"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Bylis

Arkeologjia dhe antropologjia janë disiplina të rëndësishme në fushën e historise, sillni të dhëna për to dhe zbulimet e bëra për një vështrim të bazuar të historisë.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Morrison
Regular Member
Regular Member
Posts: 65
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:28 pm
Gender: Male

Bylis

#1

Post by Morrison » Thu Dec 08, 2011 3:59 pm




Qyteti Bylis Ku Gjendet Ai?
I vendosur në pllajën e një kodre pran fshatit të sotëm Hekal qyteti shtrihej në një sipërfaqe prej 30 ha e cila mbrohej nga një mur rrethues me gjatësi 2.2 km, gjerësi 3.5 m dhe lartësi 8-9 m i cili ende sot ruhet relativisht mirë.
Muri rrethues ishte pajisur me hyrje dhe kulla të shumta mbrojtëse.
Që në shek. III. p.e.s. qyteti pajiset me monumente të shumta dhe të rëndësishme të tilla si, teatri me kapacitet 7500 spektatorë i cili shërbente jo vetëm për shfaqje të ndryshme teatrale dhe muzikore për banorët e qytetit dhe zonave përqark tij por edhe si vend mbledhjesh ku merreshin vendime të rëndësishme për fatet e bashkësisë byline.
Krahas teatrit qyteti kishte stadiumin e vet, dy shëtitore, njëra prej të cilave dykatëshe, depozitën e ujit, prytaneonin, gjimnazin, altarë, banesa, rrugë etj.
Krahas këtyre monumenteve, qyteti kishte punishtet e veta të poçarisë, ndërtimit, skulpturës, metalpunuesit si dhe punishten e prerjes së monedhave të veta.

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Bylis

#2

Post by Mallakastrioti » Sat Apr 14, 2012 8:22 am

Rrenojat e qytetit antik te Kllosit
Written by Etnor Canaj 29 Janar 2012 Published in Kulture

Image
Rrenojat e qytetit antik te Klosit, ndoshta do jene ato qe do zgjidhin edhe misterin si quhej apo çfare emri ka patur ne lashtesi ky vendbanim i lashte Pellazgo-shqiptar. Supozimet apo tezat per emrin aktual, pra Nikaia, ishin thjesht ne livel teorik dhe disi te nxituara prej Epigrafistit francez Louis Robert. Por para se te merremi me tezen e Louis le te hedhim nje shikim çfare sjell hstorigrafia zyrtare shqiptare.

Ne vepren “Bylisi” te autoreve N. Ceka dhe S. Muçaj ne faqen 84 lexojme si me poshte

” I pari qe identifikoi rrenojat e qytetit ne Klos me qytetin antik bylin Nikaia, te permendur ne nje mbishkrim, ka qene epigrafisti francez L. Robert. S. Islami ka shprehur mendimin se Klosi dhe Hekali formonin se bashku nje dyqytet, por vete Klosi ka pasur nje emer te veçante, ate te propozuar nga L. Roberti, Nikaia…”

Le te lexojme çfare te dhenash kemi lidhur tezes se L. Robert dhe pikerisht ne studimin e tij me titull “NOTES D'ÉPIGRAPHIE HELLÉNISTIQUE” (Shenime te epigrafise hellenistike) ku ne faqet 433-434 shkruan si me poshte.

“Në një katalog të fituesve në Amphiaraia të Oroposit që është botuar tani shpejt (1),çmimi i vrapimit të armatosur është marrë nga një atletë i cili është emëruar si një “Βυλλίων άπο Νικαίας” (Bullion prej Nikaia, shenimi im). Ky etnik federal është i ri,siç më duket,dhe ia vlenë që të ndalemi në të.

Βυλλίων është popull i një qyteti të Ilirisë ,Bylis, që ndodhet në juglindje të Apolonisë ,në luginën e Aoos-it (Vjosa, shen.im).

Stefan Bizanti deklaron vërtet që etniciteti i tij (emri i popullsise shen. im) është Βυλλιοεύς por në monedhat e tij gjindet Βυλλιόνων ,dhe kjo është poashtu forma që jep një mbishkrim i gjetur në Spartë i cili në përmbajtjen e tij ka fillimin e një letre të popullit të Bylisit.Por emërohet poashtu Bylion një fis barbar që është fqinj i Apolonisë.

Teksti i Oroposit tregon që ky fis ishte i helenizuar dhe i organizuar në një konfederat allagrekçe,mëqë një bylion vinte për të marrë pjesë në një lojë në Greqi.

Ky mundëson poashtu që të saktësohet dhe një element të topografisë historike.

Ndër qytetërat të quajtura Nikaia, Stefan i Bizantit emëron njërin që gjendet n'Iliri.

Mendoj që deri tani nuk kemi patur ndonjë shënim më të saktë mbi vendndohjen e tij.Dihet tani që ky qytet ndodhet në juglindje të Apolonisë,në territorin e Bylioneve.

Emri i tij më bën të mendoj që është themeluar në kohën helenistike.

Siç më duket mua, nuk duhet me qenë të prirë për ta kërkuar në vendet malore aq pak të depërtueshëm,por për gjatë udhës të depërtimit të vendit,në luginën e Aoos-it.

Vështrimi me kujdes i kartës arkeologjike të asaj krahine bën për të kuptuar që nuk janë aq shumë site arkeologjike.

Një mur rrethues helenik që gjindet thjesht afër Bylisit,në Klos është akoma anonim;ndoshta kemi aty të bëjmë me qytetin e Nikaia-së.”

(1) Daton shekulli I (i pare) para eres sone.

Le te kerkojme te analizojme tezen qe epigrafisti francez Louis Robert hedh lidhur emrit te Klosit te lashte, pra “Nikaia”.

Teza e Luis do hidhej poshte pike se pari, sepse mbishkrimi i gdhendur ne Amphiaraia të Oroposit i perket shekullit te pare para eres sone dhe ai vet na i sjell kete deshmi. Ne shekullin e I (pare) para eres sone klosi ishte shkaterruar me kohe prej legjioneve romake te P. Emilit, pasi siç dime ne lufterat e Romes kunder mbretit maqedonas Perse dhe shtetit Ilir ,ne vitin 168 para eres sone, Klosi i lashte u lidh ne aleance me maqedonasit dhe iliret kunder Romes. Ne librin e tij “Bylisi i Ilirise” ne faqen 21 historiani Ilirjan Gjika shkruan:

“”Gjate fushates ushtarake te vitit 167 pk, konsulli romak Pal Emili dergoi kunder qyteteve byline te Orgesos, Tyarkanos dhe Nikajes (Klosi shen. im) komandantin e tij Nasiken (3) dhe te birin K. Maksimin, per tu hakmmare, duke i djegur dhe shkaterruar ato.

3) N. Ceka. Mbishkrime Byline”

Pra siç shohim ne vitin 167 para eres sone Klosi i lashte ishte shkaterruar dhe djegur. Pra duke pare me vemendje tekstin e Oroposit qe i perket shekullit te pare para eres sone ku ne se eshte e vertet qe shekulli i pare para eres sone nis ne vitin 100 dhe mbaron ne vitin 0 (zero), atehere vlen qe viti 167 para eres sone i perket mesit te shekullit te dyte para eres sone dhe Klosi kishte te pakten me teper se gjashtedhjete vjet qe ishte shkaterruar dhe djegur. Mbas shkaterrimit (te cilat ne se do shihnim stratigrafine e tokes jane te dukshme) ne jo vetem nuk kemi informacione te metejshme qe jeta vazhdoi me te njejten gjalleri si me pare, por do shtoja qe edhe ne se jeta ka vazhduar, ajo nuk ka patur nje rendesi te veçante, pasi qyteti bije i Bylis mori hove me teper. Gjithashtu nuk kemi te dhena arkeologjike per shekullin e pare para eres sone per Klosin. Vetem arkeologjia mund te thote fjalen e fundit ne kete aspekt.

Por sigurisht do lindte pyetja per çfare referohet teksti i Oroposit, pra lidhur ketij atleti qe fitoi vend te pare dhe nje çmim?

Teksti original,sipas epigraafisteve pak a shume eshte transkriptuar keshtu “Σώστρατος… Βυλλίων άπο Νικαίας”( Leonardou 1925-26, 25 nr.140.n) ku mendimi im eshte se “Σώστρατος-Sostratos” eshte vetem nje emer personi, pra ky atlet eshte quajtur “Sostratos” (shih fjalorin etimologjik ) dhe ka qene nje i ri sigurisht prej nje qyteti quajtur Nikaia, por prej Nikaiase (Νικαίας) qe ndodhej ndoshta ne Atike, apo Larise ose ne Anatoli, pasi vetem keto zona merrnin pjese ne lojrat olimpike dhe aspak “barbaret” siç quheshin ne lashtesi epirotet, iliret, traket dhe maqedonasit.

Por le te vazhdojme analizen lidhur emrit interesant Βυλλίων. Bullion ne lashtesi e sidomos ne zonen e Atikes, nuk ishte gje tjeter perveçse nje monedhe kembimi, apo edhe shperblimi per kohen dhe kete gje na i konfirmon p.sh po te lexojme ne faqen 277 ne librin “The history of the manners and customs of ancient Greece, Volume 32 “ me autor James Augustus St. John, ku duke pershkruar Atiken ai shkruan si me poshte.

“Marrëdhëniet e saj (Atikes) me të huajt janë lehtësuar nga pastërtia e monedhave, ku tregtarë që kanë zgjedhur për të mos marre mallra mund të marrin BULLION” (shufra ari ose argjendi), e cila, siç shprehet Ksenofon i, ishte një artikull shumë i bukur…”

Pra sipas tekstit kemi te bejme me nje menyre te pare perdorimi monedhe, ku ne vend te shkembimit te mallrave perdoreshin keto shufra ari apo argjendi te cilat quheshin “bullion”. Por çfare ka qene ky artikull i lashte quajtur “Bullion”?

“Bullion” ne lashtesi ishin thjesht shufra ari apo argjendi dhe ne zonen e Atikes (ku ndodhet edhe Oropos) kemi deshmi prej autore te ndryshem , ku keto shufra perdoreshin gjeresisht jo vetem per tregeti, por do ishte me e llogjikshme te mendonim qe edhe ky atlet quajtur “Sostratos prej Nikaia…per zotesine e tij meqenese fitoi kete gare olimpike u pagua apo u shperblye me Bullion (Βυλλίων), pra shufra ari apo argjendi” diçka e tille qe ndodh edhe sot ku atletet shperblehen me kupa ari apo argjendi.

Vazhdojme analizen lidhur tezes se Louis, persa I perket shkrimit apo letres qe paresia (prytanet) e Bylis kane derguar ne Sparte.

Teksti I deshifruar eshte ky:” Βυλλιόνων ό πρυτα[νις καΐ ό δ]τ,μο[ς] Λακεδαιμονίω]ν δήμωι χαίρε ιν -

(début du ΐι• siècle avant J.-G. ?)” (Ketu autori Louis vendos pikepyetjen duke mos saktesuar cilit shekull I perket shkrimi. Shenimi im)

Pra “Paresia e Bylineve e Byliseve, Byliotase (Βυλλιόνων)…pershdendet…”

Pra ketu kemi formen si shkruhej ne te keshtuquajtur greqishte e lashte me mbaresen –on,Bylion-on, per te treguar ciles popullsi i perket kjo paresi. Edhe ne rastin me siper, ne se ku atlet do kish qene nje Bylinas prej Nikaise, atehere teksti do duhej te kish qene ky “Σώστρατος… Βυλλίων-ων άπο Νικαίας=Sostrati Bylisas prej Nikaia”, por ne mbishkrimin e shekullit te pare para eres sone gjetur ne Oropos nuk kemi kete ndertim fjalesh, por siç pame dhe analizuam me siper kemi te bjeme ndoshta me diçka tjeter. Do perjashtohej se ketu kemi te bejme me etnicitetin e atletit.

S. Bizanti gjithashtu permend nje qytet me emrin Nikaia ne Iliri, por nuk na jep asnje te dhene tjeter si vendndodhjen apo informacione te tjera.

Lidhur komenteve personale te epigrafistit francez, pra qe keto fise Ilire ishin helenizuar apo etnikisht ishin asimiluar edhe aty lexojme gati perhere fjalen “ndoshta” prej tij, edhe pse nuk do ishte e pranueshme arsyetimi qe ben autori duke u nxituar ne perfundimet e tij.Pra kemi te bejme perhere me nje teze te Louis e cila u perserit dhe u kerkua te manipulohej per qellime te tjera, ne gabimet e veprave te ndryshme si ato te Sakellariut, Hammond, Hatzopoulos apo edhe ndonje tjetri te shkolles “École française d'Athènes” ne France.

Nje studim i mirefillte shkencor murit rrethues te Klosit, jo vetem do hedhi me teper drite edhe lashtesise se ketij banimi, pasi ato mure apo blloqe guri nuk mund te jene vetem te shek. V para eres sone (historigrafia zyrtare), por do shtoja qe jane shume here me te lashta se ndikimet korintho-korfiote , apo siç quhet rendome,greqizim- helenizim. Mure te tilla flasin me teper se shkrimet kontradiktore te autoreve te lashtesise ( apo edhe ndonjehere modern) lidhur etniciteteve, kulturave si dhe popullsive autoktone ne Shqiperi te Jugut apo Epir.

Lidhur emrit te lashte te Klosit, tezat ndoshta jane me te pranueshme ne se do ndiqnim jo vetem arsyen , pra arkeologjia te mprehe kazmat dhe lopatat dhe te nisi germimet, por edhe toponomastika ku ndoshta vete emri “Mallakaster” ka zanafillen pikerisht prej ketyre keshtjellave te lashta, ndertuar mbi kodra te larta dhe te egra , te mbyllura si keshtjella te padepertueshme. Nje rishikim i mbishkrimit ne teatrin e vogel te Klosit do hidhte me teper drite lidhur ketij fisi te lashte.

“M(b)yllaket” e Klosit te lashte pa tjeter qe do u vij koha te rrefejne te shkuaren e tyre autoktone .


http://www.albaniatribune.com/kulture/i ... losit.html
Image

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Bylis

#3

Post by Adriana » Tue Jan 31, 2017 4:17 pm

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Arkeologji, antropologji”