Page 1 of 1

Mitologji-Centauret

Posted: Wed Jul 22, 2015 8:47 pm
by Artian
CENTAURËT, KJO RACE NEOLITIKE MBIJETOI NË MALET E ARKADISË DHE NË MALIN E PINDIT DERI NË KOHËT KLASIKE DHE GJURMËT E GJUHËS SË TYRE PARA-HELENIKE GJENDEN NË SHQIPËRINË E DITËVE TË SOTME
Në shënimet e një kapitulli te botimi i fundit i “Mitet greke”, Robert Graves, duke folur për centaurët, thotë: “Anëtarët e kësaj race neolitike mbijetuan në malet e Arkadisë dhe në Malin e Pindit deri në kohët Klasike dhe gjurmët e gjuhës së tyre para-helenike gjenden në Shqipërinë e ditëve të sotme.” Kjo është një grimë mahnitëse informacioni, e cila nuk mund të hidhet tutje kaq rastësisht. Sigurisht, fakti se sot ka njerëz në tokë që flasin gjuhën e centaurëve përrallorë, edhe pse në formë rudimentare, duhet të na paraqitet si argumenti më i pabesueshëm dhe më i mrekullueshëm. Por Robert Graves, natyrisht, në mënyrë të padrejtë, pretendoi se centaurët ishin fise njerëzish të zakonshëm, të cilët përshkruheshin si kuaj vetëm e vetëm sepse ata kishin kalin si kafshën e tyre totem.
Gjithsesi, shumë pak njerëzve u intereson sot kjo gjë. Presionet e jetës moderne kanë gërryer interesin tonë në lidhje me ato gjëra që preokupuan njerëzimin për kaq shumë shekuj, kështu që centauri, i cili bashkë me dinozaurët duhet të ishte objekt i një frike të thellë dhe pothuajse nderimi, është hedhur poshtë menjëherë si një pjellë fantazie dhe nuk është më një temë e bisedave të salloneve.
Titulli: Nessus the Centaur
Autori: Henry Hollenbaugh
Botues: Alondra Press, 2009
Mandi