me devollin ..mindis dy lumenjve vrej nje figure qe gjene me "rrezik vdekje"..mundet kushe ta analizoj pake me hollesishem kete???

Emrat atyre hajduteve:
Sami dhe Mirel Starova, at e bir. I ati eshte arkeolog (qen bir qeni).

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#32

Post by Arta » Wed Dec 16, 2009 6:45 pm

Tiranë, ekspozitë me objekte të trashëgimisë kulturore



TIRANE- Një ekspozitë e vecantë është hapur paraditen e kësaj të mërkure në mjediset e Institutit të Arkeologjisë në Tiranë, në kuadër të ditëve të Albanologjisë. Në këto mjedise u ekspozuan për rreth 1 orë e gjysmë objekte të shumta të kulturës, materiale të popullit shqiptar. Pjesë e ekspozitës së titulluar “Thesaret e kulturës materiale shqiptare” ishin veshje të shumta dhe aksesorë veshjesh të zbuluara në Shqipëri prej periudhës së mesjetës e deri në vitet e fundit.

Sipas drejtorit të Qendrës së Studimeve Albanologjike Ardian Marashi, kjo ekspozitë e vecantë shërbën si një mundësi e mirë për të gjithë shqiptarët për të njohur vlerat albanologjike të vendit të tyre.

“Qëllimi i kësaj ekspozite është sensibilizimi i opinionit për larminë e objekteve të trashëgimisë materiale që ndodhen në fondet e Qendrës Albanologjike dhe për mundësitë e mëdha që ka për ti promovuar ëkto objekte , për i bërë të dukshme. Sot ishte një ekspozitë e përkohshme 1 orë e gjysëm për ti dhënë mundësi të gjithëve që të njihen me këtë pasuri” u shpreh Marashi.

Shtresimet e antikitetit shqiptar si dhe veshjet tradicionale të krahinave të ndryshme të Shqipërisë të paraqitura në stendat e ekspozitës përkrah zbulimeve të shumta arkeologjike, objekteve, qeramikave etj risollën në vëmendje përmes kësaj ekspozite traditën, historinë dhe kulturën e lashtë unike të vendit tonë.(e.n/News24/BalkanWeb)
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#33

Post by Arta » Tue Jan 26, 2010 2:23 am

Varrosja e historise ilire



Ndodhemi vetem pak kilometra nga Tirana. Me saktesisht ne fshatin Zgerdhesh te Fushekrujes.

Pak kush e di qe ketu shtrihen rrenojat e qytetit te lashte ilir te Albanopolit. Ky qytet ka qene kryeqendra e fisit ilir te albaneve, dhe eshte permendur per here te pare gjate shekullit te dyte. Por pervec ndonje studiuesi a shkrimtari tek e tuk, askush tjeter nuk eshte kujtuar te shpluhurose dhe te shkruaje mbi historine e lavdishme te ketij qyteti, i cili tashme eshte lene plotesisht ne harrese.

Rrenojat e qytetit antik te Zgerdheshit qe shume dijetare i kane lidhur pashmagmerisht me Albanopolin e vjeter te permendur nga gjeografi, astronomi dhe matematicieni Ptolemeu shtrihen ne jug-perendim te qytetit te Krujes. Qyteti antik zinte nje siperfaqe prej rreth 10 hektaresh dhe nga te gjitha anet ka qene i rrethuar me mure te larte e te forte. Ne cepa kane qene te vendosura kulla te larta qe kane sherbyer si pika vrojtimi qe perforconin me tej mbrojtjen e qytetit. Brenda mureve rrethuese mendohet te kete patur godina te shumta e te rendesishme.

Gjate germimeve te shumta qe jane bere sidomos gjate viteve te diktatures eshte vertetuar ekzistenca e tri shtresave kulturale njera me e hershme dhe dy te tjera qe i perkasin kohes se zhvillimit dhe transformimit ne nje qender urbane. Ne qytet eshte gjetur edhe nje varreze e vogel, ku varret me tjegulla paraqiten ne disa variante. Gjate fushatave te germimeve kane dale ne drite stoli te shumta bronxi, monedha te prera ne Dyrrah, Apolloni, Lisus e Korkyre, objekte hekuri dhe ene balte nga te cilat 6 te plota. Sipas studimeve te profesor Selim Islamit qyteti ka lulezuar nga mesi i shekullit te katert deri ne shekullin e pare para eres se re. Gjate kesaj periudhe Albanopoli ishte nje nder qytetet me te rendesishme te Ilirise dhe kishte marrdhenie te fuqishme tregtare me qytete dhe trevave te tjera.

Nga studimet e ndryshme mendohet se qyteti antik ka filluar renien e tij diku pas pushtimit romak, eshte vertetuar braktisja nga banoret te cilet jane drejtuar drejt nje vendbanimi tjeter qe mendohet te kete qene Kruja. Por ky qytet antik historia e te cilit per t’u rrefyer do te donte ore te gjata e ndoshta dite, sot dergjet, i zaptuar nga ferrat, bagetite dhe gardhet e banoreve te zones. Nga Albanaopoli i famshem i fisit te Albaneve nga vjen edhe emri Shqiperi sot nuk ka mbetur thuajse asgje. Pak nga muret e vjeter rrethues jane ende ne kembe, ndersa erozioni i vazhdueshem i tokes ka nisur te mbuloje pjesen tjeter.

Te shkosh drejt rrenojave te qytetit ilir te Albanopolit mbetet nje sfide e veshtire duke patur parasysh qe duhet kaluar permes ferrave dhe gardheve te ngritura nga banoret e zones qe sigurisht nuk jane pasardhes te fisit ilir te albaneve.

Kudo duken efektet shkaterrimtare te harreses. Qyteti po zhduket ngadale duke marre me vete historine e lashte te tij. Guret jane shperndare kudo, nje pjese e mire kane rene poshte ne greminat perreth.

Askush nuk merret me mirembajtjen e qytetit qe po varroset pak e nga pak cdo dite. Banoret tregojne se gjate kohes se komunizmit ketu vinin shpesh grupe pune te cilet benin germime arkeologjike, por edhe pastronin muret gjate gjithe zones ku shtrihet qyteti. Ndersa ne 19 vite demokraci nderhyrjet mund te numerohen me gishtat e njeres dore. As pushteti lokal e as ai qendror nuk jane kujtuar per qytetin e lashte.

Qyteti qe duhet te ishte nje destinacion i rendesishem turistik per vlerat qe mbart ne faqet e historise, vizitohet nga pak te huaj te cilet vijne ketu per te prekur nga prane lashtesine e rrjedhur nder shekujt, por qe pervec ca mureve te vegjel e formave te godinave qe dalin pak nga nentoka u ngelet te shijojne vetem panoramen e erret qe ofron tymi qe del nga gropat e zeza ku digjen gomat e ku prodhohet gelqere.

Nga larg rrenojat e qytetit nuk dallohen thuajse fare, e duket sikur shpejt edhe ato pak te mbetura do te perpihet nga dheu e mali duke mbyllur ne kete menyre kapitullin e ketij vendi i cili i mbijetoi mijera shekujve, luftrave, histories, por jo dores se njeriut e mbi te gjitha neglizhences se shtetit.

Ne cdo cep te botes vende te tilla ruhen me fanatizem si krenari kombetare. Ndersa per ne ky qytet i lashte ilir eshte thjesht rradhe te shkruara ne enciklopedi apo fjalore. Albanopoli sot pret qe dikush te ktheje koken e te kujtohet se ky qytet sot i braktisur nuk eshte thjesht nje grumbull guresh pa vlere, por nje pjese e rendesishme e identitetit tone kombetar.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#34

Post by Sally » Sun Feb 07, 2010 1:15 pm

Thesare 2500-vjeçare në brigjet e Jonit
Geffrey G.Royal: "Shqipëria është një burim i padiskutushëm për arkeologjinë”






Në një nga brigjet e ndaluara të Evropës, në një ngushticë në detin Jon, po zbulohen me ngadalë thesare, të cilat na kthejnë 2500 vjet më pas, pasi janë gjetur anije të mbytura të kohëve të vjetra. Rreth dy vite më parë, një anije amerikane kërkimesh dhe ekspertët shqiptarë kanë kontrolluar ujërat në jug të Shqipërisë pëllëmbë për pëllëmbë, duke përdorur pajisje me skaner si dhe pajisje të tjera të sofistikuara për të zbuluar anijet e mbytura e të vjetra. Ky ishte kërkimi i parë arkeologjik në ujërat e deteve shqiptare, dhe më në fund pesë zona u lokalizuan ku mund të kryheshin kërkime e zbulime të tjera arkeologjike. Pas këtyre kërkimeve të para që u zhvilluan nga një arkeolog amerikan, Geffrey G.Royal tha se "Shqipëria është një burim i padiskutueshëm për arkeologjinë me këto që kemi arritur të zbulojmë deri më tani, mund të them me siguri se Shqipëria është shumë herë më e pasur se Greqia dhe Italia".
Kërkimet e fundit
Me kërkimet e fundit janë gjetur gjurmë të anijeve greke, të cilat datojnë mes shekujve 6 dhe 3 para erës sonë, ndërkohë që tre vende të tjera janë ende në fazën e verifikimeve. Ndërkohë që në vitin 2007 janë gjetur të tjera gjurmë të anijeve antike të mbytura në ujërat e vendit tonë. Pas këtyre kërkimeve, arkeologët kanë arritur në përfundimin se Shqipëria ka qenë një nyje shumë e rëndësishme për tregtinë e vendeve të tjera, pasi ujërat tona shërbenin për transportin e mallrave me anije që në antikitet. Këtu mund të përmendim Greqinë, Italinë, Afrikën e Veriut, pjesën perëndimore të Mesdheut etj. Ndaj Auron Tare, kordinatori i ujërave shqiptare, tha se "një thesar i vërtetë gjendet në ujërat e vendit tonë", i cili u zbulua gjatë gjashtë muajve të fundit të vitit të kaluar. Më tej arkeologët kanë pohuar se ishte hera e parë që u gjet një anije antike e një tipi të tillë dhe kaq e lashtë. Kjo gjë u bë e mundur në ujërat e detit Jon në Shqipëri. Në këtë anije u gjetën gjëra antike pafund, të cilat datojnë në shekuj shumë të hershëm, para erës sonë, përkatësisht në shekujt 2, 3 dhe 1. Madje, është pohuar se aty janë gjetur edhe gjurmë akoma më të lashta të cilat nuk janë datuar ende si dhe janë gjetur edhe copëza litarësh apo spiranca anijesh, të cilat informojnë se akoma më thellë mund të gjenden të tjera anije antike, mbase edhe më të hershme duke përbërë një thesar më të çmuar për vendin tonë si dhe për historinë e të gjithë kontinentit të Evropës.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#35

Post by Arta » Sat Feb 27, 2010 6:56 pm

Rrëshqitje të dherave në Apolloni, rrezikohet Muzeu

"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#36

Post by alfeko sukaraku » Sat Feb 27, 2010 8:35 pm

Arta wrote:Varrosja e historise ilire



.
ju lutem mjeshtrave qe munde te nxjerrin fotografi nga ky jutub te ndalojn pak videon ne minuten 1 e 23 sekonda edhe te nxjerrin ne foto ato sende metalore qe paraqiten pasi ne te me duket se dalloj germa te vjetra qe me fjale te tjera munde te vertetojn shume te dhena qe neve na interesojn direk...ju lutem.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4205
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#37

Post by Zeus10 » Sat Feb 27, 2010 9:37 pm

alfeko sukaraku wrote: ju lutem mjeshtrave qe munde te nxjerrin fotografi nga ky jutub te ndalojn pak videon ne minuten 1 e 23 sekonda edhe te nxjerrin ne foto ato sende metalore qe paraqiten pasi ne te me duket se dalloj germa te vjetra qe me fjale te tjera munde te vertetojn shume te dhena qe neve na interesojn direk...ju lutem.
Alfeko ato jane shkronjat e zakonshme qe eshte mbushur gjithe Mesdheu:

Image

qe ne i klasifikojme Etruske ose Pellazge:

Image
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#38

Post by Arta » Mon Mar 08, 2010 9:50 pm


Harresa zhduk simbolet e heroit te popullit

Ne marsin e 102 viteve me pare, Cerciz Topolli dhe ceta e tij, pasi vrane komandantin e xhandarmarise turke ne Gjirokaster, do te perballeshin me nje batalion te perbere nga me shume se 200 ushtare turq. Pavaresisht numrit shume here me te madh te ushtareve ne raport thuajse 1 me 40 Cerciz Topulli me te tijet munden te canin rrethimin. Kjo perplasje mbeti e shenuar, duke u njohur ne histori si Beteja e Mashkullores, me ne krye komandantin e Gjirokastres, Cerciz Topulli.

Por cfare ishte dikur dhe cfare eshte sot kapedan Cerciz Topulli.

Qe ne moshe te re Cerciz Topulli u be nje nga komandantet me ne ze te cetave shqiptare qe luftonin kunder pushtuesve osmane. Pak vite pas te 20 ai drejtonte luften thuajse ne te gjithe jugun e vendit e sidomos ne krahinat e Gjirokastres dhe Korces. Cercizi ishte pjese e komitetit te fshehte per Lirine e Shqiperise ne Gjirokaster.

Ne mars te vitit 1908 ceta e tij vrau bimbashin e Gjirokastres dhe me pas per me shume se 13 ore luftoi ne Mashkullore me ushtrine turke. Pas shpalljes se pavaresise se Shqiperise ne vitin 1912 u vu ne sherbim te qeverise se Ismail Qemalit dhe vazhdoi te luftonte per mbrojtjen e terresise territoriale te atdheut.

Ne 1915 ne moshen 35 vjecare Cerciz Topulli u vra ne Shkoder ne fushen e Shtoit nga forcat pushtuese malazeze. Eshtrat e tij u kthyen ne Gjirokaster vetem pas 22 vjetesh ne 1937 duke u varrosur ne krah te vellait Bajo Topullit ne memorialin qe gjendet ne hyrjen e vjeter te qytetit te tij te lindjes, Gjirokastres.

Rreth viteve 1970 ne te njejtin memorial u varrosen edhe atdhetaret e tjere Koto Hoxhi, Pandeli Sotiri dhe Andon Zako Cajupi.

Kjo germadhe eshte sot ajo c’ka ka mbetur nga memoriali qe ngrihet pas shkolles 9 vjecare “Andon Zako Cajupi”, ne Gjirokaster. Varret pa emer e mbi ta nje shqiponje e perdhosur qe ka humbur krenarine e saj.

“Pushtetaret qendrore ose bashkiake te mos hiqen shume patriote sepse nje symbol i kombit tone nuk kerkon ndonje fond kushedi te madh qe te behet restaurimi i tij”, shprehet drejtori i shkolles.

Memoriali i gjendur ne qender te nje debati pergjegjesie mes bashkise dhe monumenteve te kultures vazhdon te rrenohet perdite duke u kthyer nga simbol krenarie ne nje cep turpi te fshehur per Gjirokastritet qe mburren me figuren e kapedan Cercizit.

“Nje nga djemte simbol te Gjirokastres qe i ka dhene gjithcka madje edhe veten e tij kombit natyrisht edhe qytetit”, deklaron doktor Shyqyri Hysi, pedagog ne Universitetin Eqerem Cabej.

Nga memoriali udhetojme drejt shtepise se topullareve, nje shtepi e larte qe shtrihet ne nje pozicion strategjik nga ku mund te shohesh ne pellembe te dores thuajse te gjithe Gjirokastren.

Nusja e njerit prej niperve te Cercizit jeton ende ne kete shtepi ku jane shkruar faqe te rendesishme te historise se Gjirokastres e gjithe Shqiperise.

Vec mureve ku duken qarte shenjat e lageshtires, disa fotove a pikturave, pjesa me e madhe e shtepise eshte kthyer ne nje rrenoje. Stendat e ndertuara ndoshta nje dekade me pare thuajse po rrezohen. Kudo ndihen gjurmet e harreses.

“Kemi kerkuar edhe ne shtet dhe na kane thene se kjo eshte shtepi e mirembajtur deri me sot, do rregullojme shtepite qe jane ne rrezik shembje”, deklaron Makbule Topulli.

Ne kete shtepi jane rritur breza te tere te topullarajve mes te cileve Cercizi. Ketu mblidhej shpesh ceta e tij perpara se te kryente goditjet ndaj turqeve ne qytet. Ne kete shtepi u hartua edhe vrasja e Bimbashit ne vitin 1908.

“Nuk e dine fare c’eshte Cerciz Topulli, e c’ka qene Cerciz Topulli, c’vellezer ka patur e c’motra ka patur. Cerciz Topulli ka patur nje nene me kobure ne mes, nxirrte koburen e u thoshte burrave qe ikni e gjejini djemte e mij neper male”, thote Makbule Topulli.

E pavaresisht historise qe gjendet ne cdo cep e viteve te shumta qe mbart mbi shpine, shtepise muze nuk i eshte bere asnje rikonstruktim, fondet e fundit qe jane dhene per te i perkasin viteve te komunizmit me pas asgje, vetem premtime.

“Asnje fond dhe asnje te na kene sqaruar per dicka, te na thone do ta rregullojme a s’do ta rregullojme, do ta mirembajme a s’do ta mirembajme”, deklaron Makbule Topulli.

Cerciz Topulli ashtu si i vellai i tij Bajo Topulli, por edhe Andon Zako Cajupi, Koto Hoxhi e Pandeli Sotiri luftuan me pushke e me pene, jo vetem per Gjirokastren, por per pavaresine e te gjithe Shqiperise.

Luftuan pa ditur se 100 vjet me pas ai shtet per te cilin dhane nje jete te tere do t’i flakte ne cepa pa vlere duke shperfillur te shkuaren, duke hedhur menjane historine, duke anashkaluar luften qe ata bene, e mbi te gjitha duke perdhosur ne kete menyre nje pjese te forte te identitetit kombetar shqiptar.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#39

Post by Arta » Fri Mar 12, 2010 6:43 pm

Vlorë, ish-detarët : Nëndetëset objekte muze, jo shitje për skrap




Po se do te na shkruaj Saliu Epopene e tij! Edhe themi pse na ka humb historia, ja vete e kemi perdhsur!


Enrik Mehmeti

Nëndetëset shqiptare nuk mund të shkojnë për skrap. Nëse qeveria shqiptare kërkon që të merret seriozisht me këto nëndetëse, të shkatërruara tashmë nga mospërdorimi, duhet të gjejë një tjetër zgjidhje që mund t'i shërbejë edhe imazhit të vendit, për flotën e dikurshme luftarake detare. Nuk u ka pëlqyer detarëve të Vlorës vendimi i fundit i qeverisë, për shitjen për skrap të dy nëndetëseve të bazës së Pashalimanit, "Tufani" dhe "Vetëtima". Në fakt, dhe vetë Shoqata e Detarëve të Vlorës nuk ka pasur më parë asnjë lloj propozimi për nëndetëset, por në momentin që qeveria vendosi t'i asgjësojë ato, i kanë kërkuar nëpërmjet një letre të hapur ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, mosnxjerrjen jashtë përdorimit në mënyrë të tillë të dy nëndetëseve.

Letra

"Zoti ministër, jeni duke dërguar për skrap drejt një vendi mik, ish-krenarinë e ushtrisë, nëndetëset", e fillojnë letrën e tyre përfaqësuesit e Shoqatës Detare të Vlorës. "Mesa duket, një lajm i tillë bën pjesë në skenarin e mohimit, e përdhosjes pjesë-pjesë të historisë sonë në përgjithësi dhe atë të flotës ushtarake detare në veçanti. Ka prej nesh ish-ushtarakë të cilët që në rininë e hershme, të sapodalë nga bankat e Akademisë së Marinës ia përkushtuam dijen, aftësinë, jetën deri në pension, këtyre nëndetëseve. Kësisoj, e dimë mirë se tashmë ato funksionin luftarak e kanë përmbyllur. E dimë mirë, madje dhe kemi dhimbje për keqtrajtimin dhe pakujdesitë ndaj tyre, për t'i sjellë në atë gjendje që janë sot", - shkruajnë detarët në letrën e tyre. Por, pavarësisht gjendjes në të cilën këto nëndetëse janë, ata nuk mendojnë kurrsesi se ato mund të shiten për skrap. "Ndër shekuj, ekspeditat gërmojnë e zbulojnë, zhvarrosin relike që nga metalet e deri në enët prej balte për t'i afishuar nëpër muze. Dhe ja tek ne, mendje të 'prishura' kërkojnë të varrosin objekte të një rëndësie të veçantë që kanë lidhje jo vetëm me ish-aftësinë luftarake të një vendi, por duke përdhosur turpshëm aftësitë mendore, inteligjente profesionale, burrërore, psikologjike të një populli. Duke zhdukur prova dhe fakte të tilla, sikur duan të thonë se shqiptarët dinë vetëm të 'lidhin gomerë'. Ne mendojmë se tashmë njëra prej tyre duhet të mbetet në jetë (nga katër që ekzistojnë), sepse edhe si relike, ajo ka vlera të mëdha. Në Rusi, është një kryqëzor 'Aurora', që vlen si muze që prej vitit 1917 dhe përbën kureshtjen për mijëra e mijëra vizitorë ndër vite. Po tek ne, vallë do t'i flasë historisë së hershme të popullit tonë një nëndetëse muze?" - shtrojnë detarët pyetjen retorike, në fund të letrës së tyre drejtuar ministrit Imami.

Vendimi

Në datën 3 mars, qeveria shqiptare vendosi shitjen për skrap të dy nëndetëseve të ushtrisë shqiptare, të emërtuara "Tufani" dhe "Vetëtima". Sipas vendimit të qeverisë, ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e vendimit. Sipas të dhënave nga Ministria, "Vetëtima" mban numrin 334, me tonazh skrap, çeliqe dhe bakër 650 ton, si dhe nëndetësja "Tufani" me numër 332, me tonazh skrap, çeliqe dhe bakër, edhe kjo 650 ton. Nga burime të ushtrisë mësohet se është fjala për infrastrukturën ushtarake të nxjerrë nga përdorimi me vendimin e qeverisë së datës 26 shtator 2002, me numër 444, firmosur nga ish-kryeministri i kohës, Fatos Nano.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#40

Post by Arta » Wed Mar 17, 2010 11:18 pm


Gërmimet në muret e Kalasë së Tiranës kanë humbur vlerat arkeologjike dhe ato historike pasi janë kryer në mënyrë primitive, me ekskavator nga firma që po kryen punimet në rrugë pa respektuar kriteret arkeologjike.

Ekspertë të fushës akuzojnë institucionet shtetërore përgjegjëse për kryerjen e punimeve pa praninë e arkeologëve.

“Ka dëmtuar gjithë materialin arkeologjik pasi është gërmuar me ekskavator. Kemi humbur shansin për një debat për kalanë, sepse një njeri ka shkatërruar gjithcka, asgjë nuk mund të identifikohet më”, është shprehur specialisti, Artan Lame.

“Janë bërë nën mbikëqyrjen e specialistëve. Aty bëhet fjalë për fragmente të mureve ekzistues. Me evidentimin e këtyre themeleve do mbahet një qëndrim i ri”, pohoi Shpresa Prifti nga Instituti i Monumenteve.

“Nuk lejohet gërmimi me ekskavator. Ne nuk jemi thirrur”, deklaron Skender Muca nga Instituti i Arkeologjisë.

Këshilli i Europës ka akorduar fond të posacëm për kalanë e Tiranës tashmë i shpallur monument kulture dhe për rrugën në anë të saj. Por sipas ekspertëve, projekti është devijuar.

“Ka një tjetër problem që është më i dhimbshëm sepse janë para që po harxhohen së prapthi. Para se të dilnim në nivelin mesjetar, muret duhet të dilnin 1 metër mbi lartesinë. Në vend që të dilnin në pah, muret e kalasë u groposën”, tha Lame.

Ekspertë të fushës bëjnë thirrje për ndërpreje të punimeve ndërkohë që në institucionet përkatëse fshihen të gjithë duke thënë se projekti është i Këshillit të Europës. Ndërsa nuk dihet nëse ekspertët e këtij të fundit i kanë parë ndonjëherë rrënojat e kalasë dhe projektin.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#41

Post by Arta » Mon Mar 29, 2010 6:17 pm

Përmet, muze në kushtet e shtëpisë


Historia e Kristaq Cullufës një banor i zakonshëm i qytetit të Përmetit, por që mbart vlera të jashtëzakonshme nga historia në banesën e tij private.
Me objekte të vjetra , të cilat i ka grumbulluar në vite dhe i ka radhitur estetikisht në një nga dhomat e shtëpisë së tij , ai ka krijuar një muze kushtuar traditës dhe historisë së popullit shqiptar.

“Kam 10 vjet që jam marrë me këtë punë dhe arsyeja është se kur pashë që në fshtatrat tona vinin të huaj dhe donin si e si të shihnin gjëra të vjetëra dhe atëherë më lindi ideja të grumbulloj vetë këto gjëra. Me këtë rast tregoj dhe kulturën e familjes time, të fshatit tim, të qytetit tim dhe të Shqipërisë, me sa kam mundësi. ” tregon Kristaqi.
“më të shumtat i kam gjetur në fshatin tim, i kam gjetur të flakura nëpër plehra dhe shumë të tjera i kam gjetur teksa njerzit i shpinin ëpr ti shkrirë për hekur ose për bakër. Kur vi nga puna unë rri të paktën 2 orë këtu . Kjo është një clodhje për mua, kjo është klënaqësia ime shpirtërore.” shprehet kristaqi.

Sapo i sheh objektet e ndryshme qindra vjecare të vjen në kujtesë melankolinë e viteve të shkuara për një popull të tërë.
Duke krijuar këtë traditë në banesën e tij, personazhit tonë i bashkohet dhe mirëkuptimi i bashkëqytetarëve të cilët herë pas here nuk ngurojnë tja japin objektet e vecanta që trashëgojnë për ti bërë pjesë të minimuzeut. Ndërsa të huajt mjaftohen me fotografi pa fund të objekteve të rralla nga historia e Shqipërisë.
(e.n/news24/BalkanWeb)
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#42

Post by Arta » Sun Apr 04, 2010 6:13 pm

"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#43

Post by Arta » Wed Apr 07, 2010 1:34 pm



Pse ne nuk na gjendet historia, mbasi e shkullim vete nga rrenjet dhe nuk kemi respekt per te!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3809
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#44

Post by Arbëri » Fri Apr 09, 2010 6:48 pm

Gjenden 20 monedha nga periudha e Maqedonisë së lashtë


Image

Rreth 20 monedha me figurën e Filipit të Dytë të Maqedonisë dhe të mbretërve të tjerë të lashtë maqedonas, janë gjetur këto ditë në lokalitetin “Muret e Ciklopit” që gjendet mbi rrugën Ohër-Strugë. Lajmi u konfirmua për ALSAT, nga drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Historike, Pasko Kuzman. Është zbuluar edhe depoja me rreth 1 000 shigjeta,- thotë Kuzman,- sipas të cilit bëhet fjalë për zbulimin ekskluziv në këto hapësira. Zbulimet konfirmojnë supozimet se kjo kështjellë filloi të ndërtohej pas vitit 358 p.e.s. kur Filipi i Dytë me ushtrinë e tij përshkoi këto rajone, ndërsa lokaliteti “Muret e Ciklopit” shërbyen për shumë kohë si pozicion strategjik për ushtrinë e tij.
‘Në monedha, paraqiten figurat e Filipit të Dytë dhe të sundimtarëve të tjerë pas tij. Ende nuk janë pastruar sa duhet, por në disa shihet figura e Filipit të Dytë. Kjo është koha e Maqedonisë antike. Ajo ishte dominuese gjatë gjithë kohës që ekzistoi. Janë zbuluar, jo vetëm monedha, por edhe shumë sende të tjera të asaj periudhë, fibul bronzi, enë qeramike. Në pjesën e Akropolit është gjetur depoja me rreth 1 000 shigjeta, që ishin vendosur në një vend. E gjithë kjo tregon se bëhet fjalë për një fortesë ushtarake”, sqaron Pasko Kuzman, drejtori i Drejtorisë për Trashëgiminë Kulturore.
Këto të dhëna janë të rëndësishme, jo vetëm për shkencën, por edhe për ofertën turistike të rajonit të Ohrit dhe Strugës. Gërmimet pranë lokalitetit “Muret e Ciklopit” do të vazhdojnë më 15 prill. Nga Drejtoria për Trashëgiminë Kulturore paralajmërojnë se së shpejti, këto zbulime do të bëhen publike për adhuruesit e arkeologjisë dhe historisë.
http://alsat-m.tv/lajme/kulture/33608.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3809
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#45

Post by Arbëri » Sun Apr 18, 2010 7:35 pm

ICAA Review 2000-2007

Image

Archaeology in the 21st Century: ICAA 1999-2007 is the latest publication by the ICAA. It details the achievements of the Centre since its foundation in 1999 and gives an overview of the extensive project work the ICAA teams have undertaken in that time. Drawing together highlights from all of the Centre’s Packard Humanities Institute-funded projects, the book reviews the work of the researchers in the ICAA, the Albanian Rescue Archaeology Unit, the Cultural Heritage Unit and the Gjirokastra Conservation and Development Organisation. It describes the successful student training programmes that have created a new generation of Albanian archaeologists, as well as the network of partnerships forged with overseas universities. In particular, successes such as the opening of the Kamenice Tumulus heritage site are discussed as well as the extensive programme of surveys and excavations undertaken in and around Durrës that have saved valuable parts of the city’s threatened archaeological record from destruction. The review is forward looking and it is hoped that the ICAA will strengthen its role as a key institution in Albania.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Arkeologji, antropologji”