"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Spelologu me i madh shqiptar i te gjitha koherave!

Arkeologjia dhe antropologjia janë disiplina të rëndësishme në fushën e historise, sillni të dhëna për to dhe zbulimet e bëra për një vështrim të bazuar të historisë.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Spelologu me i madh shqiptar i te gjitha koherave!

#1

Post by Mallakastrioti » Sat Nov 10, 2012 11:27 am

"Prof Gezim Uruci, atdhetar me zemer te madhe, spelolog i talentuar qe mban lidhje me rrethet shkencore te Spelologjise se shume vendeve te botes, pjesemarres ne qindra simpoziume nderkombetare dhe aktivitete te tjera te Spelologjise, tani ndodhet nen terapine mjekesore ne spitalin "Nene Tereza" ne repartin e hematologjise ne Tirane per shkak te nje helmimi qe ka pesuar para pak vjetesh ne Greqi gjate pjesemarrjes ne nje simpozium ne Selanik. Pas analizave (pas kthimit nga Greqia) u vune re permbajtje e oksidit te plumbit dhe merkuri ne gjak. Shoku i tij
Gjon Shllaku
u nda nga jeta menjehere pas kthimit nga Greqia, per te njejtin shkak. Pervec kesaj goditje te rende Prof. Gezimi vuan edhe indiferencen totale te shtetit shqiptar. Duke i uruar Prof. Gezimit sherim te shpejte shpreh njekohesisht indinjaten time kunder nacionalizmit primitiv grek dhe dhe qendrimit te shtetit shqiptar ndaj kesaj vlere unikale te kombit tone." (P.Laze)

Image

------------


21 gusht 2003 / Çerçiz LOLOÇI

1.
Ka vdekur para pak ditësh një prej personaliteteve më të shquara të kulturës shqipatre Gjon Shllaku, i njohur edhe si një prej përkthyesve më të përmendur të letërsisë antike. Ishte në moshën e adoleshëncës, vetëm 17 vjeç, student në Seminarin papnor të Shkodrës, kur Gjon Shlaku zotëronte shkëlqyeshëm latinishten, greqishten e vjetër, frëngjishten dhe italishten. Në këtë moshë të hershme përktheu romanin “Ben Hur” të Ëallasit. Ishte një përkthim që u konsiderua mjeshtëror nga profesorët e tij e më pas edhe nga lexuesit dhe që u bë shtysë për një varg përkthimesh të tjera më mjeshtërore dhe që e radhisnin atë në radhët e para të shqip-shqipërimit. Gjon Shllaku është endur mes veprave të kahershme. Pak para ndarjes nga jeta ai sapo i dha dorën e fundit një vepre madhore, fjalorit diakronik latinisht–shqip. Për më shumë se gjashtëmbësdhjetë vjet ai ka punuar për këtë fjalor origjinal prej 65 000 fjalësh.


Profesor Gjon Shllaku, ky mjeshtër i madh dhe i pashoq i bëri të flasin shqip Homerin, Eskilin, Sofokliun, Euripidin, Virgjilin, Ovidin, Horacin, Shekspirin, Hygoin, Rasinin, Alfred De Musenë, e deri tek papa Gjon Pali i dytë. Ai bëri të tingëllojë aq bukur në gjuhën amtare brishtësinë e vargjeve të La Martinit, kompleksitetin e Shatobrianit, humorin e Bomarshesë duke shkuar hap pas hapi në përkthimin e 50 kryeveprave botërore, në të gjitha gjinitë, tragjedi, komedi, poezi, prozë, esse, mendime filozofike, histori... Gjon Shllaku, helenisti i madh, fitues i diskut të argjendtë, nga qeveria greke, si një ndër përkthyesit më të shquar të letërsisë antike greke, është nderuar edhe me “Urdhrin Naim Frashëri i artë”, dhe i është dhënë me të drejtë titulli “Profesor” nga Këshilli i Ministrave dhe komisioni i kualifikimit shkencor. Ai është gjithashtu fitues i “Pena e artë” në vitin 2001 për përkthimin “Gjeorgjikat” e Virgjilit.

2.
Gjon Shllaku 22 vjeç, student në vitin e tretë në fakultetin teologjik, arrestohet nën akuzën si anëtar i organizatës “Bashkimi Shqiptar” dhe dënohet me 101 vjet burgim. Provon të gjithë kampet famëkeqe të Shqipërisë komuniste në Rinas, te Ura Vajgurore, në tharje kënetashe në miniera, në thyerje gurësh. Kur ishte për disa vjet në burgun e Burrelit, natën, nën dritën e zbehtë të llampës së kapanonit, mësonte anglishten, gjermanishten, spanjishten, dhe greqishten e re. Dhe aty në burg përkthente nga të gjitha këto gjuhë. Kur del nga burgu në vitin 1957, në moshën 34-vjeçare, ky poliglot, zotërues tashmë i 18 gjuhëve të huaja me një dosje të pafundme përkthimesh, shkon sërish në një kooperiativë të vështirë në atë të artizanatit dhe në Zukth kashta. Megjithatë arrin të botojë kryeveprën e të gjithë kohërave “Iliadën” e Homerit, botim ky që bëri bujë të madhe, megjithëse përkthimi ishte në gegërisht. Ky përkthim u ribotua sërish në 1979 në gjuhën letrare dhe dy herë në Kosovë më 1971-2000. Por u gëzua para kohe Gjon Shllaku, pasi pa të botuar “Iliadën” e tij më 1965 e një vit më vonë kur botohet nga Drago Siliqi edhe “Historia e Skënderbeut” e Sansovinos, përkthyer nga origjinali italisht. U gëzua para kohe, sepse nga ai vit e më pas do t’i mbyllej përfundimisht porta e botimeve. Lufta e klasave e dënoi përsëri, këtë radhë me heshtje e përbuzje. Tragjedia e Sofokliut iu kthye mbrapsht nga Akademia e Shkencave, megjithatë ai sërish vazhdoi të përkthejë dhe të krijojë.

3.
Gjon Shlaku është ndarë përfundimisht nga jeta duke lënë pas një sërë veprash të përkthyera në shqip por edhe të njohura në të gjithë metropolet kulturore euro-atlantike, modest deri në dhimbje, ai megjithatë arrit të ngjitej në elitën e dituranëve shqiptarë të të gjitha kohërave.

Image
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Spelologu me i madh shqiptar i te gjitha koherave!

#2

Post by Mallakastrioti » Mon Dec 17, 2012 10:20 pm

Ndahet prej jetes Speleologu me i madh i te gjitha koherave, Prof. Gezim Uruçi!
Ditën e hënë, më 17 dhjetor 2012, u nda nga jeta Prof. Gezim Uruçi
------------
GEZIM URUCI
Ka qenë vetëm 5 vjeç, kur në vitin 1950 së bashku me babanë e tij, zbuluan shpellën e Gajtanit pranë fshatit Gur i Zi në Shkodër. Ky ishte vetëm fillimi i një pasioni të madh në fushën e speleologjisë për shkodranin Gëzim Uruçi, i cili konsiderohet si eksploratori më i madh shqiptar i të gjitha
kohërave. 62-vjeçari është eksplorues i rreth 3200 shpellave në të gjithë bo
tën dhe mban titullin Profesor Honoris në shkencat speleologjike. Ndonëse 12 vjet më parë një sëmundje e la invalid, ai me një përpjekje mbinjerëzore e mposhti atë. Edhe pse me paterica, Uruçi është pjesë aktive e ekspeditave ndërkombëtare. Shkodra njihet si qyteti që ka nxjerrë emra të shquar në fushën e artit, kulturës dhe të shkencës. Një prej tyre është Gëzim Uruçi. Në vitin 1994, Unioni Internacional i Speleologjisë në Bruksel i dha titullin Profesor; Federata Bullgare e Speleologjisë dhe Unioni Internacional i Astronomisë, e kanë nderuar me medalje; më 1994, në Spanjë iu dha çmimi "Juri Gagarin".

Ndërsa më 2001, Instituti Biografik i Kembrixhit e përfshiu ndër intelektualët më të shquar të botës. Uruçi është përfshirë në 8 enciklopedi ndërkombëtare, ku e fundit është ajo e vitit 2006 (enciklopedia e speleologjisë së Bullgarisë). Aktualisht, 62-vjeçari që nderoi e nderon qytetin e tij të lindjes dhe Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, merr pjesë çdo vit ne konferenca ndërkombëtare.
Pasioni për Speleologjinë

Gëzim Uruçi, pasionin për zbulime e kërkime e ka trashëguar nga babai i tij, Myftar Uruçi. Ky i fundit, i diplomuar në Perëndim, në vitin 1936, krijoi në Shkodër me disa shokë të tij, shoqërinë e bjeshkatarëve e shpellarëve, si pjesë e shoqërisë "Vllaznimi". Po nga babai, Gëzimi trashëgoi dhe pasionin për alpinizmin. Në vitin 1970, ai krijoi grupin e parë të speleologëve shqiptarë. Por sipas urdhrit të dhënë nga qeveria e asaj kohe, ky grup speleologësh duhet të shkonin vetëm në disa shpella për eksplorim, si në atë të Jubanit dhe Zhylës në Shkodër; Pirogashit në Jug dhe e Piratëve në Dhërmi. Zhvillimi i speleologjisë do i çonte arkeologët në zbulime të rëndësishme; si mbishkrime të lashta; instrumente litikë; piktura neolitike, siç janë ato në shpellat e Dukagjinit e Kelmendit në Shkodër; në shpellën e Trenit në Korçë; në shpellat e Karaburunit; Dhërmiut e Himarës. Në vitin 1972, zbulimet e tij bëhen prezent në Akademinë e Shkencave, ku Gëzim Uruçi pranohet si bashkëpunëtor për speleologjinë, ndërsa punonte si teknik i mesëm në uzinën mekanike "Drini" në Shkodër.
Rreziqet

Eksplorimet në shpellën e Gjolajve në Bratosh të Bajzës, atë të Bijës së Husit në Bogë, shpellën e Majës së Harapit në Theth, shpellat e Konispolit e Karaburunit, janë ato që kanë lënë dhe mbresat më të pashlyeshme tek speleologu Uruçi. Duke rrëfyer për emocionet dhe rrezikshmërinë, ai tregon se mjetet që përdoreshin ishin mjete primitive empirike, pasi mungonin pajisjet e posaçme dhe teknika përkatëse. "Këto mjete prodhoheshin nga ne, si gozhdët për shkëmbinj, ganxhetat, shkalla prej litari etj. Përdornim dhe mjetet e alpinizmit. Për kaskë mbrojtëse merrnim kapele minatorësh, të cilat i gjenim privatisht me anë të lidhjeve shoqërore e miqësore me minatorë", - tregon 62-vjeçari. Ai thotë se ishte tepër e rrezikshme futja e lëvizja nëpër hapësirat e sifoneve, të cilat janë gropa në formë omega, si vezore të mbushura me ujë, në pozicione të ndryshme nën tokë, në thellësi 150-300 m. "Të gjitha pajisjet e zhytjes prodhoheshin nga ne. Maskat e fytyrës i bënim me lozen e gomave të vjetra të makinave, të cilat nuk përdoreshin më. Tek sytë vinim xham të zakonshëm si dhe faqet gominash të makinave Çentauer. Tubat lidhës i modifikonim me tuba gome të ndryshëm, dhe këto i bënim në fshehtësi. Kjo për faktin se nuk lejohej përdorimi tyre, pasi mund të përdoreshin për arratisje", - rrëfen Uruçi. Sipas tij, disa prej këtyre mjeteve ruhen dhe sot në muzeun e tij privat. Gëzim Uruçi tregon se të dhënat që grumbullonin ia dorëzonin Akademisë së Shkencave. Në mjaft raste të studimeve, anëtarët e kësaj akademie u referoheshin të dhënave të tyre (speleologëve).
Apartamenti Muzè

Shtëpia ku jeton Gëzim Uruçi së bashku me familjen e tij ndodhet në katin e pestë të një pallati në qytetin e Shkodrës, por ajo mund të quhet mjaft mirë një muze i arkeologjisë e speleologjisë, një qendër studimore ku arkivi, fototeka e biblioteka kanë zënë çdo hapësirë. Në çdo mur të apartamentit të tij shikon të ekspozuara objekte të gjetura në shpella apo gërmime arkeologjike. Ai ruan në arkivin e punës së tij (fototekë) filma dhe foto të bëra me teknikë dixhitale, rreth 1.300.000 të tilla të skeduara me indeks shkencor sipas sistemit të fototekës 'Marubi'. Thuajse gjysma e tyre i përket studimeve speleologjike, me foto bardh e zi dhe kolor, ndërsa ka dhe mjaft diapozitiva. Edhe biblioteka e tij personale është ndër më të mëdha të biblioteka private, ku përfshihen mjaft literature për gjeografinë dhe speleologjinë. Lidhur me bibliotekën e tij personale, Uruçi sqaron se në vitin 1990 ka pasur oferta nga shteti i atëhershëm për t'ia dhuruar atij, kundrejt një këmbimi qesharak (do e dërgonin të punonte mësues në një fshat afër Shkodrës). Madje pas 1990-ës nuk i kanë munguar dhe interesimi për arkivin e tij nga universitete të huaja që kanë afruar çmime të pëlqyeshme, por që janë refuzuar, pasi dorëzimi i kësaj pasurie për Uruçin do të thotë të tradhtojë pasionin e jetës së tij si dhe traditën e familjes. Vetëm letërkëmbimi i familjes dhe i tij përmban rreth 13.000 letra në 18 gjuhë të ndryshme të botës, ku nuk mungojnë ato me 70 universitete të huaja dhe 30 akademi. Literatura që ka biblioteka familjare e tij, i përket fushave të etnografisë, astronomisë, arkeologjisë, speleologjisë, muzikës empirike, mjekësisë antike etj. Për të sistemimin e ruajtjen e kësaj pasurie e ndihmon dhe vajza e tij
Image

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3210
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Spelologu me i madh shqiptar i te gjitha koherave!

#3

Post by Adriana » Tue Dec 18, 2012 9:28 am

Falimiljaret humben nje familjar, Shkodra nje qytetar, Shqiperia nje Atdhetar, ne Populli... nje Mesues, komentonim dhe mesonim shume gjera. Ne shume tema qe ka komentuar ne profilin Adriana Informacion ( ne facebook ) Profesori ka ndihmuar c'do secilin nga ne te dime me shume per historine popullit tone, te dime te flasim, te dime ta mbrojme ate. Prandaj Profesori do jet gjithmon ne zemrat tona... ja ketu midis nesh ONLINE !

Nje koment i Tij ne nje nga temat e forumit tone te cilen e kisha postuar ne facebook ishte ky:

AFORIZMA E SOTME E REALITETIT OBJEKTIV NE HISTORI ESHTE KY: "PER STUDIUESIT dhe EKSPLORATORET, KURR NUK DUHET TE KETE FRIGE, PARAGJYKIME dhe RRACIZEM, NE TE KUNDER NUK DO TE KETE KURR REZULTATE TE SAKTA HISTORIKE."

Prof: Gezim Uruci
Gusht 31 në orën 12:55.MD



Ngushllimet me te sinqerta familjarve.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Arkeologji, antropologji”