"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Zbulim me rendesi ne Durres.

Arkeologjia dhe antropologjia janë disiplina të rëndësishme në fushën e historise, sillni të dhëna për to dhe zbulimet e bëra për një vështrim të bazuar të historisë.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
Satellite
Junior Member
Junior Member
Posts: 1
Joined: Sun Apr 11, 2010 1:41 am
Gender: Male

Zbulim me rendesi ne Durres.

#1

Post by Satellite » Thu Sep 19, 2013 10:15 pm

(VOA) Zeri i Amerikes
21.08.2013

Arkeologët shqiptarë sapo kanë bërë një zbulim me rëndësi në detin Adriatik. Ata kanë gjetur në kepin e palit dhe në zonën përballë Durrësit amfora dhe ngarkesat e një anijeje tregtare të shekullit II dhe I para erës së re, të cilat japin dëshmi të rralla të lidhjeve ekonomike që kishte bregdeti adriatiko-jonian me atë spanjoll dhe afrikan. Instituti i arkeologjisë po identifikon shkencërisht tani objektet e gjetura pa ndihmën e kolegëve të huaj.

Ky është zbulimi i parë i këtij lloji në detet shqiptare ndërsa është i 18 në botë. Sipas specialistëve, gjetjet e fundit në Durrës hedhin dritë mbi një rrugë të re tregtare në dete. Teoria e parë mbi lëvizjet e anijeve është drejtimi perëndim – lindje; nga bregdeti italian drejt atij ilir, rruga e dytë është lëvizja e anijeve veri – jug; nga bregdeti kroat drejt atij ilir apo italian. Profesor Adrian Anastasi, drejtues i arkeologjisë nënujore shqiptare, thotë se zbulimet e fundit po forcojnë idenë e një trajektoreje të re – nga jugu në veri, bazuar nga pozicioni i mbytjes së anijes dhe nga tipi i amforave të gjetura.


Specialistët pohojnë se dendësia e lartë e zbulimeve arkeologjike në detet shqiptare hedhin poshtë si të pavërteta hamendjet e zmadhuara për një pirateri të fortë ilire, përkundrazi, transporti dhe tregtia është shumë e zhvilluar dhe e pashqetësuar nga sulmet detare në asnjë nga rrugët detare të kryqëzuara nga çfarëdo drejtimi. Lloji i spirancave të gjetura në Duurës është gjithashtu një tregues bindës për këtë zhvillim të gjerë tregtie.

Arkeologët shqiptarë vazhdojnë kërkime sistematike dhe intensive me nismat e veta dhe me ndihmën e kolegëve nga Italia. Zbulimet e tyre kanë befasuar qarqet shkencore ndërkombëtare. Arkeologjia shqiptare i ka të gjitha kapacitetet njerëzore për të vazhduar më tej kërkimet shkencore, por natyrisht i nevojitet një mbështetje teknike më e madhe për të ndricuar fakte të panumërta historike që gjenden nën tokën dhe nën detet e Shqipërisë.

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4190
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Zbulim me rendesi ne Durres.

#2

Post by Zeus10 » Thu Sep 19, 2013 10:29 pm

Specialistët pohojnë se dendësia e lartë e zbulimeve arkeologjike në detet shqiptare hedhin poshtë si të pavërteta hamendjet e zmadhuara për një pirateri të fortë ilire, përkundrazi, transporti dhe tregtia është shumë e zhvilluar dhe e pashqetësuar nga sulmet detare në asnjë nga rrugët detare të kryqëzuara nga çfarëdo drejtimi.
Po bien "muret e ngrehinave" te akuzave greko-serbe, qe dhe te paret tane kane qene kacake dhe pirate. Po bashke me to dhe perrallat qe lexojme ne "librat e lashte".
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Post Reply

Return to “Arkeologji, antropologji”