"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme Arkeologjike/Historike

Arkeologjia dhe antropologjia janë disiplina të rëndësishme në fushën e historise, sillni të dhëna për to dhe zbulimet e bëra për një vështrim të bazuar të historisë.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#61

Post by Socio » Wed Jun 30, 2010 7:52 pm

Në Kotorr zbulohen mbetje të anijeve nga antika

Image
Kotorr, 30 qershor 2010 - Grupi investigues i anijes amerikane “Hercules” nga data 10 qershor e deri të mërkurën, në fund të detit të Gjirit të Bokës së Kotorrit, Mal të Zi, ka zbuluar mbetjet e dy anijeve të fundosura nga periudha antike,përkatësisht nga shekulli i katërt dhe i pestë para erës së re.


Arkeologu amerikan, dr. Xhefri Rojal, para gazetarëve vlerëson se fjala është për anijet e shekullit të 4 dhe të 5 para epokës së re, raporton KosovaLive. Ai thotë se për këto dy anije deri më tash nuk është ditur.


“Për ne kjo gjetje është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse bregdeti lindor i Adriatikut, në aspektin hidroarkeologjik, është i pahulumtuar. Gjetjet më të reja atraktive, do të kontribuojnë në zhvillimin e arkeologjisë nëndetëse të Malit të Zi. Mbetjet e dy anijeve të zbuluara janë të zhytura në baltë. Vërehen vetëm pjesë të ngarkesave në anije që kanë formën e amforave, të cilat për fat të keq në masë të madhe, janë dëmtuar nga rrjetat e peshkatarëve”, thotë Rojal.


Duke folur për rezultatet e arritura të grupit të anijes “Hercules“ në bregdetin e Malit të Zi, arkeologia, Vilma Kovaçeviq, e cila menaxhon kërkimet nëndetëse, i vlerëson si shumë të rëndësishme eksponatet e dy anijeve të zbuluara, por shton ajo, tash pasojnë analizat e hollësishme dhe verifikimi i moshës së tyre, sepse japin indikacione për një mozaik shumë të pasur të hapësirës së nëndetit edhe të Gjirit të Bokës së Kotorrit.


Në këtë ndërlidhje, anëtarët e Klubit të zhytësve të Ulqinit vite më parë kanë zbuluar eksponate të shumta antike, madje edhe mbeturinat e një anije, duke sensibilizuar kështu pushtetin lokal dhe qeverinë me këto pasuri, nuk ka pasur më vonë asnjë reagim as aktivitet, edhe pse kryetari aktual i Komunës së Ulqinit, në fillim të mandatit të kaluar ka pas premtuar zëshëm për ndërtimin e Muzeut të detarisë në Ulqin.
http://www.koha.net/index.php?cid=1,9,26632
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#62

Post by Arta » Thu Jul 01, 2010 10:14 pm

Mirupafshim Butrint, mirë se erdhët në Kandaharin e Talibanëve

Nga Richard Hodges

Image

Thonë se ç'do vend ka në krye qeverinë që meriton. I meritojnë shqiptarët talibanët? Duke udhëtuar me makinë ndanë "pyllit" të hoteleve të zbrazëta dhe gjysmë të ndërtuara në Sarandë, përgjatë rrugës së re për në Butrint, miqtë e mi amerikanë më pyetën se pse më pëlqente të merresha me arkeologji në Shqipëri.

Nuk kisha kohë t'u përgjigjesha; kishim arritur në Ksamil. Këtu, me qindra shtëpi të shkatërruara, gjysma të dëmtuara, të mbetura si përmendore të një çasti marrëzie të qeverisë. Mund të jenë ndërtime të paligjshme, por t'i shkatërrosh ato në kulmin e sezonit turistik veror dhe në një kohë krize botërore ekonomike, tregon gjithçka duhet të dini për "orientimin bashkëkohor të vendit".

Një nga bashkudhëtarët e mi amerikanë tha thjesht: "Duket si Kandahar këtu". Kaq mjaftonte të thuhej. Bukuria sublime e këtij vendi është kthyer tashmë në temë talljeje ndërkombëtare. Shaka tragjike: "Një vend i administruar nga talibanët...?" Sjellim ndër mend vandalizmin mbi statujat madhështore budiste në Afganistan...

Rruga që tani dhunon ullishtat e Parkut Kombëtar të Butrintit të ngjall thjesht neveri. Është e vështirë të përshkruash mentalitetin e Ministrisë vendase të Kulturës që ka lejuar këtë shkatërrim. Të gjithë që kanë gisht në këtë vandalizëm, do të kenë një vend të caktuar në një listë të gjatë emrash të këqij për Shqipërinë. Miqtë e mi e pëlqyen oazin e Butrintit, të ruajtur deri më sot nga e keqja më e madhe, por nuk kishin asnjë lloj ambicieje për t'u kthyer. S'po përmend këtu mundësinë zero për t'ia rekomanduar Shqipërinë miqve të tyre.

2010 - Fillon tatëpjeta turistike e Butrintit

Brenda Butrintit formulova një listë të plotë të gjendjes së monumenteve atje: - Nuk vazhdon më konservimi i kushtueshëm i Pallatit të Trikonkës - Është hequr skena e drunjtë në teatër dhe nuk është pastruar uji - Janë zbardhur e vjetruar tabelat moderne dhe të kushtueshme të informacionit, dhuruar nga Fondacioni Butrinti - Dritat në muze nuk janë më funksionale (janë djegur llambat) dhe gjurmët e minjve të kujtojnë një nga problemet e administrimit - Tryezat në kafenenë e akropolit janë mbuluar me xhama të thyer.

Kafeneja, sigurisht, është e mbyllur.

Ndërsa Fondacioni Butrinti vazhdon një program konservimi dhe administrimi të zonës pyjore në Butrint, një brigadë zanatçinjsh vendas vazhdojnë me zell punën e vet, duke mbrojtur këtë qendër të brishtë arkeologjike poshtë çadrës së zonës pyjore.

"Të paktën të huajt treguakan kujdes" - thanë bashkudhëtarët e mi. Unë u përtypa, duke e ditur se edhe vendasit kujdesen.

Ca më keq, mbi ngushticën e Korfuzit, në kalanë e Ali Pashës që ruan grykëderdhjen e kanalit të Vivarit - një fortesë e studiuar (dhe e botuar vitin e shkuar në revistën ndërkombëtare të Antikitetit) nga një ekip i Universitetit të Granadës, Spanjë, gati po e humbet një nga të katër kullat e saj.

Në strukturën e saj është shfaqur një e çarë e thellë, që zmadhohet rrezikshëm. Ky ledh mbrojtës, i ngritur nga pashai i madh për të penguar britanikët të lundronin drejt Butrintit, është një nga perlat e trashëgimisë kulturore botërore të UNESKOS. Çfarë bëjnë autoritetet e parkut për t'u mbrojtur nga ky makth?

Çfarë ka bërë Ministria e Kulturës? Mund ta merrni me mend? Si mundet që qeveria shqiptare tregon aq pak kujdes për kalanë, Butrintin apo madje edhe vetë UNESCO-n? Butrinti pati vitin e shkuar më shumë se 50.000 turistë, apo 75,000 po t'i besosh përllogaritjeve të Fondacionit Butrinti.

Duke e shumëzuar këtë shifër me pagesën prej 5 eurosh për hyrje, të ardhurat e Parkut kapin një shumë prej 250,000 apo 350,000 eurosh në vit. Duke e ditur së pagat e stafit kapin një shumë prej 25,000 eurosh, ku shkon pjesa që mbetet? Sigurisht, jo në Butrint.

Ajo shkon në mbështetje të qeverisë shqiptare që ka lejuar ndërtimin e një rruge të re në park dhe hedhjes në erë të ndërtimeve pa leje. Padyshim që këto të ardhura paguajnë rrugëndërtuesit në mënyrë që Butrinti më pas të rrethohet nga vilat e miqve të qeverisë.
Bashkudhëtarët e mi amerikanë psherëtinë të lehtësuar kur mbërritën në Greqi dhe vazhduan ta quajnë Butrintin, Kandahar, më pas udhëtuan për në Turqi dhe që aty në Gjeorgji dhe Armeni. "Një herë në Shqipërinë e Talibanëve, - thanë ata, - është mjaft.

O kafshet prehistorike te politikes tone, lat nam ne dynja..... :evil:
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#63

Post by Arta » Sun Jul 04, 2010 10:04 pm

Kur bashkëpunon me Talebanët
Nga Auron Tare

"Replike mbi shkrimin e Prof. Richard Hodges "Mirupafshim Butrint, mirë se erdhët në Kandaharin e Talibanëve".

Qe ne krye te ketij shkrimi po e them me plot bindje se artikulli i Prof. Richard Hodges, Mirupafshim Butrint, mirë se erdhët në Kandaharin e Talibanëve, botuar dje ne gazeten Shekulli eshte mjaft i drejte dhe shume i sakte mbi realitetin dramatik ku sot ndodhet zona e Parkut Kombetar te Butrintit dhe qytezat e Sarandes dhe Ksamilit. Ajo qe po ndodh sot ne Butrint dhe jo vetem atje eshte nje prej tragjedive me te renda ne fushen e Trashegimise Kombetare. Shume shpejt, edhe nje prej vendeve me te ruajtura dhe te mbrojtura ne Mesdhe, ka rene pre e nje injorance e makuterie, e cila nuk di se cfare ben dhe po shkaterron jo vetem vlerat universal te civilizimeve mesdhetare, por edhe te ardhmen e turizmit kulturor. Sot eshte nje fakt i pamohueshem qe turizmi vjen ne Jug te Shqiperise kryesisht per te vizituar Butrintin dhe zonen e mbrojtur perreth tij. Por tashme Parku Kombetar i Butrintit jo vetem eshte lene ne meshiren e fatit, por fatkeqesisht edhe te administrimit te injoranteve me tituj shkencore.

Shkrimi i Prof. Hodges, i cili e njeh mjaft mire Butrintin, hap nje debat mjaft te mprehte pasi thelbesisht problemet qe ngrihen ne kete shkrim jane shume te drejta dhe aktuale. Qe te shkosh sot ne Butrint nepermjet Ksamilit dhe te mos mendosh se je ne nje prej qyteteve afgane qe shikojme perdite ne TV eshte e pamundur. Duke qene ne kontakt te perditshem me te huajt qe vizitojne Butrintin e kuptoj fare mire se krahasimi qe autori i shkrimit te djeshem, Prof. Hodges, i ben zones se Sarande-Ksamilit dhe Butrintit me Kandaharin eshte shume afer te vertetes.

Para dy javesh nje tjeter njohes shume i mire i zones, shkrimtari angles James Pettifer, shkruante se guidat turistike “Blue Guide” kishin vendosur te pezullonin ribotimin e vellimit per Shqiperine pasi nuk mund t'ua rekomandonin me lexuesve te tyre udhetime kulturore ne Jugun Shqiptar dhe pikerisht ne zonen Ksamil - Sarande – Butrint. Ka rreth 8 muaj qe nje sere dashamiresish dhe miq te Butrintit kane insistuar prane autoriteteve shqiptare dhe atyre nderkombetare per te frenuar ndertimin e nje autostrade krejtesisht te panevojshme brenda zones se shpallur Pasuri Boterore nga Unesco-ja, por mekot. Megjithate, pervec ceshtjeve shume te drejta qe Prof. Hodges ngre ne kete shkrim, si dhe perbuzjes qartesisht te qarte qe ai dhe miqte e tij amerikane te udhetimit kane per Talebanet shqiptare, shkrimi ka nje problem shume te madh moral. Talebanet dhe qeverisja e tyre ekstreme ne Afganistan hyne ne fjalorin modern si forma me e ulet e injorances dhe primitivizmit shoqeror ne kohet moderne. Askush nuk do te donte sot te kishte asnje lidhje me Talebanet apo regjimin e tyre. Kesisoj qe profesori Britanik te krahasoje Talebanet afgane me qeverisjen aktuale shqiptare duhet ne radhe te pare te jete moralisht i paster ne lidhjet qe ai ka dhe ka pasur me talebanet shqiptare te qeverisjes aktuale, sic i pershkruan ai autoritetet e Kultures.

Ne te kundert, edhe nderhyrja shume e drejte e Prof. Hodges ne kete rast bie ere “pazaresh te prishura” apo me sakte problem me fondet. Shembull ky i hasur rendom tek te huajt qe kane pasur bashkepunim me regjimin e talebaneve afgane per perfitime personale. Ne tetor te 2005, kur Prof. Hodges dhe disa kolege te tij ftuan “Mulla Omarin” e talebaneve shqiptare ne Butrint per te hapur nje “epoke te re bashkepunimi pas qeverisjes korruptive te socialisteve shqiptare” - fjale keto te thena ne takimin e tij ne Kalane e Butrintit, Prof Hodges u rekomandoi talebaneve se personeli i Butrintit duhej ndryshuar krejtesisht.

(Interesant ishte fakti se jo me pare se disa muaj se ky takim te ndodhte ne Kalane e Butrinti, profesori anglez kishte ftuar nje Minister socialist ne Londer per te pare “Live” skuadren e Celsit). Prof. Hodges dhe “Ministri i pare i Kultures i Qeverise talebane”, nje doganier dhe anonin ne fushen e kultures, filluan nje bashkepunim mjaft frytsjelles ku larguan nga puna ne Butrint, pa asnje arsye te gjithe te rinjte qe vinin nga Saranda apo zonat perqark, te cilet ishin trajnuar nga nje sere programesh te donatoreve te huaj duke sjelle per here te pare nje forme administrimi te trashegimise ne frymen perendimore. Ministri Anonim Taleban dhe profesor Hodges, se bashku me nje prej keshilltareve te “Mulla Omarit”, sollen ne krye te Parkut Kombetar te Butrintit nje personazh tipik Taleban, i cili jo vetem nuk fliste asnje gjuhe te huaj dhe nuk di akoma si perdoret nje kompiuter i thjeshte, por dikur prof. Hodges tallej me te pasi personazhi ne fjale gjate ekspeditave arkeologjike ishte i njohur si person qe naten hante sallamin e studenteve. Ky personazh qesharak u caktua per te administruar pasurine arkeologjike me te rendesishme te Jugut me rekomandimin e Prof. Hodges. Sigurisht nje lolo i tille i duhej profesorit pasi me te mund te bente c'te donte ne Butrint dhe sigurisht te kishte akses ne fondet dhe projektet e kesaj Qendre Arkeologjike. Jo vetem kaq, por Prof. Hodges i akordoi talebanit ne fjale nje rroge mujore dhe kur shtypi shqiptar foli per kete rast korruptiv te paster, Prof. Hodges refuzoi te komentonte.

Bashkepunimi i Prof. Hodges me Qeverine Talebane nuk perfundoi ketu. Dy prej njerzeve me te afert te profesorit anglez, me rekomandimin e tij, u caktuan ne poste te larta drejtuese ne Ministrine e Kultures te drejtuar nga Ylli Pango. Pra Profesori ju dha talebaneve njerezit e stafit te tij te ngushte per ta administruar trashegimine kulturore shqiptare. Njeri u caktua Drejtor i Trashegimise Kulturore dhe tjetri po ne nje post te rendesishem te kultures. Per disa vite me radhe njerezit e njohur si punonjes te Zyres se Pakardit, (zyre kjo e administruar nga prof. Hodges) dhe te paguar po prej tij, ishin administratoret e larte ne gjirin e Qeverise, te cilen profesori e quan qeveri talebane. Pra nese talebanet shqiptare keto 5 vite kane bere zullume te medha ne fushen e trashegimise kulturore, profesori nuk ka se si t'i shmanget se vertetes se njerezit qe ai u rekomandoi talebaneve ne krye te Trashegimise ishin njerezit e tij. Megjithese njeri prej tyre u vetelargua nga ajo mocalishte dhe tjetri Drejtuesi i Trashegimise dhe Kultures Kombetare iku nga zullumet e bera me tenderat e Ministrise se Kultures.

Te mos harrojme se edhe nje prej rrogetareve te Fondacionit qe ai drejton eshte zyrtar i larte ne Qeverine talebane, çka krijon nje tablo te qarte te bashkepunimit te profesorit me talebanet ne pushtet. Profesori britanik, me te drejte ne shkrimin e tij ngre pyetjen e madhe se ku shkojne parate qe mblidhen ne Butrint. Tashme, si rezultat i rritjes se fluksit te turizmit ne Shqiperi te ardhurat ne Butrint jane te medha, por qartesisht mungojne investimet ne infrastrukture, restaurime, prezantime, botime, programe te reja me universitete te huaja etj. etj. Ne kete pike ai eshte shume i sakte. Muzeumi, ndoshta me i miri ne Shqiperi, eshte ne gjendje te mjere dhe e gjithe ajo pasuri arkeologjike ruhet nga nje roje plak me nje rroge 150 mije leke te vjeter ne muaj. Nuk ka asnje ciceron apo pergjegjes per kete Muze. Rojet, dikur te trajnuar nga federate Boterore e Rangersve, jane zevendesuar. Mungojne programet per vizitat e shkollave. Mungojne programet per komunitetin. Fondi prej 1 milion USD, akorduar nga Banka Boterore, nuk u dha asnje here pasi me te drejte banka nuk kishte siguri ne njerezit qe punojne ne Butrint dhe si rrjedhim ky Fond mbyllet ne shtator. Nuk ka asnje program te ri bashkepunimi dhe Butrinti keto 5 vjet mund te permendet si nje rast unikal ku nje Park Kombetar nuk mbjell asnje peme ne territorin e saj. Pra deri ketu Profesori ka te drejte.

Por fatkeqesisht prof. Hodges, edhe ne kete artikull nuk e vuri gishtin mbi plage duke mos e thene te verteten ashtu sic eshte: se talebanet e tij jane pergjegjesit kryesore te kesaj situate. Eshte nje fakt i njohur nga te gjithe qe ne Butrint ka nje abuzim te madh me biletat qe priten nga te huajt. Edhe pse shifra qe permend profesori - 75 mije vizitore per vitin 2009 - eshte shume prane te vertetes, vlera e grumbulluar duhet te jete me e larte... Talebani, te cilin ai e rekomandoi per administrator parku, ka blere shtepi ne Tirane, ka derguar femijet per shkollim ne Amerike dhe te gjitha keto me rrogen e shtetit (?!). Butrinti ka nje rast unikal kur biletashitesi me nje rroge modeste shkon me pushime ne Dubai familjarisht. Por sigurisht qe te gjitha keto nuk behen pa pasur mbrotje politike dhe interesi nga Talebanet ne Qeveri dhe per kete profesori, i cili deri nje vit me pare nuk fliste, tashme ngurron ta permende ne shkrimin e tij.

Nga shifrat qe jep zyrtarisht Parku i Butrintit dhe Fondacioni Butrinti per te ardhurat ne Butrint, kuptohet se keto 5 vitet e fundit duhet te jene mbledhur ne Butrint diku te 1 deri ne 1.5 milion euro, pervec te ardhurave qe nuk regjistrohen. Kjo shume eshte nje fond i madh per nje qender si Butrinti, por deri me sot nuk shikon asnje permiresim ne infrastrukturen e ketij parku, permiresim te te ardhurave te punonjesve te saj apo projekte mbi komunitetin. Ku shkojne keto para? Askush nuk jep nje pergjigjie publike se ku shkojne keto fonde, te cilat me ligj duhet te perdoren ne Butrint. Profesori anglez po keshtu harron se ne dokumentin qe eshte firmosur per hapjen e rruges se Butrintit nga Ministria e Kultures, pas nje lufte te gjate qe shume dashamires te Butrintit bene per ta penguar hapjen e saj dimrin e kaluar, eshte edhe emri i perfaqesuesit te Fondacionit Butrinti. Nese Fondacioni Butrinti nuk ishte dakort me kete rruge perse nuk foli zyrtarisht dhe perse nuk e denoncoi publikisht? Po keshtu ai e di mire se planin e ri te manaxhimit qe i dergohet per dijeni edhe Unesco-s dhe institucioneve te tjera, eshte hartuar nga Zyra e profesorit, pasi talebanet ne Butrint nuk jane te afte te hartojne dokumente te tilla.

E pra si ka mundesi qe nje rruge e tille hapet nga autoritetet shqiptare pa nje konsultim me institucionet e huaja qe funksionojne per ruajtjen e Trashegimise Boterore si Unesco dhe Icomos? Profesori me sa duket nuk ka guximin te flase per paaftesine totale te perfaqesuesve te ketyre institucioneve per te ndaluar shkaterrimin ne zonen e shpallur Pasuri Boterore. Si Unesco, si ICOMOS, nuk kane nderhyre per te parandaluar nje shkaterrim kaq brutal ndaj zones ne fjale dhe te pakten profesori duhet te shprehet mbi deshtimin e ketyre institucioneve per te parandaluar talebanet shqiptare.

Profesori ne shkrimin e tij ngre alarmin se kalate e Ali Pashes po shkaterrohen. Sigurisht qe po. Ka 5 vite qe nuk eshte vene dore ne asnjeren prej tyre, megjithese Butrint nxjerr ne vit mbi 300 mije euro te ardhura. Njera prej tyre, kalaja Trekendore ne proces restaurimi ne 2005, per nje kohe te gjate ishte vendi ku flinin naten refugjatet qe prisnin te kalonin kufirin. Te gjitha restaurimet e bera jane degraduar ndoshta me qellim, pasi talebani i Butrintit po perpiqet qe t'ua jape me qira miqve te tij politike. Mesa duket Profesorit i ka shpetuar edhe ky fakt i trishte mbi fatin e kalase se dikurshme te Ali Pashes. Profesori, njohes i mire i historise, e di mire se talebanet e Afganistanit nuk erdhen ne pushtet pa ndihmen e miqve te tyre te huaj, te cilet per qellime te caktuara i perdoren ata per interesat e veta. Kur talebanet afgane i treguan botes anen e tyre brutale, miqte e huaj nxituan t'i tregonin ata me gisht duke harruar te permendnin se deri me atehere kishin qene ata keshilluesit dhe financuesit e tyre.

Talebanet shqiptare te kultures me sa duket e kane kaluar kufirin e zullumit dhe keshilltaret dhe financuesit e tyre te dikurshem tashme po i tregojne me gisht duke harruar se ishin ata qe i sollen deri ketu dhe per kete ata duhet te quhen Bashkepuntore te talebaneve.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#64

Post by qiellikaltër » Sun Jul 04, 2010 10:51 pm

Kjo eshte te te terhqin per hunde te huajt qe duke perdorur emrin e gradat e tyre shkencore, duan te mbulojne qellimet dhe rolin e tyre te vertete ne gjithe kete zallamahi qe eshte sot Shqiperia.

Me vjen mire qe gjenden njerez si Auron Tare, qe nuk kane frike t'i thone gjerat troç. Pervec kesaj A.Tare kryen kerkime e studime ne materiale arkivore, psh ne arkivat angleze e na i sjell vazhdimisht ne shtypin ditor.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#65

Post by Arta » Mon Jul 05, 2010 7:06 pm


Zhvillimi urban dhe ndërtimet e shumta me dhe pa leje, kanë shkaktuar dëmtime masive dhe të pakthyeshme të trashëgimisë kulturore.

Ekspertë të fushës, studiues dhe gazetarë diskutuan sot ndërtimin e një aksioni shoqëror të përbashkët për frenimin e kësaj vale shkatërrimi në dëm të historisë dhe kulturës shqiptare.

“Megjithëse trashëgimia kulturore nuk është kolosale, edhe ajo pak që është vazhdon të dëmtohet pa rreshtur. Po bëhen ndërtime dhe spastrime që po i dëmtojnë”, ka deklaruar specialisti Artan Lame.

Ndërsa arkeologu Lorenc Bejko ka kërkuar një angazhim me seriz nga pushteti vendor dhe ai lokal. “Duhet të ketë një studim për trashëgiminë kulturore. Qeveria vendore në këtë drejtim ka përgjegjësinë e saj, por edhe qeveria qëndrore duhet të sillet me seriozitet”, është shprehur ai.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#66

Post by Arta » Mon Jul 12, 2010 3:09 pm


Siti arkeologjik i Vrinës i vendosur në juglindje të parkut të Butrintit po kthehet në një laborator arkeologjie për dhjetëra studentë shqiptarë dhe të huaj.

Drejtuesit e ekspeditës që po kryen gërmime atje thonë se aktualisht rezultojnë në dritë një nekropolol, një banjë romake dhe një vilë.

Ndërkaq edhe një grup studentësh amerikanë dhe shqiptarë që po mbështesin aktualisht ekspeditën ndihen të motivuar me këtë përvojë dhe të befasuar me gjetjet. Sipas drejtueses se projektit pjesa e zbuluar e nekropolit në luginën e Vrinës ka zbuluar të dhëna të rëdësishme jo vetëm mbi kulturën shpirtërore dhe materiale të popullsisë së luginës por gjithashtu analizat antropologjike kanë nxjerrë në pah se banorët e këtushëm vuanin prej sëmundjeve të kockave dhe formave të ndryshme të anemive. Pothuaj të gjithë skeletet e gjetuara në nekropol flisnin për persona nën moshën 40 vjec.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#67

Post by Arta » Tue Jul 20, 2010 10:27 pm

Po me shatërvanin ç'patën?


Shembet shatërvani 78 vjecar ne lulishten pranë rrugës “Punëtorët e Rilindjes”, në afërsi të Parlamentit.

Ndonëse ky shatërvan ishte futur në listën e Monumenteve të Kulturës në vitin 2007, ka mjaftuar një firmë e ministrit të Kultures, Ferdinand Xhaferri vetëm para një muaji, për ta hequr atë nga kjo e listë e për të lejuar më pas prishjen e tij.

Per ironi te fatit, punimet po kryehen ne kuader te nje projekti qe po realizohet me fondet e Komisioni Europian, i cili ka dhene nje grant prej 2 milion euro, pikerisht per restaurimin dhe ruajtjen e trashegimise kultutore ne kete zone te Tiranes. Me fondet e ketij granti, do te behej restaurimi i mureve te kalase se Tiranes, te zbuluara gjate ndertimit te rruges, si dhe do te behet shnderrimi i nje pjese te lulishtes para Parlamentit ne rruge pedonale.

Tenderin e ka fituar nje firme greke, e cila ne projektin e hartuar nuk ka marre fare parasysh faktin se aty ishte nje objekt “monument kulture”. Madje per t’i hapur rruge fadromes nuk ka ngurruar as ministria jone, e cila shpejt e shpejt e ka hequr nga lista kete objekt. Pervec shkaterrimit te shatervanit, ndertuar ne vitin 1923, fakt tjeter shqetesues eshte mungesa e nje debati profesional dhe publik kur behet fjale per te hequr apo te shtuar objekte ne listen e monumenteve te kultures.

Kjo eshte vertet per te ardhur keq! U lutem pervec kesaj shikoni kete emisjon i cili flet gjere e gjate per kete problem e fenomen qe kemi ne per trashgimnine kulturore! C'fare kam thene deri me sot, eshte e trishtueshme! Shpresoj ta shikoni te gjithe!

"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#68

Post by Arta » Wed Jul 21, 2010 4:13 pm

Shembja e shatërvanit të 1923-it Apollon Baçe: Ishte ordiner, Intelektualët: Të protestojmë

Shatërvanit të ndërtuar në vitin 1923, në kuadër të ndërtimit të Lulishtes Popullore, vetëm pak ditë më parë, konkretisht në datën 16 korrik, fadromat që behën natën e ia shkulën rrënjët. Fakti i rëndë që dëshmon zhdukjen e një monumenti kulture, në mes të qytetit e në mes të natës, u publikua dje në "Gazeta Shqiptare". Në shkrimin e djeshëm u publikuan fotot e tij para shembjes, si edhe dy shkrime nga dy njohës të këtij monumenti, Artan Shkreli dhe Artan Lame, të cilët dhanë të plotë kuadrin historik të këtij objekti dhe Lulishtes së famshme Popullore. Shembja e tij erdhi si shkak i një studimi (të kontestuar) për rikonstruksionin e rrugës para Kalasë së Tiranës. I financuar nga Komuniteti Europian, u dha një grant prej rreth 2 milionë eurosh për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Lejen për shembjen e tij e ka dhënë pikërisht Instituti i Monumenteve të Kulturës. Gazeta kontaktoi dhe kërkoi një prononcim nga drejtori i IMK-së, Apollon Baçe, i cili refuzoi të reagonte me pretendimin se ishte i zënë me një çështje me shumë rëndësi. Dje, pas botimit të artikullit Apollon Baçe, i kontaktuar nga "TV Klan" dhe "Vizion Plus", ka thënë se ai ishte një "shatërvan ordiner". Shatërvani i futur në listën e Monumenteve të Kulturës në vitin 2000, sipas një dokumenti që Baçe u ka ofruar këtyre dy televizioneve, ishte hequr prej kësaj liste më pak se një muaj më parë. "Në datën 28 qershor ishte hequr nga lista e monumenteve, status që e kishte marrë në 2007-ën. Ai pengonte projektin për zonën dhe nuk kishte ndonjë vlerë arkitektonike dhe historike, madje ishte një shatërvan ordiner...Nuk ka asnjë vlerë, prandaj e hoqëm nga lista e monumenteve", - ka thënë në vija të përgjithshme dje Apollon Baçe, drejtor i Institutit të Monumenteve për dy televizionet që e kanë kontaktuar. Por, pas publikimit të faktit të rëndë nga "Gazeta Shqiptare", është ngjallur edhe më tej interesi i intelektualëve shqiptarë mbi çështjen në fjalë. Më poshtë po botojmë një forum me anëtarët, të cilët para 10 ditëve ishin mbledhur në një tryezë të përbashkët për hartimin e një promemorie në mbrojtje të monumenteve në rrezik. Shkëmbimi i mendimeve të tyre është realizuar në postë elektronike, e mes reagimeve shihet qartë shqetësimi për zhdukjen e "kujtesës historike" dhe nga ana tjetër, hidhen ide se si duhet vepruar pas këtij akti të paprecedent.

Artan Lame

As na e vërshëlleu njeri fare! As mua, as secilin prej jush, e as të gjithëve bashkë! Para tri ditësh u shkatërrua me fadroma shatërvani i fundit i mbetur në Tiranë nga e shkuara, njëkohësisht edhe më i vjetri në qytet, njëkohësisht edhe më i vjetri në vend. Disa prej jush më kanë pyetur këto ditë, nëse ka pasur ndonjë reagim nga institucionet, të cilave iu dërgua promemoria jonë e para dy javëve. Besoj se përgjigje më e mirë se sa fadroma nuk mund të na jepej. Ju lutem më thoni, se ç'mendoni të bëjmë? Nëse erdhët në tryezën që organizuam para dy javësh, vetëm për të më bërë qejfin mua, më mirë të mos kishit ardhur! Ndaj pres të thoni se ç'ka ndër mend të bëjë secili prej jush, për të mos i rritur kalamajtë e vet në një shkretëtirë betoni dhe debilësh.

Artan Shkreli

Lame, më vjen mirë që po reagon me shpejtësi ndaj këtij "rivlerësimi të trashëgimisë" që po i bëhet asaj rruge historike. Fotoja e Aurel Dukës që dërgove, nuk lë vend për komente. Dikur jam marrë vetë me atë shatërvan dhe kujtova se shpëtoi!!! Po të nis për arkivin tënd (se edhe ky shatërvan u bë për arkiv) një foto ekskluzive të bërë natën e dëmtimit me buldozer. Po më pyet se si duhet reaguar? Të jap vetëm një ide: të vëmë një poster të madh me ngjyra të shatërvanit, pikërisht aty ku ishte, që ta shohë e tërë Tirana që kalon aty. Ta shohin turpin e institucioneve tona.

Ylli Manjani

Lame, kam gati tekstin e kallëzimit për ndjekje penale. Takohemi nesër për të mbyllur përfundimisht listën me fakte dhe dokumente që i duhet shoqëruar atij teksti. Të shpresojmë mbase njëherë të vetme do veprojë drejtësia.....

Anila Basha

Në "Gazeta Shqiptare" sot (dje), kësaj çështjeje i kemi kushtuar dy faqe, madje e kam ekspozuar edhe në faqen e parë, me fotot që Lame e Shkreli na vunë në dispozicion (e kam fjalën për ish-shatërvanin). Ç't'ju them, është një tragjedi, aq më tepër, një shatërvan që shkulet nga një fadromë. Nuk di më si të ndërgjegjësohemi, por them se Lame, duhet ta shpikim një ide të re, përtej tavolinës ku diskutojmë e dërgojmë promemorie, e ku të gjithë duan të flasin për të dalë ballë kamerave. Mendo për ndonjë gjë më serioze. Fundja, ne të paktën jemi pak më shumë sesa ata që prishin. PS: Pashë dhe shkrimin e Lames te "Shqip" sot. Mirë është ta zgjerojmë pak gamën e shkrimeve dhe kronikat televizive për këtë çështje.

Mentor Kikia

Të bukur përgjigje kemi marrë pas nismës sonë për t'iu bërë krah monumenteve të kulturës dhe trashëgimisë sonë. Çdo ditë dal turivarur nga shtëpia, pasi në lagjen ku unë banoj, komuniteti kishte kontribuar dhe kishim mbjellë qindra pemë, kishim ndërtuar lulishte, stola...pasi vendi (për çudi) e mundësonte këtë gjë (bëhet fjalë për ish-fushën e aviacionit në Laprakë). Në total, ishte krijuar në sipërfaqe e gjelbër mbi 3 mijë metra katrorë dhe Bashkia nuk kishte vënë asnjë kazmë (për mirë). Në pranverë, ndërsa pemët nisen harlisjen natyrore, fadromat e një firme shkatërrimi mbërritën një mëngjes dhe i shpartalluan të gjitha. Bashkia tha se aty do të bëhet një park i madh, ndaj lulishtet do të prishen. Po parku me pemë bëhet more zotërinj, ne po prisnim që të mbillej me pemë edhe pjese tjetër e mbetur bosh e jo të shkulen ato që ishin. A a keni parë jashtë parqe? Kanë pemë, stola, pellgje me ujë, ndonjë shatërvan, rosa, mjelma... Bërtitëm nëpër lagje, u shtruam këmbëkryq në zyrat e Bashkisë për t'ua mbushur mendjen atyre që të mos i shkatërrojnë pemët. Por gjëma u bë. Mbi 400 pemë u shkulen e dëmtuan, pasi vendi do të shtrohet me asfalt, do të bëhet pistë, do të ketë përmes saj edhe disa lokale (si fillim). Ky është parku "made in Shqipëria". Edhe në varr në vafshin këta pushtetarët tanë, kioska e kafene do të bëjnë edhe atje. Por Bashkia na ngushëlloi, duke thënë se asfalti nuk do të jetë i zi, por i kuqërremtë. E ç'i duam pemët para një asfalti me ngjyra-ngjyra? Këmba mos na shkeltë kurrë mbi bar e mos pafshim gjë tjetër veç pallateve!

Beti Njuma

Të dashur shokë dhe kolegë. Mora dy njoftime, i pari nga Artan Lame, e-mail që shumë prej jush e kanë marrë. I dyti ishte një status në 'facebook' nga Dalina Buzi: "Ah ç'po i perëndon sytë Larisa (vajza) me një orkestrale tallaveje që kumbon te lokali ngjitur këtu në 'Golem City'. Fli të keqen mami dhe ëndërro për fadroma që shkatërrojnë gjithë këto mizerje lokale". Përgjigja ime është: fadromat, e dashur nuk kanë kohë, merren me punë të mëdha, prishin shatërvanin në qendër të Tiranës, shkatërrojnë kuj-tesën tonë historike, kujtimet tona të fëmijërisë. Fëmijët tanë janë të lumtur. Nuk do lagin këmbët si ne, në shatërvan. Do rriten duke shpëlarë trurin me tallava. Them se Artan Lame, tryezën e ardhshme duhet ta bëjë përpara Kryeministrisë, me të gjithë ne, njerëz të medias dhe jo vetëm. Të jetë një protestë e zëshme, e fuqishme për t'i thënë ndal kulturës së shkatërrimit, them se drejtorët dhe kryeredaktorët e gazetave duhet t'i bojkotojnë politikanët për një ditë dhe faqen e parë ta lënë bosh, si shpëlarja e trurit dhe kujtesës që na bëjnë çdo ditë të majtët dhe të djathtët. Them se pastaj, duhet t'i lëmë pa zë edhe në ekran, sinkronet e këtyre politikanëve, në çdo edicion lajmesh. T'i bëjmë memecë ashtu siç po edukohen brezat e rinj, indiferentë, por shpesh edhe të pafuqishëm për të ndryshuar këtë realitet të ndotur nga politika.

Artan Lame

Miq! Nga mesazhet del se ende një pjesë e juaja nuk e ka kuptuar pse-në e shkatërrimit të shatërvanit. Ju them se u shkatërrua pa ndonjë qëllim. Duket të keni parasysh se barbaria dhe shkatërrimi pa përfitim, është shkalla më e lartë e barbarisë. Komuniteti Evropian dha një grant 2.000.000 Euro për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në Tiranë. Me këtë fond u mendua të restauroheshin muret e Kalasë së Tiranës dhe të investohej për kthimin në rrugë pedonale të rrugës përgjatë këtyre mureve (rruga midis Ministrisë së Brendshme dhe Galerisë së Arteve). Projekti ju dha ta bënte një arkitekt i huaj siç është moda tani. Ky arkitekti "kontemporan", bëri një projekt modernist që nuk puqte gjëkund me situatën në terren. Ky projekt parashikon edhe që gjysma e lulishtes tek Kuvendi, prishet dhe mbulohet me lloj-lloj marrinash moderniste, pllaka betoni, instalacione, drita me ngjyra e bojëra, xhamllëqe e të tjera të tilla. Natyrisht që si gjithmonë, këto gjëra do jetojnë dy javë pas inaugurimit dhe pastaj do shkatërrohen. Për të justifikuar paratë e projektit, natyrisht që ai nuk mund të respektonte situatën ekzistuese, por i vuri kazmën asaj. Ky është projekti që po realizohet aktualisht. Kjo është e gjitha, dhe e gjitha kjo me paratë e dhëna për ruajtjen e trashëgimisë!!!

Nga mesazhet tuaja dalin tri propozime:

1. Të bëhet kallëzim penal për shkatërrimin. Zona e shkatërrimit është nën mbrojtje dhe, me sa di unë, asnjë nga institucionet nuk merr përsipër atë që po ndodh.
2. Të bëjmë një grumbullim dhe dalje publike në vendin e shkatërrimit. Kjo mund të bëhet pasditen e së mërkurës ose të enjtes.
3. T'i kërkohet Komunitetit Evropian pezullimi i projektit dhe rishikimi i tij. Në këtë rast, kështu do të ndërpritej edhe shkatërrimi i mëtejshëm i lulishtes.

Auron Tare

Jam dakord me të tria propozimet. Nëse nuk protestohet konkretisht, nuk ka për të ndodhur asgjë. Kallëzimi penal është shumë i rëndësishëm për të filluar një betejë ligjore. Një peticion drejtuar komunitetit europian shumë i rëndësishëm, por mendoj që duhet që t'u dërgohet mediave të huaja. Komuniteti europian është shumë sensitiv nëse shikohet se me paratë e tyre dëmtohet trashëgimia. Edhe diçka. Lame në këtë listë shikoj emra që gjate epokës "Pango" kanë qenë në drejtim të lartë të trashëgimisë sonë dhe kanë kontribuar edhe për projekte si ky që sot po akuzojmë. Nuk është e ndershme që tani pasi janë larguar nga puna për abuzime me fondet publike (imagjino të të heqë Pango nga puna me këtë argument, sa larg duhet të ketë shkuar zullumi), sot janë pjesëtarë në këtë Forum. Unë jam dakord me Maksin, i cili tha se shkatërrimet duhet të kenë emra. Nuk mund të riciklohen personazhe të tilla, përndryshe e gjithë kjo betejë nuk ka arsye të bëhet.

Vasil S. Tole

Z. Lame, jam dakord për sa propozon, por mendoj se ne duhet të kërkojmë detyrimisht dhe publikisht ringritjen e shatërvanit ashtu siç ishte, nga ana e atyre që e dëmtuan atë. Kjo mundësohet edhe nga ligji.

Mentor Kikia

Unë jam për dy lëvizje. Së pari të mblidhemi tek vendi ku po bëhet ndërtimi. Të ftojmë në këtë tubim edhe banorë të Tiranës. Mendoj ka qytetarë që e duan këtë qytet dhe këtë vend më shumë se Ferdinand Xhaferaj. Së dyti: Të bëhet një padi, ndoshta për faktin se mbi ç'bazë ministri vendosi ta heqë këtë monument nga lista, ndoshta ekspertët mund të jenë më konkretë. Për të parën jam gati, të vendosim orën dhe të mblidhemi. Ndryshe t'u japim fund këtyre e-mail-eve e të mos bëjmë gam-gam kot.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3809
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#69

Post by Arbëri » Sat Jul 24, 2010 7:15 pm

Ulpiana antike tërheq vëmendjen e arkeologëve

Image
Gjatë muajve të verës, Instituti Arkeologjik i Kosovës, organizon ekipe të rinjsh të punojnë në një nga zonat më të njohura arkeologjike, në qytetin antik të Ulpianës në rrethinat e Prishtinës.

Që në shekullin e I-rë para erës sonë, Strabo e përmend Ulpianën duke e quajtur “qyteti i vjetër”. Për historianët, kjo thënie provon se Ulpiana nuk ishte qytet i themeluar nga romakët, megjithëse morri hov zhvillimi nën sundimin e Romës.

Arkeologët prej kohësh kanë kryer gërmime për të gjetur gjurmë të vendbanimeve, veçanërisht pas zbulimit të bazilikës dhe portës veriore në vitet 1950.

Vendbanimet besohet të jenë shtrirë në një territor prej më shumë se një mijë hektarësh dhe jo shumë larg nga minierat e pasura. Kjo i bën arkeologët dhe historianët besojnë se arsyet që i nxitën romakët t’a pushtojnë këtë zonë, ishin pasuritë minerare, sepse metalin e nxjerrë nga minierat për rreth Ulpianës ata e përdorinin për të prodhuar monedha në Romë.

Ulpiana arkeologjike sot shërben gjithashtu si dëshmi e rrënimeve nga fiset hune e gote në shekullin e V-të, dhe të një tërmeti të fuqishëm në shekullin e VI-të, që shkatërroi atë që kishte mbetur nga qyteti..
ImageImage
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#70

Post by Arta » Mon Jul 26, 2010 6:45 pm

Letër e hapur drejtuar Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Z. Sali Berisha

Image Image

Image Image

Image Image

Image Image
Image

Kujt kryeminister i ben thirrje ti z. Goxhaj? Ky kryeminsiter me kete qeveri qe keto 20 vjet ka bere shkaterrimet me te shumta ne monumentet e kultures se vendit tone, apo i ka lene ato te rrenohen?! Jo vetem para 1 jave kjo qeveri shkuli nje monumet kulture vetem per ta dhene kete toke grekerve te ndertonin kompanine e tyre, keshtu e ke te kote qe harrxhon edhe fjalet edhe letrat per ti bere thirrje ketij kryeministri qe nuk ka haberin e artit dhe kultures, jo se mjekesine e beri drite. Sklleverit mbas nje kohe do i ngjane padronit te tyre, keshtu edhe problemi me ne shqiptaret.

Dërgon:
Avokat Z. Altin Goxhaj si përfaqësues ligjor i Z. Ermal Toro, banor i Fshatit Kaninë i cili ankohet në emër të banorëve të Fshatit Kaninë (Vlorë)

Tiranë më. 26 Korrik 2010

I nderuar Z. Kryeministër

Nisur nga shkresa Këshillit të Ministrave dt. 14.07.2010 drejtuar Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit Z. Sokol Olldashi dhe Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Z. Ferdinand Xhaferri për të ngritur një grup pune për të vlerësuar ndërtimin e rrugës së Kalasë së Kaninës duke diskutuar me komunitetin, dhe për gjetjen e e një zgjidhje vetëm brenda kuadrit ligjor dhe respektimit të ligjit, banorët e fshatit Kaninë duke gjykuar se koha për vlerësimin e situatës nuk pret pasi dëmi që po i bëhet Kalasë së Kaninës, një kala mijëra vleçare dhe me një rëndësi të jashtëzakonshme për historinë e Shqipërisë duke e përcaktuar si monument kulture dhe historie me vlera të mëdha jo vetëm për zonën por për gjithë Shqiëprinë, po Ju paraqesin sot, në dt. 26 Korrik 2010 fotografitë e provave të krimit të shkatërrimit të Kalasë duke përdorur dhe thyer gurët deri mijëra vjeçarë të kalasë për të bërë rrugën e kalasë. Ky absurd i papreçedentë, që pas mijëra vjetësh po shkatërron kalanë që i rezistoi të gjithë luftërave të pafundme në qindra vjet, është një akt kriminal që Ju apelon ju që në respektim të kuadrit ligjor dhe të respektimit të ligjit të merrni masa urgjente për të ndaluar shkatërrimin e mëtejshëm dhe vendosur para bankës së drejtësisë fajtorët.

I nderuar Z. Kryeministër, në emër të banorëve të fshatit Kaninë dhe të bindur se mbështetemi nga mbarë opinioni publik shqiptar dhe nga vetë Ju, disponojmë fotografitë e aktit kriminal por Ju njoftojmë se televizionet lokale në Vlorë disponojnë edhe provat filmike që ne për arsye të drejtash produksioni nuk mund ti marrim, por që në rastin më të parë institucioni i Prokurorisë ka kompetencën ligjore që ti sigurojë në rast se Ju do ta dërgoni për hetim penal këtë akt barbar vandalizmi.

Duke qenë se qytetari Ermal Toro që në momentin e parë kur po shkatërrohej rruga e kalasë filloi të fotografonte aktet e vandalizmit barbar dhe sensibiloi median lokale, Kryetari i Komunës Qender Vlore Fredo Berberi, ka ushtruar presion me mjete të ndryshme për të frikësuar familjen Toro presione të cilat kanë arritur deri aty sa të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e anëtarëve të familjes sa kanë detyruar Z. Ermal Toro të largojë një pjesë të anëtarëve të familjes nga shtëpia.

Akti qytetar i Z. Ermal Toro duhet inkurajuar dhe nga ana tjetër personat me pushtet që kanë ushtruar presion me qëllim frikësimin duhen ndëshkuar.

I nderuar Z. Kryeministër

Koha nuk pret, kalaja dhe gurët e saj po shkatërrohen dhe thyhen, historia monumentale e Shqipërisë po cungohet, barbarët po përfitojnë nga koha për ngritje grupe dhe komisione punësh për të përfunduar aktin e tyre kriminal, ndaj dhe ne Ju apelojmë se kohë nuk ka më.

Fshatarët e Kaninës nuk duan që ky problem të politizohet dhe as kanë lejuar forcat politike që ta përdorin këtë akt kriminal por duke qenë se koha nuk pret dhe ata gurë që po thyhen nuk mund të ngjiten më, Ju kërkojnë ju për masa urgjente në mbrojte të Kalasë.

Për këtë arsye,

Në emër të Banorëve të fshatit Kaninë

Unë i autorizuar ligjërisht nga Z. Ermal Toro Ju paraqes provat e krimit dhe Ju bashkangjis dëshminë e Z. Ermal Toro të regjistuar nga unë ne cilësinë e përfaqësuesit ligjor.

Në pritje të masave urgjente nga Ju

Me respekt
Av. Altin Goxhaj
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#71

Post by alfeko sukaraku » Mon Jul 26, 2010 7:13 pm

Lona

nuk ka faje sala ketu shoku.

fajin e ka shkenca shqiptare..albanologjia arkeologjia historianet etje ..jemi popull injorant se e tille esht dija shqiptare
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#72

Post by Arta » Wed Jul 28, 2010 1:47 am

alfeko sukaraku wrote:Lona

nuk ka faje sala ketu shoku.

fajin e ka shkenca shqiptare..albanologjia arkeologjia historianet etje ..jemi popull injorant se e tille esht dija shqiptare
C'fare thashe alfeko, mbas nje kohe sklleverit i ngjajne padronit te tyre, qofshin ata pushtatare, "arkeologe" apo "historiane" si shoku Neritan Ceka keshilltar i kryeministrit tone qe e ka marre persiper projektin e Kalase se Kanines, por siduket fondet do kene avulluar, dhe populli po ben edhe ata punen e vete! Kot nuk ka thene populli, "Peshku qelbet nga koka"!

Guret e Kanines përplasje fshatarë-komunë

Image

NGA: FATMIRA NIKOLLI

TIRANE-Rruga me kalldrëm drejt kalasë së Kaninës ka konfliktuar banorët e zonës me drejtuesit e pushtetit lokal. Rruga që po ndërtohet si pjesë e një projekti për Kaninën turistike, qe parashikuar të ishte me kalldrëm pikërisht për hir të historisë së kalasë. Por, banorët kanë dalë kundër kësaj rruge dhe pretendojnë se për këtë rrugë po përdoren e po dëmtohen gurë të vjetër të kësaj kalaje. Nga ana tjetër, në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Imer Yzeiraj, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare të Vlorës, e mohon dëmtimin. Kështu palët mohojnë njëra-tjetrën. Dje para Kryeministrisë u zhvillua një protestë e av. Altin Goxhaj dhe disa qytetarëve vlonjatë. Këta të fundit thanë se po mbrojnë kalanë qindravjeçare të Kaninës nga shkatërrimi që po i bëhet nga një rrugë që po ndërtohet me gurët e kalasë. Ata thanë se do t'i paraqesin kryeministrit të vendit provat fotografike të krimit mbi monumentin e kulturës dhe historisë. Nga ana tjetër, autoritetet lokale në Vlorë japin një version ndryshe të ngjarjes, duke mohuar kategorikisht dëmti-min e gurëve. Kreu i DRKK-së së Vlorës tha se pas ankesave të banorëve të zonës, në Kaninë kanë shkuar për inspektim kreu i Institutit të Monumenteve, Apollon Baçe, përfaqësues të Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik etj, e pas vizitës kanë konstatuar se gurët nuk janë dëmtuar.

Rruga
Pak ditë më parë "Gazeta Shqiptare" ka botuar një shkrim që zbardhte projektin, cili pritet t'i rikthejë vizitorët dhe të ringjallë këtë kala. Sipas këtij të fundit, përveç rrugës me kalldrëm, do bëhet ringritja e mureve të rëna, e ndërkaq do të ketë edhe disa buste të personaliteteve të ndryshme të njohura, që janë me origjinë nga Kanina. Për këtë projekt po punon zoti Neritan Ceka, këshilltar i kryeministrit për trashëgiminë, komuna Qendër në Vlorë, Shoqata "Kanina" etj. Dëmtimi i gurëve është një akuzë e ngritur nga një banor i fshatit, Ermal Toro, i mbështetur nga kryetari i shoqatës së konsumatorëve, Altin Goxhaj. Ata në akuzat e tyre e vënë theksin tek provat filmike dhe fotografike të dëmeve që i janë bërë kalasë së lashtë të Kaninës. "Zoti Toro na ka sjellë fotografitë e provave të krimit, të shkatërrimit të kalasë së Kaninës. Këta janë gurë të kalasë së Kaninës, të gdhendur e 2 mijëvjeçarë, që po shkatërrohen për të bërë rrugën e kalasë së Kaninës për turizëm. Këtë po e bën komuna përkatëse", - tha dje Altin Goxhaj. "Ne i kërkojmë në emër të banorëve të fshatit Kaninë, respektimin e këtij monumenti, pezullimin e menjëhershëm të punimeve dhe rikthimin e gurëve me mbishkrime antike. Ne kërkojmë dhe respektimin e parametrave të rrugës, e cila nuk është në parametrat e rrugës antike", - u shpreh Elton Toro, banor i fshatit.
Nuk e kuptoj llogjiken e ketij projekti te rruges qe te con tek Kalaja e Kanines! Z. Neritan Ceka qe e ka marre persiper kete projekt si "arkeolog" qe eshte, dhe po heq guret shumevjecar kalase qe te ndertoje kete rruge! Po mire, c'fare do te shikojne keta turiste kur te vene tek Kalaja, a do kete ngel me gur, apo te vene te shikojne vetem themelet?! Kesaj pune i vete si ajo fjala, "Shkon te vesh vetulla e krren syte"! Kur i bejne gjera te tilla keta qe i quajme arkeolog dhe hsitoriane, c'mund te presim nga "Il popolo"?! Keta njerz duhen vene ne zinxhirre..... :lol:

Letra e hapur
Pas protestës së djeshme, avokati Altin Goxhaj si përfaqësues ligjor i banorit Ermal Toro, i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Berisha. Në këtë letër të shpërndarë për mediat, Goxhaj thotë se "banorët e fshatit Kaninë, duke gjykuar se koha për vlerësimin e situatës nuk pret, për vet dëmin që po i bëhet kalasë, po Ju paraqesim sot, në dt. 26 Korrik 2010, fotografitë e provave të krimit të shkatërrimit të kalasë duke përdorur dhe thyer gurët deri mijëravjeçarë të kalasë për të bërë rrugën e saj. Ky absurd i paprecedentë, që pas mijëra vjetësh po shkatërron kalanë, e cila u rezistoi të gjitha luftërave të pafundme në qindra vjet, është një akt kriminal që Ju apelon ju, që në respektim të kuadrit ligjor dhe të respektimit të ligjit, të merrni masa urgjente për të ndaluar shkatërrimin e mëtejshëm dhe vendosur para bankës së drejtësisë fajtorët". Më tej ai shkruan se "televizionet lokale në Vlorë disponojnë edhe provat filmike që ne, për arsye të drejtash produksioni nuk mund t'i marrim, por që në rastin më të parë institucioni i Prokurorisë ka kompetencën ligjore që t'i sigurojë në rast se Ju do ta dërgoni për hetim penal këtë akt barbar vandalizmi". Më tej sipas Goxhajt, kryetari i Komunës Qendër Vlorë, Fredi Berberi ka ushtruar presion me mjete të ndryshme për të frikësuar familjen Toro, presione të cilat kanë arritur deri aty sa të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e anëtarëve të familjes dhe kanë detyruar z. Ermal Toro të largojë një pjesë të anëtarëve të familjes nga shtëpia.
(d.b/GSH/BalkanWeb)
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#73

Post by Arta » Sat Jul 31, 2010 1:38 pm

Butrint, trupat e teatrit masakër në vlerat 2 400 vjecare



Kur nuk ka pergjegjesi ne asnje lloj niveli, askush tjeter nuk do te mbaj pergjegjesi! Eshte si 'Efekti Domino', qe nje te domino te bier te gjitha pasojne njera-tjetren. Sa e thjeshte, sa shume e veshtire per ta kuptuar nga disa! Jemi bere si Hani i Bagdatit, nuk merret vesh, kush hyn, si hyjn, apo c'fare kujdesi duhet! :?
TIRANE-Në muret e qytetit antik të Butrintit, gozhdë e shufra hekuri ngulen për të varur kostumet e një shfaqjeje, e cila jepet në një mbrëmje të nxehtë korriku. Në çadrat e ngritura brenda rrënojave aktorët vrapojnë e ngrenë rekuizitat, grimohen, ushtrojnë zërin dhe përsërisin pjesë nga teksti i shfaqjes. Çadrat!!!...Janë ngritur tri të tilla, e njëra prej tyre është ngritur mbi banjën romake dhe aktorët e shumtë të kësaj shfaqjeje ndërrohen, vrapojnë e grimohen, pa e vrarë mendjen se gjenden mbi mozaikun e shekullit të parë pas Krishtit, i cili ndodhet mu aty, poshtë këmbëve të tyre i mbuluar me rërë.
Kjo eshte tabloja qe paraqet ne numrin e sotem Gazeta Shqiptareqe zbulon se trupa artistike që ka zaptuar në mënyrë kaq të dhunshme këtë territor "të shenjtë", është trupa rumune e teatrit kombëtar të Operetës "Ion Dacian", prej 24 aktorësh. Është nata e katërt e festivalit, data shënon 20 korrik 2010 dhe shfaqja e kësaj mbrëmjeje është një musical mbi veprën e Shekspirit "Romeo dhe Zhuljeta", një version i adaptuar muzikor i Gerard Presgurvic. Në redaksinë e 'Gazetës' kanë mbërritur si dëshmi për gjithçka përshkruam më lart, nga ajo natë, një grup fotografish, ku duken qartë artistët rumunë dhe rekuizita e tyre e mbingarkuar së bashku me kamionët dhe makinat që kanë depërtuar deri në zemër të qytetit antik.

Zona e Butrintit konsiderohet si zona me vlera te paperseritshme antike e kulturore, e marre ne mbrojte dhe nga UNESCO. Burime të 'Gazetës' thonë se përveç kësaj ngjarjeje, UNESCO po dërgon një ekip kontrolli për të parë se si e kanë shqepur rrugën brenda zonës së mbrojtur të Butrintit. I pyetur në linjë telefonike nga 'Gazeta Shqiptare', Ylli Cerova, drejtor i Parkut Antik të Butrintit, tha: "Është mashtrim. E lëmë me kaq këtë". E thënë ndryshe, ai nuk pranoi të prononcohej, as të reagonte e as të sqarohej.

(d.b/BalkanWeb)
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#74

Post by Arta » Fri Aug 06, 2010 3:28 pm



I vetmi laborator i konservimit të arkeometrisë, që nga koha e kalimit nga varësia e Akademisë së Shkencave në atë të Qendrës së Studimeve Albanologjike, ka mbyllur dyert.

Pasoja e parë e degradimit të këtij laboratori janë disa dhjetra objekte që kishin nevojë për restaurim dhe që dergjen brenda laboratorit që po rrënohet.

Drejtori Frederik Stamati deklaron se laboratori duhet të zhvendoset në një ndërtesë tjetër, duke qenë se ajo aktuale nuk plotëson kriteret.

“Që të largohet laboratori nga ajo ndërtesë është gjë e mirë sepse ajo është ndërtesë 2 shekullore dhe nuk është në standartet e duhura. Duhet një ndërtesë e re, por nuk mund të bëhet nëse nuk ka mbështetje financiare”, ka pohuar Stamati.

Sipas tij, kjo është një cështje që duhet të marrë zgjidhje sa më shpejt, pasi ndërprerja e punës në laborator është e dëmshme për konservimin e objekteve arkeologjike.

“Të ndërpresësh punën në laborator do të thotë të ndërpresësh punën për trashëgiminë e objekteve muzeale. Është e rëndësishme që kjo cështje të marrë zgjidhje”, ka shtuar Stamati.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#75

Post by Arta » Sat Aug 07, 2010 11:43 am

Elbasan, zbulohen dy varre ilire në muret e kalasë

Image Image

Image Image

Image Image

Image Image


ELBASAN - Zbulohen afër mureve të Kalasë së Elbasanit dy varre të lashta ilire, ndërkohë që Elbasani është fare pranë ngritjes së një muzeu arkeologjik. Dy varret ilire që u zbuluan afër mureve të kalasë gjatë realizimit të projektit për të, sipas specialistëve, do të jenë objekt i ardhshëm i studiuesve të fushës së arkeologjisë. Sipas Neritan Cekës që ishte dje në Elbasan dhe pa nga afër zbulimin e ri rrëzë mureve të kalasë së lashtë, ky zbulim i rëndësishëm jo vetëm për vendin tonë, por për Ballkanin dhe më gjerë, është një bazë shumë e mirë për ngritjen e një muzeu arkeologjik. Në muajin shtator pritet të fillojnë punimet për realizimin e një projekti të Bashkimit Europian, në lidhje me rivitalizimin e Kalasë së Elbasanit, të zgjerimit dhe restaurimit të Bazilikës paleo-kristiane të Bezistanit, zbuluar dy vjet më parë, por që për mungesë fondesh ka mbetur si "varr i hapur" mes qytetit, duke u mbuluar nga barishtet. Ky fond që shkon në 1 milion e 200 mijë euro, është dhëna nga BE-ja. Ndërsa 200 mijë euro të tjera do të jepen nga Komisioni Europian. Projekti parashikon që të rihapet rruga 'Egnatia', e cila kalon mes përmes kalasë dhe rindërtimin e portave kryesore dhe një projekt që do ta kthejë kullën e mbiquajtur "Kulla e Zindanit", e cila ndodhet në sheshin përballë teatrit "Skampa" në një muze arkeologjik. Kjo e fundit do të jetë një iniciativë e një sipërmarrësi privat, e ngjashme me përshtatjen antike të lokalit "Real-Scampis" brenda në kala të Elbasanit.
Mozaiku i famshëm i Bazilikës së Tepes, një nga më të bukurit në Ballkan, do të jetë pjesë e këtij projekti, i cili parashikohet të mbulohet me xham, dhe do të bëhet i vizitueshëm për turistët. Bazilika e zbuluar vitin e kaluar në qendër të Elbasanit(pjesë e rëndësishme e kulturës së lashtë në këtë zonë) nuk do të jetë më një vendgrumbullimi plehrash por do të shndërrohet në një qendër të rëndësishme për turizmin arkeologjik. Specialistët thonë se një pjesë e 6 milionë eurove të dhëna nga Komisioni Europian për mirëmbajtjen e objekteve të trashëgimisë arkeologjike do të përdoret në objektet e qendrës së Elbasanit, ku ndër më të rëndësishmet është dhe Bazilika pranë 'Rrapit të Bezistanit'. Nga ky financim që do të përdoret dhe në Korçë, Shkodër, Himarë e gjetkë, Elbasani do përfitojë rreth 1.2 milionë euro. Bazilika e Elbasanit do të marrë një pamje madhështore pasi ajo do të mbulohet me xham falë financimit prej rreth 180 mijë euro. Kjo do jetë bazilika e parë në rajonin e Ballkanit që do jetë e mbuluar me xham ndërsa më herët nuk u arrit një gjë e tillë për atë të Linit në Pogradec. Por së shpejti, në Elbasan falë financimeve të Komisionit Europian do realizohen investime që do i shërbejnë shtimit të turizmit arkeologjik e atij kulturor. Së afërmi edhe kulla e Kalasë do kthehet në një minimuze arkeologjik, duke e bërë këtë qytet sipas arkeologëve një nga nyjat më të rëndësishme e më të preferuara për turizmin e kësaj fushe.
(marre nga Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

Post Reply

Return to “Arkeologji, antropologji”