Page 1 of 1

Emigracioni Arbereshe/Shqipetar/Albania.

Posted: Fri Jun 05, 2009 1:33 pm
by Adriana
Shqipëria - Emigracioni

Emigrimet e vjetra të Shqipëtarve për vetë shpërndarjen e tyre nëpër botë, tashmë kanë hyrë në legjenda.
Dihet se pas vdekjes së Skënderbeut, një numër i madh arumunësh dhe shqiptarësh të krishterë, u shpërngulën në veri të Danubit për të shpëtuar nga persekutimet osmane.

ARNAUTËT NË SHËRBIM TË BESIMIT

Motivet e shpërnguljes ishin të dyfishta: ruajtja e fesë dhe e identitetit kombëtar. Ata i kemi edhe sot e kësaj dite këndej pari, që nga Bukureshti, Xhurxhiu, Krajova, Konstanca, e deri tejmatanë ujërave të Prutit, në Besarabi dhe Ukrainë. Prejardhja e shqiptarëve të Ukrainës dhe Bullgarisë, ndërlidhet me Korçën, Përmetin, Pogradecin, ndërkaq, struganët, dibranët, kërçovarët, gostivarlinjtë, tetovarët, shkupjanët, kumanovarët dhe kosovarët, u shpërngulen në veri të Danubit, për motive ekonomike.

Thonë se fenomeni i shpërnguljes është simptom i forcës apo i dobësisë së një kombi.. Në bazë të dokumenteve lidhur me historinë e Rumanisë, kuptojmë se sundimtari Mihai Viteazul, i mundëson një grupi prej 15 mijë shpirtërash shqiptarësh (burra, gra e fëmijë), të kalojnë Danubin në vitin 1595, dhe të vendosen në trojet e Vllahisë, duke u ofruar tokë, bagëti, dhe kushte për jetesë.

Mihai Trimi do të zgjedhë prej tyre 1.500 vetë, duke i bashkuar me ushtrinë e vet, për t'i dëbuar turqit, tejmatanë Danubit. Edhepse shqiptarët vijnë në trojet e Vllahisë qysh para dymijë vitesh, përmes stërgjyshrëve të tyre ilirë, viti 1595 shënon shpërnguljen e parë masive të shqiptarëve në Rumani. Që nga kjo kohë pra, fillon të shkruhet dhe flitet me të madhe, për arnautët në shërbim të sundimtarëve, institucioneve dhe bujarëve. Katërqind vjet sinqeritet dhe lojalitet, trimëri dhe besnikëri





Faleminderit.

Re: Emigracioni Arbereshe/Shqipetar/Albania.

Posted: Fri Jun 05, 2009 1:53 pm
by Adriana






Egzistenca e Arberesherve ne Itali, nga nje dokumentar ne Italisht.



Abereshet ne Itali, ruajn shekuj mbi shekuj tarditat.




Faleminderit

Re: Emigracioni Arbereshe/Shqipetar/Albania.

Posted: Wed Jul 29, 2009 9:15 pm
by Sally





Re: Emigracioni Arbereshe/Shqipetar/Albania.

Posted: Wed Jul 29, 2009 9:27 pm
by Sally