"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Pse duam t'i privatizojmë monumentet?!

Arkeologjia dhe antropologjia janë disiplina të rëndësishme në fushën e historise, sillni të dhëna për to dhe zbulimet e bëra për një vështrim të bazuar të historisë.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Pse duam t'i privatizojmë monumentet?!

#1

Post by Sally » Sun Jan 29, 2012 12:16 pm

Apollon Baçe: Pse duam t'i privatizojmë monumentet


Akademiku Apollon Baçe flet rreth monumenteve të kulturës që do të jepen për t'u shfrytëzuar si pika turistike. Në intervistën për "Shqiptarja.com", drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës tregon se projektet janë përfunduar dhe pas rreth 10 ditësh konsultime me Ministrin e Kulturës dhe stafin e tij, do të kemi një pasqyrë të përgjithshme të zonave dhe monumenteve që do të vihen në dispozicion të biznesmenëve. Si shembull analog, akademiku sjell Italinë, ku sipas tij ndodh e njëjta procedurë me dëshmitë monumentale që vinë nga historia e vjetër.

Thuhet se janë rreth 40 monumente kulture që do të jepen me qira apo koncesion nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. Çfarë do të thotë kjo?
Në gjithë botën është një praktikë e njohur dhe nuk ka asnjë vend, i cili të mos e aplikojë këtë mënyrë. Edhe te ne ka pasur raste të tilla, por nuk mund të quhen raste fatlume.

Mund të përmendni disa prej tyre?
Është kalaja e Lëkursit, e cila është ndërtuar diku nga vitet 2000, ajo e Petrelës si dhe Torrja veneciane që është në qendër të Durrësit. Kalaja e Lëkursit duhet të kthehet në identitet. Parashikimet e asaj kohe janë kaluar dhe sot është betonizuar gati komplet si monument dhe nuk mund të dallosh asnjë gjë nga kalaja. Kjo kala është një monument i rëndësishëm i historisë sonë, pasi aty janë zhvilluar luftëra më andartët. Për kalanë e Petrelës ndodh pothuaj e njëjta gjë. Ka ndërhyrje më të mëdha nga sa duhet. Për mua, pjesa tjetër që ka shpëtuar e që janë kullat, u duhet një farë trajtimi, sepse tani janë lënë komplet jashtë dore. Me një fjalë, nisma jonë nuk është e re. Do të mundohemi që të krijojmë një lloj disiplinimi. Do të përpiqemi të krijojmë në Lezhë, te kalaja e Ndroqit si dhe me hyrjen e "Via Egnatia"-s në Elbasan.

Konkretisht, në çfarë mënyre?
Në Lezhë do të shfrytëzohet rreth 10% e ambientit të kalasë në pjesën e sipërme, në Ndroq ka një koeficient shfrytëzimi diku te 15%. Këtë ide kishte edhe një këshilltar për monumentet e kulturës në UNESCO. Do të kemi një piktë të re të ndërtuar, ku do të ketë sallë konferencash, ekspozita arkeologjike, njëkohësisht edhe një bar restorant në të. Për sa i përket kalasë së Lezhës, do të sistemohet terreni dhe muret, të cilat do i mbulojë investuesi. Do të ketë edhe aty një muze arkeologjik, një muze etnografik, do të ketë vetëm dy dhoma fjetje për VIP-at dhe një bufe me dimensione të reduktuara. Nëse bëhet një sondazh me opinionin publik, nuk do të pranonin që pasi të ishin ngjitur në kala të mos kishte një bar kafe. Faktikisht, ne kemi në Bylis një restorant, do të thosha jo aq i përshtatshëm. Në Apoloni janë dy. D.m.th. kjo nuk është një eksperiencë që nuk ekziston në vendin tonë. Ne do të mundohemi ta disiplinojmë në bazë të projekteve të qarta, me miratim brenda kuadrit ligjor dhe njëkohësisht të kalojë nëpërmjet instancave përkatëse. Unë e kam përgatitur projektin dhe besoj se këto ditë do ta dërgoj në ministri, ku do të diskutohet çdo pikë e tij. Ky projekt nuk është ide vetëm e imja, por kolegjiale.
Sjell Italinë si shembull, ku 20% i ka të ardhurat nga shteti, ndërsa 80% janë ose nga donatorët ose investitorët privatë, të cilët përdorin monumentet.

Në rast dëmtimi të monumenteve nga ata që do i shfrytëzojnë, cilat janë kostot për ta?
Kjo parashikohet në projektet. Këtu para kam dy projektet dhe mund t'ua tregoj për këtë që pyesni. E para: në rast se projekti i dërguar në Institut, nuk i përgjigjet kërkesave, nuk miratohet nga ne dhe atëherë ai nuk kalon. Është kërkuar p.sh. që të bëhen fusha tenisi, apo vend që të jepen shfaqje në Lekël dhe ne nuk kemi pranuar. E dyta: aty ka një kolaudues dhe supervizor, të cilët janë pjesë e Institutit dhe vëzhgojnë hap pas hapi. P.sh. nëse unë shkoj dhe e shoh monumentin 3 ose 4 herë në ditë, ai që e shfrytëzon nuk mund ta dëmtojë apo të mos zbatojë atë çka është vendosur. Në rast se hasim të tilla probleme, atëherë anulohet kontrata dhe nuk vazhdojnë punimet. Por nuk besoj se do të ketë raste të tilla, pasi ne do ta ndjekim në dendësi të madhe kohore.

Keni thënë që janë rreth 40 monumente. Mund të na përmendi se cilat janë?
Nuk mund të them se cilat janë ato, pasi po pres që të dalë lista përfundimtare, për të mos krijuar një imazh paraprak para se të kemi një listë të tillë. Kemi akoma një projekt listë, e cila është e printuar. Ju e keni vënë bllokun tuaj të shënimeve pikërisht mbi këtë listë, të cilën do ta shohim bashkë me ministrin dhe stafin e tij. Për rreth dy javët që vijnë besoj se do të kemi në dorë një pasqyrë të përgjithshme të këtyre



28 Janar, 2012
Last edited by Sally on Sun Jan 29, 2012 12:50 pm, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Pse duam t'i privatizojmë monumentet?!

#2

Post by Sally » Sun Jan 29, 2012 12:27 pm

INTERVISTA E PLOTE ME APOLLON BAÇE


Ne sivjet ndoqëm një rrugë tjetër, nisur nga fakti që në rast se në vitet e kaluara përqindja nuk ka qenë e mirë, sivjet fondet që vilen nëpërmjet donacioneve të ndryshme apo biznesmenëve kanë arritur shifrën e 22 milion euro. Ne pra Por arsyeja pse na shtyn ne në një nismë të tillë nuk ka të bëjë vetëm me vështirësitë ekonomike, por edhe me faktin që kjo praktikë (dhënia me qira e monumenteve) ndiqet dhe në vende të tjera të botës (flas për botën e përparuar, nuk di çfarë bëhet andej nga Mozambiku) dhe flas që në vende të tilla pra njeriu që viziton një kala apo kështjellë kërkon të gjejë aty dhe një lokal, këtu te ne gjërat nuk janë të sistemuara, por njeriu gjen vetëm ferra, vetëm dele, papastërti e gjëra të tilla. Kështu që ne patëm filluar me tre objekte. Një nga këto ka qenë Kalaja e Lezhës, një tjetër ka qenë kalaja e Ndroqit, dhe tjetra ka të bëjë me ato kullat në hyrje të kalasë së Elbasanit. Ka patur dhe përvoja të tjera në të kaluarën, si për shembull Kalaja e Lëkurësit mirëpo nuk e marrim dot si shembull të suksesshëm, pasi aty sipërfaqja e shfrytëzimit ka qenë 100 përqind, ndërsa ne synojmë që të japim me koncension diku te 15, deri në 40 përqind në secilin monument.



Për cilat objekte bëhet fjalë konkretisht?

Në rastin në fatlum, aty te Kalaja e Lezhës, duke përfshirë territorin poshtë dhe lart bëhet fjalë që ndërhyrja mund të jetë te 2 përqind, flitet për ato ndërtesat e xhandarmërisë turke të vitit 1905 që kanë një lartësi dy kate, apo një kat e gjysëm dhe mbi to do bëhet një muze arkeologjik, një muze etnografik dhe një lokal që të shërbejë ndonjë limonadë dhe jo kështu gjëra ahengu, e njëjta gjë dhe me Ndroqin me një sallë konferencash, një lokal, etj…

Mirëpo po të flasim për reaksionin që ka patur kjo ide te ne, unë jam pezmatuar dhe më vjen keq që çdo gjë që do kapet me dorë këtu do kthehet në politikë. Kështu që dhe reagimi i këtij krahut opozitar sipas të cilëve ne do marrim kosat e do shkatërrojmë kalanë e Lezhës më duket qesharak. Personat që e ngritën këtë gjë ishin komplet të paaftë duke filluar që nga z. Bejko, ish drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Kjo është strategji e re, politikë e re për monumentet, mirëpo muajin që vjen, ai që ka fituar projektet, do fillojë punimet.



Kush është ky që ka fituar këtë projekt, dhe mbi bazën e cilit legjislacion po bazoheni?

Po pse unë këtu jam në hetuesi, apo në gazetë?



Patjetër që në gazetë, po gazeta kërkon të dijë gjithçka thelbësore, dhe ligji është më thelbësor se çdo gjë tjetër, apo jo?

Epo atëherë hajdeni të enjten në zyrë, të gjej ligjin dhe t’ua analizoj tamam. Por mua, që të më bëni pyetje të tilla ku bazohet e ku s’bazohet, unë nuk jam kompjuter që ti mbaj mend të gjitha. Di që është një ligj që e lejon, kështu që hajdeni të enjten dhe flasim!



Ndoshta me keni keqkuptuar, nuk po bëj gazetarin që kërkon të kuptojë. Nuk po ju pyes për numrat katërshifrorë të ligjeve, dua të di të paktën titullin e ligjit apo ligjeve, dhe fushën që mbulon ai ligj, pasi kur flasim për pasuri të tilla publike dhe historike, atëherë baza ligjore ku nisma të tilla duhet të bazohen, është minimalisht informacioni i parë që duhet të dimë…

Ore, meqë po flasim për bazën ligjore, unë nuk jam tregtar mëlçish që të dal në pazar e të filloj të shes mëlçitë e komshiut në kundërshtim me ligjin! Këtu ka ligje! Pasi bëhet projekti, aprovohet në Këshillin Kombëtar të Restaurimit, pastaj pasi aprovohet shikohet se sa qëndron brenda normave të shtetit, caktohet pastaj ajo data që do të jepet me qira, d.m.th për sa vjet do jepet, etj, mund të bëhet ose me qira ose me amfiteoze, nuk ka ndonjë kornizë ligjore që ti qëndrojë kundër kësaj nisme dhe është bërë gati një liste me 30 apo 40 objekte të tilla, por ndoshta mund të reduktohet pak lista pasi të diskutohet me ministrin, dhe pastaj do shpallet në media.



Përveç kalasë së Lezhës, për cilat objekte të tjera bëhet fjalë që të jepen me qira?

Depoja e kripës në Kavajë, Kalaja e Lalmit, disa ndërtime apo kulla në kalanë e Elbasanit, disa ndërtime të tjera në Berat, etj.



Cili është institucioni përfundimtar që vendos pro apo kundër kësaj nisme?

Unë zbatoj diçka që lejon ligji! Kjo është një iniciativë, nuk është reformë.



Cilin ligj konkretisht?

Ua thashë dhe herë tjetër, jam në hetuesi apo në media? Ju kujtoni se unë do mbaj mend këto gjëra?



Jo detyrimisht numrin e ligjit, por, është Ligji për Trashëgiminë Kulturore, apo është ndonjë ligj për koncensionet, apo është VKM…, cili konkretisht?

Ja një minutë, se e kam këtu atë ligjin… Neni 17… eeee neni, pika 17 e ligjit 8048, datë … ee? (një zë i dytë dëgjohet) 9044, 9044! 07/04/2003.



D.m.th është VKM e vitit 2003?

Ore zotni, po ta them edhe iher që është ligj, e fundi i fundit është edhe ditë e shtunë e po humbas kaq kohë me këtë gjë, d.m.th çfarë jeni ju, është hetuesi kjo a çfarë që e dashke me numra, me pika e kështu? Eshtë ligj, është dhe VKM, d.m.th janë dy!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Pse duam t'i privatizojmë monumentet?!

#3

Post by Sally » Sun Jan 29, 2012 12:29 pm

Ose jep dorëheqjen, ose të të heqim vetë!

E gjithë nisma duket se bazohet mbi presione të përsëritura që pushteti lokal në Lezhë dhe sidomos biznesmenë të lidhur ngushtë me LSI në atë qytet, po bëjnë e para për të legalizuar të paktën 130 ndërtime pa leje që janë bërë ndërkohë brenda territorit të Parkut Arkeologjik në Lezhë dhe e dyta, për të marrë një aprovim për të ndërtuar edhe brenda mureve të kalasë së Lezhës, një kala historike e lidhur me Skënderbeun, me Besëlidhjen e famshme, por edhe me disa familje princërore shqiptare si ajo e Lekë Dukagjinit.

E gjithë kjo nismë mbart pas vetes shumë pyetje, përgjigjet e të cilave të çojnë të besosh në një korrupsion të mirëfilltë të organizuar nga institucione shtetërore që duhet të mbrojnë trashëgiminë kulturore. Një vit më parë, kur drejtori i Parkut Arkeologjik të Lezhës, z. Salvator Xheçi, e kundërshtoi hapur nismën për të “privatizuar” kalanë e Lezhës, ai u përball me kërcënime dhe shantazhe të ndryshme që i kërkonin të jepte dorëheqjen, ose në të kundërtën një mision inspektues shtetëror do të dinte si të gjente motive për ta shkarkuar. Zotëria dha dorëheqjen duke menduar se mund të vazhdonte një betejë qytetare i pakërcënuar institucionalisht. I nisi disa letra zyrtare ministrit të Kulturës, në atë kohë z. Xhaferri, kryeministrit dhe gjithë institucioneve të tjera shtetërore. Në ato letra mund të kuptosh thellësinë tragjike të një shkatërrimi të mundshëm të Kalasë së Lezhës, diçka që të shkakton trishtim sidomos në 100 vjetorin e Pavarësisë. Ka disa argumente që e shoqërojnë në Shqipëri gjithmonë angazhimin e një nëpunësi lokal, e që të gjitha kanë të bëjnë se me cilën parti ai x apo y nëpunës është! Një nëpunës në Lezhë ka patjetër pas vetes një konotacion të tillë paragjykues por fakti që luftën e vazhdoi i vetëm edhe kur nuk ishte me drejtor i parkut arkeologjik, përbën një motiv më shumë për ta besuar z. Salvator Xheçin kur i shkruan z. Sali Berisha dhe ministrit të Kulturës sa më poshtë, fiks një vit më parë:

“Mbi rrënojat e Akropolit Antik të Lissit do të ndërtohet një qytezë e re hotelesh dhe restorantesh; trojet historike të mbretërive Ilire do të shiten për gjelltore e për hotele; sarajet e Dukagjinëve të famshëm do të tjetërsohen në bare, restorante, motele, diskoteka, komplekse sportive; odat ku janë mbledhur prijësat shqiptarë për te bërë besëlidhjen do të kthehet në restorant për produkte mishi; atje ku ushtrohej kanuni i dukagjinëve do të ndërtohet një motel; atje ku u dergj Gjergj Kastrioti –Skënderbeu në prag të vdekjes do të ndërtohet thertorja dhe dhomat frigoriferike; atje ku mund të ishte një muze etnografik do të ndërtohen nevojtore publike dhe gropa e zezë e gjashtë godinave të kësaj qyteze të re; mbi rrënojat e kishës së shekullit 13 do të ndërtohet një disko nate; bujtina e miqve të princëve Dukagjinas (e kthyer në xhami pas pushtimit turk) do të kthehet në restorantin e produkteve të mishit të derrit; Në vendin ku arkeologët parashikonin të bëhej muzeu arkeologjik do të hapet një restorant peshku; varrezat mesjetare do të kthehen në vend parkimi për automjetet, etj.”.

Mori vetëm një përgjigje nga një drejtor i Ministrisë së Kulturës, z. Olsi Lafe, që i shkruante se pretendimet e tij ishin të pavërteta. Mirëpo ne zbuluam se në botën e trashëgimisë kulturore paska shumë zëra të tjerë, mes tyre personalitete të arkeologjisë dhe historisë të cilët janë tashmë të skandalizuar nga fakti se një nismë krejtësisht e paligjshme po miratohet dhe për këtë askush nuk ka as informacionin bazik.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Pse duam t'i privatizojmë monumentet?!

#4

Post by Sally » Sun Jan 29, 2012 12:47 pm

Skandali i Akrolisit: Apollon Bace denoncon deputetin e Lezhes
( nje artikull 5 muaj em pare me September 1, 2011 )



Plot 10 vite më parë kalaja e Akrolisit në Lezhë është shitur! Monumenti i kulturës së kategorisë së parë është kthyer në pronë private, duke u shpërfytyruar tërësisht, pasi i janë zhdukur gjurmët historike e vlerat që mbartte e përcillte.

Blerësi i saj ka paguar për këtë “pronë” 144 mijë lekë të reja ose 1 milionë e 440 mijë lek të vjetra, siç mund të shihet edhe nga faksimilja që Gazeta boton sot. Qyteti i Akrolisit përmendet nga Polibi që në vitin 250 para Krishtit, si një qytet i pushtuar nga Filipi i V i Maqedonisë. Është pikërisht kjo histori dhe vlerat e saj për ne, çka e bëjnë të çuditshme këtë shitje kalaje antike, e aq më tepër nëse kemi parasysh se pas shitjes, shihen vetëm rrënoja kalaje dhe antena kryelarta. Kalaja e Akrolisit ndodhet mbi gërmadhat e malit Shelbuem në Komunën Kolsh, Lezhë, dhe për shkak të vlerave të veçanta arkeologjike dhe historike është shpallur Monument Kulture i kategorisë së parë në datën 17 mars të vitit 1948.


Duke e konsideruar këtë si një veprim të jashtëligjshëm, Apollon Baçe, drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës ka bërë një kallëzim penal ndaj blerësit të kalasë së Akrolisit. Sipas faksimiles së kallëzimit penal, rezulton me blerësi është subjekti me emrin “Iridiani&Kadeli Sh.p.k” që, sipas IMK-së, është në pronësi të deputetit të Partise Socialiste, Gjovalin Kadeli. Ky i fundit akuzohet për “shkatërrim të veprave të kulturës”. Kallëzim penal Baçe ka ngritur po ashtu edhe ndaj drejtorit të Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për mosveprim duke sjellë dëmtim të monumentit të kulturës. Në vazhdën e ‘fajtorëve’ për këtë shitje të panatyrshme, Baçe ka akuzuar për veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës” dhe të “shkatërrimit të veprave të kulturës” të parashikuar nga neni 160 i Kodit Penal, Komunën Kolsh, Lezhë, për dhënien e akteve të pronësisë në favor të subjektit “Iridiani & Kadeli Shpk”. Sipas Institutit të Monumenteve të Kulturës kjo është bërë në kundërshtim me ligjet në fuqi. Por veç në kallëzim penal, komuna del fajtore edhe për mosveprim nga ana e saj për ndërhyrjet e bëra në monumentin e kulturës në juridiksionin territorial të kësaj komune duke dëmtuar rëndë monumentin.
Kalaja me antena
Por, përveç shitjes ç’ka ndodhur në kalanë e Akrolisit? Kodra e Shëlbuemit në Kolsh të Lezhës, është kthyer në një stacion antenash televizive e po ashtu stacion antenash të kompanive telefonike në vend. Siç mësohet nga IMK, pas blerjes së hapësirës në Kodrën e Shëlbuemit, pronari i ri e ka kthyer atë në stacion antenash duke iu marrë secilës kompani televizive a celulare, qiranë për mbajtjen e antenave që përcjellin sinjalin e tyre në zonë. Siç thuhet në kallëzimin penal të IMK-së vendosja e këtyre pajis-jeve dhe strukturave metalike është bërë në kundërshtim me Ligjin nr. 9048 dt. 07. 04. 2003 ‘Për trashëgiminë kulturore’, neni 29, duke gërmuar, betonizuar dhe duke ndërhyrë në monument, ç’ka ka sjellë si pasojë dëmtimin e pariparueshëm të monumentit. Këto dëmtime janë konstatuar dhe nga inspektimi i datës 30.03.2009 nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Tiranë.
Në kallëzimin penal të IMK-së, thuhet se shfrytëzimi i monumenteve të kulturës bëhet vetëm pasi të jetë marrë miratimi i Këshillit Kombëtar të Restaurimeve për lidhjen e kontratës së shfrytëzimit ndërmjet palëve dhe kjo kontratë duhet të lidhet ndërmjet ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore dhe përdoruesit të monumenteve”. Nga ana tjetër, legjislacioni shqiptar thotë se “çdo vendim i marrë nga këshillat e rregullimit të territoreve për ndërhyrje ose ndërtim në zonat e shpallura monument kulture ose në zonën e mbrojtur pranë një monumenti kulture, pavarësisht nga pronësia, është i pavlefshëm”. Në kallëzim citohet edhe Ligji i Trashëgimisë, ku thuhet se “dëmi i shkaktuar në objektet unikale të trashëgimisë kulturore përbën në çdo rast vepër penale dhe dënohet sipas legjislacionit penal.”
Kërkesa
Siç shihet edhe nga kallëzimi penal, një kopje e të cilit i është drejtuar edhe kryeprokurores së vendit, z. Ina Rama, DRKK Tiranë ka informuar në mënyrë të vazhdueshme Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore në mënyre të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë nëpërmjet titullarit të dikasterit, por për zgjidhjen e problemit nga ana e tyre nuk është ndërmarrë asnjë veprim, duke e lejuar dëmtimin e mëtejshëm të monumentit. Sipas ligjit “Për trashëgiminë Kulturore” i ndryshuar “Dëmi i shkaktuar në objektet unikale të trashëgimisë kulturore përbën në çdo rast vepër penale dhe dënohet sipas legjislacionit penal. Për sa më sipër, në kallëzim penal, thuhet se Instituti i Monumenteve të kulturës, kërkon fillimin e çështjes penale ndaj personave përgjegjës të sipërcituar, për veprat penale të “shkatërrimit të veprave kulturore” parashikuar nga neni 160 i Kodit Penal dhe për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
(Gazeta shqiptare / Lezha.eu)
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Arkeologji, antropologji”