"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Arkeologjia e ndaluar, faktet historike që s'duhet të dihen

Arkeologjia dhe antropologjia janë disiplina të rëndësishme në fushën e historise, sillni të dhëna për to dhe zbulimet e bëra për një vështrim të bazuar të historisë.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4190
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Arkeologjia e ndaluar, faktet historike që s'duhet të dihen

#1

Post by Zeus10 » Sat Nov 07, 2009 2:47 am

Ekzistojnë shumë zbulime arkeologjike të fshehura, të cilat nëse pranoheshin do të trondisnin gjithë kulturën e civilizimit aktual dhe do të ndryshonin përgjithmonë perceptimin e racës njerëzore
Çfarë i shtyn shkencëtarët të fshehin faktet e reja historike?
Ekzistojnë shumë zbulime arkeologjike të fshehura ose të mohuara dhe më pas të injoruara, të cilat nëse pranoheshin do të trondisnin gjithë kulturën e civilizimit aktual dhe do të ndryshonin përgjithmonë perceptimin që kemi për të kaluarën tonë si racë njerëzore si dhe vjetërsinë në këtë planet. Në arkeologji përveç zbulimeve dhe faktimeve me anë të objekteve dhe ndërtimeve të lashta, shkrimeve dhe grafikëve, shpesh përdoret edhe i ashtuquajturi model ose shabllon që të çon në krijimin e një teorie nga ku më pas kalohet në provë ose fakt shkencor. Por shpesh kjo provë apo fakt mungon dhe kjo është njëra nga arsyet që arkeologjia, ose më saktë një pjesë e saj e përjashton veten nga saktësia e shkencave të tjera si ato ekzakte.
Në rastin e arkeologjisë (pjesë të saja si p.sh. egjiptologjia), pranimi apriori i një teorie të caktuar nuk përbën asnjë sakrilegj, por kthehet fuqishëm në një pranim dhe bëhet pjesë e kulturës sociale duke ndikuar në informimin dhe sidomos në atë pjesë që i përket të kaluarës së largët të njerëzimit. Pra, ky shabllon ose model përdoret rëndom si një etalon nga ku ndërtohet (e më pas degëzohet) e kaluara e njerëzimit, kultura e tij dhe impakti në kulturën e sotme. E thënë me fjalë të tjera, ky model ose shabllon është një këndvështrim i pranuar gjerësisht nga një grup i caktuar ose disiplinë e caktuar (s'duhet harruar që ky fenomen nuk prek vetëm arkeologjinë). Pra, shablloni në rastin konkret kthehet në model shkencor dhe çdo gjë që sillet rreth tij funksionon për të, çdo gjë që e rrezikon shpallet herezi dhe injorohet apo "shtypet" deri në mohim dhe harresë të plotë. Duke ndjekur këtë llogjikë, mund të thuhet me plotë gojën që i gjithë sistemi aktual funksionon me standarde të tilla, pra me lojën e informacionit që ka për qëllim të mbështesë një drejtim të caktuar dhe të eliminojë, shkatërrojë dhe denigrojë atë kategori informacioni që kërcënon vlefshmërine e vetë shabllonit. Arkeologjia është shembulli më konkret për këtë dukuri. Për shembull, civilizimi kinez dhe kultura e tij që mendohej se është zhvilluar pothuajse tërësisht e pavarur nga pjesa tjetër e botës, gjë që do të thotë se civilizimi i saj madhështor dhe teknologjia e saj u zhvilluan në mënyrë të pavarur. Ata natyrisht që ndihen krenarë në një rast të tillë nëse është i vërtetë. Por si do ndiheshin ata nëse do të mësonin që në tokën e tyre është gjetur një numër i madh mumiesh kaukaziane (njerëz të bardhë), të cilat datojnë mbrapa në kohë me të njëjtën periudhë, në mos më herët, se fillimi i civilizimit më të hershëm kinez? Në një rast të tillë mbase atyre nuk do iu pëlqente të përqendroheshin në provën shkencore të kësaj gjetjeje arkeologjike. Po për njerëz në vende të ndryshme të botës, të cilët janë konsideruar si aborigjene? A do të hiqnin ata dorë nga krenaria, tokat e dhëna nga qeveria apo turizmi dhe paratë që rrjedhin prej tyre nëse dalin në shesh fakte që tregojnë tjetër nga sa dihet për prejardhjen e tyre?
Po sikur evidenca arkeologjike që del në shesh të kërcënojë vetë shabllonin e tyre të ndërtuar me kaq mund, evidenca që tregojnë se grupe para tyre jo vetëm që kanë qenë më të hershëm, por edhe më të avancuar? Ky është rasti me indianët e Amerikës, të cilët janë paraprirë nga një kulturë tjetër e njohur si ndërtuese e tumave, të gjatë, mbase gjigantë, me flokë të kuqe, gra e burra, të cilët duket se kanë qenë shumë më të avancuar se vendasit amerikanë.
Në Meksikë duket se hispanikët janë paraprirë nga "Olmekët", të cilët edhe në këtë rast ishin më të avancuar se kulturat që i pasuan. Këto anomali nuk janë duke e ndryshuar shabllonin ekzistues, pasi ato janë të papërshtatshme për t'u pranuar si pjesë e këndvështrimit të linjës së drejtë nga shoqëri primitive në të avancuar. Pra, do të kishim një konflikt serioz në konceptin e historisë nëse guxohej të pranohej. Të njëjtën gjë shohim dhe në Egjipt. Aty piramidat e hershme janë ndërtuar me shumë më tepër saktësi dhe me teknologji më të avancuar se në krahasim me kulturat e mëvonshme. Monumentet më të vjetra janë pothuajse të paprekura ndërsa ato më të rejat, ose më saktë, të gjetura më vonë, por që datojnë në kohëra shumë më të hershme, janë katandisur në një grumbull gurësh e gërmallash. Vetë fshehja e zbulimeve arkeologjike është një konspiracion në shkencë, është një konspiracion në kulturën tonë si civilizim dhe është pjesë e amnezisë së imponuar kolektive për të kaluarën. Komuniteti shkencor ka tendencën të mohojë, të ndrydhë ose të injorojë evidencat që bien në kundërshtim me teoritë e pranuara dhe ndërkohë denigron dhe persekuton mesazherët.
"Truri Policor" dhe "Gënjeshtra e Madhe"
Çdo herë që dikush pretendon se ndodhin shumë konspiracione në fushën e shkencës, atëherë ai është duke rrezikuar çdo hap që bën. Shoqëria në përgjithësi ka tendencën që të jetë shumë skeptike në lidhje me konspiracionet. Vetëm kur mbrapa tyre del emri i Mafias apo Terrorrizmit, atëherë qëndrimi i saj ndryshon tërësisht. Por shpesh evidencat janë shumë të forta dhe ironia është që shumica e tyre shpesh ndodhet përpara syve.
Sidoqoftë, lajmi i mirë është që aktorët janë të dukshëm. Plani i lojës së tyre, madje dhe stili i lojës janë shumë transparent në momentin që mësohesh t'i dallosh. Lajmi i keq është: konspiracioni është global dhe ka shumë grupe me interesa të forta në këtë mes. Një hetim i kujdesshëm nxjerr në pah dyshimet e zakonshme: shkencëtarët me një botëkuptim teorik standard janë ata që përpiqen të mbajnë dhe të çojnë përpara "modelin". Modus operandi (mënyra e veprimit) të tyre është "Gënjeshtra e Madhe" dhe sa më e madhe të jetë kjo gënjeshtër dhe sa më gjerësisht të përhapet, aq më mirë është. Ata spekulojnë me kredencialet e tyre akademike që të mbështesin argumentet dhe ideja bëhet e qartë, askush s'ka të drejtë të vërë në dyshim deklaratat autoritare si:

1- Nuk ka asnjë mister mbi faktin se kush e ndërtoi Piramidën e Madhe apo se kush ishte mënyra e ndërtimit. Po ashtu, Sfinksi nuk tregon asnjë shenjë dëmtimi nga uji.

2- Nuk ka patur njerëz në Amerikë përpara 20 mijë vjetësh p.e.s.

3- Civilizimi i parë ka filluar ekzistencën e tij vetëm në vitin 6000 p.e.s.

4- Nuk ka anomali të dokumentuara, të dhëna të pashpjegueshme apo enigmatike që të merren në konsideratë.

5- Nuk ka civilizime të humbura apo që s'janë studiuar ende. Çdo evidencë e kundërt është e mallkuar!
Sulme personale: Mosmarrëveshje mbi moshën e Sfinksit dhe Piramidës së Madhe
Në vitin 1993, NBC në Amerikë transmetoi "Mysteries of the Sphinx", i cili paraqiste evidenca gjeologjike që Sfinksi ishte të paktën dyfish më i vjetër (9000 vjet) sesa deklaronin egjiptologët. Është bërë shumë i njohur si "Debati i Erozionit të Ujit". Egjiptologu autodidakt John Anthony West solli në qendër të vëmendjes çështjen e erozionit përpara gjeologut Dr. Robert Schoch. Ata shkuan në Egjipt dhe filluan një hetim shumë intensiv. Mbasi studioi Sfinksin, gjeologu pranoi opinionin e West-it dhe bashkërisht publikuan zbulimin e tyre.
Dr. Zahi Hawass, personi përgjegjës për monumentet e Gizës nuk priti asnjë minutë për të nisur një fushatë të ashpër kriticizmi publik ndaj të dyve. Egjiptologu me famë, Dr. Mark Lehner, i cili konsiderohet si eksperti më i mirë në botë për Sfinksin, iu bashkua këtij sulmi. Ai akuzoi West dhe Schoch si "injorantë dhe aspak sensitivë". Kjo akuzë ishte shumë interesante, pasi spostoi çështjen nga një plan profesional në një plan personal. Nuk trajtoi aspak faktet apo vetë çështjen dhe mbi të gjitha ishte shumë jo shkencore.
Tani duhet të kuptojmë teknikën standarde të diskreditimit që aplikohet ndaj kujtdo që guxon të vërë në dyshim teoritë e pranuara prej kohësh. Largimi i fokusit nga objekti kryesor dhe "personalizimi" i debatit është një strategji shumë efikase, e cila përdoret shumë shpesh nga politikanët që ndihen të pasigurt për pozicionet e tyre. Hawass dhe Lehner i bënë apel statusit të tyre të të paprekshmëve dhe autoritetit. Në këtë rast, logjika normale të shtyn të mendosh që në këtë pikë deklaratat e një gjeologu janë shumë herë më bindëse.Pak kohë më pas Schoch, Hawass dhe Lehner u ftuan të debatonin çështjen në Shoqërinë Amerikane për Avancimin e Shkencës. West nuk u lejua të merrte pjesë me pretendimin që atij i mungonin kredencialet e duhura. Kjo përbën dhe anën tjetër të arrogancës së sistemit: vetëm shkencëtarët me diplomë mund të praktikojnë shkencën. Janë dy filtra, të cilët mbajnë larg studiuesit e pavarur dhe pa kredenciale: kredencialet dhe rekomandimet. Dhe nëse të mungon e para është e kotë të kërkosh të dytën.
Pra, West u ndalua që të merrte pjesë. Që nga ajo kohë elementet e debatit janë rrahur para e mbrapa pa zgjidhur asgjë. Është e njëjta gjë me debatin që ekziston mbi faktin sesi u ndërtua Piramida e Madhe e Gizes dhe nga kush. Kjo sjell në skenë çështjen e "Gënjeshtrës së Madhe" dhe sesi është prezantuar për gjenerata të tëra përpara gjithë njerëzimit. A është e mundur që një shkencëtar i mirëfilltë, i trajnuar dhe i përgatitur në nivele të larta, të besojë se 2.3 milionë gurë ku disa prej tyre peshojnë 70 ton, të jenë transportuar dhe ngritur me metoda primitive?
Kjo duket e pamundur e megjithatë ata shkruajnë libra dhe mbrojnë këtë teori kundër teorive të tjera alternative. Dhe si rezultat duhet të kuptojmë që ata nuk do e bënin veten e tyre subjekt të një testi të tillë kaq demaskues. E vetmja gjë që egjiptologët kanë bërë është rrezimi i teorive alternative duke përdorur teknika aspak të ndershme. Po çfarë e shtyn një shkencëtar të fshehë të vërtetën dhe t'i shmanget çdo testimi të hipotezave që ngrenë të tjerët? Motivimet e tyre janë po aq transparente. Nëse mund të provohet që Piramida e Madhe nuk u ndërtua nga egjiptianët dhe as në vitet 2500 p.e.s. duke përdorur metoda primitive apo që Sfinksi të datohet në vitet 9000 p.e.s., atëherë e gjithë "ndërtesa prej letre" mund të shembej brenda një çasti. Këndvështrimet ortodokse mbi evolucionin kulturor janë të bazuara në një kronologji që thotë se civilizimi ka filluar në Sumeri jo më herët se 4000 vjet p.e.s. Teoria nuk lejon që të këtë ekzituar një civilizim përpara kësaj kohe. Fundi i diskutimit. Arkeologjia dhe historia humbasin kuptimin e tyre nëse nuk kanë një faktor kohor të përcaktuar që ta përdorin si pikë referimi. Duke qenë se evolucioni kulturor është i lidhur ngushtë me teorinë e përgjithshme darviniane të evolucionit, atëherë "rreziku" është edhe më i madh. A e shpjegon kjo arsyen pse anomalitë dhe enigmat mohohen, fshihen dhe injorohen? Po, e shpjegon. Shkencat e sotme biologjike janë të bazuara në darvinizëm.
Censurimi i mendimit të "ndaluar": Evidenca për lashtësinë e madhe të njerëzimit
Rasti i autorit Michael Cremo është i dokumentuar më së miri dhe po ashtu tregon sesi komuniteti shkencor përdor në mënyrë të hapur teknika presioni në media dhe në qeveri. Libri i tij "Arkeologjia e Ndaluar" analizon shumë nga rastet e mëparshme të injoruara të artifakteve, të cilat provojnë që lashtësia e njeriut modern e kalon shumë herë moshën e dhënë në kronologjinë e pranuar. Shembujt që jep ai dhe kolegët e tij janë të debatueshëm, por libri u bë shumë më tepër i debatueshëm kur u përdor në një dokumentar. Në vitin 1996, NBC transmetoi një emision special të titulluar "Origjinat Misterioze të Njeriut", ku citoheshin materiale nga libri i Cremos. Reagimi që pasoi nga komuniteti shkencor e kaloi disa herë shkallen Rihter. NBC u mbyt me letra nga shkencëtarët e tërbuar, të cilët e quajtën regjisorin një mashtrues dhe gjithë programin si disinformim. Por shkencëtarët shkuan më larg se kaq, shumë më larg. Në një sërë veprimesh tejet të papërgjegjshme ata u përpoqën të detyronin NBC që të mos ritransmetonte emisionin tashmë popullor, por përpjekjet e tyre dështuan. Më pas ata bënë hapin më radikal: paraqitën çështjen e tyre në qeverinë federale dhe kërkuan nga Komisioni Federal i Komunikacioneve që të hynte në lojë dhe të ndalonte NBC të ritransmetonte programin.
Kjo nuk ishte vetëm një dhunim i hapur i të drejtës së fjalës dhe një përpjekje e paturpshme e kufizimit të mendimit alternativ, por ishte dhe një rast i paprecedent në përpjekje për të censuruar diskutimin e lirë intelektual. Nëse publiku ose çdo agjenci qeveritare do të bënte përpjekje të vinte në pranga institucionin shkencor, atëherë publiku vetë nuk do ia kishte parë kurrë fundin.
Letra e shkruar nga Presidenti i Studimeve Kembriane, Dr Allison Palmer drejtuar Komisionit Federal të Komunikacioneve thotë si më tej: Më e pakta NBC-së i duhet kërkuar që të kërkojë një falje publike përpara ndjekësve të programeve të saj dhe kjo për një periudhë të mjaftueshme kohore, në mënyrë që audienca të marrë mesazhin e plotë që ata u mashtruan. Për më tepër, NBC mbase duhet gjobitur në mënyrë që të krijohet një fond i mjaftueshëm për edukimin shkencor të publikut. Mendoj se kemi disa të dhëna të mjaftueshme që tregojnë se kush është "Truri Policor". Dhe me sinqeritet mendoj se fjala konspiraci nuk është aq e fortë, pasi për çdo rast të kësaj lloj ndrydhjeje të mendimit që ekspozohet, 10 të tjerë arrijnë të realizohen me sukses. Ne nuk e kemi idenë sesa artifakte enigmatike apo të dhëna janë etiketuar si "gabim" apo dosje të mykura të flakur tutje nëpër sirtarët e ndërtesave akademike për të mos e parë më kurrë dritën e diellit.
Kundërshtimi i të dhënave: datim i papërshtatshëm në Meksikë
Ekziston edhe rasti i një profili të lartë të Dr. Virginia Steen-McIntyre, një gjeologe që punonte për US Geological Survey (USGS), e cila u kërkua në një zonë arkeologjike në Meksikë për të datuar një grup artifaktesh në vitin 1970. Ky rast përbën njërin nga ekstremitetet ku është në gjendje të shkojë komuniteti shkencor vetëm e vetëm që të mbrojë themelet ortodokse të tij. McIntyre përdori aparatura të cilat ishin fjala e fundit e teknologjisë dhe mbështeti me prova shkencore rezultatet e punës së saj, duke përdorur dhe mënyra të tjera datimi por rezultatet e saj ishin shumë jashtë grafikut. Kokat e arkeologjisë prisnin që datimi të ishte 25 mijë vjet ose më pak, ndërsa zbulimi i gjeologes ishte 250 mijë vjet ose më shumë.
Shifra prej 25 mijë vjetësh ishte thelbësore për të mbështetur teorinë e "kalimit" të Ngushticës së Beringut dhe ishte ky motivi i cili shkaktoi goditjen e McIntyre dhe arkivimin e rezultateve të saj duke kërkuar një ribërje të analizave të datimit. Ky lloj reagimi nuk ndodh kur të dhënat përputhen me kronologjinë e pritshme të modelit që mbështet teoritë e pranuara. Steen-McIntyret iu dha një mundësi që të tërhiqte përfundimet e saj, por ajo refuzoi. Që nga ai moment për të ishte pothuajse e pamundur që të publikonte rezultate të tjera shkencore dhe ajo humbi vendin e saj si pedagoge.
Ndrydhja qeveritare dhe etnocentrizmi: injorimi i evidencave anormale në Zelandën e Re, Kinë dhe Meksikë
Në Zelandën e Re ishte vetë qeveria ajo që bëri hapin e saj duke dekretuar një ligj, i cili ndalonte publikun të hynte në zona arkeologjike të debatueshme. Kjo histori u shfaq për herë të parë në librin "Keltë të Lashtë" në Zelandën e Re, nga Mark Doutré. Sidoqoftë, ky është një konspiracion i komplikuar. Shkencëtarët që përpiqen të mbrojnë teoritë e tyre boshe ndërsa ngjisnin shkallët e karrierës se tyre, nuk janë të vetmit që duan të ndrydhin të dhënat dhe objektet "mëkatare". Ky është momenti kur çështja bëhet edhe më e rrezikshme.
Waipoua Forest u shndërrua në vendndodhjen më të debatueshme në Zelandën e R, pasi një gërmim arkeologjik nxorri në pah evidenca, të cilat tregonin që një kulturë jo polineziane i ka paraprirë Maoreve, një fakt ky për të cilin tribuja nuk ishte aspak entuziaste. Këta të fundit mësuan për rezultatin e gërmimeve përpara se ta mësonte publiku i gjerë dhe u ankuan tek qeveria. Sipas Doutré, ajo që pasoi ishte "një dokument i arkivuar, i cili tregonte qartë qëllimin e departamenteve të qeverisë së Zelandës së Re për të fshehur informacionin arkeologjik nga sytë e publikut për 75 vjet". Publiku arriti të mësonte fiaskon, por qeveria e mohoi. Sidoqoftë, dokumentet zyrtare tregojnë Embargon që u vu në jetë për zonën arkeologjike. Doutré është një student i historisë dhe i arkeologjisë së Zelandës së Re. Ai ishte i shqetësuar pasi dokumentet dhe artifaktet, të cilat provojnë që Maorët kanë qenë të paraprirë nga një kulturë më e lashtë, mungonin nga muzeumi. Ai ngre pyetjen se çfarë ka ndodhur me disa nga anomalitë e mbetura: "Ku janë kampionet e flokëve të lashtë Indo-Europiane (të valëzuar, të kuqerremtë dhe bojë kafë), të cilat u zbuluan në një shtrat guri afër Watakere dhe që ishin për kaq vite në Auckland War Memorial Museum? Ku është skeleti gjigant që u gjet afër Miimati?"
Fatkeqësisht, ky nuk është i vetmi incident i këtij lloji. Etnocentrizmi është shndërruar në një faktor në një konspiracion për të fshehur historinë e vërtetë të njerëzimit. Autori Graham Hancock është sulmuar nga grupe të ndryshme etnike, pasi ka raportuar gjetje të ngjashme enigmatike. Problemi me studiuesit që përpiqen të përcaktojnë historinë e vërtetë të njerëzimit janë përpjekje të grupeve etnike, të cilët duan të zhdukin gjurmët të cilat tregojnë mosndodhjen e tyre si parësorë në një vend të caktuar, shpesh ndërthuren me qëllimet e evolucinistave kulturorë.
Arkeologët janë të gatshëm t'i fshehin këto gjetje anormale. Kjo është njëra nga arsyet pse egjiptologët e ruajnë me kaq xhelozi datën e ndërtimit të Piramidës së Madhe, pasi kjo ka të bëjë në radhë të parë me një krenari kombëtare. Rasti i mumjeve në Shkretëtirën Takla Makan në Kinën Përëndimore është një tjetër shembull i ketij fenomeni. Në vitet 1970 dhe 1980 u zbulua një kulturë kaukaziane për të cilën nuk dihej asnjë gjë. Mjedisi i ashpër kishte ruajtur për mrekulli mbetjet e njerëzve me flokë të verdhë dhe sy blu, të cilët kishin jetuar në një periudhë paradinastike në Kinë. Ata kishin të veshur rroba me ngjyra, çizme dhe çorape si dhe kapele. Kinezët nuk ishin aspak entuziastë për këtë zbulim dhe e manipuluan gjetjen ndonëse pranë mumjeve të njerëzve të bardhë u gjetën dhe ato të racës aziatike. Shkrimtari i National Geographic, Thomas B. Allen në vitin 1996 hartoi një artikull mbi zbulimin e një poçeje në të cilën dukej gjurma e një gishti lënë aty prej poçarit gjatë bërjes se saj. Kur kërkoi nëse mund të çonte zbulimin e tij tek një antropolog ekspert, shkencëtarët kinezë e pyetën me ironi nëse do të ishte në gjendje që të thoshte "se gishti në poçen prej balte ishte i një njeriu të bardhë". Allen u përgjigj se nuk ishte i sigurt ndërsa zyrtarët kinezë e mbështollën atë dhe u larguan duke e marrë me vete. Duket qartë që shumë gjëra hasen gjatë zbulimeve shkencore, por janë larg publikimit të tyre. Ekzistenca e kulturës Olmeke në Meksikën e Vjetër ka qenë gjithmonë një problem. Nga erdhën zezakët, kokat masive të të cilëve janë të gdhendura me kaq mjeshtëri? Pse ka njerëz të bardhë të gdhendur në kollona, të cilat njihen si bërthama e civilizimit meksikan? Dhe ajo që është më e keqja, pse nuk gjenden njerëz indigjen meksikanë nëpër artifaktet e Olmekëve?
Kohët e fundit një arkeolog meksikan e ka zgjidhur problemin, duke bërë një deklaratë fantastike: që kokat e Olmekëve, për të cilat gjenerata të tëra njerëzish të të gjitha grupeve etnike kanë rënë dakord që përmbajnë tipare të zezakëve të Afrikës, në të vërtetë ishin përfaqësime të tribuve lokale.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2933
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Arkeologjia e ndaluar, faktet historike që s'duhet të di

#2

Post by Mallakastrioti » Fri Jul 20, 2012 4:04 pm

Image

Muret Ciklopike apo Pellazgjike.
Ky lloj ndertimi muresh rrethues (dhe jo) me ka rastisur qe te mosperfillet apo shume here edhe te snobohet kryesisht edhe prej studiuesve perendimor, ku thjesht kerkojne ta nenvlehtesojne duke e quajtur "mur tarracash"-mbajtes dheu dhe pa kriter, ku ka nje lloj tendence te himnizohen teknikat apo stilet e tjera te mureve rrethues p.sh ato te periudhave helenistike (te keshtuquajtur) apo klasike. Ne se keto mure do ishin pa kriter, pra mjeshterit apo mur-ndertuesit nuk do kishin aftesine nderthurese te blloqeve me kende jo te rregullta, atehere keto mure jo vetem nuk do vinin deri ne ditet e sotme, sigurisht pa u shkaterruar prej dores se njeriut, por nuk do kalonte shume kohe dhe do rrezoheshin pikerisht prej agjenteve atmosferik (termete apo lekundje toke etj). Personalisht do fokusohem aty ku perputhen blloqet me njeri-tjetrin. Edhe pse toleranca ne shume pika ku blloqet mbeshteten me njeri-tjetrin, mund te arrije ne 1,5 apo 2 cm me kalimin e kohes, fale natyres se vet gurit i cili eshte nje gur gelqeror, pra me kalimin e kohes kjo tolerance sa vjen dhe zvogelohet dhe kemi shume raste ku blloqet prej proçeseve natyrore sikurse fale vetise se vet gurit gelqeror siç permendem me lart, nisin dhe "saldohen" me njeri-tjetrin dhe ne shume raste dy blloqe guresh apo edhe me teper krijojne gati nje paret apo faqe te njejte guri. Lidhur tezes sime po sjell kete rast qe personalisht e kam ndeshur ne kalane e lashte te Klosit (Mallakaster) ku shihet qarte ky fenomen. Pra, mjeshterit apo mure-ndertiuesit e lashte duhet te kene qene ne dijeni te ketij proçesi qe pesonte blloku i gurit fale vetive te tija sikurse agjenteve atmosferike. Pra nuk mund te themi qe mure te tille ndertoheshin pa baza apo pa kritere.
Foto prej nje pjese ne murin rrethues te kalase se Klosit, ana jug-perendimore:
Image
Image

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Arkeologjia e ndaluar, faktet historike që s'duhet të di

#3

Post by erix77 » Sat Jul 21, 2012 3:26 pm

nuk ka asgje per tu cuditur,sistemi eshte gjithmone kunder te rese,cdo zbulim i ri gjithmone eshte kundershtuar dhe perqeshur nga kastat ne fuqi.
sic tha Galileo "megjithate rrotullohet" sado qe te mundohen ti mbulojne te vertetat do te dalin ne shesh heret a vone.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4190
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Arkeologjia e ndaluar, faktet historike që s'duhet të di

#4

Post by Zeus10 » Sat Jul 21, 2012 5:36 pm

Mallakastrioti wrote: Pra, mjeshterit apo mure-ndertiuesit e lashte duhet te kene qene ne dijeni te ketij proçesi qe pesonte blloku i gurit fale vetive te tija sikurse agjenteve atmosferike. Pra nuk mund te themi qe mure te tille ndertoheshin pa baza apo pa kritere.
Perkunder idese te perhapur me dhune, se te lashtet kane qene primitive e barbare, une gjithmone kam qene i mendimit se ata kane zoteruar dije dhe teknologji te paimagjinueshme dhe sot. Une mendoj se fete e reja e zhyten njerezimin ne kaos, varferi dhe injorance.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2933
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Arkeologjia e ndaluar, faktet historike që s'duhet të di

#5

Post by Mallakastrioti » Sun Jan 06, 2013 11:34 am

Sipas arkeologjise dhe historigrafise zyrtare, muret fortifikuese te qytete-shteteve (polis), mure te cilat njihen me emrin "Ciklopike", apo "Pellazgo-Dorike", ndeshen kryesisht vetem ne Ilirine e Jugut, Epir dhe Thesali (pikerisht zona ku Doret e lashte banonin ne lashtesi)". Datimet sigurisht jane objekt diskutimi ende sot, pra percaktimi i vjetersise se tyre. Zyrtaraja kerkon qe keto fortifikime mos ti kalojne shek. V-IV p.e.s, por ne se doret e lashte permenden qe ne shek. IX-VIII p.e.s, nuk kemi arsye te mos mendojme qe edhe keto mure u perkasin pikerisht disa shekujve me heret seç kerkon zyrtarja. Ne se do analizonim muret poligonale-trapezoidale (me blloqe te medha dhe kende te zhdrejta) ne kalane e Lisit (Lezhe), pike se pari teza qe keto mure ndeshen vetem ne ate qe eshte quajtur "Epirus Vetus" (Iliria e Jugut) apo ne Epir teresisht, kjo teze mund te hidhet poshte, pasi ne kete rast kemi te bejme me nje territor te "Iliria-Propria", pra ne se mund te perdorim nje fraze te tille "ne zemer te Ilirise".Blloqe te tille muresh i gjejme gati gjithandej ne territoret e banuar si prej Ilireve ashtu edhe Epiroteve apo Maqedonasve. Kjo perforcon me teper tezen qe fiset Dore ishin fise e se njejtes rrace apo etnosi Iliro-Epirote dhe ne se eshte e vertet qe Doret zbriten prej Veriut duke u ngulitur ne Epir, Thesali dhe nje pjese te Maqedonise se lashte, atehere ky veri perkon pikerisht me territoret Ilire-Veriore. Ishin piekerisht keto fise qe me vone do dyndeshin ne Peleponez ku lane gjurmet e tyre.
Citojme si me poshte:

" Në afërsi të Shkodrës ndodhej qyteti i fortifikuar i Lisit. Muret rrethuese të Lisit përfshinin një sipërfaqe prej rreth 20 ha,duke zënë majën dhe shpatin perëndimor të një kodre pranë bregutlë majtë të lumit Drin. Muret anësore, që zbrisnin nga shpati, vazhdonin edhe në terrenin e sheshtë rrëzë kodrës, duke përfunduar në breg të lumit me nga një kullë. Një mur tërthor që kalonte paralel me lumin, mbronte pjesën fushore. Pjesa tjetër e fortifikimit ndahej gjithashtu nga një mur tërthor, duke e ndarë qytetin në dy pjesë,të sipërmin dhe të poshtmin.Muret kanë një trashësi 3, 20-3, 50 m dhe janë ndërtuar me blloqe gurësh të punuara në forma trapezoidale dhe poligonale që kanë një gjatësi 0,60m — 1,60 m dhe lartësi 0,30 — 0, 60 m" (Gj. Karaiskaj, Pese mije vjet fortifikime ne Shqiperi,1981, f.41-42)
----
(Mure te tille sot vijne ne forma me te ruajtuar ne kalane e lashte te Klosit (Mallakaster) sikurse Finiq )

Image
Image

Post Reply

Return to “Arkeologji, antropologji”