"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Pervetesimi i kultures.

Arkeologjia dhe antropologjia janë disiplina të rëndësishme në fushën e historise, sillni të dhëna për to dhe zbulimet e bëra për një vështrim të bazuar të historisë.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4182
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Pervetesimi i kultures.

#1

Post by Zeus10 » Mon Mar 07, 2011 12:55 pm

Shteti kriminal serb, pasi vrau e masakroi shqiptaret, vodhi nje koleksion te tere te trashegimise kulturore shqiptare gjate 1999-s, dhe tani me paturpesi ashtu sic kane bere "vellezerit" e tyre greke, i paraqet ato si pjese te trashegimise kulturore serbe, megjithese kane kaluar vetem 12 vjete nga vjedhja e tyre.
Serbia ekspozon artefaktet e vjedhura gjatë luftës së Kosovës
PRISHTINË- Serbia ka hapur ekspozitë me eksponatet etnografike të Kosovës, të cilat i kishte marrë dhunshëm në vitin 1999. Edhe pse kanë kaluar 12 vjet ajo nuk pranon t’i kthejë në vendin e tyre të origjinës. Muzeu Etnologjik i Beogradit ka ekspozuar veshjeve dhe dekorimeve nga koleksioni prej 3 mijë artefaktesh të Kosovës në ekspozitën e hapur të martën në mbrëmje.
I ashtuquajturi Muzeu në Prishtinë institucion me seli në kryeqytetin serb i themeluar pas luftës në Kosovë e në të cilin u bart thesari arkeologjik që iu mor Kosovës, është bartësi i ekspozitës me titull"Trashëgimia etnografike nga fondusi i Muzeut në Prishtinë".
Për autoren e ekspozitës, Mina Darmanoviq nuk është i diskutueshëm fakti që eksponatet janë të Serbisë. Me ekspozitën që ka hapur ajo thotë se ka përmbledhur "vetëm një pjesë të koleksionit të çmueshëm të Muzeut në Prishtinë nga 30 mijë eksponate të tjera të shtetit serb që kanë mbetur në Prishtinë".
Sipas saj, materiali i prezantuar është vetëm një pjesë e pasurisë tradicionale të krijuar gjatë një procesi të gjatë të zhvillimit kulturor të popullit serb dhe dëshmon për pasurinë e diversitetin në veshjet tradicionale.
Hapjen e ekspozitës me artefakte të Kosovës pala shqiptare e cilëson propaganda, por në të njëjtën kohë kritikojnë institucionet kosovare se nuk kanë bërë sa duhet që artefaktet e vjedhura t'i kthehen "pronarit legjitim". Ekspertët kosovarë të trashëgimisë kulturore, një veprim ekspozita e të ashtuquajturit Muze në Prishtinë është i papranueshëm. Për Edi Shukriun, kryetare e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, veprimi i fundit i hapjes së ekspozitës, madje edhe deklaratat se 30 mijë artefakte të tyre janë ende në Kosovë, janë politikë e njohur e Serbisë.

"Janë marrë me dhunë, që do të thotë se janë të vjedhura. Ekspertët e vjetër të kësaj fushe nuk janë pyetur fare, mjerisht kanë dalë disa ekspertë të rinj, por që as ata nuk janë konsultuar, dhe si pasojë e kemi fatin kështu si e kemi ", ka thënë Shukriu.

Pikërisht eksponatet që janë ekspozuar i takojnë koleksionit prej 3 mijë artefaktesh, të cilat para 12 vjetësh Serbia ia vodhi Kosovës. Artefaktet e Kosovës janë marrë nga Muzeu i Kosovës gjatë bombardimeve të NATO-s, dhe janë bartur në Serbi me kamion ushtarak. Nga tre mijë artefakte sa i janë marrë Kosovës më 1999, "Hyjnesha në fron" është i vetmi eksponat që iu kthye Kosovës. Një gjë e tillë u bë më 2002 nga përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm, Michael Steiner.
(e.m/mia/BalkanWeb)
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Post Reply

Return to “Arkeologji, antropologji”