"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Objekte të grabitura nga Troiet Shqiptare

Arkeologjia dhe antropologjia janë disiplina të rëndësishme në fushën e historise, sillni të dhëna për to dhe zbulimet e bëra për një vështrim të bazuar të historisë.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Objekte të grabitura nga Troiet Shqiptare

#1

Post by Patush » Sun Sep 12, 2010 3:11 pm

Listë e objekteve kryesore të grabitura të përmendura në libër e të shpërndara sipas muzeumeve

Muzeu i Luvrit

1. Tors i Bakut fëmijë, mermer, Apoloni.
Është një kryevepër, dalë nga dora e skulptorit të madh të lashtësisë, Prakistelit. Është hequr nga muret e manastirit të Pojanit, në vitin 1859 dhe është dërguar në Luvër nga M. Goltier de Klabri. Qëndron në sallën Tibre, nr. 665. “Mission...”, f. 395; “Das Sand. Berat...”, f. 154; Leon Rey, “Albania”, 1, f. 11, shënim 9.

2. Fragment i një statuje të Vitories, mermer, Apoloni.
Kjo është dërguar në Luvër disa kohë më parë se Torsi i Prakistelit nga A. Grase, konsulli i Francës në Korfuz. “Mission...”, f. 395; Leon Rey. “Albania...”. 1. f. 11, shënim 9.

3. Mbishkrim i ujësjellësit të Durrësit, mermer.
Mbishkrimi tregon për riparimin e ujësjellësit të Durrësit në kohën e Aleksandër Severit së bashku me rrugën në një gjatësi prej katër mijë hapash, që ishte dëmtuar nga përrejnjtë. Ujësjellësi ishte ndërtuar gjatë sundimit të perandorit Adrian. “Mission..”, f. 387, nr. 172; “Rev. Arche”. VI, 1862, f. 318; “Alb Stud.”, f. 119, etj.
Ndodhet në fondet e muzeumit të Luvrit.

4. Dy figura në altoreliev të Demetrës dhe Kores., gur. Durrës.
“Mission...”, f. 378, 460, tab. 27, fig. 2; f. 377, 460; tab. 27; fig. 3. Leon Rey, “Albania...”, 4, f. 102. Në inventarin e muzeut figurojnë me numrat 2291 dhe 2292. Për mbishkrimin shih dhe “Rev. Arch.” VI, 1862, f. 321.

5. Kokë kau me kurorë dhe lule, fragment frizi, Durrës.
Hëzej e mori pranë xhamisë te Porta e Madhe e qytetit. “Mission...”, f. 382, 383, tab. 27, fig. 4; “Cat. Somm”. Nr. 1427, f. 82; Po aty, botim i vitit 1918, nr. 1427, f. 88; Leon Rey. “Albania...”, 4, f. 103.

6. Kokë e Demetrës, mermer, Apoloni, madhësi natyrore.
Dallohet për linjat e holla, ëmbëlsinë dhe psikologjinë. Pjesa e sipërme e kokës pak e thyer. “Mission...”, f. 460, tab. 32.

7. Anfifeks, kërcimtare me palmete, Apoloni.
“Mission...”, f. 460.

8. Stelë e kalorësit, Apoloni.
“Mission...”, f. 400. 460. Kalorësi është veshur me klamys dhe në të djathtë të tij ka një shtizë të gjatë. Ndodhet në sallën greke, nr. 837, “Das San. Berat...”, f. 174.

9. Kapitel i vogël jonik, mermer, Apoloni.
“Mission...”, f. 388, 460.

10. Kapitel i vogël dorik, gur, Apoloni.
“Mission...”, f. 398-460.

11. Maskë luani, mermer, Apoloni.
“Mission...”, f. 398; “Das San. Berat...”, f. 190; Leon Rey, “Albania...” 1, f. 24, shënim 54.

12. Kokë gruaje, mermer, Apoloni, madhësi natyrore.
“Mission...”, f. 395-396.

13. Friz me figura të vogla që paraqesin luftë amazonash, Apoloni.
“Mission...”, f.398.

14. Figurinë gruaje, bronz, Apoloni, dimensione të vogla.
Gjetur në janar të vitit 1881, ndodhet në sallën e bronzit, nr. 2855. Leon Rey, “Albania...”, 3, f. 35. Rey boton fotografinë e saj.

15. Dama antike shqiptare, Gur i Zi, bronz.
Lartësia 0,28, koka 0,038 m. Shekulli VI-V p.e.s. Leon Rey, “Albania...”, 3, f. 56. Ai tregon se kjo skulpturë arkaike është botuar nga Dymond në “Rev. Arch. Nouvelle”, XXIV, 1872 me tre vizatime nga M. Chaplain, idem planshe XV. Këtë artikull me disa modifikime dhe shënime Dymond e botoi në “Melanges d’Arch”., më preçedencë; “Repertoire...”, II, nr. 7, f. 422-423, 552, në dy kataloge të bronzeve me dy ilustrime dhe një fotografi nga Ugolini, “Albania Antica”, 1, f. 15, fig. 14, etj.

Hasan Ulqini, "Grabitës të Monumenteve".
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Objekte të grabitura nga Troiet Shqiptare

#2

Post by Patush » Sun Sep 12, 2010 3:12 pm

Muzeu, San Zhermen, Paris

1. Objekte nga varreza e Kalasë së Dalmaces:
14 rrathë të mëdhenj qafe, bronz, 400 rruaza, 8 byzylykë, 38 vathë e rrathë vathësh, argjend dhe bronz, 6 zbukurime vathësh, argjend, 27 zbukurime, bronz, 10 unaza, bronz, një unazë, argjend, 17 fibula, bronz, një broshe e rrumbullakët, 2 sopata hekuri, një shpatë hekuri, 16 thika, maja heshtash, fibula, unaza, hekur.
“Souvenirs.,”, f. 262; Sollomon Reinach, “Une necropole...” në “L’Antropologie..”, 1901, f. 662-670., thotë se në muzeun Sen Zhermen ndodhen gjithsej 89 objektesh me numër inventari 53842-53930, kurse në të vërtetë lista që e paraqet vetë Dërgani është shumë më e madhe. Leon Rey, “Albania...” 3, f. 52. Ndërsa në Muzeumin Antropologjik të Parisit ndodhen dhe dy kafka nga kjo varrezë.


Muzeu Arkeologjik i Berlinit

1. Dy fibula, bronz, një aplike, bronz, një byzylyk, bronz, dy rrathë dore, bronz, një fragment spiraleje, bronz, një fibul hekuri, një latushe hekuri, 23 rruaza qelqi të tipeve të ndryshme, një qafore, bronz, me varëse në trajtë trapezi të ngushtuar dhe në pjesën e poshtme në trajtë ylli, një paftë e veçuar e këtij tipi vathi, një thikë hekuri. Të gjitha objekte nga varreza e Kalasë së Dalmacies.
Traeger, “Mitteilungen...” f. 43-51, “Begrabniss...”, f. 43-47.


Muzeu Historik i Artit, Vjenë

1. Stela e Parmeniskut.
Në reliev paraqitet një skenë me një betejë amazonash. Ajo ka edhe shenja të tjera të veçanta që e bëjnë të dallohet menjëherë si e artit apolonian. Ashtu si edhe tek stela e Falakres dallojmë pëllumbat duke pirë ujë, një enë të madhe, dy luanë që shqyejnë një dre. Steleja ka formën e një ndërtese, në mes të kolonave dallohet një kurorë lisi, dy trëndafilë; elemente të tjera të saj janë sirenat me krahë, grifonët.
“B.Y.SH.T.” 4, 1958, f. 213, 243.

2. Portret gruaje, mermer, nga Durrësi.
Skulptori ka ditur të evidentojë me mjeshtëri buzët e holla, ballin e tendosur, vetullat e harkuara, hundën e drejtë, që i japin portretit një shprehje të bukur. Gruaja ëshët e menduar. Ky portret është marrë në vitet e Luftës së Parë Botërore nga arkeologët Prashniker dhe Shober.
“Ylli”, 8, 1977, f. 35.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Objekte të grabitura nga Troiet Shqiptare

#3

Post by Patush » Sun Sep 12, 2010 3:13 pm

Muzeu Nacional i Beogradit

1. Kokë djaloshi, mermer i bardhë, Durrës.
Lartësia 0,24 m, sipër në krye i mungon një tufë flokësh. Qepallat, hunda e goja janë të dëmtuara. Koka është përkulur disi nga e djathta. Fytyra është punuar mjaft hollë. Me anën e cepit të buzës së rënë si dhe vetullave të fryra dhe të syve të vendosur pjerrët jepet një shprehje habie. “Archeologische forschungen...”, f. 43, fig. 52, a, b. Balduin Sara, “Jareschefte...”, f. 240-246 njofton se në vitin 1926 kjo kokë është zhdukur për fat të keq. Leon Rey. “Albania...”, 4, f. 100.

2. Maskë komike prej guri të verdhë, Durrës.
Lartësia 0,40 m, gjerësia 0,30. Në të shihen shenja llaçi. Pranë gojës dhe në faqe dallohen gjurma ngjyrash të kuqe dhe të verdhë. Tipi i hundës së gjerë dhe t ë zgjatur me një gojë të zgjeruar të bën të mendosh se i përkiste komedisë nautike. Katër të përdredhura të mjekrës të stilizuara janë kthyer në të njëjtën mënyrë në relievin e komedisë së Napolit në maskën e Meneandrit në relievin berlinez nga Akuilea. “Archeologische forschungen...” f. 43, fig. 53.

3. Dy relieve gladiatorësh ose luftëtarësh dalmatë.
“Mission...”, f. 383, tabela 30; “Souvenirs...” f. 180, foto po në f. 180; “Archeologische forschungen...”, f. 44, fig. 54-55, etj.
Gladiatori i parë: 1.28 lartësia, 0,62 gjerësia, 0,25 trashësia . Gladiatori i dytë: 1.07 lartësia, 0,59 gjerësia, 0,24 trashësia.

4. Stele me mbishkrim, gur gëlqeror, Durrës.
Lartësia 0,78, gjerësia 0,43, trashësia 0,14. Steleja ka formën e një porte me dy doreza në formë rrethi. Mbishkrimi ndodhet sipër. një stelë e ngjashme me të është zbuluar përsëri kohët e fundit në qytetin e Durrësit.
“Archeologische forschungen...”, f. 44-45, figurë 56.

5. Fragment nga sarkofagu me mbishkrim dhe anije, gur, Durrës.
Kjo stele ka rëndësi sepse jep pamjen e një anije të lashtë të ankoruar në port me vel dhe njëkohësisht dhe rrema. Veli ka formën e një tabele shahu. Meqë fragmenti është i thyer duket vetëm pjesa e përparme e anijes.
“Archeologische forschungen...”, f. 45, fig. 57, 57a (vizatim).

6. Altar me mbishkrim, mermer, Durrës.
Lartësia 1.34, gjerësia 0.64, trashësia 0.60. Fusha e mbishkrimit është e rrethuar me dekoracione, ornamente dhe ndërmjet tyre ka të gdhendura gjethe akanthi. Mbishkrimin e këtij altari e kopjon për herë të parë Kiriaku i Ankonës. “C.I.L.” III, 616, i cili jep vendodhjen: Durrës, porta lindore e kalasë, nga Balduin Sara, “Antiken...” f. 240-246, viz. 39, Hequard, “Historie...”, f. 265, etj.

7. Pllakë mermeri e bardhë me mbishkrim, Durrës.
Balduin Sara, “Antiken...” , f. 240-246, viz. 41.

8. Reliev i Panit me tri nimfat, gur gëlqeror, Durrës.
Lartësia 0,47, gjerësia 0,42, trashësia 0,14. Relievi është i dëmtuar në anën e djathtë. Gjithashtu edhe pjesa e sipërme është mjaft e ngrënë. Në reliev duken gjurmë gëlqereje. Nga e majta është dëmtuar gjithashtu gjysma e poshtme e figurës së Panit. Gëzofit i tij i ka mbetur vet një pjesë. Për tek ai me hap vallëzimi vijnë dy nimfa të kapura dorë për dorë. Midis Panit dhe nimfës së parë ndodhet e gdhendur një enë, ndërsa midis dy këmbëve të nimfës një send i pacaktuar. Koka e nimfës së parë mungon, ndërsa të dytës i është dëmtuar rëndë, por ajo duhet të ketë pasur një zbukurim koke. Sipas lëvizjes së dorës së nimfës së dytë dhe përfytyrimeve analoge (Pani me tri nimfat, kult i përhapur gjerësisht në Durrës) duhet të ketë qenë dhe një nimfë e tretë.
Balduin Sara, “Antiken...”, f. 240-246, fig. 40, Leon Rey, “Albania...”, 4, f. 102.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Objekte të grabitura nga Troiet Shqiptare

#4

Post by Patush » Sun Sep 12, 2010 3:14 pm

Muzeu Britanik

1. Shpatë bronzi nga Shkodra.
Gjatësia 48 cm.
“Walters, Catalogue...” numri 2754; Ugolini, “Albania Antica”, 1, f. 15, fig. 14; Leon Rei, “Albania...”, 3, f. 48.

2. Figurinë bronzi nga Shqipëria Veriore.
Është botuar në një kartolinë të nxjerrë nga Muzeu Britanik. Prapa ka të shkruar: Spartania ose vajza që vrapon, fondi nga Shqipëria nr. 208, viti 1976.

3. Diana, bronzinë nga Shqipëria.
“Drini”, nr. 4., 1 prill 1942, f. 19.


Muzeu Arkeologjik i Stambollit

1. Kokë femre nga Apolonia.
G. Mendel. “Catalogue..”, II, nr. 330, f. 88. Leon Rei, “Albania...”, 1, f. 24, shënim 55.

2. Sarkofagu i Dyrrahut.
G. Mendel, “Catalogue...”, II, nr. 4, faqe 5-12; Mac Ridi Bey, “Jarbuh...”, f. 143, nr. 1; “Drini”, nr. 4: prill 1942, f. 9.

3. Fragment sarkofagu, Durrës.
G. Mendel, “Catalogue...”, I, f. 12-14, Leon Rei, “Albania...”, 4, f. 104.


Muzeu i Termave, Romë

1. Koka e Deas së Butrintit, mermer.
Luixhi Ugolini, duke u nisur nga vlerat e saj të mëdha artistike, si një kryevepër e artit antik, e krijuar nga dora e Prakistelit, bëri çmos dhe e grabiti.
Ugolini, “Albania Antica”, III, f. 87.
Nga Vlug @vargmal.org
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

Post Reply

Return to “Arkeologji, antropologji”