"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Etleva Nallbani: Zbulohet shqiponja iliro-arbërore ku do të kalonin shtyllat e Komanit

Arkeologjia dhe antropologjia janë disiplina të rëndësishme në fushën e historise, sillni të dhëna për to dhe zbulimet e bëra për një vështrim të bazuar të historisë.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3187
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Etleva Nallbani: Zbulohet shqiponja iliro-arbërore ku do të kalonin shtyllat e Komanit

#1

Post by Adriana » Mon Oct 19, 2015 8:23 pm

Zbulohet shqiponja iliro-arbërore ku do të kalonin shtyllat e Komanit

Image

“Shqiponja iliro-arbërore e sapogjetur në nekropolin e Komanit. Gjetje shumë e rëndësishme. (E të mendosh që aty do kalonin shtyllat e tensionit të lartë… Sa keq që mbetëm pa shtylla)”.

Kështu e ka komentuar foton e zbulimit më të afërt arkeologjik të datës 11 tetor 2015 në Facebook-un e saj, arkeologia e njohur Etleva Nallbani. Ajo ka qenë një nga të parat arkeologe e studiuese shkencore që bëri publik dhe mediatik shqetësimin në lidhje me vendbanimin e lashtë të Komanit, kur po bëhej gati projekti i vendosjes së katër shtyllave të tensionit të lartë të OST-së.

Kjo shqiponjë mesjetare, nëse do të ishin vendosur shtyllat e OST-së në zonën arekologjike B të Komanit, nuk s’do ta kishte parë kurrë më dritën e diellit. Në faqen e saj në FB, arkeologen Nallbani e kanë uruar shumë specialistë dhe studiues jo vetëm për zbulimin më të ri, por edhe për rezistencën e saj në filim të vitit për mbrojtjen e zonës arkeologjike.

Nallbani gjatë debateve për mbrotjen e zonës arkeologjike është shprehur se “Gërmimet në Koman kanë nisur rreth viteve 1850, ndër kërkimet e fundit para misionit tonë kanë qenë ato të viteve 1980-83. Prej 7 vitesh Komani gërmohet sistematikisht çdo verë. Komani njihet shumë për historianët, pikërisht për historinë që prezanton, ndërsa për publikun nuk njihet aq sa duhet, pasi nuk kanë përfunduar kërkimet”.

Dhe siç shihet në këtë foto, edhe kërkimet arkeologjike të ekspeditës së kësaj vere nuk kanë mbetur pa zbulime. Ndërkohë që objektet e zbuluara janë në një fazë sistemi e studimi, arkeologia Nallbani ka publikuar nga ekspeditat e fundit arekologjike këtë zbulim kaq domethënës, vetë simbolin tonë të lashtë kombëtar, shqiponjën iliro-arbëreshe./shqiptarja.com
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Arkeologji, antropologji”