"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Shen Naumi

Sillni video historike që ndihmojnë për sqarimin e çështjeve të caktuara historike.

Moderator: ErjonH.

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Shen Naumi

#1

Post by Arbëri » Tue Jul 12, 2011 10:17 pm

Si u shit Shen Naumi Jugosllavise(tani Maqedoni)

Legjenda e Shën Naumit

Legjendat,të mbetura te tilla në kujtesën e njerzve m egjithë ndonjë fantazi ruajnë të trashëguara vlera historike dhe kulturore të popujve . E tillë është edhe legjenda e Shën Naumit.Shen Naumi i ka hipur një kali dhe është nisur nga Ohri për në Voskopojë .Në krye të Qafës së Plloçës kali hingëllin dhe nuk pranon të eci më përpara .I ndodhur para këtij fakti që nuk i bindej kali Shën Naumi vendos të këthehet dhe atje ku kali vendosi këmbën mbi një pllakë guri ngeli i stampuar patkoj i këmbes së kalit të Shën Naumit (njerzit e dhe ditët e sotme tek vendi ku duket shenja e patkojt hedhin lekë ).Shën Naumi i këthyer mbrapsh zbriti Qafën e Plloçës dhe kaloj nëpër fshatin Zagorçan dhe i uroj “ grurë mbjellshi dhe magjia ju qoftë gjithmon plot “Kur po hynte në fshatin Tushemisht një bari delesh e dhish i lëshoj qentë e tufës ndërkohë një tufë me lope që ishin aty pranë me brirët e tyre e shpëtuan Shën Naumin nga qentë .Shën Naumi bekoj lopët dhe mallkoj delet e dhitë që në këtë fshat mos paste kurrë .Gjatë gjithë rrugës shenjtori ndihmoj fukarenjtë dhe shëroj të sëmurët Pasi eci më pak se 2 km nga Tushemishti qendroj në një pllajë buzë liqenit .Aty pranë ishte pronari i tokës .Shën Naumi iu lut pronarit të tokës ti jepte pak vend se donte të jetonte atje në atë vend të cilin ai do ta bekonte .Pronari i tokës i tha Shën Naumit se do tja falte të gjithë token e tij nëse ai do ti sheronte vajzën e vetme të cilen e kishte të sëmurë me të meta mendore edhe tullace. Shënjtori pasi mundi të realizonte dëshirën e pronarit duke ia shëruar vajzë duke e larë buzë Drinit dhe duke e bekuar ujin atje (ku sot aktualisht ndodhet një ndërtesë e vogël dhe njerzit mbushin ujë të bekuar dhe sherojnë të sëmurët me ujin e bekuar nga Shën Naumi ) arriti të marri token e pronarit që i shëroj vajzën .Por Shën Naumit nuk i mjaftonte vetëm ajo tokë kështu që takoj një pronar tjetër që e kishte token ngjitur me atë që mori Shën Naumi .Pronari po e punonte token i mërzitur sepse ia kishte ngrënë njërin nga qetë ariu .Shën Naumi i thotë atij se do ta detyronte ariun të mbrehej në pendën e qeve dhe ta punonte token në vend të kaut që ai kishte ngrënë .Kjo është e pamundur tha pronari por shenjtori e realizoj e dhe këtë mrekulli atëherë edhe pronari i dytë ia dha token e premtuar Shën Naumit ku sot ndodhet Manastiri i cili mban emrin e tij ndërsa mbi portën kryesore ndodhet mozaiku që ka ariu sëbashku me kaun duke punuar token dhe aty pranë edhe Shën Naumi.

Fakte historike mbi Shën Naumin

(Variant tjeter)
Shën Naumi ka qënë pjesë ekufirit shqiptar ,kur vendimi i Konferencës së Londrësmë 1913 shprehej zyrtarisht se kufijtë e Shqipërisë tek liqeni i Ohrit do të jenë nga bregu perindimor i liqenit nga fshati Lin dhe djagonalia e kufirit e futëtëte manastirin e Shën Naumit brenda kufijve shqiptarë .Qeveria Sërbo Kroato Sllovene protestoj në gjykatën e Hagës më 31.12 .1924por edhe ky gjyq ia la Shqipërisë manastirin e Shën Naumit .Por çuditërisht më 16 korrik 1925 në kohën e mbretit Zog ,Shën Naumi u bë pjesë e kufirit maqedonas me motive të pa përcaktuara shkëmbimi apo dhurate mes dy qeverive të asaj kohe .

Nje fotografi argumenton 1001 fjale :

Image
Manastiri i Shën Naumit Foto e Jozef Sekelit (1863)

Image
STICH -1891/92 - AUF DEN DÄCHERN VON OHERIDA ALBANIEN
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Stilian
Honored Member
Honored Member
Posts: 323
Joined: Wed Dec 07, 2011 10:57 am
Gender: Male

Re: Shen Naumi

#2

Post by Stilian » Wed Dec 07, 2011 11:16 am

U be pjese e jugosllavise sepse zogu jua kishte premtuar per te ardhur ne pushtet, eshte e shkruajtur ne marreveshjen zogu-pashiq!

Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Re: Shen Naumi

#3

Post by Socio » Wed Dec 07, 2011 12:02 pm

^ E dime Stilian e dime !!

Ne nuk i duam as rojalistat e as komunistat !

Si Zogu (e Esat pashe Toptani i familjes se tij) ashtu edhe Enver Hoxha, rrembyen pushtetin me ndihmen e shkijeve dhe ishin vegla te tyre. Te gjithe i dime dhe i fusim ne nje kafaz.
Keshtu qe mos e mbush forumin kot e kot me thashetheme e pallavra te vete Enverit apo politikaneve me interesa te ndryshem.

Hajt vella shko e vraje ni shka !
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4130
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Shen Naumi

#4

Post by Zeus10 » Wed Dec 07, 2011 1:20 pm

Stilian wrote:U be pjese e jugosllavise sepse zogu jua kishte premtuar per te ardhur ne pushtet, eshte e shkruajtur ne marreveshjen zogu-pashiq!
Stilian, e para Zogu nuk eshte i joni. Per me teper thuhet, se Zogu e shkembeu Shen-Naumin me dy territore te tjera, qe kishin mbetur jashte Shqiperise ne Veri. A ka qene ky shkembim i leverdisshem, hajde ta diskutojme.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Stilian
Honored Member
Honored Member
Posts: 323
Joined: Wed Dec 07, 2011 10:57 am
Gender: Male

Re: Shen Naumi

#5

Post by Stilian » Fri Dec 09, 2011 2:15 pm

Zeus10 wrote:
Stilian wrote:U be pjese e jugosllavise sepse zogu jua kishte premtuar per te ardhur ne pushtet, eshte e shkruajtur ne marreveshjen zogu-pashiq!
Stilian, e para Zogu nuk eshte i joni. Per me teper thuhet, se Zogu e shkembeu Shen-Naumin me dy territore te tjera, qe kishin mbetur jashte Shqiperise ne Veri. A ka qene ky shkembim i leverdisshem, hajde ta diskutojme.
Shkembeu me ke??? ne marreveshjen me pashiqin nuk behej fjale per shkembime, por per dhurime.
"IN GOLD WE TRUST"

User avatar
Stilian
Honored Member
Honored Member
Posts: 323
Joined: Wed Dec 07, 2011 10:57 am
Gender: Male

Re: Shen Naumi

#6

Post by Stilian » Fri Dec 09, 2011 2:22 pm

Socio wrote:^ E dime Stilian e dime !!

Ne nuk i duam as rojalistat e as komunistat !

Si Zogu (e Esat pashe Toptani i familjes se tij) ashtu edhe Enver Hoxha, rrembyen pushtetin me ndihmen e shkijeve dhe ishin vegla te tyre. Te gjithe i dime dhe i fusim ne nje kafaz.
Keshtu qe mos e mbush forumin kot e kot me thashetheme e pallavra te vete Enverit apo politikaneve me interesa te ndryshem.

Hajt vella shko e vraje ni shka !
Po pres te me thuashe çfare shiti Enver Hoxha???

"... ishte Partia Komuniste me
Enver Hoxhën që e rithemeluan Shqipërinë brenda kufijve
të 1921... Për botën e jashtme produkti më me peshë i diktaturës së Enver Hoxhës është se tani Shqipëria përfundimisht
dhe patundmërisht ekziston si shtet më vete... Do të ishte një
pikëpyetje a do të kishte qenë Shqipëria po aq e pavarur, e
sigurt dhe e pacënuar nga ana territoriale, siç është sot, nëse
Enver Hoxha do të ishtejgjatë luftës ose menjëherë pas saj".
(R.Hibbert. "Fitore e hidhur", F. 23-24, 360-361).
"IN GOLD WE TRUST"

Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Re: Shen Naumi

#7

Post by Socio » Fri Dec 09, 2011 6:35 pm

Stilian wrote:
Socio wrote:^ E dime Stilian e dime !!

Ne nuk i duam as rojalistat e as komunistat !

Si Zogu (e Esat pashe Toptani i familjes se tij) ashtu edhe Enver Hoxha, rrembyen pushtetin me ndihmen e shkijeve dhe ishin vegla te tyre. Te gjithe i dime dhe i fusim ne nje kafaz.
Keshtu qe mos e mbush forumin kot e kot me thashetheme e pallavra te vete Enverit apo politikaneve me interesa te ndryshem.

Hajt vella shko e vraje ni shka !
Po pres te me thuashe çfare shiti Enver Hoxha???

"... ishte Partia Komuniste me
Enver Hoxhën që e rithemeluan Shqipërinë brenda kufijve
të 1921... Për botën e jashtme produkti më me peshë i diktaturës së Enver Hoxhës është se tani Shqipëria përfundimisht
dhe patundmërisht ekziston si shtet më vete... Do të ishte një
pikëpyetje a do të kishte qenë Shqipëria po aq e pavarur, e
sigurt dhe e pacënuar nga ana territoriale, siç është sot, nëse
Enver Hoxha do të ishtejgjatë luftës ose menjëherë pas saj".
(R.Hibbert. "Fitore e hidhur", F. 23-24, 360-361).
Po te thashe me lart ... Enver Hoxha shiti koken, shpirtin dhe bythen sllaveve ne nje ideologji te rrejshme !!!

Mos te kishte ekzistuar ky njeri jo vetem se Shqiperia nuk do te coptohej me tutje por do te ishte sot nje nga vendet me te zhvilluara ne Evrope, e sigurisht se edhe territoret shqiptare nen Yugosllavine komuniste do te ishin cliruar dhe bashkangjitur asaj
ne nje Shqiperi kapitaliste me mish e me shpirt, e pregaditur ti beje balle cfaredo agresioni sllavo-komunist ne te ashtuquajturen lufte e ftofte.

Por ja qe lindi ky kopil !

Reginald Hibbert, agjent britanez qe monitoronte partizanet e Enverit ne luften kunder gjermaneve, qe akuzohej edhe si komunist nga shume britanez te tjere, duke perfshire ketu edhe agjentet e qeverise britaneze qe bashkepunonin me ballin kombetar poashtu ne lufte kunder gjermaneve, ate thenien me larte e ka dhene pasi qe patriotet shqipetare u mashtruan, manipuluan dhe u vrane mbas shpine nga Enveri, gjegjesisht mbasi Sllavet, armiqte shekullor te popullit tone ja dolen ti fusin shqipetaret ne lufte vellavrasese, dhe ti dezintegrojne patriotet, pas kurdisjeve qe kishin bere me kuvende ndershqiptare gjoja per lufte te perbashket nacional clirimtare ne Shqiperi.
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Shen Naumi

#8

Post by Arbëri » Fri Dec 09, 2011 7:15 pm

VLERA TE SHITURA
Shën Naumi është një nga manastiret më të njohura shqiptare. Gjendet 10 km.në verilindje të Pogradecit, në bregun lindor të liqenit. Sipas Dhorka Dhamos, manastiri i kushtohet:

Kryeengjëllit Mëhill. U ndërtua rreth v.900 nga Naumi, i cili punoi, vdiq dhe u varros atje, më 910. Në korrik të vitit 1925, Shën Naumi iu dhurua Jugosllavisë nga mbreti Zog, si shpërblim për ndihmën që i dha ajo për shtypjen e Revolucionit të Qershorit dhe për kthimin e tij në Shqipëri. Nga kisha e vjetër kanë mbetur vetëm themelet në trajtë trikonku (trifletëshi). Kisha e sotme është ngritur rreth shek. XVI mbi të parën. Vlerë të veçantë ka ikonostasi prej druri i zbukuruar me gdhendje të stilizuara dhe me ikona të Konstandin Jeromonakut, piktor i fundit të shek.XVII-XVII që ka punuar në zonën e Korçës (Vithkuq, Voskopojë) dhe Elbasan. Shquhet për elementet baroke perëndimore, të cilat ushtruan ndikim në piktorët e mëvonshëm. Piktura murore e kishës është vepër e v.1806 e Tërpo Korçarit, i biri i Athanas Zografit. Edhe kishëza e vogël, një ndërtim i mëvonshëm, gjithashtu është pikturuar. Në brezin e sipërm shtjellohej cikli i mrekullive të Naumit, ndërsa poshtë janë figurat në këmbë. Mbi arkivolin e Naumit parqitet në një kompozim origjinal vdekja e tij, ku midis figurave që vajtojnë, dallohet Klementi i Ohrit. Shën Naumi ka pasur një bibliotekë të pasur, që u dogj sëbashku me konakët e murgjve. Burimet në fjalë, nuk janë as të trilluara, as të shitura, as të vjedhura. Janë fakte shkencore, të konfirmuara edhe nga Fjalori Enciklopedik Shqiptar (Tiranë, 1985, f.1004-1005).
Shën Naumi tokë shqiptare, dhe simbol i pandotur, i atdheut shqiptar
Kaherë na ka lutur, xha Thanas Kristo Rëmbeci, veteran i komunitetit të këtushëm shqiptar, që të shkojmë e të deshifrojmë varrin e stërgjyshit të tij, Papa Robes, që gjendet në oborrin e manastirit të Shën Naumit. Në bazë të dy Thirrjeve, njëra shqip e tjetra frëngjisht, që i shpërndau Komiteti i Kolonisë Shqiptare të Bukureshtit, në vjeshtën e parë të vitit 1925, kuptojmë se Shën Naumi është “tokë Shqipëtare dhe bën pjesë në trupin e Shqipërisë së lirë e të pavarur”. Është ky “simbol i pa ndotur dhe i naltë i lirisë dhe i dinjitetit të Atdheut Shqiptar”. Për të qenë sa më të saktë, po japim në tërësi, variantën shqipe, të një dokumenti autentik:

T H I R J E

“Krimi i naltë tradhëtie i Ahmet Zogut”

Shqipëtarë! Aventurieri i cili me gënjeshtër, intrigë dhe tradhëti atdheu; tye shkelun dëshirën Kombëtare, e mori përsipër fuqin për të udhë-hequr fatin e atdheut t’onë, asht në pikën e fundit qi të bëjë një akt sqelerat i cili nuk ka precedent në istorin e kombeve. Shqipëtarë! Shtatë herë Konferenca e Ambasadorëve në Paris, katër herë Ligë e Kombeve, dy herë Tribunali Ndërkombëtar i drejtësis në Hagë – këto instituta të nalta të thirrura qi të vëzhgojnë fatin e së drejtës-gjykuan qi vendet e Vermoshit dhe Shën-Naumit janë tokë Shqipëtare, dhe bëjnë pjesë prej trupit të Shqipërisë të lirë dhe të pavarur. Manastiri i Shën Naumit! Ky monument i çkëlqyer, i cili ka mbajtur prej shekujsh të herësirës dhe therorizmës, tradita të bukura dhe fisnike njerëzore; ky simbol i pa ndotur dhe i naltë i lirisë dhe i dinjitetit të Atdheut Shqipëtar! Populli shqiptar e saalutoi me fisnikëri patriotike vendimet e nalta, të cilat konsakrrojnë dhe për Atdheun t’onë prensipet e së drejttës dhe të liriës, mas të cilës do të paravejë istoria politike e kombeve.

Shqipëtarë! Ajo qi bën gëzimin patriottik të nji populli, triston personazhin sinistër, i cili mban sa turp magjistraturën e hepërme të Shtetit Shqipëtar. Uzurpatori, i cili me forcat e bajoneetave të hueja, ka mbytur liriet, vendosi terorizmin; sqelerati i cili shkel paktin fundamental dhe tallet me betimin e konstitutës – e cila ndalon rreptësissht qi toka kombëtare mos të dhurohen -, kërkon të shesë dheun e shenjtë t’Atdheut, atyreve që i dhanë fuqinë, dhe vendosën terorizmin. Tradhëtori sinistër i hequr prej ambicie mizerabil, dhe i lidhur me premtime sqelerate, tallet me traditat e stërgjyshërve dhe kërkon përsëri të shkelë dëshirën e Kombit dhe nderin e Atdheut. Shqipëtarë! Kemi nji detyrë të shejitë për të mbushur. Nuk mundim, nuk duhet qi monstri të përmbushi infamijen (poshtërsien). Nuk duhet të tolerojmë qi Toka e Atdheut në të cilën stërgjyshërit t’anë kanë duruar pa u tundur, kaq orgjira. Toka e bekuar, e cila në nji periudhë prej shumë kohe ka patur shumë gëzime dhe dhimbje të mëdha, t’arrijë prade (preda) e nji avanturiei pa skrupull. Nuk duhet të harrojmë se kemi përgjegjësira të randa dhe të shejta përpara gjeneratave të ardhme, sepse-në na u dha lumtëria t’a shohim të mbushur me sytë t’onë idealin e independencës t’onë Nacionale – taman për këtë kemi detyrë t’i lëmë të ardhmëve t’anë shembulla abnegacioni dhe patriotizmi, dhe jo shembulla turpi dhe tradhëti Atdheu.

Kollonia Shqiptare e Bukureshtit, tue marr para syesh se regjim’ i sotmë; presonal dhe despotik i aventurierit i cili u vue vetë dhe mbanë timonin e shtetit Shqiptar – she i cili kërkon me ç’do mnyrë të mbulojë veprat e pa-ligjishme, me responsabilitetin e nji të vet-quajturi Parllament, servil ose me mirë thënë i terrorizuar-është në derexhe të komprometoj interesat vitale të Kombit Shqiptar. KONVOKON SHQIPTARËT e gjith viseve në nji KONGRES të madh Kombtar Pan-Shqiptar, i cili t’avizoj për masat qi duhen marr për të slavagarduar interesat e larta të Kombit Shqiptar, për të rrëzuar regjimin e terorizmit dhe tradhëties, dhe për të ristabiluar nji regjim të urdhërit dhe dinjitetit Nacional. Shoqëritë dhe Kollonitë Shqiptare kudo-qi ndodhen, këshillat e Bashkive të gjith Shqipëries, janë të thirura të dërgojnë delegatë në kët kongres të madh Kombëtar, i cili do të mbahet ditën istorike të 8 Nandorit 1925, në qytetin Bukureshti, Kryeqyteti i Rumanies. Zgjedhim kët qytet sepse është Metropolla e liries të gjith mentimeve të mëdha, i të gjith popujve të Ballkanit, dhe posaçërisht qendra e lëvizjes për independencën dhe lirien e Shqipëries. SHQIPTARË KUDO QI NDODHENI, ATDHEU ËSHT NË RREZIK, Bëni Detyrën! 1 Vjesht e parë 1925. Pason Vula me shqiponjën në mes dhe mbishkrimin: SOCIETATEA COLONIEI ALBANEZE DIN BUCURESTI, 1915. Komiteti i Kollonies Shqiptare – Bukuresht, Strada Bozianu No.6.

Ka gjasë që apeli në fjalë, të jetë i pregaditur nga grupi antizogist, që vepronte në Bukuresht, e të cilin e udhëhiqnin, do tregtarë të pasur me prejardhje nga Korça: Themistokli Duro, Mihail Sotir Xoxe, Dhimitër Kristë Rëmbeci, Gavril Sterio Negovani, Kostë Boshnjaku, Akil Eftimiu, Ioan Mihail Lehova (foto), disa ndër to, duke qenë edhe botues gazetash patriotike, siç ishte Atdheu (1912), Shqipëria e Re (1919-1935), “Shkëndia” (1938), etj. E falënderojmë me këtë rast, zonjën Ekaterina Popesku, e bija e rilindasit korçar, Jovan Kristesku, që na i vu në dispozicion, këto dokumente. Nuk e dimë në ka nevojë të komentojmë përmbajtjen e tyre, por e dimë se nganjëherë politka, merr tatëpjetën. Atë që s’e bëri Hoxha, e bëri Zogu. Jo më kot, bashkëfshatarët e Sadudin Gjurës, brenda një nate, kaluan nga zogizmi në enverizëm, për ta kënduar madje edhe në diasporë këngën:Ciftelise kur ia prek telin, shperthen kenga per Enverin. E duam Enverin pse e donte Kosoven, dhe e urrejme pse ishte diktator.
Image
.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Stilian
Honored Member
Honored Member
Posts: 323
Joined: Wed Dec 07, 2011 10:57 am
Gender: Male

Re: Shen Naumi

#9

Post by Stilian » Sat Dec 10, 2011 8:55 am

Arbëri wrote:

Dokument interesante!!
"IN GOLD WE TRUST"

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Shen Naumi

#10

Post by Arbëri » Thu Sep 20, 2012 9:10 pm

Si u mbrojt Shën Naumi në Gjykatën e Hagës

Fjalimi i gjatë i avokatit francez, Zhilber Zhidel, ku rendit faktet e cenimit të kufirit shqiptar, por edhe shumë korrespondenca e dokumente të diplomacisë shqiptare sillen nga studiuesja Kaliopi Naska në një botim kushtuar çështjes së Shën Naumit. Dokumente të marrëveshjes së Zogut me jugosllaven dhe përpjekja e vazhdueshme e Parlamentit dhe qeverisë shqiptare për të ruajtur sovranitetin.

Image
Çështja e Shën Naumit vazhdon të mbetet e diskutueshme, jo vetëm për vendimet politike, por edhe për përfshirjen e figurave të njohura shqiptare, veçanërisht Ahmet Zogu. Nga vendimi i vitit 1913 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër për kufijtë e Shqipërisë, te pushtimi i Shën Naumit nga mbretëria e serbëve, kroatëve dhe sllovenëve, diskutimi i vazhdueshëm se Shqipërisë i takonte kufiri nga fshati Lin deri në Shën Naum, letrat e shumta të diplomatëve shqiptarë në mbrojtje të çështjes, vëzhgimet në terren, roli i Fuqive të Mëdha deri te mbledhja e Konferencës së Ambasadorëve në Londër ku vendimi i 6 dhjetorit 1922 për t’ia dhënë Shqipërisë Manastirin e Shën Naumit u duk përfundimtar. Pesë muaj më vonë, qeveria jugosllave kërkoi rishikimin e vendimit dhe çështja shkoi në Gjykatën e Hagës. Shqipëria zgjodhi një avokat francez, Zhilber Zhidel(Gilbert Gidel), profesor i të Drejtës Ndërkombëtare për të mbrojtur çështjen. Kësaj beteje të gjatë i paraprijnë një sërë korrespondencash të përfaqësuesve të qeverisë shqiptare pranë organizmave ndërkombëtare. Janë dokumente të shumta që historiania dhe studiuesja Kaliopi Naska i ka sjellë në një vëllim të vetëm. “Shën Naumi dhe diplomacia e kohës” vjen pas një pune të gjatë në arkivat shqiptare dhe të huaja, për të ndriçuar këtë çështje në gjuhën e dokumenteve. Janë mbi 249 dokumente, rreth 80% e tyre të botuara për herë të parë në shqip, por edhe në gjuhën origjinale që ndërtojnë në mënyrë kronologjike historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë me Fuqitë e Mëdha. Studiuesja shprehet se përtej interpretimeve politike që bëhen veçanërisht sot, ajo ia lë në dorë lexuesit të gjerë, por edhe studiuesve të gjykojnë mbi materiale dokumentare. Ky botim, vjen pas vëllimeve të mëparshme që studiuesja i ka kushtuar çështjes çame. Ndonëse sa herë flitet për Shën Naumin theksi vihet te marrëveshja e shumëdiskutuar e marrëveshjes së Zogut me qeverinë jugosllave, pikë e përfshirë në botim, përmes dokumenteve të shumta, Kaliopi sjell përpjekjet e qeverisë dhe të Parlamentit shqiptar në mbrojtje të kufijve dhe sovranitetit të vendit. Një moment i tillë ishte mbrojtja në Gjykatën e Hagës që po e sjellim përmes disa pjesëve të shkëputura nga fjalimi i gjatë që mbajti avokati francez, në një kohë kur në Shqipëri ishte në fuqi Qeveria e Fan Nolit. “Rreth qëndrimit dhe angazhimit të Ahmet Zogut pro politikës jugosllave ka shumë debate. Ato janë kryesisht mbi mbështetjen e dhënë Ahmet Zogut për t’u kthyer në Shqipëri dhe mbi mbështetjen e madhe morale dhe materiale të dhënë nga qeveria jugosllave për ta sjellë në pushtet, e cila u shoqërua dhe me një lëvizje mbështetëse politike. Dokumentet dëshmojnë se kjo lëvizje ka pasur prapa shumë kushte. Më e debatuara është marrëveshja e bërë mes Ahmet Zogut dhe Pashiçit në gusht të vitit 1924, ku ndër të tjera qe shkruar edhe premtimi i tij për t’ia dhënë Shën Naumin Jugosllavisë. Rreth kësaj marrëveshjeje në botim sillen dokumente që bëjnë fjalë për të, duke u botuar edhe një variant i saj. Po kështu ka mjaft dokumente që në brendi të tyre flitet për lëvizje të dyshimta të Ahmet Zogut. Dokumentet bëhen të besueshme, pasi janë personalitet të fushës së diplomacisë shqiptare që flasin për këto marrëdhënie dhe lëvizje të tij”, shënon në parathënie studiuesja. Sipas saj, kjo marrëveshje e kushtëzoi Zogun, edhe pse në fillim bëri rezistencë për mbrojtjen e Shën Naumit. Periudha historike që studiuesja sjell përmes dokumenteve të shumta (më parë për këtë çështje kanë shkruar Arben Puto, Paskal Milo, Monika Stafa, etj) kap si hark kohor vitet 1913-1926. Ndonëse ka herë pas herë interpretime të saj për të kuptuar rrethanat, Kaliopi Naska ka dashur ta lërë gjykimin në dorë të dokumenteve.
vazhdon
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Shen Naumi

#11

Post by Arbëri » Thu Sep 20, 2012 9:12 pm

Fjalim i mbajtur nga Z.G.Zhidel (përfaqësues i Shtetit Shqiptar) në seancën publike të 23 korrikut 1924
Hagë, 23 korrik 1924
Shtojca 5.
Zotërinj,
Shqipëria ka nderin të marrë sot kontakt, për herë të parë, me Gjykatën e Përhershme të Drejtësisë Ndërkombëtare. Kjo ditë do të ngelet si një datë solemne në historinë e Shqipërisë.
Populli shqiptar ka pas tij një të kaluar të gjatë dhimbjesh dhe vuajtjesh. Me gjithë mundimet, ky komb i vjetër e ruan të paprekur dëshirën për të jetuar-dhe për të jetuar i lirë-, sepse ai beson tek e drejta dhe sepse ka vetë dijen e patundshme të së drejtës së vet.
…Vendimi i 9 nëntorit 1921 kishte si pasojë për Konferencën e Ambasadorëve që ta detyrojë atë të vendosë në mënyrë të tillë që shën Naumi t’i jepej Shqipërisë, edhe nëse Protokolli i 1913-ës nuk ia kishte dhënë tashmë asaj. Vendimi i 9 nëntorit 1921 përmban një fjali të rëndësishme. Ajo përcakton një qëllim që duhej arritur dhe thotë: ‘Duhet të sigurohen, në rrëzë të liqenit të Ohrit, komunikimet ekonomike midis Elbasanit dhe Korçës.”
“Në rrëzë të liqenit të Ohrit”, shprehje shumë e përgjithshme, që nuk e kufizon territorin e dhënë Shqipërisë me dhënien e një pike speciale, por që përfshin një bashkësi të tërë krahinash, brenda së cilës duhet arritur një rezultat i caktuar. Duhet siguruar liria e komunikimeve midis Elbasanit dhe Korçës. Por kjo rrugë kalon nga Pogradeci, dhe Pogradeci dhe rruga gjenden poshtë manastirit të Shën-Naumit. pra, nëse Shën-Naumi nuk i jepej Shqipërisë, rruga do të ishte nën zjarrin e pushtuesve të Shën-Naumit, dhe ky rezultat do të ishte krejtësisht i kundërt ,e formulën e përgjithshme të përdorur me kujdes në vendimin e 9 nëntorit 1921.
***
Zotërinj, përballë këtyre argumenteve të ndryshëm, serbët, kroatët dhe sllovenët nuk mund të nxjerrin veçse një konsideratë kundër Shqipëtarëve. Është një argument i thjeshtë fakti: ata gjenden në Manastirin e Shën Naumit.
Ky argument nuk ka asnjë vlerë. Beati possidentes, nga sa di unë, nuk është një sentencë që ka hyrë në këtë sallë gjyqi, dhe ka raste ku zotërimi jo vetëm që nuk është një titull, por kthehet kundër atyre që e shprehin atë: kjo ndodh kur zotërimi është ilegal, dhe në këtë rast kështu është: Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve zotëron ilegalisht këtë manastir, sepse, – mos e harroni Zotërinj-, një zonë neutrale u krijua nga Konferenca e Ambasadorëve me vendimin e saj të 4-5 prillit 1922. Të gjithë elementet e armatosura duhej të ishin tërhequr nga kjo zonë neutrale. Kjo zonë neutrale përfshinte manastirin e Shën- Naumit. Në kundërshtim me këtë vendim, forcat serbo-kroate-sllovene gjenden akoma në këtë manastir.
***
Zotërinj, i përfundova këto shpjegime për gjatësinë e të cilave ju lutem të më falni. Duke përfunduar, do të dëshiroja të tërheq vëmendjen tuaj mbi rëndësinë e një rishikimi. Nuk e kam fjalën për pasojat reale; flas për pasojat në fushën e së drejtës. Çfarë do të thoshte një reformim i vendimit të Konferencës së Ambasadorëve të 6 dhjetorit 1922? Nuk jam dakord ta quaj këtë “rishikim”, sepse nuk do të quhej rishikim në kuptimin juridik të termit; nuk do të kishte asnjë fakt të ri, gjë e domosdoshme për të bazuar një rishikim; nuk do të kishte as pamjen e një fakti të ri me formën e një dokumenti të ri.. Ky rishikim do të ishte thjesht ndërprerja e kontratës lidhur midis Palëve në muajin tetor 1921 dhe të cilat e kanë përfunduar dhe e kanë kryer më së miri në 9 nëntor 1921. Ndërprerja e kësaj kontrate do të kishte si pasojë që të gjitha Palët të rimarrin lirinë e tyre. Duke folur për lirinë e tyre, flas dhe e vendos veten vetëm në aspektin e të drejtës. Por cilat do të ishin pasojat nëse Qeveria Shqiptare merrte sërish lirinë e saj? Ajo do t’iu kthehej ca përcaktimeve luftare të dhimbshme që janë bërë kundër saj. Ajo do të mbrojë se edhe pse ka brenda kufijve të saj një milion banorë, ngelen jashtë tyre një milion e tetëqind mijë banorë; ajo do të kujtojë se ka pësuar një zvogëlim tepër të hidhur të territorit kur një vijë, e quajtur kufitare, ndau Shqipërinë nga territoret që përmbajnë një të gjashtën e sipërfaqes së përgjithshme të Shqipërisë të 1913-ës dhe përreth 150.000 banorë. Ajo do të kërkonte të rishikohen vendimet në lidhje me Dibrën dhe me pika të tjera, të cilave ajo iu jep një rëndësi të madhe. Të gjitha këto pasoja të rënda që do të shkaktoheshin nga një “rishikim” i vendimit të 6 dhjetorit 1922 u kuptuan shkëlqyeshëm nga një numër komisarësh dhe nga qeveri të ndryshme të cilat i dhanë mbështetjen e tyre tezës shqiptare në broshurën që ju keni para jush.
Shqipëria është krenare për homazhet e drejta qoi bëhen urtësisë dhe shpirtit të saj të drejtësisë. Sidomos, ajo regjistron si një titull lavdie lëvdatën që iu dha nga lordi Robert Cecil para Asamblesë së Lidhjes së Kombeve në 2 tetor 1921, dhe të cilën ju do ta gjeni në faqen 114 të broshurës suaj. Por meqë ajo pajtohet me të drejtën, ajo mendon me të drejtë se mund të shpërblehet. Për këtë është e paçmueshme për Shqipërinë të gjendet para jush, Zotërinj, që i thoni Botës të drejtën, të drejtën e njëjtë për të dobëtin ashtu si dhe për të fortin.
Marrëveshja e Zogut me jugosllavët
T. Anereti në Konsullatën Italiane në Durrës, i drejtohet Ministrisë së Punëve të Jashtme në Romë
Durrës,9 janar 1925
Reservate
Ministrisë së Jashtme
Akord sekret midis Pashiç dhe Ahmet bej Zogut.

Person i autorizuar dhe në gjendje që mund të jetë shumë më mirë i informuar më ka sjellë në mënyrë krejt rezervate, kopjen e akordit, që kam nderin të transmetoj, që ishte bërë në gusht 1924, midis Ahmet bej Zogut, që ish atëherë refugjat në Belgrad, dhe Presidentit Pashiç, në relacion të ndihmës që ngarkohesh për të dhënë Qeveria Jugosllave për të sjellë në fuqi z. Ahmet bej Zogun.
Akordi ka cilësinë e autenticitetit. Në ekzekutimin e saj pamvarësisht nga Ahmet bej Zogu kishte ose jo shpirtin e zotrimit dhe përveç disa pikave të posaçme që u kryen, nuk janë paraqitur rrethana të favorshme nga shkaku i shpejtësis për të cilën, nëpërmjet akordit midis R. Qeveris dhe atij të z. Ahmet bej Zogut, është neutralizuar fillimi i epërsisë jugosllave. Me gjith atë, kjo mund të shpjegoj aksionin e balancimit midis nesh dhe jugosllavëve, të ndjekur në këto kohët e fundit nga Presidenti i Republikës.
{nënshkruar} T. Anereti
Posted 14 minutes ago by Botimet Shqiptare
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Video historike”