Page 1 of 1

Pretendimet Greke ne Shqiperi

Posted: Sun Jul 19, 2009 6:01 pm
by Arta






Re: Pretendimet Greke ne Shqiperi

Posted: Wed Mar 31, 2010 3:36 pm
by Mallakastrioti

Re: Pretendimet Greke ne Shqiperi

Posted: Thu May 20, 2010 6:07 pm
by Mallakastrioti


-Ne ishim aty, pse nuk erdhet?-
(Shkruar sot 20/05/2010 ne oren 17.37
Autor:Niko Kotherja)

"Stërnipërit e Zografosit e Spiromilos, varrvithisurve deri në atë jetë përtej, na përhapën fjalën se do shkelnin tokën tonë në Delvinë, ditën e 16 të Majit, që të kremtonin përvjetorin e Protokollit të zi të Korfuzit.

Do të na vinin priftërinj mjekërgjatë e të fandaksur të “megali idhesë”, të tundnin temjanicën mbi varret, të kujtonin gjëmat që i kanë bërë etërit e tyre tokës arbërore e të mallkonin këtë tokë, me shpresë se Zoti do t’i dëgjonte këtë herë, pas shekujsh me rradhë që e thërrasin. Këta këlyshë akoma ushqejnë mendimin e një vorioepiri shterp, në atmosferën e përgatitjes fizike të Shqipërisë Etnike. Nëpër skutat e errëta të mendjes së tyre ende ka strofkull të ngrohtë ideja e peshkop Fotit apo dhe e të tjerëve, që të shohin tymin e trupave shqiptarë nga gërmadhat e shtëpive.

Por, jo! Ka ikur ajo koha kur këta mizorë kanë masakruar, kanë vrarë fëmijët në bark dhe kanë çnderuar nënat e këtij trualli! Ne i pritëm, aty në Delvinë ishim të gjithë, krah për krah me njëri-tjetrin, të shihnim se sa bukur do parakalonin frikacakët e Zervës, duke gërrthitur për vorioepir e për autonomi të tij! I pritëm “trimat” të parakalonin në Delvinë e në Sarandë. Nga përgjigja që do të merrnin, nuk do të bënin gjë tjetër, veçse do të rikonfirmonin edhe njëhërë se ne jemi fara e Skënderbeut, shqiptarë nacionalistë të papërkulur dhe që jemi në FRONT të idealeve tona, që na i legjitimon historia! Do të rikonfirmonin sesi e përmbush shqiptari detyrën e vet për vendin e vet, për tuallin e vet, amanetin e të parëve e gjakun e dëhmorëve të idealit të vet!

Elegjitë për të rënët e Kombit janë aq shumë, sa që u kthyhen edhe në këngë-ninulla për shqiptarët, me kapë në majën e plepit dhe kobure të lidhur në kokën e djepit, u kthyhen në këngë dasme anë e kënd truallit. Dhe grekët këtë e dinë shkëlqyer dhe shumë mirë! Si hyzmeqarë të idealit të Koletisit e gjithë gjakpirësve të tjerë nxisin armiqësinë shekullore. Çdo ditë që kalon, po iu rrënon dhe do të humbni nga harta dhe faqja e dheut! Duhen larë borxhet historike! U ka mallkuar gjaku i atyre fëmijëve që kanë vrarë baballarët tuaj, u kanë nëmur nënat dhe trimat prej shekujsh! Dhe tani ju erdhi rradha…

Armët tona janë të mbërthyera fort në shtizën e flamurit!

Ne përsëri këtu jemi, nëse do të vini herës tjetër, do ju presim, bile edhe më mirë sesa mund ta keni menduar. Ndoshta, ndoshta them, nuk do t’ja u shkulim mjekrën nga vendi, siç bëtë me papa Kristo Negovanin e papa Llambro Ballamaçin, por do ju tregojmë se trualli ka një zot, që ka qenë gjithë jetën këtu, që atëherë kur ju nuk kuptonit sesi të shtonit popullsinë dhe e vishnit fustanellën së prapi.
Hajdeni, hajdeni, këtu keni për të lënë kockat, që një ditë të afërme ne t’i marrim e t’i hedhim aty ku nuk mund të infektojnë njeri dhe bota të rrojë e lulëzuar!"

Re: Pretendimet Greke ne Shqiperi

Posted: Thu May 20, 2010 7:23 pm
by alfeko sukaraku
varret e pushtuesve greke ne shqiperi duhen hapur e brenda tyre te futen ata te shitur qe votuan per legalizimin e e varreve te "clirimtarve te vorioepirit"...rapsodi i njeh me mire ata qe e votuan ate ligj.

varret e pushtuesve duhet te pesojn fatin qe kan gjetur ne Qipro nga turqit...nuk karruge tjeter...

po, une i respektoj te renet por jo keta te na quhen clirimtar te vorioepirit ne historin greke ..o sali...o qen bire "qeneje"