"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

'Shqipëria dhe raca dinarike', Karlton S. Kun

Arkeologjia dhe antropologjia janë disiplina të rëndësishme në fushën e historise, sillni të dhëna për to dhe zbulimet e bëra për një vështrim të bazuar të historisë.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
Aleksandër
Regular Member
Regular Member
Posts: 62
Joined: Tue Aug 25, 2009 10:53 pm
Gender: Male
Location: Tiranë

'Shqipëria dhe raca dinarike', Karlton S. Kun

#1

Post by Aleksandër » Sun Sep 27, 2009 12:04 pm

Mbretëria e Shqipërisë, që shtrihet pikërisht në jug të Malit të Zi, kap një popullësi prej afër 1 milion njerëz; së paku një milion të tjerë jetojnë jashtë kufijve të shtetit amë, kryesisht në Jugosllavi, gjithashtu ka koloni të mëdha në Greqi, Rumani dhe SHBA. Ata janë të ndarë në dy grupe të veçanta etnike, secili me variantin dhe dialektin e vet të gjuhës shqipe, zakonet e veta dhe modelin e vet të kulturës. Këta janë, në jug Toskët, kurse në veri dhe në fushën e Kosovës Gegët. Gegët ende ruajnë sistemin e tyre të fiseve patrilineale jashtëmartesore (exogame), i krahasueshëm me atë malazez; ata janë të ndarë në dhjetë fise ku së paku nga një pjesë e tyre shtrihet në Shqipëri dhe tri ose më shumë nga to shtrihet jashtë Shqipërisë. Në këto dhjetë fise në Shqipëri përfshihen Malësia e Madhe, Dukagjini, Malësia Gjakovës dhe Hasi, që të gjitha në veri të Drinit, të treguara nga perëndimi në lindje. Hasi dhe Malësia e Gjakovës shtrihen deri në Serbinë e Vjetër në veri të Prizrenit; Malësia e Madhe ka fise në Malin e Zi të Vjetër. Krejtësisht jashtë Shqipërisë, në Mal të Zi dhe në vendin e Kosovës, janë Peja, Podrimja dhe një numër i fiseve në fqinjësi me Mitrovicën. Në jug të Drinit janë, Zadrima në juglindje të Shkodrës; Puka, Mirdita dhe Luma një pjesë e të cilës është serbisht-folëse; në jug të këtyre janë, Mati, fisi i mbretit Zog, dhe Dibra e cila përfshin brigjet në njërën anë të Drinit të Zi.

Shtatë dhjetë përqind e shqiptarëve në Shqipëri janë muslimanë afërsisht sikur ata në Jugosllavi. Tridhjetë përqind janë barazi të ndarë mes katolikëve dhe ortodoksëve. Katolikët janë të gjithë Gegë, ortodoksët të gjithë Toskë. Tek Gegët, tërë Mirdita, tërë Dukagjini, pjesë të Zadrimes, Malësisë së Madhe, Pukës, Malësisë Gjakovës, Hasit dhe Matit, janë katolikë. Katolikët janë më konservativët në pikëpamje kulturale, dhe si të tillë më të vequar në zonën e tyre. As katolicizmi as islami nuk kanë penguar funksionimin e rendit shoqëror Geg, i cili operon në mënyrë të çuditshme. Secili fis është i ndarë në divisione politike dhe gjeografike të njohura si bajraqe, por i pavarur nga ky është një koncept tjetër i njohur si fis. Fisi është grup patrilinel jashtëmartesor me afërsi gjaku, pa përcaktim gjeografik; disa bajraqe së bashku mund të bëjnë pjesë në një fis, dhe janë të ndaluar nga martesa mes tyre; në anën tjetër një fshat i vogël mund të përmbajë degë të fiseve të ndryshme, ndonjë nga këto i madh dhe kombëtar ndonjë tjetër i vogël dhe lokal.
Image
Ndarjet fisnore në Shqipërinë e Veriut
Fisi është një grup pasardhësish në vijën atnore të një para-ardhësi të zakonshëm emërvënës (eponim). Në fise të ndryshme rregullat përcaktojnë se kur afërsia mes tyre veqohet në atë masë sa të lejohet martesa; në disa nga këto pas njëqind brezave; në të tjerat vetëm atëherë kur afërsia e saktë nuk dihet. Kjo jashtëmartesë ka një lidhje të ngushtë me antropologjinë rajonale fizike të Gegëve, meqenëse i kalon kufijtë fisnorë dhe shkakton udhëtim (zhvendosje) të grave në largësi të mëdha. E krijuar për të ndaluar incestin kjo rregull që njikohësisht jep kryqëzim të afërt brendafisnor, duke qenë se kryqëzimet e ndërsjella rezultojnë shpesh në raste martesash dokesore (zakonore) mes kushërinjsh.

Fisi më i rëndësishëm është ai në të cilin bëjnë pjesë bajrakët e famshëm të Dukagjinit: Shala dhe Shoshi, dhe gjithashtu tri nga pesë bajraqet e Mirditës. Frenimi i martesave mes Shoshit dhe Shalës është hedhur poshtë, njëlloj sikur unionet mes pjesëve të këtyre bajraqeve, por në Mirditë të gjithë djemt e ri të tri bajraqeve Spaç, Orosh dhe Kushnen, janë të detyruar t'i marrin gratë e tyre nga dy bajraqet tjera, Dibrit dhe Fanit. Para-ardhësit origjinalë të këtij super-fisi ishin vëllezër, të cilët erdhën nga fusha e Kosovës në këto bjeshkë duke kërkuar vend-strehim, së paku 100 breza më parë sipas traditës popullore. Që vendi ka qenë i përfshirë në lëvizje të mëdha të popullësisë në të kaluarën kjo është e dukshme; Shqipëria veriore është një zonë vendstrehimi e ardhjes së parë. Gjuha shqipe një përzierje mes Ilirishtes,Thrakishtes, Latinishtes, Sllavishtes, Turqishtes dhe elementeve të tjera, reflekton prejardhjen e përzier etnike të Shqiptarëve.

Gjatësia e Gegëve është shumë e ndryshueshme simbas vendit; fiset kufitare me Malin e Zi kanë një mesatare prej 173 cm dhe 174 cm; bajraqet më veriore të Malësisë së Madhe dhe Dukagjinit, të cilët shtrihen afër Malit të Zi, janë më të gjatë se bajraqet jugor të fiseve të tyre. Në anën jugore të Drinit mesatarja kap 169 cm dhe vazhdon tek niveli 167 cm në Mat dhe Mirditë. Niveli i gjatësisë së malazezve bie (zbret) më shumë kah jugu i bërthamës së tyre se sa kah veriu. Zbritja e nivelit të gjatësisë është më e shkallëzuara në anën perëndimore të bjeshkëve; në lindje, nga Hasi deri te Dibra kemi një rënie për vetëm 2 cm. Gjatësia e shqiptarëve është kronologjikisht konstante; nuk ka evidenca për ndonjë rritje.

Gjatësia e krahut të Gegëve është 104, më e lartë se tek Malazezët, dhe më shumë në pajtim me standardet dinarike. Lartësia relative ulur (në të ndenjur), prej 52.8cm, është pak a shumë e njëjtë, nuk shënon dallime regjionale të ndonjë rëndësie. Ashtu si në Mal të Zi, ndërtimi i trupit nuk është i kontrolluar nga gjatësia. Ata më të trashët janë shpeshherë edhe më të gjatët. Përpjesëtimi i shpatullës gjatësi-gjerësi është më i larti në fiset afër Malit të Zi.

Mesatarja e indeksit qefalik të Gegëve është 85 sikur të gjithë Dinarikët. Gjeografikisht indeksët më të lartë janë gjetur në perëndim, në Malësi të Gjakovës, Zadrime dhe Mat, tri fiset që gjinden në anën bregore të vargmaleve; këtu mesatarja shtrieht në 86.5 dhe 87. Një zonë me kokë-gjatë relativë është gjetur në lindje, në Malësinë e Gjakovës dhe Lumë, ku mesatarja është 83. Këtu ndryshimi shkon nga perëndimi në lindje dhe jo nga veriu në jug siç është rasti me gjatësinë.

Dimenzioni i kokës ndryshon me gjatësinë e trupit; mesatarja e gjatësisë së kokës në veri shkon nga 186 mm në 190 mm,; në jug nga 183 mm në 185 mm. Gjerësia e kokës shkon nga 162 në Malësinë e madhe, në 165 në Lumë. Kokat më të gjera janë gjetur në afërsi të Malit të Zi të vjetër. Zgavërat e Gegëve janë mesatarisht të larta; nga 129 m në veri, deri 126 në jug. Diametrat e fytyrës tregojnë drejtimet e ndrydhimeve veri-jug dhe lindje-preëndim: mesatraja e minimumit frontal psh është 112 mm në Malësinë e Madhe dhe 110 mm në fiset tjera në veri të Drinit; ndokund tjetër është 107 mm, dhe108 mm. Bizigomatiku me një mesatare prej 144 mm në fiset veriperëndimore, zbret rregullisht në 140-141 mm në jug dhe bregdet. Bigoniali ndjek një ndryshim të ngjashëm nga 109 mm në 107 mm. Në këto diametra të fytyrës, sikur në gjatësi Gegët më veriperëndimorë formojnë një vazhdimësi të zonës racore më të madhe të Malit të Zi të vjetër; Ndokund kemi zbritje të shpejtë në gjendjen normale Dinarike. Duhet theksuar se mes këtyre Dinarikëve, pasardhës të banorëve të bjeshkëve para-sllavë dhe para-gjermanë, balli është më i gjerë se nofulla, dhe fytyra ka një formë karakteristike të trekëndëshit të kthyer mbrapsht.

Nganjëherë jashtë zonës malazeze fytyra humb lartësinë e saj të tepruar; mesatarja e diametrit menton-nasion e Gegëve është 124 mm, e krahasueshme me lartësinë e fytyrës në Gjermaninë jugore dhe Zvicërr. Lartësia më e madhe prej 126 mm në Has, është gjetur në lindje, përgjatë Fushës së Kosovës; më e shkurta prej 121 mm në Mirditë, gjendet në pjesën qendrore të bjeshkëve nga Dukagjini deri te Mati. Kjo zbritje regjionale është treguar qartë me anë të indeksit facial, i cili shkon nga 86 në qendër dhe perëndim deri në 89 në lindje. Të gjitha fiset e sidomos Hsi gjithsesi, janë mesoprosopic. Indeksi facial i lartë është më shumë i ndryshueshëm: mesatarja në Mirditë është 49; për Has 54; kjo është afërsisht mëe amdhe se përtë gjithë Europën. Hundët e Gegëve të larta 58 mm, të gjera 34 mm, janë në mesin e më leptorrhinëve në botë, ma një indeks nazal prej 58.

Në pikëpamje metrike fiset Gege paraqesin një situatë komplekse; ndryshimi i shpejtë nga veriu në jug i gjatësisë së trupit dhe gjerësisë së kokës dhe fytyrës tregojnë se bërthama e të ngjashmëve me racën Borreby të Malit të Zi të vjetër, nuk shtrihet aq larg përgjatë jugut në Shqipëri. Njerëzit e gjatë të fiseve veriore kanë ndërtimin më të rëndë trupor, ndërsa ata të shkurtë në jug më të varfër; ndërtimi konvencional dinarik shkon me staturën e shkurtë. Në fiset lindore është një treguaes i fortë e elementit dolihocefalik, fytyrëgjatë, trupgjatë; derisa elementi fytyrë-shkurtë, që të kujton Alpinët, është i përqendruar në luginat malore shumë të vetmuara të Mirditës.

Pothuajse të gjithë Gegët janë lëkurë-bardhë, me Von Luschanin #3 dhe 7 shumë shpesh i riparaqitur. Freckling (lëkura pikaloshe) , i zakonshëm në Mal të Zi, është i rrallë këtu; pak diçka është e kufizuar pothuajse tërësisht tek fiset më pranë Malit të Zi të vjetër, dhe aty arrin në 5%. Flokët e kokës janë zakonisht zeshkane (brunet), e zezë dhe afër të zezës arrin në 40% dhe e errët deri tek e kaftë mesatare 45%. Flokët e kafta të çelura ose bjonde, i cili është pothuajse gjithëmonë në të artë ose paksa në të kuqe, përbëjnë pjesën tjetër prej 15%. Vetëm dy njerëz nga 1100 kishin flokë ash-blond (biond në ngjyrë hiri). Sikur në Mal të Zi, edhe këtu mjekrra dhe mustaqet kanë ngjyrë më të çelur se flokët e kokës; kontigjenti i të zinjve është i kufizuar në 6%, derisa 36% janë të kuqe në të kaftë ose auburn, 3 përqind të kuqe, dhe 30% bjond të artë ose bjond të çelur me nuancë të artë. Tendenca e së kuqes, derisa nuk është e theksuar si në ca pjesë të Malit të Zi, ekziston me përjashtime të vërteta të ash-blondizmit. Simbas regjioneve, flokët më të errëta janë gjetur në Mirditë dhe në kufijtë lindorë; më të ndritshmit në perëndim dhe jug.

Shtatëmbëdhjetë përqind e Gegëve kanë sy të kaftë të pastër, dhe 7% të pastër të ndritshëm. Gjysma e grupit ka kombinim të irisit gjelbër-kaftë dhe 20% kaltër-kaftë. Nga sytë me ngjyrë të përzier, 30% janë të përzier në të errët dhe 48% kryesisht në të ndritshëm, pjesa e mbetur pothuaj njëlloj. Prandaj Gegët janë tërësisht të përzier ose pothuajse tërësisht të ndërmjetëm në ngjyrën e syve, me elemente bjonde ose me elemente paksa më të rëndësishme se brunete. Sytë më të errët janë gjetur në Dukagjin, dhe në Malësinë e Gjakovës, në kufirin e Serbisë së Vjetër; aty 25% e syve janë të kaftë. Ndokund tjetër ka ndryshime të vogla regjionale.

Flokët e kokës tek Gegët janë zakonisht të valëzuara, dhe mesatarisht të imta apo të holla; është më e madhe se mesatarja e Europianëve në bollëk, tek mustaqet, faqet nofullat dhe në trup; njëkohësisht tendenca e rënies së flokëve është e fortë këtu. Vetullat janë zakonisht të trasha, tek 70% e grupit. Sikur në Mal të zi edhe këtu balli është shumë rrallë me pjerrtësi të madhe; kurrizi i vetullës është zakonisht në anën e rëndë të mesatares. Qerpikët e eksternalë, të gjetur n' 35% të grupit, janë të zakonshëm tek fiset që formojnë një vazhdimësi të zonës së maleve perëndimore në jug të Malit të Zi të vjetër; Ndokund gjetiu gropa e syrit e lartë Dinarike, parandalon zhvillimin e tyre në shumë raste.

Morfologjia nazale e Gegëve është zakonisht më rreptësisht dinarike se sa tek Malazezët; rrënja dhe ura janë më qëndrueshëm të ngritura, dhe maja si rregull është më e hollë. Rreth 50% kanë profil konveks; vetëm 6% konkav. Më pak se gjysma e majeve të hundëve janë të prirura (pjerrëta) te poshtë; vetëm në Malësi të Madhe, afër Malit të Zi, janë maje të shtypura në shumicë. Me majën e hollë të hundës shkon një përpjesëtim i lartë i krahëve hundorë të shtypur; hunda Gege është me të vërtetë leptorrhine morfologjikisht ashtu sikur në pikëpamje metrike.

Fytyrave të Gegëve shpash u mungon relievi i fortë eshtëror kaq i dukshëm tek Malazezët; pjesa e dalë anësore e harkut zigomatik është zakonisht e kufizuar, dhe këndet goniale janë zakonisht të pjesës së dalë mesatare. Faqet janë zakonisht të zgjatura dhe të holla, edhepse kjo gjendje mund jetë pjesërisht pasojë e të ushqyerit, i ka edhe implikimet e saj racore. Faqet e mbushura dhe të trasha të fshatarëve Ukrainas qëndrojnë në opozitë me ekstremin Europian.

Morfologjia e regjionit oksipital tek Gegët, në pamjen e tyre të përgjithshme Dinarike, është në interes të pjesërishëm.Zgjatja oksipitale është si rregull paksa kah mesatarja; është më e pakëta në fiset perëndimore dhe më e madhja tek fiset lindore. Rrafshi oksipital është gjetur në vetëm 30% të grupit; incidencat simbas fisesh shkojnë nga 50% tek Malësia e Madhe dhe 20% tek Dukagjini, Malësia e Gjakovës dhe Puka.Në përgjithësi shtrirja është përfundimisht perëndim lindje. Rrafshi lambdoid është gjetur në 44% të Gegëve; është shumë më e shpeshtë se forma oksipitale. Shtrirja e saj simbas fisesh është saktësiaht në opozitë me atë të rrafshit oksipital; të dy dukuritë janë zakonisht plotësuese, dhe vetëm një minoriteti në raste individuale i mungon njëra.

Ka pasur diskutime të shumta rreth subjektit të rrafshit oksipital, si në Shqipëri edhe në Azi të vogël; janë dy shkolla të përcaktuara, njëra e cila beson se kjo është e përcaktuar nga natyra dhe raca, tjetra që kjo është një formë e deformimit artificial e shkaktuar nga përkundja në djep. Pozicioni im qëndron në mes këtyre dy ekstremeve; Rrafshi oksipital është padyshim një dukuri e shoqëruar me orientim mekanik të plotë të kraniumit në racën Dinarike, dhe kryesisht me pozicionin e zgavrës kockore magnum deri tek shpina e saj, e zakonshme në shumë raca. Kështu kjo është padiskutim e trashëguar.

Njëkohësisht përdorimi i djepit shqiptar, në të cilin krahët janë të kufizuar por koka jo, ka mundur në disa raste të shkaktojë një intensifikim të këtij rrafshi, meqenëse kokat e disa shqiptarëve të sotëm janë padiskutim të deformuara. Gjithsesi, meqenëse praktika e përkundjes është uniforme në regjionin e Shqipërisë, shtrirja gjeografike e këtij karakteri është tërësisht racore në model.

Në këtë rast del në pah pandërprerë pyetja rreth origjinës së Dinarikëve, e cila mund të jetë qasur në bazat e një analize statistike të materialit Geg. Në përpjekje për t'i ndërlidhur karakteret metrike dhe morfologjike me njëri-tjetrin dhe me pigmentin del në shesh prezenca e tipeve vijuese në Gegëní, secili nga këto shfaq një prirje për karakteret nga të cilat përbëhet, për të shoqëruar vetveten si një njësi:

1, Trup të gjatë kokë-madh, brakiqefal, fytyrë-gjerë, me pigment të ndërmjetëm me një prirje speciale për pigmentin e kuq. Ky është tipi i ngjashëm me Borreby, i përhapur në Mal të Zi; në Shqipëri është i përhapur kryesisht në Malësi të madhe dhe brenda kësaj është e koncentruar në bajrakun e Grudës.

2, Gjatësi e trupit mesatare, brakiqefal, fytyrë-shkurtë, me pigment të përzier, i cili është thellësisht Alpine. Kjo është gjetur në të gjitha fiset por është më e përhapur në Mirditë.

3, Të gjatë, dolihoqefalikë ose mezoqefalikë, me flokë të errëta dhe sy të kaftë të errët, profil i drejtë hundor, me tendenca më pak leptorrhine se grupi në përgjithësi. Ky është tipi Atlanto-mediterran i përhapur gjithashtu në vende tjera të Ballkanit. Gjithashtu kjo mund të klasifikohet jashtë serive statistike të gatshme të grekëve, derisa është e zakonshme në Bulgari dhe lehtë e dallueshme tek Serbët. Ky tip ose një tip i ngjashëm, gjithashtu ndeshet me Dinarikë në Italinë veriore dhe në Tirol. Në Shqipërinë veriore kjo është e përhapur në Malësinë e Gjakovës dhe në Dukagjin.

4, Një tip shumë i diferencuar që karakterizohet nga gjatësia mesatare e trupit, brakiqefalia e jashtëzakonshme, ngushtësi të madhe dhe konveksitet të hundës, pjerrësia e lartë e rrafshit oksipital, dhe një tendencë të ngjyrës së syyve të kaftë të çelur në kombinim me flokë të kafta të errëta. Ky tip mund të quhet Dinarik në kuptimin e plotë ose specifik; shumë prej Gegëve tjerë janë Dinarikë në kuptimin e pjesërishëm ose të përgjithshëm. Ky tip ultra-Dinarik është i zakonshëm në fisin e Dibrës.

5, Bjond, brakiqefal, hundë konvekse, Norik i tipit standard. Më i zakonshëm në Zadrime.

6, Një pakicë Nordikësh me flokë të kafta të ndritshme, të përqendruar në Lumë.
Last edited by Aleksandër on Sun Sep 27, 2009 12:08 pm, edited 2 times in total.
Nacionalizmi është vullneti për të dashur vetveten

Aleksandër
Regular Member
Regular Member
Posts: 62
Joined: Tue Aug 25, 2009 10:53 pm
Gender: Male
Location: Tiranë

Re: 'Shqipëria dhe raca dinarike', Karlton S. Kun

#2

Post by Aleksandër » Sun Sep 27, 2009 12:05 pm

Si rezultat i ndarjes së mëparshme të materialit geg, në nën-raca natyrale, bëhet e qartë që raca dinarike, në sensin e njerëzve të gjatë, hundë-shkabë, fytyrë-gjatë, që i banojnë hapësirat malore me shtrirje nga Zvicëra në Shqipëri, është një grumbull i përzier i tipeve racore. Natyra e veqantë e njerëzve dinarikë të ndonjë pjese të caktuar të kësaj hapësire, varet nga përbërësit lokalë të përfshirë aty; pra kemi nën-tipe krahinore të dinarikëve. Ka një prirje zotëruese të veqorive të cilat e përshkojnë tërë grupin dinarik: brakiqefalia e lartë, konveksiteti hundor (hunda-shkabë), rrafshi zverkor, dhe prirja drejt hollimit të gjymtyrëve. Ndanë prej këtyre veqorive, përbërësit burimorë të përzierjes dinarike, priren për të shfaqur lidhjet e tyre të vjetra.

Pamjet e veqanta të fytyrës dhe kafkës së dinarikëve ngjan të jenë rrjedhojë e trashëgimit diferencial në kryqëzim; përzierja e parë që e shkaktoi këtë është me sa duket alpino-mesdhetare, mesdhetare në kuptimin e gjerë të fjalës. Dinarikët aziatikë, që u shfaqën herët në kohën e metalit, me sa duket ishin kryqëzim alpino-kapadokian; shumë prej tyre erdhën në Europë dhe u vendosën në vende plotësisht të ndara, duke përfshirë këtu dhe Bjeshkët Dinarike. Tipi i ekzagjeruar dinarik i Shqipërisë,me prirjen e tij drejt ngjyrës së kaftë të çelur të syve, mundet besuashëm të jetë prejardhur nga ky burim. Gjithashtu është gjetur në numër mjaft të madh në Tyrol.

Mirëpo nuk mund të rrjedhin nga Lindja e Afërme të gjithë europianët dinarikë; shumica prej tyre duhet të jenë rrjedhojë e përzierjes kryesore në tokën europiane. Këtu dy përbërësit kryesorë janë:
1. atlanto-mesdhetar i gjatë me sy gështenje i cili duket i vjetër dhe me qendër në Europën juglindore
2. dhe alpin i zakonshëm.
Shtesa nordike ka prodhuar norikët, shtesa e ngjashme me borrbaj (Borre-by) ka prodhuar tipin malazez. Shtesa e sllavëve neodanubianë ka prodhuar tipin fytyrë-vogël të zakonshëm në Slloveni, Kroaci dhe Serbi.

Përzierja e dinarikëve nuk është kurrë e përsosur në sensin kimik; në ndonjë popullatë dinarike ka alpinë të zakonshëm dhe fare pak atlanto-mesdhetarë që vazhdojnë më tej me vëllezërit e tyre të përzier. Kur përmasat e përbërësve janë të gabuara, tipi i cili është i pranishëm në çrregullim mund të gjendet në disa raste në formën origjinale. Për këtë arsye ka aq shumë alpinë në France dhe Zvicër, dhe aq shumë atlanto-mesdhetarë në Malësi të Gjakovës.

Dinaricizmi nuk është cilësi që i përket një race të vetme, kjo është një gjendje racore. Kjo gjendje racore është e zakonshme në Europë; poashtu është e zakonshme në Azinë perëndimore. Pos kësaj kjo nuk kufizohet vetëm në gjirin e racës së bardhë; Parimet e trashëgimit hibrid që kanë prodhuar dinarikë në Europë poashtu kanë prodhuar papuanë në Guinenë e re, aristokratë arijë në Polinezi dhe shumë indianë të Amerikës.
Nacionalizmi është vullneti për të dashur vetveten

Aleksandër
Regular Member
Regular Member
Posts: 62
Joined: Tue Aug 25, 2009 10:53 pm
Gender: Male
Location: Tiranë

Re: 'Shqipëria dhe raca dinarike', Karlton S. Kun

#3

Post by Aleksandër » Sun Sep 27, 2009 12:06 pm

Pjesa jugore e Shqipërisë, atdheu i Toskëve, shtrihet jashtë zonës së racës dinarike në kuptimin e ngushtë. Toskët janë banorë të fshatrave kompakte, bartin fustanella sikurse Grekët, dhe shpërngulen vazhdimisht në toka tjera. Sikur Mzabitët në Algjeri, dhe Hadhramët në Arabinë e jugut, shumica e meshkujve nga shumë fshatra të Shqipërisë së jugut, sidomos nga Korça, shpërngulen në troje të largëta që në rininë e tyre, punojnë në fabrika ose shitore, dhe kthehen kur të kenë mbledhur mjaft para. Ky ishte sistemi që për herë të parë i dërgoi Shqiptarët në Amerikë, sistem që Toskët e kanë të ngjashëm me Grekërit.

E vetmja e dhënë antropometrike adekuate që ka të bëjë me Toskët, është një koleksion nga Shqipëria jugperëndimore, qyteti i Gjirokastrës dhe vendbanimet përreth. Këta Gjirokastritë mesataren e shtatit e kanë 164 cm; janë trung-gjatë, mesatarja e lartësisë ulur është 53.7 cm, dhe mesatarja e gjatësisë së krahut është 103.4 cm. Mesatarja e indeksit cefalik është 90.8, që është më i larti i njohur në Europë. Gjatësia e kafkës 177 mm, është jashtëzakonisht e vogël, kurse gjerësia 161 mm, është e madhe. Lartësia e veshit 122 mm, është mesatare që shkon kah e ulëta. Balli është zakonisht i gjerë, me një minimum frontal prej 109 mm, bigoniali është 107 mm, ndërsa gjerësia e fytyrës 141 mm, gjë që e bën të radhitet në racën Alpine. Lartësia e fytyrës prj 119 mm është e vogël; indeksi facial 84.4 mesoprosopic. Hunda, me një gjatësi prej 56.3 mm, dhe një gjerësi prej 34.4 mm, është shumë leptorrhine, në variantin tipik Shqiptar, me indeks nasal prej 61.

Toskët e matur në Rumuni e kanë mesataren e indeksit cefalik 87; kolonët Toskë në Italinë jugore, që u shpërngulën nga Turqët tej Adriatikut në shek. 16, e kanë I.C. 80. Shihet qartë që mesatarja e I.C. të Gjirokastritëve është më e lartë se sa tek Toskët në përgjithësi; Gjithashtu Toskë të matur në Masaqusets kanë I.C. që sillet rreth 90. Toskët e Italisë mund t'a kenë dolihocefalinë e tyre për shkak:
a) të përzierjes me italianë
b) përzgjedhje e të shpërngulurëve
c) mundësia që brakicefalia e lartë tek Toskët e vendit është një fenomen, sikur në Gjermani, Bohemi dhe vende tjera të Europës qendrore. Është e mundshme që brakicefalia e lartë tek Toskët e vendit është shkaktuar pjesërisht nga përkundja në djep; është e zakonshme në koloninë shqiptare të Massachusetts se brezat më të reja të lindur në Stockbridge dhe Brockton e kalojnë në shumë raste shkurtësinë ekstreme të zverkut të prindërve të tyre.

Parashtrimet e mëtejshme në lidhje me antropologjinë fizike të Toskëve duhet të marrin formën e vërejtjeve subjektive, të cilat janë të lejueshme vetëm në vend të dhënave të duhura. Në radhë të parë, tipi themelor tosk është ai alpin. Koka me ose pa petëzim zverkor, zakonisht është e rrumbullakët, ballin e lartë dhe shpesh bulbor, fytyra shpesh e rrumbullakët në konture. Hundës në shumë raste i mungon karakteri dinarik urë-lartë i gjetur në mesin e gegëve. Ky tip alpin përfaqësohet mjaft mirë në fotografinë nr 14. Përveç alpinëve, ka dhe shumë dinarikë në Shqipërinë jugore, por ata ndoshta janë një pakicë, dhe në disa raste janë shumë të ndryshueshëm mes vete. Në Shqipëri është shumë e lehtë për të dalluar një gegë; ata kanë një veçori racore që është vështirë të përcaktohet por e lehtë për t'u njohur; e toskët janë shumë më pak homogjene, dhe në Amerikë ata kalojnë pa u vënë re në pjesën më të madhe në mish-mashin e përgjithshëm racor. Shumica e bostonianëve, të cilët shohin ndoshta pesëdhjetë deri njëqind toskë në javë, e nuk kanë dijeni për praninë e tyre, ndërsa kanë ide të caktuar, të formuar me shikim të parë, se cili është italian, armen, ose çifut.

Mendimi im është që toskët, si në pigmentim, si në karaktere trupore dhe të fytyrës, ngjajnë me frengët jugorë dhe qendrorë shumë ngushtë; se ata dhe frengët formojnë të dy skajet e hapësirës racore alpine në Evropë, qendër e së cilës është zënë nga amalgami dinarik.
The Races of Europe - Carleton Stevens Coon / (Chapter XII, section 13)
http://www.snpa.nordish.net/chapter-XII13.htm

Përkthyer nga http://vargmal.org/dan411
Nacionalizmi është vullneti për të dashur vetveten

Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: 'Shqipëria dhe raca dinarike', Karlton S. Kun

#4

Post by Phoenix » Sat Mar 19, 2011 8:56 am

[quoteem]Rezultatet e shkencëtarit Rudolf Virchow, krijuesit të shkencës së kronologjisë, një prej shkencëtarëve më në zë të viteve 1800, politikanit e antropologut të famshëm gjerman, për racën shqiptare

Shumëkujt mund t’i ketë rënë rasti të lexojë librin e Mit’hat Frashërit, “Shqiptarët” (Zenit Editions 2005) i cili është përkthyer nga origjinali i shkruar në frëngjisht “Les albanais dans leur pays et â l’etranger”. Ndër shumë citime autorësh – duke bërë komente e përshkrime – që Mit’hat Frashëri sjell për të dhënë një përshkrim të natyrës e karakterit që ka kombi shqiptar, aty nga fundi, ai ruan si diçka të veçantë një citim të cilin e thekson. Ky citim që ai bën, ngjan me ato fjongot që u vihen mbi krye vajzave të vogla, pasi i kanë veshur me hijeshi. Duke qenë se ka folur për tiparet, doket, zakonet, kulturën, aftësinë, jetën e frymën e një kombi që ka prodhuar histori e që ka lënë gjurmët e tij te kjo e fundit prej shumë shekujsh, ai, ndoshta, mendon që për të dhënë edhe një përgjigje përfundimtare për karakterin e shqiptarit, po aq mirë – e ndoshta më shumë se historia – mund të na vijë në ndihmë shkenca. “Po e ruajmë për në fund opinionin e një dijetari dhe antropologu të madh, profesor Virchow. Blowitz, korrespondent i “Times”, na kujton takimin e tij me doktorin” – shkruan Mit’hat Frashëri në librin e tij.

Fragmenti që sjell Mit’hat Frashëri në këtë libër, është një pjesë e shkëputur prej shkrimit “Virchow chez lui (La danse des crânes- Les peuples des Balkans - La perle de la collection Vivent les Albanais!- Le sa- vant et l'homme politique)”, shkrim i cili u botua në faqen e parë të numrit 6442 të gazetës “Le Matin”, Paris më 15 tetor 1901. Në artikullin e “Le Matin”, kjo pjesë e shkrimit që flet për tiparet e kafkave të shqiptarëve mban nëntitullin “La race supérieure” (raca superiore). Shkrimi origjinal i Blowitz, është botuar në gazetën “Times” që në vitin 1878, shumë vite më parë sesa ribotimi i këtij artikulli në “Le Matin”, 1901. Më poshtë do të sjellim si artikull të plotë, pikërisht botimin më të hershëm të tij. Përse “Le Matin” e ribotoi, madje në faqe të parë, këtë artikull i cili - bazuar në kërkimet shkencore - flet për superioritetin e madhështinë e racës shqiptare, karshi të tjerave? Emri i Rudolf Virchow, personit që bën këtë vlerësim është përgjigjja e duhur. Nëse një përfundim të tillë do ta kishte thënë dikush tjetër, pak gjasa do të kishte që të merrej për bazë, por emri i Virchow, është i përmasave të tilla sa vështirë të besojmë se një shkencëtar i tillë kishte “lajthitur”, kur i shikonte shqiptarët me mahnitje, si racën më të përsosur.

Në vitin 1915, pas ndarjes së padrejtë të trojeve shqiptare, Shqipëria kërcënohej sërish nga një copëtim i ri. Ishte viti i Traktatit të fshehtë të Londrës, i cili i falte Italisë Vlorën me qarkun e saj dhe i lejonte një lloj protektorati mbi Shqipërinë e Mesme, teksa grekët merrnin Shqipërinë e Jugut dhe serbo-malazezët atë të Veriut. Në këtë vit, Faik bej Konica, intelektuali i njohur shqiptar, ngre zërin për padrejtësitë e radhës që po bëheshin ndaj shqiptarëve. Në atë kohë ai ndodhej në Lozanë, Zvicër. Më 12 nëntor 1915, duke i dërguar një letër të hapur, zotit Hans Delbruck, këshilltar i afërt i qeverisë, profesor i historisë moderne në Universitetin e Berlinit, ai demaskon politikat e gabuara gjermane. Letra e shkruar dhe e botuar në frëngjisht - “Gjermania dhe Shqipëria” (L’Allemagne et L’Albanie) – është botuar këto vite nga studiuesi Jup Kastrati në studimin e tij “Mbi krijimtarinë letrare të Faik Konicës”, si pjesë e veprës “Studime për autorë të ndaluar” botim ky i Qendrës së Studimeve Albanologjike. Arsyeja që e përmendëm këtë letër të Konicës, është se ndër të tjerë ai i referohet edhe Virchow, për t’i treguar profesorit gjerman, Hans Delbruck, tiparet e kombit shqiptar. Ja seç shkruan ndër të tjera Faik bej Konica:

“...mund t’ju vë në dijeni për ekzistencën e një traktati bullgaro-grek për ndarjen e Shqipërisë, traktat i sugjeruar, miratuar, vulosur dhe garantuar nga Gjermania. Për këtë arsye, marr guximin t’ju drejtoj, i lutur nga bashkatdhetarët e mi një pyetje: “Si do të arrini ju të pajtoni deklaratën tuaj me planin brutal të copëtimit të Shqipërisë?”

Ja një vend, ja një popull që hyn në kategorinë e “kombësive të vogla” dhe që do të meritonte, në mënyrë të veçantë, mirësinë dhe vlerësimin tuaj. A nuk ka thënë Mommseni juaj se kombi shqiptar është më i vjetri në Ballkan? A nuk a ka quajtur shpesh Virchow-i juaj “kombin me të vërtetë më superior” të Europës Lindore? A nuk e kanë përsëritur në çdo kohë, dijetarët tuaj, që dallohet nga fqinjët e tij për nga gjuha dhe shpirti?”

Para se të lexojmë takimin e Blowitz, gazetarit të “Times”, me profesor Virchow, le të shohim shkurtimisht diçka për jetën e shkencëtarit gjerman. Kjo gjë na ndihmon për të kuptuar më qartë përfundimet e tij mbi shqiptarët dhe rëndësinë e punës së tij.

Kush është Rudolf Virchow?

Rudolf Ludwig Karl Virchow (1821-1902) ishte një doktor gjerman, antropolog, patolog, prehistorian, biolog dhe politikan, i njohur për shpënien para të shëndetit publik. Atij i referohen si “babai i patologjisë moderne” dhe konsiderohet si një nga themeluesit e mjekësisë sociale. Vinte nga një familje bujqish me origjinë gjermane dhe polake. Virchow studioi për mjekësi dhe kimi në Berlin në Akademinë Ushtarake Prusiane. Kur u diplomua në 1843, shkoi për të shërbyer si asistent i anatomistit të njohur, Robert Froriep. Një nga kontributet e tij më të mëdha për arsimin mjekësor gjerman ishte inkurajimi i përdorimit të mikroskopit nga studentët, duke u bërë thirrje studentëve të tij për të 'menduar mikroskopikisht'. Virchow ka meritën e shumë zbulimeve të rëndësishme. Kontributi shkencor më i njohur gjerësisht i Virchow është teoria e tij për qelizën, e cila ndërtoi punën e Theodor Schwann. Ai përmendet si i pari që njohu qelizat e leucemisë. Virchow botoi në vitin 1858 studimin e tij mbi qelizat në “Omnis cellula e cellula ("çdo qelizë e ka origjinën nga një tjetër qelizë ekzistuese si ajo"), bazuar në shpikjen e François-Vincent Raspail. Ky ishte një refuzim i konceptit të lindjes spontane, i cili mbronte idenë se organizmat mund të lindin nga materia e pajetë, i kundërshtuar fillimisht nga Francesco Redi dhe hedhur poshtë përfundimisht nga Virchow, për të deklaruar se burimi i vetëm për një qelizë të gjallë ishte një tjetër qelizë e gjallë.

Një zbulim tjetër i rëndësishëm (i madh) i Virchow, është edhe ai që bëri përafërsisht në të njëjtën kohë me Charles Emile Troisier, në lidhje një nyje të zgjeruar supra-calvicular dhe kancerin në mushkëri. Kjo njihet si nyja e Virchow. Virchow është gjithashtu shumë i njohur edhe për sqarimin e funksionimit të mekanizmit të thromboembolism-it të mushkërive. Për më tepër, Virchow themeloi fushat mjekësore të patologjisë qelizore dhe të patologjisë krahasuese.

Në vitin 1869 ai themeloi shoqërinë e antropologjisë, etnologjisë dhe parahistorisë (Gesellschaft für Anthropologie, Ethnologie und Urgeschichte), e cila pati shumë ndikim në koordinimin dhe intensifikimin e hulumtimit arkeologjik gjerman. Në vitin 1885 ai zhvilloi një studim të kraniometrisë (matja e studimi i kockave të kafkës), i cili dha rezultate të habitshme që kundërshtonin teoritë bashkëkohore shkencore raciste mbi "racën ariane", duke e shtyrë Virchow që të denonconte "misticizmin nordik" në Kongresin e Antropologjisë në vitin 1885 në Karlsruhe. Në vitin 1861, ai u zgjodh anëtar i jashtëm i Akademisë Mbretërore suedeze të Shkencave e në 1892 u nderua me Medaljen Copley. Mes studentëve të tij më të famshëm ishte edhe antropologu Franz Boas, i cili është quajtur si “babai i antropologjisë amerikane” dhe “babai i antropologjisë moderne”. Virchow ishte një studiues i palodhur dhe ka lënë një numër shumë të madh veprash të shkruara.

Ai zhvilloi gjithashtu një metodë standarde të procedurës së autopsisë, e cila mban emrin e tij e që është ende një nga dy teknikat kryesore të përdorura sot. Por më shumë se një mjek eksperimentues, Virchow ishte edhe një avokat i pasionuar për reformat sociale dhe politike. Ai konsiderohet gjerësisht si pionier i mjekësisë sociale dhe antropologjisë. Virchow kundërshtoi fort Darvinizmin nëpërmjet një lekture të tij ku theksonte faktin se mungojnë provat e fosileve për një prejardhës të përbashkët të majmunit e njeriut.

Virchow ka meritën edhe për themelimin e mjekësisë shoqërore, duke u përqendruar në faktin se shpesh sëmundja nuk është thjesht biologjike, por një rrjedhim shoqëror. Si një bashkëthemelues dhe anëtar i partisë liberale (Deutschen Fortschrittspartei) ai ishte një antagonist kryesor politik i Bismarkut. Thuhet se Bismarku e sfidoi Rudolf Virchow në një duel dhe Virchow, duke pasur mundësinë e zgjedhjes së armës, sepse ishte pala e sfiduar, zgjodhi dy salsiçe, ku njëra prej të cilave ishte me kolerë. Bismarku, thuhet, se u tërhoq nga dueli. Një fushë ku ai ka bashkëpunuar me Bismarkun ishte Kulturkampf, fushata anti-klerikale kundër Kishës Katolike duke pretenduar se ligjet anti-klerikale sillnin "karakterin e një lufte të madhe në interes të njerëzimit". Virchow ishte një person i respektuar në qarqet masonike dhe ka burime që pohojnë se mund të ketë qenë një mason. Vdiq nga pushimi i zemrës dhe u varros në varrezat Matthews St., Schöneberg, Berlin. Shoqëria për Mjekësi e Antropologji jep një çmim vjetor në emër të Virchow-it (Rudolf Award Virchow).

Shqiptarët, raca superiore

Që profesor Virchow ishte një prej emrave më të shquar të shkencëtarëve të kohës, vihet re lehtë. Këtë ide e përforcon edhe më tepër Blowitz në artikullin e tij. Duket se ky emër i famshëm kishte bërë që artikulli i Blowitz, të botohej, në të njëjtën kohë me Times, edhe në cepin më të largët të botës, në Zelandën e Re (“Dr. Virchow on skulls”, New Zealand Tablet, Volume VI, Issue 290, 22 November 1878, faqe 17). Është po i njëjti artikull që ribotohet në vitin 1901 në “Le Matin”. Më poshtë është artikulli i plotë. Ja se si e përshkruan Blowitz takimin në shtëpinë e profesor Virchow:

“Unë pranova gjithë padurim ofertën e dr. Liebreich për të më njohur me dr. Virchow. Pritëm disa minuta në një prej laboratorëve. Në dhomën e parë nëpër të cilën kaluam gjendej një koleksion me eshtra njerëzore, të rregulluara në mënyrë simetrike si të ishin oaze. Një ndihmës ishte i zënë me punë në kryerjen e llogaritjes së përmasave të një kafke të vendosur në mënyrë precize në një mbajtëse qelqi. Dhoma e dytë ishte si një miniaturë e Luginës së Jozafatit (shënim i përkthyesit, A.H: Jozafati ishte mbreti i katërt i Mbretërisë së Judës, ndërsa Lugina e Jozafatit është vendi ku: sipas Joel 3:02, Perëndia e Izraelit do të mbledhë të gjitha kombet për gjykim) në momentin e shfryrjes së parë të trombës së ringjalljes. Kishte aty skelete të ngritura drejt, të lakuara, të ulura, të përkulura, si njerëz të zënë në çorodi mes gjumit të tyre teksa shtriqeshin para se të zgjoheshin tërësisht. Eshtra të çdo lloji mbulonin tavolinat, raftet e karriget dhe për të gjetur karrige për t’u ulur duhej t’i pastroje nga mbetjet njerëzore të cilat i ngarkonin ato.

Kafka të panumërta kurorëzonin këtë koleksion magjepsës, duke zbardhur mes pjesëve të paforma të shpërndara mbi mobilie dhe mbi dysheme. Duke soditur këtë spektakël dhe duke kujtuar fjalimet elokuente e të mprehta të dr. Virchow, prisja të shihja një siluetë gjigante, të veshur në mënyrë të çuditshme, me sy xixëllues dhe fytyrë ndriçuese, që të personifikonte fuqinë e dyfishtë të njeriut i cili depërton në sekretet e vdekjes dhe lëvdohet duke mbrojtur ekzistencën e jetës, lirinë. Dera u hap, dhe unë nuk pashë asgjë nga tërë këto. Njeriu i cili vinte drejt meje ishte i veshur si një antikuarian i zënë me organizimin e koleksioneve të tij; me kokën disi thatanike dhe eshtake; flokët e mjekrën të shkurtra e të thinjura; ballin e nxirë nga dielli – në vend që të ishte i rrudhur – të dalë para dhe pak të ngjeshur anëve; venat e dukshme në tëmtha; sytë e vegjël e të futur, gojë të palëvizshme, hundë të mprehtë dhe i palodhur; duart e nxira nga dielli, të shkathëta e të holla, që shfaqnin vendosmëri, energji dhe shkathtësi. Sidoqoftë, origjinaliteti i situatës, u shfaq shpejt.

Biseda u drejtua menjëherë mbi Kongresin (shënim i përkthyesit, A.H: Kongresi i Berlinit, 1878) që po mbahej asokohe. Diskutuam mbi rivalitetin e kombeve të vogla që përpiqeshin të fitonin supermaci në Turqinë Europiane (shënim i përkthyesit, A.H: bëhet fjalë për Perandorinë Osmane në Ballkan).

Në kabinetin e tij ose më mirë në muzeun e tij në vitin 1878, gjatë kohës që po mbahej Kongresi i madh në Berlin, të nesërmen e luftës ruso-turke, (shënim, A.H: pjesa në vijim është ajo që citon edhe Mit’hat Frashëri në librin e tij “Shqiptarët”, Zenit Editions 2005, faqe 66-67) kur po flitej për racat e ndryshme të Ballkanit, doktori dijetar u ngrit papritur: "Shikoni! - tha ai. Ja raca me të vërtetë superiore e këtyre vendeve. Shikojini këta!" Përpara na vuri tri kafka me një konformacion të barabartë. "Njëri nga kolegët e tu më ka dërguar të parën, pastaj shtiva në dorë dy të tjerat. Janë kafka shqiptarësh të vrarë nga turqit. Vështrojini me kujdes! A s’janë të bukura?! A s’janë madhështore?! Kur mora këtë të parën, mendova se ishte një përjashtim. Por janë të gjitha si kjo këtu! Ja raca superiore, madje shumë më lart se gjithë të tjerat!" Dhe doktor Wirchov e përkëdhelte me një butësi entuziaste dhe me shikim plot dashuri kafkën jo të plotë që mbante mbi gjunjë. Pastaj, duke e ngritur dhe duke e ulur me kujdes filloi të përcaktojë në një fjalim të shpejtë dhe me imazhe popullatat e ndryshme të Turqisë europiane dhe, në mbështetje të çdo opinioni që shprehte, ai kërkonte një, dy, tre kafka: malazeze, boshnjake, dalmate, serbe, bullgare, rumune, turke e hungareze. Pak e nga pak ai i kishte shtuar provat në mbështetje të këtyre opinioneve dhe më në fund, në qendër të këtij rrethi të plotë dhe të formuar prej kafkash të madhësive të ndryshme, pak a shumë të prera nga armë të bardha dhe nga zjarri, ai plotësoi demonstrimin e tij. Edhe pse Kongresi e gjykoi jashtë pikëpamjes kranologjike (kafkore), ai gjithnjë u kthehej kafkave të veta shqiptare dhe kur fliste, ulej për t’i prekur me gishta, ndërkohë që të tjerat i konsideronte të padenja; dhe më duhet të shtoj se Konti Andrasi (shënim i përkthyesit, A.H: Kryeministër hungarez dhe ministër i jashtëm i Jashtëm i Hungarisë, 1871–79) nuk do të lëvdohej sikur të dinte sërën e caktuar nga dr. Virchow për hungarezët. “Times”

Kjo dëshmi e sjellë nga ky artikull do të ishte akoma më e plotë po qe se do të kishim mundësinë të lexonim studimet e plota të profesor Virchow mbi racën shqiptare. Këto studime presin ende ditën që të zbardhen e të botohen në gjuhën shqipe.

Deputeti britanik, Cowen: Shqiptarët janë më i vjetri komb i Lindjes

Ndërkohë, aq i bindur ishte Virchow në lidhje me përgjigjet shkencore për racën shqiptare, saqë i drejtohet Kongresit të Berlinit që të ruante këtë racë të rrallë. Atë, nuk e dëgjuan. Natyrisht që Shqipëria u copëtua si mos më keq. Shkenca para politikës (interesave, pazareve) është thuajse gjithmonë e zhvleftësuar. Po kaq vlerë kishte edhe drejtësia e Fuqive të Mëdha. Do të ishte me shumë interes për publikun shqiptar të dinte kumtesën e mbajtur nga Virchow në lidhje me racën shqiptare dhe përpjekjet që ai ka bërë për vlerësimin tonë, nga Kongresi i Berlinit, si racë me tipare të veçanta. Por profesori i ditur, nuk ishte i vetmi që i shikonte shqiptarët si një racë tejet të lashtë. Më poshtë, sjellim një fragment në të cilin britanikët diskutojnë pikërisht mbi këtë gjë, shqiptarët. Pjesa është shkëputur “Nga bisedimet në Dhomën e Komuneve të Britanisë së Madhe më 4 shtator 1880”, e pasqyruar në botimin me rastin e 50-vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, “Rilindja Shqiptare” (Përgatitur: Kristo Frashëri, Ndërmarrja Shtetërore e Botimeve “Naim Frashëri”, Tiranë 1962):

“Joseph Cowen: Besoj se qëllimi i anijeve luftarake që do të mblidhen në Raguzë është që t’u kallin frikën turqve. Po sikur të mos i zërë frika Turqit? Çdo të bëhet atëherë? Forca detare e Anglisë, e Anglisë së lirë dhe konstitucionale, a do të përdoret për të djegur a për të shkatërruar kasollet e gjahtarëve, peshkatarëve ose barinjve shqiptarë të Ulqinit? Për këtë qëllim të poshtër do të përdoret fuqia e Britanisë?

Për fitim të kujt do të bëhet kjo padrejtësi? Për fitim të malazezëve...

Malazezët janë rrethuar prej një populli tjetër, i cili është aq trim sa ata, dhe historia e të cilit humbet në brymë të kohës. Shqiptarët janë më i vjetri komb i Lindjes. Ishin atje më parë se grekët e vjetër. Shqiptarët kanë legjenda, gjuhë e karakteristika të veçanta të tyre. Kanë ca cilësi që ndryshojnë fare nga ato të malazezëve, po janë aq trima sa ata dhe dashuria e tyre për liri, as u vu as mund të vihet në dyshim. Plani i fuqive të mëdha është të marrin një copë të Shqipërisë dhe t’ia japin Malit të Zi, pa i pyetur shqiptarët dhe pa u marrë atyre leje.
Një deputet: Shqiptarët nuk janë komb.

Joseph Cowen: Nuk janë një komb, thotë Zotëria e tij. Atë fjalë tha edhe princi Bismarck në Berlin. Princi Bismark tha se nuk kishte dëgjuar që ka një komb shqiptar. Po princi Bismarck nuk kishte dëgjuar as për kombësinë e Holandës a të Danimarkës. Një tjetër princ, aq i fuqishëm sa është princi Bismarck sot, pretendoi në Kongresin e Vjenës që s’dinte ndonjë komb italian. Pas mendjes së atij diplomati, Italia nuk ishte veçse një “shprehje gjeografike”. Dhe me gjithë këtë sot dimë të gjithë se Italia është një komb i madh e i bashkuar. Ajo që u vërtetua në pak më tepër se pesëdhjetë vjet për popullin e një ane të Adriatikut, mund të vërtetohet me një mënyrë të ndryshuar edhe për anën tjetër në aq kohë e sipër.Pas mendjes time do të ishte një padrejtësi aq e madhe të viheshin shqiptarët nën zgjedhë të malazezëve sa sikur të viheshin malazezët nën zgjedhën e shqiptarëve...”

Si e siguroi Virchow kafkën e parë shqiptare - një kryetar fisi shqiptar

Në librin e tij Mit’hat Frashëri, nuk jep hollësi të mëtejshme në lidhje me punën e Virchow apo mënyrën se si ai siguroi kafkat shqiptare. Në artikullin e “Times”, ribotuar edhe në “Le Matin”, Virchow i thotë Blowitz: “Njëri nga kolegët e tu më ka dërguar të parën, pastaj shtiva në dorë dy të tjerat. Janë kafka shqiptarësh të vrarë nga turqit. Vështrojini me kujdes! A s’janë të bukura?! A s’janë madhështore?! Kur mora këtë të parën, mendova se ishte një përjashtim. Por janë të gjitha si kjo këtu! Ja raca superiore, madje shumë më lart se gjithë të tjerat!”. Pas një kërkimi mbi punën e Virchow, ajo që vjen si diçka e re dhe e pathënë më parë, është dëshmia e gazetarit i cili i siguroi Virchow kafkën e parë shqiptare. Cili ishte kolegu i Blowitz? Po dy kafkat e tjera si i erdhën në dorë Virchow? Kolegu i Blowitz, ishte një korrespodent amerikan që mbulonte lajmet nga Ballkani. “Le Matin” e ribotoi artikullin në vitin 1901. Po këtë vit është botuar libri me kujtime, në dy vëllime, i gazetarit amerikan, William James Stillman, (“The Autobiography of a Journalist” (Autobiografia e një gazetari); William James Stillman 1828-1901; Vol. 2; Boston Houghton, Mifflin and Co. ; Cambridge Mass. Riverside Press, 1901). Stillman hedh dritë mbi mënyrën se si Virchow siguroi kafkat shqiptare. Ai i çoi atij të parën. Stillman është personi që e ka befasuar profesorin (sipas asaj që Virchow i rrëfen Blowitz) me kafkën që i dërgoi.

Ishte koha kur shqiptarëve po u merreshin viset veriore për t’ia dhënë Malit të Zi. Stillman ishte korrespodent për Ballkanin dhe ndiqte zhvillimet që po ndodhnin (qëndrimet e tij – ndoshta për mungesë informacioni – shpeshherë janë pro malazeze, por kjo gjë nuk është objekti i shkrimit). Pas një prej betejave të shumta shqiptaro-malazeze, ai dëgjon historinë e vrasjes së një shqiptari dhe këtu zë fill historia që ne kërkonim. Kafka e atij shqiptari është kafka e parë e koleksionit të Virchow. Pjesa e mëposhtme është marrë nga libri i lartpërmendur (faqe 611-613) me kujtimet e gazetarit William J. Stillman:

“Kapiteni më tregoi për një shqiptar trim, që kishte rënë i plagosur nga kali i tij dhe ishte strehuar në një të çarë të shkëmbinjve, i cili kishte vrarë dy malazezë dhe kishte plagosur një të tretë para se sa të shfaqej i pambrojtur ndaj njërit prej tyre, që i kishte dalë pas shpine dhe që e kishte qëlluar nga një e çarë mes shkëmbinjve që e strehonin. Mënyra e vdekjes së tij dhe ajo e sulmuesve të tij, ilustrojnë mënyrat e luftës së malazezve kaq plotësisht sa që unë isha i interesuar për këtë gjë më shumë sesa për detajet heroike të luftimit.

Malazezi e ka çështje sedre sulmin e armikut të tij ballë për ballë dhe mundësisht me armë të ftohtë. Armiqtë që bien në përleshje të përgjithshme nga të shtënat e pushkës, ai nuk i konsideron kurrë si “kokat” e tija; “ai deklaron vetëm ato që ai ka vrarë në një luftim me duar”. Ky shqiptar ishte bajraktari i fisit të tij, kryetari trashëgimor dhe ta vrisnin atë në një luftim me duar ishte ambicia e të treve atyre që e sulmuan atë radhazi; vrasja në shpinë ishte vetëm një çështje nevojshmërie.

Kujtova në atë moment një korrespodencë që kisha pasur vite më parë me Virchow, në lidhje me Pellazgët; dhe duke menduar për koleksionin e tij të kafkave, e pyeta kapitenin nëse ai e dinte vendin se ku kishte rënë shqiptari dhe nëse eshtrat ishin akoma atje, e kur ai më siguroi se ato ishin aty ku ai kish rënë, unë i ofrova atij dy florinj për të më sjellë kafkën, gjë të cilën ai e bëri. Ishte kafka e një burri në moshë të re, me qepjet e kockave të kafkës thuajse të mbyllura, vetëm me dy dhëmbë që i mungonin e asnjë prej tyre të sëmurë dhe unë ia dërgova atë kraniologut të madh, i cili m’u përgjigj me falënderime të ngrohta.

Kafka, tha ai, ishte më e shkëlqyera e koleksionit të tij për sa i përket zhvillimit mendor dhe ai lexoi një kumtesë në lidhje me të, para Akademisë Perandorake Gjermane. Atij i kishin bërë aq përshtypje karakteristikat e asaj kafke sa që ishte i prirë ta konsideronte si një kafkë të jashtëzakonshme dhe i shkroi një prej oficerëve austriakë në Malin e Zi për ta pyetur nëse mund t’i dërgonte disa të tjera, dhe këto, edhe pse jo si ajo e kryetarit të fisit, prej fisi padyshim puro shqiptar, – për shkak se aristokracia nuk martohej kurrë me gjak tjetër përveç atij të së njëjtës racë e kategori shoqërore – zotëronin të gjitha të njëjtat karakteristika intelekti, duke vërtetuar vendosjen e shqiptarëve prej tij, në krye të racave të Evropës, për kapacitet mendor.”

Në këtë mënyrë kemi zbardhur një pjesë të rrugës së kryer nga profesor Virchow në lidhje me studimet e racës shqiptare. Por ka edhe diçka tjetër që tërheq vëmendjen në pjesën e mësipërme të kujtimeve të Stillman. Ai përmend një bisedë që ka bërë me profesor Virchow në lidhje me Pellazgët dhe nisur nga kjo i dërgon atij kafkat e shqiptarëve. Nuk duhet shumë mprehtësi për të kuptuar se raca pellazgjike për të cilën Stillman kishte biseduar dikur me profesorin ishin pikërisht shqiptarët. Në të kundërt përse do përmendte këtë gjë kur synonte të shtinte në dorë kafkën e shqiptarit? Nga ana tjetër, profesor Virchow, ashtu si e përmendëm edhe më sipër, në vitin 1869 themeloi Shoqërinë e antropologjisë, etnologjisë dhe parahistorisë (Gesellschaft für Anthropologie, Ethnologie und Urgeschichte). Kjo Shoqëri pati shumë ndikim në koordinimin dhe intensifikimin e hulumtimit arkeologjik gjerman. Një emër shumë i njohur i arkeologjisë gjermane është edhe Henry Schliemann. Ky i fundit ka bërë disa nga zbulimet më të mëdha në fushën e arkeologjisë. Njihet si zbuluesi i Trojës dhe i thesarit të Priamit. Ka bërë gërmime e zbulime të rëndësishme në Thyros dhe ka zbuluar thesaret e qytetërimit të lashtë mikenas etj. Schliemann ishte një mik i profesor Virchow, i cili e ka shoqëruar në shumë prej gërmimeve që ka bërë, që prej Ilios (Trojës) e deri në Greqi. Virchow ishte një autoritet i padiskutueshëm në fushën e antropologjisë së kohës dhe në këtë mënyrë ai studionte skeletet e gjetura gjatë gërmimeve duke e pasuruar arkeologjinë kësisoj, me rezultate shkencore. Pas një kërkese të Schliemann – e cila ndihej si një nderim që do t’i bëhej librit – Virchow ka shkruar hyrjen e librit “Mycenae” të Shliemann. Këto detaje të pakta shërbejnë për të dhënë idenë se Virchow ishte një person i cili kishte njohuri arkeologjike të mjaftueshme, për të arritur në përfundime mbi racën pellazgjike shqiptare.

Shqiptarët, sa pak të njohur prej europianëve

Përfundimet e Virchow për shqiptarët, nuk ishin më diçka e thënë me zë të mekur, por ishin rezultate me të cilat ambienti shkencor njihej. Kumtesën e tij para Akademisë Perandorake Gjermane në lidhje me racën shqiptare, e gjejmë të cituar më poshtë, nga Stillman, kolegu i Blowitz, të cilin profesor Virchow e përmend edhe në artikullin e “Times”. Kjo kumtesë nuk është botuar ende në shqip. Megjithatë, rasti i shqiptarëve tashmë ishte bërë një njësi krahasimi nëpër seminaret shkencore. Një fragment ku shqiptarët merren si shembull nga Virchow, gjatë punimeve të një konference të rëndësishme të antropologjisë, po e sjellim edhe në këtë material:

"Në Kongresin e fundit Antropologjik në Vjenë, u shkaktuan disa ndjesi nga fjalimi i biologut të madhe berlinez, profesor Virchow. Rreth një vit më parë Virchow, gjatë një rasti të ngjashëm, bëri një sulm të ashpër ndaj qëndrimeve darviniane dhe këtë vit ai foli në mënyrë të njëjtë po kaq hapur. Pjesa e sjellë më poshtë është e shkëputur nga fjalimi i tij i gjatë në Kongres:

Njëzet vjet më parë, kur u takuam në Innspruck, ishte pikërisht momenti kur teoria darviniane kishte lënë shenjën e saj të parë fitimtare anembanë botës. Miku im, Vogt, nxitoi menjëherë brenda radhëve të kampionëve të kësaj doktrine. Qysh atëherë, ne kemi kërkuar më kot për fazat e ndërmjetme të cilat supozohej se duhet të lidhin njeriun me majmunët; proto-njeriu, pro-anthropos nuk është zbuluar ende. Për shkencën antropologjike, pro-anthropos nuk është madje as një temë diskutimi. Antropologu mund, ndoshta, ta shohë atë në një ëndërr, por sapo të zgjohet nuk mund të thotë se ka bërë ndonjë qasje ndaj tij.

Në atë kohë në Innspruck perspektiva ishte, me sa duket, që rrjedha e prejardhjes nga majmuni te njeriu do të rindërtohej e gjitha njëherësh, por tani ne nuk mund ta provojmë madje as prejardhjen e racave të ndara nga njëra-tjetra. Në këtë moment, ne jemi në gjendje të themi se mes popujve të lashtësisë as edhe një i vetëm nuk ishte më afër me majmunët sa ç’jemi ne. Në këtë moment unë mund të pohoj se nuk ka mbi tokë asnjë racë absolutisht të panjohur për njeriun. Më pak të njohur prej të gjitha racave janë banorët e zonave malore qendrore të gadishullit të Malajzisë, por nga ana tjetër ne i njohim banorët e Tokës së Zjarrtë po aq mirë sa edhe eskimezët, bashkirët, polinezianët dhe lapët. Jo! ne njohim më shumë për këto raca sesa ç’njohim disa fiseve të caktuara europiane. Më duhet të përmend vetëm shqiptarët...” (Oriental Religions and Christianity; Frank F. Ellinwood, New York, 1891)

Mihai Eminesku: Raca e pastër shqiptare, e para nga perandoria e lashtë e Lindjes

Aq të njohura ishin bërë për kohën pohimet e Virchow, saqë kishte raste kur merreshin si treguese krahasuese të superioritetit. Qëllimet se përse bëheshin këto krahasime nuk janë më të rëndësishme sesa fakti që i referoheshin shkencës antropologjike si element i pakundërshtueshëm. Këtyre krahasimeve nuk iu shmang as poeti kombëtar më i madh rumun, Mihai Eminesku. Ai thërriste shkencën në ndihmë (shembulli i mëposhtëm sillet thjesht për të treguar jehonën e kërkimeve të Virchow, dhe nuk ka lidhje me antisemitizmin) për të shpëtuar atdheun e tij që e konsideronte të rrezikuar prej hebrenjve:

“Mihai Eminesku (1850-1889), poeti kombëtar i nderuar i Rumanisë, modernizuesi i Rumanisë dhe rapsodi i shtetit të mitur, besonte se vendi i tij ishte mbërthyer mes socializmit dhe liberalizmit dhe duhet të shmangte rreziqet e të dyve në favor të feudalizmit, “...sistemi i lirisë më të madhe, i decentralizimit, i autonomisë shoqërore, i pavarësisë së klasave. Njerëzit nuk ishin të barabartë dhe për këtë arsye ata ishin të lirë”. Rumania feudale ishte një vend i një pastërtie të shëndetshme, e panevojshme për ta thënë – pa hebrenj. “Çifuti nuk meriton të drejta askund në Europë, sepse ai nuk punon”. Hebrenjtë në Rumani ishin “të huaj në trupin e saj,” një “racë, qëllimi i menjëhershëm i së cilës ishte që të merrte pasuritë e patundshme rumune dhe qëllimi afatgjatë i së cilës ishte që mbërthente vendin e tij”.

"Çfarëdo që kushdo të mund të thotë", shkruante Eminesku, "në mes nesh dhe çifutëve ka një dallim racor që nuk na lejon të kemi ndonjë ndjenjë ndaj tyre – në rrethana ku nderi është në rrezik – por përbuzje dhe asgjë tjetër veçse përbuzje”. Poeti, si shumë europianë romantikë të kohës së tij, nuk hezitoi t’i bënte thirrje edhe shkencës: "Etnografi Hoffmann mbronte idenë se zhvillimi i kafkës së racës rumune ishte i admirueshëm, se ato lloje kafkash meritonin të ishin në ballë të qytetërimit... Virchow, një natyralist i famshëm, i jep kafkës shqiptare vendin e parë ndër të gjitha kafkat e racave të pastra nga perandoria e lashtë e Lindjes, dhe kafka shqiptare është identike me atë të racës rumune, me atë të popullit tonë sot.” (Scott L. Malcolmson; “Empire's edge: travels in South-Eastern Europe, Turkey and Central Asia”; fq. 17; Verso, 1995)

Shembuj të tillë krahasues nuk janë të rrallë. Robert Matteson Johnston (1867-1920) ishte një prej autorëve të shumtë që u referohet përfundimeve të profesorit Virchow, në lidhje me kapacitetin kafkor më të zhvilluar të shqiptarëve. Johnston, një historian amerikan e studiues i rëndësishëm i historisë ushtarake u lind në Paris e u arsimua në kolegjin Etoni College dhe Pembroke College, Cambridge. Johnston gjatë karrierës së tij dha mësim edhe në Harvard e Mount Holyoke College. Në librin e tij “The Napoleonic Empire in Southern Italy and the Rise of the Secret Societies” (ribotim i READ BOOKS; 2010; faqe 3,4), në një fragment ai u referohet kërkimeve të Virchow teksa përshkruan aftësitë e racës shqiptare. Ja se si shprehet ai:

“ ...‘Kampaniani i gjallë, abrucezi kursimtar, puliezi brutal, kalabrezi arrogant ngjallin lehtë diskutim dhe tregojnë heterogjeni të racës’, shkruante Cantù. Ndryshojnë jo vetëm temperamentet e tyre, por edhe dialektet e tyre, deri në pikën e pakuptueshmërisë së dyanshme. Prej elementeve të ndryshme të popullsisë, asnjë nuk tregon tipare më karakteristike se shqiptarët, një racë që shfaq, sipas Virchow, kapacitetin kafkor më të madh në Europë. Vendbanimet e tyre ishin rezultat i emigracionit që kishte ndodhur nga përtej Adriatikut midis shekujve të gjashtëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë nën presionin e pushtimit turk.”

Studimet dhe përfundimet e profesorit Virchow janë marrë në konsideratë nga shumë studiues të tjerë seriozë, gjë që në tregon rëndësinë e këtyre përfundimeve shkencore. Punimet e plota dhe kërkimet e Virchow mbi shqiptarët, nëse do të botoheshin në shqip do të ishin një element i rëndësishëm shkencor që do të shërbente për të forcuar përfundimet mbi lashtësinë e shqiptarëve, një race enigmatike që vjen nga thellësitë më të humbura të kohës si një linjë e pandërprerë etnokulturore.
http://www.gazeta-shqip.com/ndryshe/145 ... 2bdf5.html[/quoteem]

>Nëse dikush këtë mund ta quaj si diçka që ka të bëjë me mendimet rraciste që mund të ishin atë kohë në Europë, vetë Virchow ka qenë i qartë për këtë: [quoteem]The German origin of the Aryans was especially promoted by the archaeologist Gustaf Kossinna, who claimed that the Proto-Indo-European peoples were identical to the Corded Ware culture of Neolithic Germany. This idea was widely circulated in both intellectual and popular culture by the early twentieth century,[16] and is reflected in the concept of "Corded-Nordics" in Carleton S. Coon's 1939 The Races of Europe.
Other anthropologists contested such claims. In Germany, Rudolf Virchow launched a study of craniometry, which prompted him to denounce "Nordic mysticism" in the 1885 Anthropology Congress in Karlsruhe, while Josef Kollmann, a collaborator of Virchow, stated in the same congress that the people of Europe, be they English, German, French, and Spaniard belonged to a "mixture of various races," furthermore declaring that the "results of craniology...[are] against any theory concerning the superiority of this or that European race" to others.[12]
http://en.wikipedia.org/wiki/Aryan_race[/quoteem]

Image
http://paperspast.natlib.govt.nz/cgi-bi ... 81122.2.38
http://paperspast.natlib.govt.nz/cgi-bi ... --1----0--

Post Reply

Return to “Arkeologji, antropologji”