Page 3 of 3

Re: Shqiponja me dy koke ky simbol i lashte.

Posted: Thu Jun 04, 2015 11:24 am
by rrëqebull
Në qoftë se Skënderbeu e mbante veten pasardhës të Aleksandrit dhe krijon edhe një përkrenare sipas shembëllimit apo përfytyrimit që kishtë për të, atëhere përse të mos mendohet se do të kërkonte të krijonte edhe një stemë apo flamur sipas shënjave ushtarake të Aleksandrit apo të Pirros, kur këta gëzonin kaq popullaritet tek shqiptarët e shek. XV, si paraardhës e themelues të lavdishëm të fisit epirot? Ç’gjë kontradiktore ka në këtë mes? Pastaj, në kushtet e luftës së madhe antiosmane që zhvillonin shqiptarët në shek. XV, ç’figura të tjera më frymëzuese se këta mund të kishte kur kërkohej guxim e besim në forcat e veta?
Kumtesa e plotë: Rreth origjinës së flamurit të Skënderbeut

Re: Shqiponja me dy koke ky simbol i lashte.

Posted: Tue Mar 14, 2017 11:20 pm
by Adriana
Dokumentari - Gjurme Shqiptare nga Top Channel Albania me gazetarit Marin Mema - Historia e Flamurit Shqiptar - 04/03/2017