Page 22 of 22

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Tue Apr 28, 2020 9:17 am
by TeuAL
Junia Rufina
Ne nje artikull(ngjitur) te shkruar ne faqen www te Universitetit te Alicante, flitet per zbulimin, ne nje mauzoleum antik te nje qyteti Hispano-Roman te shek 1 - 2 te eres sone, te nje shkrimi qe lidhet me nje grua aristokrate Romake e quajtur Junia Rufina dhe qe ka jetuar ne qytetin antik Baelo Claudia(Hispania). Ne po ate vend, dy vjet me pare, eshte zbuluar statuja e nje gruaje aristokrate te ciles mendohet se i perket shkrimi.

Nje grua me te njejtin emer, e te njejtes origjine dhe shtrese shoqerore dhe e te njejtes periudhe kohore, ka jetuar ne Butrint ku ka shkruar emrin e saj tek burimi qe sot mban emrin e saj (Burimi i Junia Rufines ne Butrint). Te kene lidhje?

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Fri May 22, 2020 3:51 pm
by TeuAL
Per here te pare zbulohet ne gadishullin Iberik nje manastir Bizantin(shek_6, Justiniani). Rrenojat jane zbuluar prane qytetit Alicante ne bregdetin jugor te Spanjes. Theksohet fakti se zbulimi zgjeron harten qe njihej te influences te pushtetit te Bizantit. Artikulli ngjitur eshte i Janarit 2020.

Re: Lajme Arkeologjike-Durres -Degrand_&_ Espérandieu

Posted: Thu Sep 10, 2020 1:43 am
by TeuAL
Ne botimin:
Title: Recueil général des bas-reliefs de la Gaule romaine. 12.
Author: Émile Espérandieu, Raymond Lantier
Publisher: Éd. du Comité des Travaux Histor. et Scientifiques, 1947
--------------------------------
flitet per nje bas-relief antik(ne ngjitje) te gjetur ne Provence, France. Autoret mendojne qe paraqet nje skene gjymtimi te dhunshem, primitiv, dhe sqarojne se arkeologet kane gjetur objekte te ngjashme, nder te tjera, edhe ne Durres.

Ndoshta e kane fjalen per objektin e permendur nga Degrand ne:
-----------------------
Title: Souvenirs de la Haute-Albanie
Authors: Alexandre Degrand, Jules Alexandre Théodore Degrand
Publisher: H. Welter, 1901.
-----------------------

vijon . . .

Re: Lajme Arkeologjike-Durres -Degrand_&_ Espérandieu

Posted: Thu Sep 10, 2020 1:53 am
by TeuAL
. . . vijon

Ngjitur eshte pamja e nje objekti arkeologjik te cilin Degrand e ka pare ne Durres. Ngjitja eshte nga libri:
Title: Souvenirs de la Haute-Albanie
Authors: Alexandre Degrand, Jules Alexandre Théodore Degrand
Publisher: H. Welter, 1901
-------------------------------------

Te jete ky objekti nga Durresi qe permendet ne librin e Émile Espérandieu dhe Raymond Lantier ne postimin me lart?

vijon . . .

Re: Lajme Arkeologjike-Durres -Degrand_&_ Espérandieu

Posted: Thu Sep 10, 2020 2:06 am
by TeuAL
. . . vijon

A mendoni qe objekti nga Durresi, qe permendet ne librin " Recueil général des bas-reliefs de la Gaule romaine ", te jete objekti qe Degrand ka pare ne Durres ?
Ne qofte se eshte i njejti, atehere, cfare kuptimi ka nje objekt qe paraqet nje skene gjymtimi te dhunshem primitiv ne mes te nje qyteti te nderuar si Durresi?

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Sun Sep 27, 2020 9:26 am
by TeuAL
Pamje Satelitore Terheqese

Ne pamjet ngjitur, diku ne jug te Fushe-Arresit, duken rrenoja. Te jene gjurme te ndonje vendbanimi(keshtjelle) te lashte apo ndonje fshat i braktisur per tu vendosur me ulet dhe prane rruges?

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Wed Oct 07, 2020 8:03 am
by TeuAL
Tempuj, para rreth 2000 vjetesh, ne Durres.


. . . Prashniker tregon nje monument(ngjitur), te zbuluar ne Durres , qe nderon kujtimin e nje qytetari (L. Papio), i cili, nder te tjera, dha ndihmese ne ndertimin e tempullit te Minerves ne qytet Ngjitja eshte nga libri:
- - - - -
Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro. Von C. Praschniker und A. Schober
by Praschniker, Camillo, 1884-; Schober, Arnold, 1886-
Publication date: 1919
Publisher: Wien In Kommission bei A. Hölder

http://archive.org/details/archologisch ... ld+SCHOBER
- - - - - -

vijon . . . .

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Wed Oct 07, 2020 8:28 am
by TeuAL
. . . vijon

Tempull Prane Portit ne Durres sic Tregohet ne Kolonen e Perandorit Trajan


". . . ne Durres, prane portit, ne nje shesh qe ndodhet brenda nje portiku dykatesh, pas te cilit ndodhet nje portik katerkendor me nje TEMPULL ne mes, ka dale nje numer i madh qytetaresh per nder te Trajanit, i cili sapo ka zbritur nga anija ". Citimi dhe pamja ngjitur jane nga libri rreth kolones se Trajanit(Perandori Trajan (53-117) pas Krishtit) :
- - - - - -
NAME(S):*Coarelli, Filippo, 1936-
TITLE(S): La Colonna Traiana / Filippo Coarelli ; presentazione
di Paul Zanker ; appendici di Bruno Brizzi, Cinzia
Conti, Roberto Meneghini
PUBLISHER: Roma : Colombo : Istituto archeologico germanico, 1999.
DESCRIPTION: viii, 273 p. : ill. (some col.) ; 30 cm.
- - - - - - -
vijon . . .

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Wed Oct 07, 2020 8:38 am
by TeuAL
. . . vijon

Per te plotesuar postimin e fundit, po ngjis te kater panelet(nga i njejti liber) qe tregojne pamjet nga Durresi ne kolonen e Trajanit.

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Fri Oct 16, 2020 10:15 am
by TeuAL
. . . vijon

Po ngjis pamje nga Kolona e Trajanit ku tregohet nje port lumor ne Danub. Portit i sherbejne edhe kulla vrojtim-sinjalizimi ku sinjalizimi behet me pishtare. A jane gjetur gjurme mijeravjecare kullash te tilla prane bregdetit ne Durres ?

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Mon Oct 26, 2020 10:39 am
by TeuAL
Ne ngjitje eshte nje steme heraldike qe Heuzey e pa ne muret prane portes se madhe ne Durres gjate vizites se tij ne mes te shekullit 19.
------------------ Libri -----------------------
Title Mission archéologique de Macédoine: Texte [-planches]
Authors Léon Heuzey, Honoré Daumet
Publisher Firmin-Didot, 1876
-------------------------------------------------

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Mon Oct 26, 2020 11:23 am
by TeuAL
Po ngjis nje pamje te Durresit(mesi shek. 19), huazuar nga libri i Heuzey, ku shihen fortifikimet e pjeses verilindore. Ne kete pamje, shume te njohur, duken shume qarte kullat dhe muret ne verilindje te qytetit dhe per kete arsye une po e sjell perseri ne forum. Ngjitja eshte nga libri qe vijon:
----------------- Libri --------------------
Title: History of Rome and the Roman People: From Its Origin to the Establishment of the Christian Empire, Volume 3, Issue 1
Volume 3, Part 1 of History of Rome and the Roman People, Victor Duruy
History of Rome and the Roman People: From Its Origin to the Establishment of the Christian Empire, Victor Duruy
Author: Victor Duruy
Editor: John Pentland Mahaffy
Publisher: Kegan Paul. Trench & Co., 1884
-----------------------------------------

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Sat Oct 31, 2020 8:46 am
by TeuAL
TeuAL wrote:
Fri Oct 16, 2020 10:15 am
. . . vijon

Po ngjis pamje nga Kolona e Trajanit ku tregohet nje port lumor ne Danub. Portit i sherbejne edhe kulla vrojtim-sinjalizimi ku sinjalizimi behet me pishtare . . .
Tek kolona e Trajanit, pamja e kullave te vrojtim-sinjalizimit si dhe stivat me dru qe i shoqerojne, me kujtojne pamjet nga kullat antike ne Butrint. Pamjet ne ngjitje jane nga botimet e fondacionit Butrinti. Tek vepra e H. Cook duken stivat me dru, ne te dyja anet e Vivarit, njera eshte prane kulles se madhe te vrojtimit. Tek vepra e Beresford, tek kulla e madhe e vrojtimit, duket nje si tarace ose ballkon ne vend te catise. Tek pamja e sjelle nga Ugolini duket nje kulle saktesisht perballe kulles se madhe, pra jane dy kulla buze ujit, nje ne cdo ane te Vivarit.

Po ashtu, pergjate Vivarit jane ende rrenoja te kullave vrojtuese. Te jene perdorur kullat e Butrintit si kullat e vrojtim-sinjalizimit qe paraqiten tek kolona e Trajanit ?

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Mon Nov 02, 2020 5:15 am
by TeuAL
TeuAL wrote:
Fri Oct 16, 2020 10:15 am
. . . vijon

Po ngjis pamje nga Kolona e Trajanit ku tregohet nje port lumor ne Danub. Portit i sherbejne edhe kulla vrojtim-sinjalizimi ku sinjalizimi behet me pishtare. A jane gjetur gjurme mijeravjecare kullash te tilla prane bregdetit ne Durres ?


Ne ngjitje tregohet nje strukture ndricuese - nje platforme cilindrike guri qe mban lart zjarr(per te ndricuar) me qellim qe te ndihmoje anijet te hyjne ne port. Figura eshte nga studimi : " Ancient Lighthouses by Ken Trethewey " botuar ne http://www.researchgate.net.

Shenim: kjo strukture ndricuese portuale, jo far, me ngjason me nje te zbuluar nga arkeologet ne Durres.

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

Posted: Mon Dec 07, 2020 10:22 am
by TeuAL
Po citoj pjese nga nje artikull qe flet per zbulime arkeologjike ne Butrint.

Perpunimi i midhjes ne Butrint ne shekujt V dhe VI pas Krishtit
--------------------------------------------------------------------------------
Objekte arkeologjike, te tilla si psh nje grep, salce peshku ne nje ene ose mbetje skelet peshku, tregojne aktivitet peshkimi.
Shtresa qe permbajne guaska midhjesh, nje vater zjarri dhe nje mbajtes uji, te cilat jane gjetur gjate germimeve tek shtepia e tregtarit(prane Trikonkes) ne Butrint, jane prove se ne Butrint, ne shekujt 5 dhe 6 pas Krishtit, peshkohej dhe kryhej perpunim i produkteve te detit.

1. "Shtresa me midhje(fig.2)" permban guaska dhe copeza enesh prej balte qe datojne nga fundi i shek.4 deri ne mesin e shek. 6.
2. Vatra e zjarrit(prane deres se dhomes) eshte gjysem rrethore dhe e ndertuar me gure.
3. Ujembajtesi rrethor (diameter 1.50m, lartesi 0.40m) eshte i ndertuar me gure gelqerore te lidhur me llac. Aty u gjeten depozitime te shkrifeta ne ngjyre te zeze dhe bardhe/gri, guaska te thyera, gure gelqerore, copa tjegullash dhe nje shtrese tjeter prej enesh balte te cerekut te dyte te shek. 6.

Deri tani, aty prane shtepise se tregtarit(vendperpunimi i midhjeve), nuk jane gjetur objekte te tjera peshkimi, si p.sh. grepa ose pesha per rrjeta dhe as ene per mbajtjen e salces se peshkut. Ne mesdhe jane gjetur edhe gjurme te perdorimit te rrjetave te peshkimit te instaluara, pra fikse. Ka te ngjare qe te tilla metoda te jene perdorur nga peshkataret qe furnizonin me midhje shtepine e tregtarit ne Butrint. Deshmi te aktivitetit te peshkimit ne Butrint ka edhe nga periudhat e tjera.

Prania e ujit te embel te fresket eshte domosdoshmeri ne procesin e perpunimit te peshkut. Zbulimet arkeologjike(Spanje, Portugali) kane deshmuar ndertimin e impianteve antike te perpunimit te peshkut prane lumejve, burimeve ose ujesjellesve ne menyre qe te kishin uje te embel te fresket, pa nderprerje.

Ujembajtesi i vogel ne shtepine e tregtarit, mund te jete perdorur per ujin e embel te fresket qe duhej per perpunimin e midhjes sepse daton te njejten kohe me vatren e zjarrit dhe me shtresen qe permban guaska. Afersia ne vendosje e vatres, ujembajtesit dhe shtreses me guaska mbeshtet kete mendim. Dimensionet e vogla te vatres, ujembajtesit dhe hapesires ku kryhej perpunimi i midhjes na bejne te mendojme qe ketu, ne shtepine e tregtarit, kryhej perpunim per konsum ne sasi te vogla.