"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

'Bunk-art'Sekretet e nëndheut komunist në Objektin 0774

Sillni video historike që ndihmojnë për sqarimin e çështjeve të caktuara historike.

Moderator: ErjonH.

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

'Bunk-art'Sekretet e nëndheut komunist në Objektin 0774

#1

Post by Adriana » Sun Nov 23, 2014 12:42 pm

Në bunker vizitat lejohen falas në strehimin e kthyer në ekspozitë-muze, nga ora 09:00 deri në 16:00.
Cdo ditë, duke filluar nga sot e deri në fund të muajit Dhjetor cilido që ka dëshirë mund të shuajë kureshtjen për këtë periudhë të historisë së Shqipërisë.


Gjithcka e mbajtur sekret për 36 vjet. Vetëm 20 minuta larg qëndrës së kryeqytetit ndodhet tuneli anti-bërthamor i komunizmit Brenda të cilit gjithcka është kthyer në art. Bunkeri me 5 dyer të blinduara, i emërtuar në vitet e regjimit komunist si “Objekti 0774″, është pesë kate nën tokë dhe ka mbi 106 dhoma, mes tyre ajo e ish-diktatorit të komunizmit Enver Hoxha dhe e kryeministrit të asaj kohe Mehmet Shehu.



Komandanti suprem i forcave të armatosura në epokën e ndërtimit të bunkerit ishte Enver Hoxha.

Kështu, zyra e tij ishte më e madhe dhe më luksoze nga të gjitha dhe shërbente për të dhe bashkëshorten e tij.

Zyra është e përbërë nga një paradhomë në të cilën qëndronte sekretari personal, një zyrë pune, një dhomë gjumi dhe një banjo. Mobilimi është esencial edhe pse nuk është i një luksi të veçantë, mbetet më eleganti se të gjithë mjediset e tjera. Enver Hoxha nuk ka fjetur asnjëherë këtu, edhe pse mori pjesë në dy stërvitje ushtarake pas inagurimit zyrtar që u bë me 24 qershor 1978.

Ideja për të ndërtuar këtë bunker u kishte ardhur ushtarakëve të diktaturës gjatë një vizite në Korenë e Veriut.

Strehimi, i përbërë nga paradhoma për sekretarin, dhoma pune, dhoma gjumi dhe banjo, është vendi i dytë më luksoz i gjithë strukturës; është e vogël vetëm pak metra në krahasim me atë të Enver Hoxhës.

Ndërsa në dhomat e Enver Hoxhës muret janë të veshura me fibrën e shtrenjtë, muret në dhomat e Mehmet Shehut janë të veshur me dru.

Nën tokë mund të jetonin të gjithë ata që kishin lidhje të afërta me pushtetin, të tjerët populli ishin krejtësisht të ekspozuar ndaj sulmeve të mundshme.

Në 106 dhomat e muzeut janë të ekspozuara armatime, uniforma, dokumente, harta të ndryshme dhe detaje të tjera që shërbenin në atë kohë.

Brenda ambienteve të “BUNK’ART” në shërbim të shtabit të Forcave të Armatosura ka funksionuar dhe vazhdon të funksionojë një bar restorant i cili tashmë do të jetë edhe në funksion të vizitorëve:

Në barin e rikthyer në funksion do të shërbejë Natasha, e njëjta bariste që shërbente kafetë në periudhat e stërvitjeve ushtarake.

Natasha tashmë 56 vjece, nënë e dy vajzave dhe gjyshe e tre nipërve rrëfen se këto 30 vite shërbim tek Forcat e Armatosura kanë qënë një eksperiencë e vështirë por ajo thotë se ka mësuar shumë.

Natasha apo siç njihet “Nëna e mirë” nga të gjithë punonjësit rrëfen se në këto vite shërbim ka pasur mbështetjen e bashkëshortit të saj edhe pse puna që ajo bënte kishte kontakt me shumë me meshkujt.

Tuneli ka nisur të ndërtohet në shtator të vitit 1972. Sipërfaqja totale është 2685 metra katrorë.

Për arkitektin Artan Shkreli ky objekt bart historinë e secilit prej qytetarëve të vendit të tij, një histori e cila edhe pse e dhimbshme ka nevojë të ekspozohet pasi brezi i ri ka nevojë të dijë më shumë rreth historisë;

Bunkeri ka disa ambiente interesante për vizitorët, të cilat janë kuruar me kujdes dhe pajisur si në kohën kur u ndërtua objekti. Secili ambient shoqërohet me histori për të orientuar dhe pajisur me informacione të nevojshme vizitorët.

Shkreli pohon se ky objekt nuk duhet parë si vendi ku ka pasur shumë vuajtje pasi mesazhet që janë përcjellë brenda këtij tij simbolizojnë izolimin e Shqipërisë komuniste, por edhe përballjet e vazhdueshme mes bllokut komunist e perëndimit gjatë luftës së ftohtë.

Cdo ditë, duke filluar nga sot e deri në fund të muajit Dhjetor cilido që ka dëshirë mund të shuajë kureshtjen për këtë periudhë të historisë së Shqipërisë.

Në bunker vizitat lejohen falas në strehimin e kthyer në ekspozitë-muze, nga ora 09:00 deri në 16:00.

Transporti për të gjithë qytetarët është gjithashtu falas dhe nisja do të bëhet nga qëndra e Tiranës.

Vizita në bunker i shërben jo vetëm nostalgjikëve, por edhe të rinjve të cilët duhet ta shfrytëzojnë këtë dëshmi të së shkuarës diktatorale për të reflektuar dhe për të mos lejuar kurrë më regjime të tilla, ku udheqësit mendojnë të shpëtojnë kokën e tyre dhe popullin ta marrë lumi.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Video historike”