"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme Arkeologjike/Historike

Arkeologjia dhe antropologjia janë disiplina të rëndësishme në fushën e historise, sillni të dhëna për to dhe zbulimet e bëra për një vështrim të bazuar të historisë.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3799
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#46

Post by Arbëri » Fri Apr 23, 2010 7:31 pm

The Dictionary of Archaeology

Image
In July 2009 Albanian Heritage Foundation published the Dictionary of Archaeology, a book by Ardit Miti and Eglantina Serjani. This book was enabled with the financial support of the Packard Humanities Institute and the strong support of the scientific director of the foundation, Professor Richard Hodges. It is the first initiative on the publication of a dictionary of terms in Albanian archaeology. The book will be a useful instrument for the students and the young archaeologist as well as for the people who are interested in archaeology and cultural heritage, which through this book will easily understand and get to know the terminology. The dictionary includes 1983 terms, which vary from the historical and geological periods, facts and events, peoples and tribes, human evolution, religion, biography of kings, empires, researchers etc, states and institutions, sites, monuments, artefacts, theory and practices to the helping disciplines of archaeology, some of which are for the first time introduced to the Albanian readers, especially to the students and the young archaeologist.
Some of the terms are presented with illustrations (172 figures) and two tables, one of the historical periods and the other of the geological periods of the earth. The tables are set in scale in order to give the idea of the extensions of the periods, cultures and archaeological sites in space and time.
This dictionary tents to have not only a descriptive character but it goes beyond it, being more interpretative, particularly in those terms that explain the archaeological and cultural heritage of Albania.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3799
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#47

Post by Arbëri » Fri Apr 23, 2010 7:36 pm

Historianët: Maqedonia po shkatërron kulturën ilire

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#48

Post by Arta » Sun May 09, 2010 4:23 pm

Krujë, kisha e Dervenit në rrezik, mbulohet nga uji


KRUJË- Monumentet e kulturës janë objekte të cilat për nga rëndësia dhe statusi i tyre përfitojnë një kujdes të vecantë, por jo gjithnjë ndodh kështu. Këto janë rrënojat e një kishe të vjetër, në fshatin Derven të Krujës, që u zbulua rastësisht rreth 3 vjet më parë, gjatë punimeve për ndërtimin e një kishe të re.

Zbulimi i saj ishte në listën e monumenteve të kulturës, por gjendja aktuale e rrënojave dëshmon mungesën e kujdesit. Këto piktura murale dhe afreske sot janë tërësisht të padukshme, për shkak të nivelit të ujit që ka mbuluar rrënojat. E vetmja gjë që mund të shihet thuajse lehtësisht, është tabela monument kulture, e cila të rikujton se kjo kishë sipas specialistëve daton rreth 1 mijë vjet më parë.

E ndërsa në ditët e sotme dhe në të ardhmen, ky do të ishte një objekt tërheqës për vizitorët. Ata kanë një arsye më tepër për të mos e parë, pasi nëse nuk do të ndërhyet, lagështira, uji dhe balta do të kenë rrënuar gjithcka.
(m.a/News24/BalkanWeb)
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#49

Post by Arta » Wed May 12, 2010 6:41 pm

Helsinki, celet ekspozita e Marubit



Ja pra shyqyr qe keta te huajt na shikojn nga pak, se harrami yne e terrorizoi institutin e Marubit! :evil:
Në Muzeun e Kulturave të Helsinkit ku janë paraqitur copëza të realitetit shqiptar nëpermjet fotove te Marubit.

Kjo është ekspozita e pare e kësaj gjinie në vendet skandinave. Ekspozita është pjesë e projekteve të Organizatës FAVA, e cila punon për të përmirësuar gjendjet e artit në Shqipëri dhe per t’a bërë të njohur atë në botë. Eshte ideuar nga finlandezja Lea Cristina, bashkëshortja e ish ambasadorit amerikan në Shqipëri, e cila gjatë qëndrimit të saj në vendin tonë, u njoh edhe me punët e Marubit dhe vendosi t’i cojë ato në Finlandë për të treguar një pjesëz të kulturës shqiptare.

Ekspozita, e cila u cel nga konusllja e pergjithshme e nderit ne Finlande, Liliana Verdha, eshte e perbere nga rreth 70 foto te Marubit, te ndara ne tre kategori; ato te portreteve, te veshjeve tipike dhe te peisazheve shqiptare. Pjese e saj ishin edhe objekte ballkanase, nje pjese e te cilave shqiptare.

“Me duket shume terheqese, sepse ka nje influence te forte te te gjithave kulturave te Shqiperise, por edhe ato europiane. Keto foto jane si dritare te Shqiperise se vjeter”, shprehet fotografi Hannu Sinisalo. Arkitekti i sapodiplomuar Elian Stefa paraqiti dokumentarin “Kerpudha cimentoje”, pjese e projektit “Concrete Mushrooms”, qe trajton mundesite e ndryshme per te kthyer bunkeret ne objekte turizmi e jo vetem. Ekspozita do te qendroje e hapur ne Helsinki deri ne fund te vitit me mundesite per te levizur me pas edhe drejt Amerikes dhe Danimarkes.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#50

Post by Arta » Tue May 18, 2010 12:35 am



Pak vetë kanë dëgjuar të flitet për fshatin Sinë të Dibrës, vendi ku në majin e 605 viteve më parë ka lindur heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Fshati thuajse i panjohur gjëmon në çdo cep të tij nga legjendat e kastriotëve, zotërve të shumë tokave në këto anë. Por përkundër historive të mbartura brez pas brezi së bashku me krenarinë e banorëve të zonës, nga Skënderbeu në Sinë ka mbetur vetëm një kthinë e harruar.

Shume zona ne Shqiperi kane pretenduar origjinen e tij, por studimet e hollësishme te mbeshtetura me se shumti ne memoranden e Gjon Muzakes, bashkohes i Skenderbeut dhe kusheri i pare i se shoqes Donikes, mbeshteten nje teze te vetme ate te origjines dibrane te heroit kombetar. Dikur quhej Sinje dhe se bashku me fshatin tjeter, Gardhi i Poshtem zoteroheshin nga Pal Kastrioti, gjyshi i Skenderbeut. Heroi kombetar ka lindur dhe ka kaluar vitet e para te femijerise se tij pikerisht ketu ne kete fshat rreth 40 minuta nga qyteti i Peshkopise.

Pas pranimit te tezes mbi origjinen dhe vendlindjen e tij, ne vitin 1985 rregjimi i kohes ngriti nje muze pikerisht ne Sine. Deri ne fillim vitet 1990 per te kujdesej kundrejt pageses nga shteti nje prej banoreve te fshatit, por kjo nuk zgjati shume. Pas shkarkimit te tij diku nga 1992 muzeu nisi tatepjeten dhe gjithcka filloi te shkaterrohej duke e katandisur ne kete gjendje qe eshte sot.

Banoret e fshatit te thone me mburrje se jane pasardhes te kastrioteve apo te luftetareve besnike qe qendronin krah tij. Por vrrulli u pritet shpejt sapo i pyet per muzeun e heroit.

“Me fondet tona s’mund ta rregullojme se me deshire kemi qejf ta bejme edhe me te mire sesa te Krujes se eshte vendlindja, po shteti s’ka vene dore”, thotë një banor.

Eshte e veshtire, thuajse e pamundur te gjesh qofte edhe nje send qe ti kete shpetuar kohes apo dores shkatërrimtare te njeriut. Sipas banoreve, tashme prej disa vitesh ketu nuk vjen me askush, pervec nje vizitori te pazakonte qe duket ketu vetem ne pranvere.

“Le te vijne ta rregullojne, ta bejne, te vijne te shohin dhe turiste te huaj e vendas, se ku ka qene vendlindja e Skenderbeut, po ketu s’kane cfare te shohin”, thotë banori.

Pak dite me pare u mbushen plot 605 vjet qe prej lindjes se Skenderbeut e ne fshat nuk munguan te vinin per nje ceremoni te vogel edhe shtetaret lokale, te cilet sipas banoreve perveç fjaleve te rastit nuk thane asgje me shume. Ashtu sic erdhen edhe iken mesaduket pa ju vrare aspak syte nga gjendja e muzeut ketu ne shtepine e heroit te madh.

“Tek ky muze duhet te vere dore dikush dhe te rindertohet, te kete lezet si muze, po ky eshte bere si shpelle pellumbash, une aty ku mbaj delet eshte me mire sesa muzeu”, thotë banori.

Jehona e deshirave te paskrupullta politike e mediatike te qarqeve te caktuara qe synojne ta kthejne Skenderbeun njehere ne serbo-sllav, njehere ne grek e nje here ne turk, ka mberritur edhe ketu ne Sinen e vogel.

“Po flasin vende te tjera qe duan ta marrin Skenderbeun dhe ne duhet te jemi krenare dhe eshte nje gje teper e çmuar, teper e nderuar per brezin tone dhe per brezat e ardhshem”, shpreson banori.

Dhjetra historiane, publiciste e shkrimtare te huaj e shqiptare kane shkruar per Skenderbeun duke e kthyer figuren e tij ne nje mit qe kalon kufijte e Shqiperise, jehone qe sigurisht me pak kujdes do mund te kthente ne nje destinacion historik me vlera te rralla edhe fshatin e tij te lindjes ku kaloi thuajse 9 vite te femijerise e ku vazhduan te jetonin kastriotet. Pikerisht ne keto vise u kthye Skenderbeu pasi u largua nga ushtria osmane. Qe ketu se bashku me kaloresit e tij u nis drejt Krujes ku ngriti flamurin me shkaben dykrenare. Nga Sina sot e harruar nisen 25 vitet ndoshta me te lavdishme te kombit shqiptar.

“Ta ndertojme njehere, ta mbajme, ta ruajme dhe ta kemi te perhershem se ai eshte nje hero qe Shqiperia po se po, por e gjithe bota e kujton ate, ai eshte hero i te gjitheve”, thotë banori.

“Deshira jone per fshatin Sine, do te ishte qe muzeumi te rikonstruktohej te vihej nje person ndoshta me page minimale per ta mirembajtur, te rregullohej rruga, atehere do krijohej mundesia qe edhe turistet te vijne, njerezit te vijne lirisht”, shton ai.

E megjithate u bene tashme 20 vjet qe muzeu eshte ne meshire te fatit, çelesi i te cilit kalon dore pas dore e banoret te tregojne se ka ndodhur qe ndonje vizitor i papritur te detyrohet te kaloje edhe nga njera prej dritareve per te gjetur me pas brenda asgjene shkatërrimtare.

“Ai ka qene nje burre shteti, me nje fjale Skenderbe s’ka me, nje Skenderbe ka qene”, thotë banori.

Nje Skenderbe ka qene dhe do te mbetet ne historine e popullit shqiptar, pavaresisht neglizhences dhe harreses se politikes qe shkel mbi historine, mbi simbolet, mbi vlerat, mbi Sinen fshatin e vogel dibran. E kjo ndodh sepse shumica e prijesve te sotem pretendojne mes imagjinates ekstreme e perdhosjes se kultures se nje kombi se edhe ata mund te behen Skenderbej, Ismail Qemalë, burra shteti. Nje deshire qe sigurisht do te mbetet thjesht fantazia ekstreme e nje tufe njerezish qe deri tani ne drejtim te shtetit shqiptar kane koleksionuar vetem deshtime.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Illyrian
Regular Member
Regular Member
Posts: 54
Joined: Sat Mar 13, 2010 4:31 pm
Gender: Male
Location: United Kingdom

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#51

Post by Illyrian » Wed May 19, 2010 12:01 pm

Dëmtohet amfiteatri i Apolonisë

Në Apoloninë antike të Fierit është dëmtuar rëndë amfiteatri, ky dëmtim është shkaktuar nga aktiviteti “Shqipëria është kulturë” i cili ishte organizuar në parkun arkeologjik.

Disa muaj para se të mbahej ky aktivitet është përfolur për një ndërhyrje të domosdoshme në ketë amfiteatër, si pasoj e rrëshqitjes së dheut por nuk është ndërmarrë asgjë në këtë drejtim, ndërsa nga mbi ngarkesa e pjesëmarrësve gjatë aktivitetit në fjalë janë dëmtuar rëndë shkallët dhe një pjesë e mirë e amfiteatrit.

Për këtë problem specialisti i parkut arkeologjik “Apolonia”, Admir Xhela thotë: “Dëmtimet janë në shkallare e po ashtu edhe në murin rrethues të odeonit. Një pjesë e tullave janë zhvendosur dhe janë shkulur nga vendi i mëparshëm, sipas marrëveshjes me organizatorët e spektaklit dhe aktivitetit, në bazë të kontratës ata duhet të zhdëmtojnë të gjitha ndërhyrjet dhe dëmet”.

Po ashtu në kontratën midis parkut arkeologjik dhe organizatorëve të aktivitetit kulturor të lartëpërmendur është parashikuar edhe restaurimi i vlerave të dëmtuara, por në këtë sezon turistik të filluar ende nuk dihet data dhe dita e fillimit të restaurimeve të gjitha dëmtimeve që janë të dukshme sot afro 10 ditë pas mbylljes së aktivitetit “Shqipëria është Kulturë”.

http://www.gjuhashqipe.com/lajmetari/la ... px?id=1840
I was here when time began, I will be here when it ends!

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#52

Post by Arta » Wed May 26, 2010 2:20 pm



O vella, po kujt minister kulture i ben thirrje ti?! Ai eshte turp qe ka gen Vlonjati, duhet te merret ne pyetje para se te futet ne Vlore ti jepet viza.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#53

Post by Arta » Tue Jun 01, 2010 1:52 am

"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#54

Post by Arta » Wed Jun 16, 2010 3:04 am

Zbulohet thesari më i madh i monedhave ilire në Evropë.

Me rastin e fillimit të sezonit të gërmimeve arkeologjike që zhvillohen në kuadër të projektit :”Risinium-prijestonica kraljice Teute”(Risiniumi-selia e mbretëreshës Teutë) të cilin tash e 11 vjet e realizojnë bashkërisht arkeologët malazias dhe ata polak, në Risan të Bokës së Kotorit në Mal të Zi , në lokalitetin Carine u zbulua thesari i monedhave ilire i në një enë prej balte të pjekur.

Në enë janë gjetur mbi 4600(katër mijë e gjashtëqind) monedha me legjenda(mbishkrime) që tregojnë që i kishte prerë mbreti ilir Balaj ose Balej(gr.Balaios).Monedhat i përkasin periudhës ilire dhe datohen në shekujt III-II para erës sonë kur Risiniumi antik ishte seli mbretërore në kulm të zhvillimit ekonomik.

Sipas arkeologut polak Pjotër Diçek nga Universiteti i Varshavës ky është thesari me i pasur (me numër më të madh të monedhave të zbuluara në një vend) i gjetur deri tash në Europë. Duket se monedhat janë fshehur në rast të ndonjë rreziku në të mirën, për kët flet edhe fakti që ena me monedha është zbuluar në lokalitet me 4 shtresa, njëra nga të cilat ka gjurmë të djegies (ndoshta si pasojë e veprimeve luftarake).

Zbulimi i këtij thesari dëshmon pos të tjerash që Risiniumi ishte jo vetëm seli mbretërore e Teutës, por më vonë edhe seli e mbretërve të tjerë ne mesin e të cilëve ishte edhe mbreti Balaj i cili sundonte nga ishulli Faros (Hvari i sotëm në Dalmaci) por duket se për një kohë kishte selinë edhe në Risinium ku edhe sipas të gjitha gjasave kishte dhe punëtorinë monedha-prerëse në të cilën preheshin monedhat të cilat bartnin emrin të shoqëruar me titullin mbretëror të mbretit Balaios.

Image
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4190
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#55

Post by Zeus10 » Wed Jun 16, 2010 12:22 pm

Ky eshte vendi ku u zbulua ky thesar(foto).

Image
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#56

Post by alfeko sukaraku » Wed Jun 16, 2010 8:49 pm

Arta wrote:Zbulohet thesari më i madh i monedhave ilire në Evropë.

Me rastin e fillimit të sezonit të gërmimeve arkeologjike që zhvillohen në kuadër të projektit :”Risinium-prijestonica kraljice Teute”(Risiniumi-selia e mbretëreshës Teutë) të cilin tash e 11 vjet e realizojnë bashkërisht arkeologët malazias dhe ata polak, në Risan të Bokës së Kotorit në Mal të Zi , në lokalitetin Carine u zbulua thesari i monedhave ilire i në një enë prej balte të pjekur.

Në enë janë gjetur mbi 4600(katër mijë e gjashtëqind) monedha me legjenda(mbishkrime) që tregojnë që i kishte prerë mbreti ilir Balaj ose Balej(gr.Balaios).Monedhat i përkasin periudhës ilire dhe datohen në shekujt III-II para erës sonë kur Risiniumi antik ishte seli mbretërore në kulm të zhvillimit ekonomik.

Sipas arkeologut polak Pjotër Diçek nga Universiteti i Varshavës ky është thesari me i pasur (me numër më të madh të monedhave të zbuluara në një vend) i gjetur deri tash në Europë. Duket se monedhat janë fshehur në rast të ndonjë rreziku në të mirën, për kët flet edhe fakti që ena me monedha është zbuluar në lokalitet me 4 shtresa, njëra nga të cilat ka gjurmë të djegies (ndoshta si pasojë e veprimeve luftarake).

Zbulimi i këtij thesari dëshmon pos të tjerash që Risiniumi ishte jo vetëm seli mbretërore e Teutës, por më vonë edhe seli e mbretërve të tjerë ne mesin e të cilëve ishte edhe mbreti Balaj i cili sundonte nga ishulli Faros (Hvari i sotëm në Dalmaci) por duket se për një kohë kishte selinë edhe në Risinium ku edhe sipas të gjitha gjasave kishte dhe punëtorinë monedha-prerëse në të cilën preheshin monedhat të cilat bartnin emrin të shoqëruar me titullin mbretëror të mbretit Balaios.

Image
madheshtia e mbretereshes Teuta i kalon caqet e njohurive qe kemi per te sote me shume vjete drite.
Askush nuk munde tju zej bese 100% perrallave te Polibit por na duhet te themi se ai padashje ka bere shume autogole ..si psh .. "Teuta i shpalli lufte anedetjes"..ne nje kohe qe andetja ishte e pushtuar nga kolonet grekolatin etje...kjo edhe vetem kjo tregon rezistencen ilire kundra lapanjozerve te tipit Polibi edhe polibaqve te tiranes qe kurre nuk u interesuan per historin tone te vertet.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#57

Post by Arta » Wed Jun 23, 2010 2:13 am

Hetuesi nga Shkodra: Kam zbuluar misterin e Stonehenge

Image

Një hetues i Prokurorisë së Shkodrës i apasionuar pas mistereve, pretendon se ka zbuluar kodin e masivit të çuditshëm guror të Salisburyt

SHKODËR - Nazmi Selimi, nga qyteti i Shkodrës, është një kërkues shkencor autodidakt që merret me studimin e lashtësisë. Me arsim të lartë Ekonomik, ai prej shumë vitesh punon hetues në prokurorinë e Shkodrës, aktualisht në hetimin e krimit ekonomik.

Siç deklaron ai vetë për gazetën "Shekulli", zbulimi i mistereve e ka tërhequr prej vitesh dhe i është përkushtuar me pasion kësaj pune. Nazmiu shprehet se ka arritur të bëjë ç'kodimin e një prej monumenteve të lashtësisë akoma mister, atë të Stonehenge, duke hartuar dhe kalendarin përkatës.

Verifikimi i këtij pretendimi i mbetet sigurisht ekspertëve të fushës, por ne e pyetëm në një intervistë të shkurtër z. Selimi, për çfarë bëhet fjalë konkretisht: "... Objektivi im ka qenë që para 21 qershorit, ditës së Solsticit Veror që festohet nga neopaganët ose neodruidët në Stonehenge, të bëja publik atë që kam mundur të realizoj ç'kodimin e parë të Stonehenge, kalendarin diellor.

Pra, t'ju tregoj se gurët e këtij monumenti të lashtësisë nuk shërbejnë vetëm për të shënuar ditën e Solsticit Veror, por janë një kalendar i saktë diellor me një ndryshim prej afro 2 sekondash" - thotë ai.

Objekte, kryesisht tempuj të lashtësisë që në një ditë të caktuar dhe vetëm atë ditë, një pikë e tyre në brendësi të objektit ndriçohet nga rrezet e diellit, janë të shumtë. Të tilla ka në Egjiptin e lashtë etj. "Të habit fakti se si studiuesit e inxhinierët e sotëm nuk mund ta arrijnë një gjë të tillë.

Projekti i ndërtimit të hidrocentralit të Asusanit mbi lumin Nil në Egjipt përfshinte përmbytjen e tempujve dhe shtatoreve gjigante. Ato i zhvendosen, por gjatë rivendosjes kurrsesi nuk u arrit që në një ditë dielli të ndriçonte një pjesë brenda në tempull. Kjo tregon se të lashtët kanë ditur diçka më shumë se ne" - shton Nazmi Selimi.


Z. Nazmi, a jeni i sigurt se e keni ç'koduar Stonehenge dhe ku e mbështesni këtë?

Matematika është matematikë. Që nga shtatori i vitit 2009, unë e kam provuar me mijëra herë dhe përfundimi është veç saktësia. Jam detyruar të studioj të gjithë kalendarët e lashtë të sumerëve, egjiptianëve, majave etj., si dhe ato të sotëm.

Ky nuk ngjason me asnjërin, por është më i përkryeri dhe shumë më i përsosur se kalendari i sotëm. Unë kam afro 40 vjet që merrem me kërkimin e mistereve.

Të dhëna që për shumë njerëz janë të parëndësishme për mua kanë vlejtur shumë. Kështu para 20 viteve, në Selcë të Vermoshit unë kam takuar një të moshuar, i cili parashikonte me saktësi motin, jo për një ditë apo për një javë, por për 6 muaj.

Formula që përdorte selciani nuk ishte asgjë tjetër, veç rregullsia e përsëritjes së ditës që shprehet në kalendarin e Stonehenge. Përveç kësaj, më kanë ndihmuar dhe detaje të tjera që duken të vogla.

Po ju nuk keni qenë asnjëherë në Stonehenge dhe pretendoni se e keni ç'koduar... Ndërsa janë të shumtë studiuesit dhe qendrat shkencore në botë që merren me Stonehenge. Si e shpjegoni këtë?

As deshifruesit e mëdhenj si Shampolioni e Juri Knorosov nuk i panë nga afër Piramidat e Egjiptit dhe të Majave, por i deshifruan hieroglifët e Egjiptit të lashtë dhe shkrimet e Majave.

Francezi Shampolioni nuk ishte akademik, ai veç këmbënguli dhe vërtetoi të kundërtën e asaj çfarë mendonin "baronët e shkencës", që një hieroglif, pra një figurë paraqet veç një germë. Unë nuk kam titull shkencor, nuk bëj pjesë në asnjë staf shkencor, por edhe Juri Knorosov ishte veç një vrojtues artilerie në Luftën e Dytë Botërore.

Ai vrojtoi librat që po digjeshin në bibliotekën e Berlinit dhe mori fjalorin e një prifti spanjoll, dhe kjo vepër e gjetur rastësisht prej tij e ndihmoi në studimet e mëvonshme.

Punimet kryesore në Stonehenge i ka kryer një kolonel. Edhe në Giza, ishin xhenierët e Napoleonit që konstatuan se piramidat fshihnin të dhëna të sakta.
Unë jam ushtarak karriere me gradën Major i Logjistikës. Jam hetues me profesion dhe shumë kohë e kaloj duke studiuar misteret e lashtësisë.

Përse nuk i paraqisni rezultatet e punës suaj, atë çfarë pretendoni se keni zbuluar, tek institucionet shkencore përkatëse?

Kam tentuar. Kam shkuar tek drejtues të Akademisë së Shkencave dhe tek departamenti i fizikës në Universitetin e Tiranës.

Ato janë treguar shumë njerëzorë me mua, por mënyra e dorëzimit të materialit nuk më pëlqeu. Ne nuk kemi një ligj që të garantojë pronësinë intelektuale, çdo zbulim mund të vidhet para se të botohet.

Për ç'kodimin e Stonehenge, National Geographic Society kishte vendosur dikur një çmim. Afati i ofertave ka mbaruar, por jo interesi për të. Jam duke u përpjekur që të lidhem me institucionet e interesuara në Angli e SHBA.

ÇFARË ËSHTË STONEHENGE?

Kompleksi megalitik i Stonehenge është ndërtuar në Salisbury të Britanisë së Madhe, rreth vitit 3200 para Krishtit, në kohën kur u ngritën dhe piramidat e mëdha të Egjiptit. Përbëhet nga unaza të mëdha guri dhe ka një mori vrimash në terren në formë rrethore.
Nuk është ende e qartë për çfarë ka shërbyer dhe është po kaq e paqartë se si janë zhvendosur dhe pozicionuar gurë me peshë dhe madhësi të atillë të jashtëzakonshme.

Një pjesë e studiuesve mendojnë që është ndërtuar nga banorë antikë si një vend kulti, një pjesë tjetër si një kalendar gjigant për të mbajtur "shënim" ecjen e muajve, stinëve, viteve, të tjerë debatojnë rreth faktit nëse ishte një observator gjigant astronomik.

Termi Stonehenge nga anglishtja përkthehet fjalë për fjalë "gur i varur". Sot ky vend është shndërruar në një vend turizmi masiv, si dhe vend pelegrinazhi për ndjekës të feve të reja neopagane.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#58

Post by Arta » Sat Jun 26, 2010 7:26 pm

Image
Përvjetori i 45 / Në prag të reformimit të Institutit të monumenteve të kulturës një iniciatorët, Neritan Ceka, e gjykon katastrofë gjendjen aktuale.

Dita dje ishte si gjithë të tjerat për ata që punojnë në Institutin e Monumenteve të Kulturës. Rreth orës 11.00, Apollon Baçe, drejtori, në një sallë para punonjësve, ftoi në panel profesorin e karrierës Emin Riza dhe ish-nëndrejtoreshën Nora Malaj, sot zëvendësministre e Arsimit dhe Shkencës.

Gruaja bëri pak rezistencë dhe pranoi të dilte para veteranëve të monumenteve dhe pak më vonë u foli për një revolucion të vogël me asete, ndërgjegjësim, pjesëmarrje të komunitetit, master në profilin e trashëgimisë.

Me rastin e 45-vjetorit të krijimit, drejori Baçe vlerësoi të shkuarën e Institutit i themeluar nga një profesionist i niveleve evropiane si Gani Strazimiri i cili mblodhi kuadro si vetja si Emin Riza, Aleksandër Meksi, Selim Islami, Gjerak Karaiskaj etj. etj., njerëz aspak të partishëm me të cilët krijoi gati një institut antikomunist. Baçe përmendi kontributin e kolegëve disidentë me një kredibilitet moral të klasës së parë - për nxjerrjen të dritë të vlerave të trashëgimisë monumentale, të kulturës avangarde ilire etj. Siç thuhet është një e kaluar që s'ka nevojë t'i hiqet gjë.

Sa për të tashmen, IMK ndodhet në prag të reformës. "Reformën nuk e kam kërkuar as unë e as ndonjë tjetër, por kryeministri, koshienca e vendit, mbështetur nga ministri i Kulturës", tha Baçe.

Profesor Emin Riza shtoi se deri-diku janë të qarta arritjet e Institutit, për të cilin merita kryesore i duhet njohur ish themeluesit Gani Strazimiri, emrin e të cilit mban prej disa vitesh IMK. "Brezi i ri është shumë i kualifikuar, por puna me monumentet dhe trashëgiminë është një detyrë që kërkon mbarë jetën e specialistit", tha prof. Riza. "Specialistët mendojnë të punojnë 2 a 3 vjet këtu dhe të shkojnë diku tjetër për një rrogë më të mirë. Në këtë mënyrë bëjnë gabim se dëmtojnë padashur monumentet po edhe karrierën e tyre."

Drejtori Baçe ia dha fjalën një prej "mohikanëve të parë", Neritan Cekës i cili u ndodh aty dje në pozitën e këshilltarit të kryeministrit dhe njeriut të ngarkuar me mbikëqyrjen e reformimit të IMK-së në bazë të ligjit "Për Trashëgiminë Kulturore" i ndryshuar.

Statuti i ri parashikon kthimin e IMK në Instituti i Trashëgimisë Kulturore (ITK), "institucion qendror shkencor në varësi të Ministrit të Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve (MTKRS)" dhe kthimin në gji të tij të 6 Drejtorive Rajonale të Trashëgimisë Kulturore (DRTK) në Tiranë, Shkodër, Berat, Vlorë, Korçë, Gjirokastër.

Ky ndryshim është kundërshtuar nga pak njerëz që e kanë quajtur të gabuar dhe politikë centralizuese formën e propozuar nga Ceka dhe Baçe mbrojtësit kryesorë të modelit.

45 vjet Cekës, këshilltarit, i duket kohë arkeolgjike tani që u tërheq vëmendjen këtyre punonjësve pse është e rëndësishme reforma. U kujtoi se janë afro 300 njerëz që merren në gjithë Shqipërinë me monumentet dhe 3 milionë euro investime në këtë fushë. E ku jemi? 45 vjet nga pika e fillimit.

Shumë më keq nga ç'kemi qenë. "Gjendja është katastrofale. Drejtoritë rajonale janë inekzistente. Ata njerëz janë ca kushërinj të largët që ju s'i njihni. Ligji është gati. Ju jeni institut administrativ teknik dhe do të bëheni institut shkencor, i centralizuar dhe njëkohësisht i decentralizuar", tha Ceka.

U fikën dritat dhe salla ndoqi pa zë slideshow-n monumenteve. Si të donte të bindte me zor ndonjë të fundit për rëndësinë që ka reforma, Ceka ktheu kokën dhe shtoi me dorën nga kartolinat e monumneteve: "Kanë qenë dikur kështu se nuk janë më."

Intervistë me studiuesin Gjerak Karasikaj, ish drejtor i IMK-së, një nga specialistët e përfshirë në diskutimet për reformën.

Z. Karaiskaj, sapo u tha se administrimi i monumenteve na çon 45 vjet prapa. Është objektiv ky gjykim?

Është e vërtetë që dikur është harxhuar më shumë para, kohë, punë njerëzore për monumentet sesa tani. Dhe kjo ka qenë për të gjitha vendet Lindore sepse komunizmi gradualisht kaloi në fazën e komunizmit nacionalist për të cilin trashëgimia, tradita kishte rëndësi të veçantë.

Gjendja u cilësua katastrofike nga z. Ceka.
Nuk mund të them që gjendja është katastrofike por është më keq se në atë kohë. Kalon një kohë e gjatë dhe monumentet dëmtohen, siç janë kisha dhe monumente të tera antike.

Duhet thënë se nga nëntëdhjeta deri tani, një pjesë e madhe e monumenteve të kulturës që përfaqësohen nga kishat ortodokse bizantine dhe postbizantine, janë restauruar nga kisha ortodokse. Këto lloj restaurimesh janë bërë shumë më të mira se në kohën e komunizmit, me fonde të mëdha dhe këto kanë shpëtuar.

Akoma nuk mund të thuhet se janë shpëtuar të gjitha, sepse kisha ortodokse ka kapur ato monumente të cilat kanë vlerë si monumente dhe që përdoren më tepër. Të tjerat që janë jashtë këtij interesi dhe të tilla nuk janë pak, duhet të kapeshin nga Instituti i Monumenteve dhe nga ministria.

Po ju jap vetëm një shembull. Asnjë s'e di se 3 km larg Kavajës, si të ishte një lagje e Kavajës, ndodhet kisha e çetës, një monument i rëndësishëm i shek. XIII, i veshur në krejt faqet e murit me piktura të shek. XVII-XVIII, edhe që po dëmtohet vazhdimisht, siç tha Neritani që iu hyn uji brenda. Projekti është gati, kam punuar dhe unë për të. Duhet vetëm që të restaurohet.

Qysh kur ju keni qenë drejtor e deri më sot ky institut është përpëlitur për të gjetur një fytyrë të vetën dhe aktualisht ndodhet para reformës. Instituti e gjen kollaj fytyrën e vet se e gjen te partia, si në atë kohë dhe në këtë kohë. Ky është gjithë problemi.

Po ju u përmendët dhe si disidentë këtu, si institut antikomunist...
Unë kam qenë, nuk di për të tjerët. Mund të thuash në atë kohë që një kalë e kanë munduar shumë, e pamë me sy, por njeriu ka të tjera kërkesa, kali të tjera.

Në dorë e hekurt për monumentet nuk është gjetur akoma.
Këto heqjet e drejtorit duhet t'ia kërkoni partisë. Ajo merret me këto punë. Kështu që më mirë këto pyetje t'ua bëni partive në përgjithësi dhe ata ju sqarojnë për mrekulli.

Çfarë ndryshon me reformimin e IMK-së?

Kryesorja është njeriu që e bën këtë reformë. Pra varet nga niveli i njerëzve që punojnë në këtë fushë dhe nga impenjimi i këtyre njerëzve, për mbarëvajtjen e monumenteve. Nuk është thjeshtë reforma si referomë. Këtu ka njëzet vjet që bëhen reforma pa përmbajtje, thjesht në letër që nuk kanë bazë reale.

Me anë të reformës IMK bëhet shkencor, ç'do me thënë kjo?

Instituti ka qenë shkencor, dhe është bërë i tillë vitet e fundit të komunizmit më 1987. Akademia e Shkencave nuk donte ta merrte në varësi IMK sepse kishte edhe llaç edhe tulla, ishte një ngarkesë e madhe për Akademinë. Me sa dukej nuk ishin të interesuar që të ishte shkencor dhe u la në atë gjendje.

Çfarë ndryshon titulli shkencor?

Shumë e ngatërruar kjo punë. Në radhë të parë, gjëja më e rëndësishme që është bërë këto kohët e fundit është shkolla e restaurimit.

Për të cilën keni kontribuar ju më 2003 falë ndihmës së UNESCO-s...

Ishte e nevojshme sepse mungonte kuadri dhe IMK rrezikonte të ngelej në nivele zero specialistësh. Realizova dhe programin siç e kërkonte UNESCO, zbatimi nisi më 2005. Sivjet duhet të kenë dalë kuadrot e parë.

Është e pamjaftueshme 2 vjet shkollë për t'u bërë studiues ose restaurator. Megjithatë është më mirë se sa hiç.
Sa për reformën, disa gjëra duhej të kishin ngelur siç kishin qenë, për shembull varësia e drejtorive rajonale...

Sipas reformës ato i kthehen prapë Institutit...
Varësia shkencore e drejtorive rajonale duhej të ishte nga Instituti sepse ato duhet të marrin pjesë si sektorë në probleme shkencore që lidhen me restaurimin. Dikur këto drejtori quheshin atelier dhe merreshin me zbatimin e punimeve.

Nuk mund të kontrollohej gjithë territori i Shqipërisë nga IMK kështu që drejtoritë rajonale duhej të ngriheshin nga ana profesionale dhe të ktheheshin në institute të vegjël duke mbajtur prapë njëfarë varësie nga Instituti. Ky ka qenë mendimi im. Kurse tani janë krejtësisht të pavarur.

Jo vetëm drejtoritë s'janë institute, po as instituti që duhej të ishte i tillë, s'është më institut. Domethënë është një punë që duhet filluar nga e para. Dhe dikur duhet filluar.

-haha- lexojeni me vemendje c'fare thote Ceka, njeri me sahanlepires nuk ka! Po pse more Ceke ku ishe ti kaq vjet, pse nuk e more persiper si historian qe ti mbroje keto, apo s'kishe nge se do veje kush te hidhte ndonje kocke per politiken! A u shfarrofshi ju! :x
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#59

Post by alfeko sukaraku » Sat Jun 26, 2010 8:40 pm

ah moj Lona....ta dish sa keq na kane bere pordhet e Neritan Cekes me greke me te vjeter ne Apolloni se sa ne djepin e lindjes se tyre-Athinen- do ta mbeshtyje ne surrat si nje keqberes i ceshtjes kombetare..nejse, koha eshte i laci me i mire , edhe koha dridhet e perdridhet do vij dita qe do zgjidhet.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#60

Post by Arta » Wed Jun 30, 2010 2:56 pm



Njerezit e 'pa-kulture' te cilet marrin pjese ne pozicionet e vendimive te kultures dhe prezervimit te saj, vazhdojne ta rrenojne kete vend me shume bukuri kulturore deri ne masen qe edhe bota u jane ngrit nervat me ne, e mund te na perjashtojne! Bota per turizm tek ne nuk vin te shikojn ndertimet idjoteske me beton, sepse kane plot ketej, por ato qe kane histori brenda!
GJIROKASTER- Gjirokastra rrezikon përjashtimin nga UNESCO. Lajmi bëhet i ditur nga njëri prej arkeologëve të qytetit, Vladimir Qirjaqi, i cili i referohet dy raporteve më të fundit të Komisionit të Venecias pranë UNESCO-s.

Raporti i cili i është dërguar dhe Ministrisë së Kulturës në rrugë zyrtare thekson se shumë monumente të kulturës po humbasin pamjen e tyre si shkak i restaurimeve jo në bazë të standardeve të UNESCO-s. Ndërsa ndërtimet pa leje në 5 vite, po cojnë drejt zhdukjes banesat karakteristike të qytetit të gurtë.

“Problemi i parë kryesor janë ndërtimet pa leje. Brenda 5 vitesh janë rreth 100 ndërtime pa leje në qendrën historike. Është dëmtuar kalaja, është dëmtuar pazari, janë dëmtuar 56 monumente të kategorisë së parë në qendrat historike. Por ka dhe një problematikë akoma dhe më të rëndësishme që lidhet me restaurimet që po bëhen në këto 5 vjet, të përfshira nga një banalitet politik. Duke dashur të marrin inxhinierët e tyre, firmat e tyre rreth Ministrisë së Kulturës, kemi restaurime jashtë kritereve të Venecias.” shpjegon arkeologu Vladimir Qirjaqi.

Ekspertët e Venecias gjatë vëzhgimeve në terren kanë vërejtur se anomalia dhe kaosi mbizotëron në zonën muzeale. Sipas Qirjaqit, largimi i Gjirokastrës nga trashëgimia kulturore UNESCO mund të ndodhë pikërisht atëherë kur qyteti mbush plot 5 vjet nga hyrja në të.

Janë dy raporte të fundit të Venecias të dërguara drejt Bashkisë së Gjirokastrës, Institutit të Monumenteve të Kulturës por dhe Ministrisë së Kulturës në rrugë zyrtare që kanë identifikuar problemet me të cilat ndeshet sot qyteti i gurtë
Gjirokastra është pranuar në UNESCO në 15 korrik të vitit 2005.
(e.n/news24/BalkanWeb)
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

Post Reply

Return to “Arkeologji, antropologji”