Historia e një monedhe shqiptare
Pergatiti: kreksi
Monedhat shqiptare
Nga ky egzemplarë kemi shkrimin e sakët:
=M.BALS D.GORGI=
në anen tjetër të medaljes lexojmi:
=S.LAVRENCIVS=.
Monedhen e lexojmi nga e djathta:
Moneta Balse domini Georgi, nën kuptimin, filii, që do thotë, monedha e Balsha Gjergjit, dhe nuk e shohim këtu se kjo monedh nuk mund të mendohet më tutje te ishte e ndonjë despoti të Serbisë, por e njërit nga Balshajt, sundimtari i Zentes(Shkodres).
Kjo monedh e gjetur në Shqipërinë veriore, ka arrijtur në Paris, tek M. de Reichele, por edhe një monedh tjetër është paraqitur në të njëjtën kohë, ku disa specialist të numismatikës e kanë ngatrruar emrin e Gjergj Balshajt më emrin Despotit të Serbisë, Gjergj Brankoviqi.
Sipas autorit Fransua Lenorman, emri i shën Lorenit dihet se është i sakët, prandaj kjo legjend mbi këtë monedh duhet të lexohet: eSlae.III, që e shohim në vizatim, duhet të lexohët M.BALSE. dhe definitivishtë, vetëm se nga pozicioni i ndryshëm i gerrmave.
Amblema e kokës së ujkut duhet të konsiderohet nga emri i të folurit të shqipes ku shumica e oborrit të Balshajve përbëhëj nga shqiptarët, ku ujku quhej "ulk" dhe në të njëjtën kohë shohim të zvogluar përgjysmë, pa ditur arsyen, yllin e shëndrritshëm, që sipas Orbinit, ishte amblema e origjinës së Balshajve, dhe që lidhej pa dyshim me familjen e Bo të Provinces, ose me Shpatin e Provincës, principat që shtrihet në jug të Francës, sot nën administrimin e familjes Grimaldi, që e perfaqson Alberiti i II-të, princi i Monakos.
Në realitet, simboli me yllin 12 rremshin thuhet se e ka prejardhjen nga mbreti Baltazar, sipas Evangjiles, ky mbret i drejtoi tre mbretër në Betlehem, në identifikimin e lindjes së Gëzusit...
Tani, cilit prej këtyre dy princave të Balshajve duhet t'ia japim këtë monedh ?
Pergjigjia pra në këtë pyetje pas vështrimeve historike të vëndosuara mê lartë nê fillim të kêtij punimit, nuk mê duket i vështirë për tu zgjedhur.
Tre princat e kësaj dinastije që e mbajten emrin Balshaj, mirëpo vetëm njëri prej tyre, i treti ishte i biri i Gjergjit. Dhe perveç kësaj, si e kemi parë, ky princ ishte shumë i famshëm dhe i fuqishëm i cili ka patur aftësi të shtypi monedha.
Atribuimi i kësaj monedhe Balshajt të III-të dëshmohët edhe përmes marrëdhënjeve që na jep kjo monedh, si përmes stilit dhe tipit të fondeve të dyfishta nga babai i tij, që ishte bashkohës i mbretit Tvrtko.
Pra, kjo monedh jep të drejtën me emrin e princit, një mburojë të ngritur me një kreshtë e një dispozite mjaftë të ngjajshme më mburojen që shohim mbi kreshten e Gjorgj Balshes; mirëpo mburoja mbanë një T te madhe e të kurorizuar nga kreshta e ngritur me një kon të pishes, atribute të perzgjidhura nga Tvrtko i cili njësoj si princi i Zetës kishte zgjedhur njê kokë ujku.
Shën Loreni që shihët nga ana tjetër e monedhes na kujton në mënyrë të habitshme shën Trifonin nga monedhat e shtypura në Kotorrë, poashtu shën Loreni ishte padroni i Durrësit, pra, në këtë qytet pa dyshim se është shtypur kjo monedh nga Balsha i III-të. Si perfundim, Balshaj i fundit në vitin 1413 i kishte marrur nga Venedikasit Shkodren dhe Durrësin, qe iu kishte dhënë 18 vite më parë Republikes Venedikase nga i ati i tij, Gjergj Balsha i II-të.
Deri më tani vetëm Shqipëria (viti 1860) mbetej pa monumente numismatike, por duke njohur përmes monedhes së Balshes III-të ne kemi dhurua këtë elementin e parë për të plotsuar këtë munges, por pa dyshim se edhe familjet tjera shqiptare, si ajo e Dukagjinit e Topia, që ishin te fuqishme ka mundësi se edhe këto familje kanë shtypur monedha.
Plotësime, nxjerrur nga Fajalori Enciklopedik Shqiptar:
Balsha III sundoi nga viti 1403 deri në vitin 1421, ishte sundimtari i fundit i principatës së Balshajve, udhëheqës i luftës së gjatë për çlirimin e krahinës së Shkodrës dhe qyteteve bregdetare Ulqin, Tivar, Budua nga pushtimi venedikas.
Memuaret; Numismatika, autor Françua Lenorma 1860 Athenë.
Përgatititi:kreksi