"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Kuota nga artist, politikan dhe njerez te shquar Shqiptar

Sillni citime historike për figurat e historise shqiptare, për racën dhe vendin e arbërve.

Moderator: Arban Blandi

Post Reply
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Kuota nga artist, politikan dhe njerez te shquar Shqiptar

#1

Post by Arta » Wed Jun 16, 2010 10:13 pm

Spartak Ngjela
[quoteem]Tahyi Hsieh, filozof i njohur kinez ka thene: "Shkollat e nje vendi jane e ardhmja e tij ne miniature." ... Shihni shkollat tona sot, te perballeni aty te ardhmen tone. Shkaterrim, agresivitet, mosedukim dhe kultivim injorance. Dhe mos mendoni se kjo eshte nje "veper" e pafajshme, apo aksident historik... Mos u beni naive, ne duan te na egersojne duke shumuar injorancen...[/quoteem]
[quoteem]Poeti simbolist francez, Stephane Mallarme, ka thene: " Cdo shpirt eshte nje melodi e cila ka nevoje te rinovohet"... Edhe shpirti i nje popullit, eshte gjithashtu nje melodi qe ka nevoje per rinovim; por le ta mendojme sesa shume vjet u bene qe shpirti i popullit tone eshe nje melodi qe asnjehere nuk po rinovohet. Duhet ta rinovojme melodine tone, domethne shpirtin tone...ka ardhur koha[/quoteem]
[quoteem]Filozofi EPICTETUS thote: "Kurdohere qe njeriu eshte kunder vullnetit te tij, eshte ne burg". Imagjinoni sesa njerez te politikes, gazetarise, dijes dhe drejtimit ne pergjithesi, jane "te burgosur" sot ne Shqiperi. Neve duhet te shkallmojme servilet dhe burgun e tyre... sherbyesit e tiranise , ata qe na kane burgosur te gjitheve e na kane lene ne varferi dhe ne humbje te pergjithshme kombetare[/quoteem]

[quoteem]F. Roosevelt ka thene: Dyshimi per te tashmen na krijon domosdoshmerisht kufizimin e plote per te besuar ne te ardhmen tone... Ja ky eshte defekti yne ne kete shekull ekzistence si shtet: gjithmone kemi qene me dyshim per te tashmen, prandaj me frike e pa te ardhme. Edhe sot, po ashtu. Duhet te krijojme realitetin e percaktuar, konkret dhe te padyshimte, nese do te duam te kemi te ardhme te sigurt.[/quoteem]

[quoteem]Historiani i madh anglez, GIBON, thote: "teorikisht, progresi eshte vazhdues, por marrezia njerezore, ose krimi, krijojne nderprerje, te cilat shpesh jane shkaterrimtare"... Ja, shiheni historine tone, gjithmone progresi ne Shqiperi eshte ndaluar me shkaterrim nga marrezia dhe krimi. Njelloj jemi edhe sot... Ka ardhur koha te mendohemi, ndryshe do vijojme ne shkaterrim te panderprere[/quoteem]
[quoteem]Te krijosh dicka te re, eshte fisnikeri... te pershtatesh, eshte servilizem" - ka thene Leonardo Da Vinci... Imagjinoni se cfare mund te quhet pershtatja me te keqen, me te shemtuaren dhe barbaren, sic po na ndodh ne shqiptareve per gati nje shekull...e sidomos sot ...(!).[/quoteem]

[quoteem]Rgjizori i madh italian, Felini, pat thene: Kisha, Kinemaje dhe Qeveria, prodhojne iluzione... Narmal: Kisha dhe Kinemaja, duke qene brenda nje karakteri shpirteror, kane te drejte...por, si mund te durohet nje qeveri qe shemtimin ta paraqet si te bukur dhe varferine si begati? Ja, kjo eshte situata e iluzionuar qe na prodhon qeveria aktuale... A s'eshte kjo nje fyrje e madhe per ne shqiptaret?[/quoteem]

[quoteem]Kush heziton, humbet... kjo tashme eshte aksiome qe duhet ta bejme tonen kunder se keqes.... Por historia e njerezimit eshte historia e individeve qe kane luftuar per liri... Le te kujtohemi: edhe historia jone, historia e individeve te tille ka qene; por, sa here s'ka qene e tille, ka qene nje zvarritje si ajo e kohes se komunizmit dhe e tere kohes paskomuniste ... edhe sot, gjithashtu.[/quoteem]

[quoteem]Winston Churchill, gjate Luftes, tha: "E gjithe kjio lufte kunder grykesise do te sjelle nje solidaritet te pergjithshem" ... Edhe per ne keshtu do te ndodhe: nese do te bashkohemi te gjithe ne lufte kunder grykesise aktuale shqiptare, qe po na kthen ne barbari, do te arrijme patjeter ne solidaritet dhe unitet kombetar te pergjithshem.[/quoteem]

[quoteem]Qe te jesh i forte per te bere dicka qe do te mbetet edhe pas teje, nuk duhet te kesh besim vetem te vetja; por duhet te kesh besim edhe te vendi dhe populli te cilit i perket. Ne shqiptaret duhet te kemi besim me shum te vetja jone, se jemi te afte te shkelqejme njelloj si te gjithe popujt europiane.[/quoteem]

[quoteem]F. Ruzvelt tha: Historia e gjate e demokracise na ka mesuar se shume popuj e kane braktisur demokracine, sepse kane nxjerre ne drejtim njerz qe i kane varferuar dhe poshtruar. Kjo po na ndodh edhe ne, sepse drejtuesit e korruptuar jo vetem na kane varferuar e poshtruar, por duan tu thone shqiptareve se domokracia eshte korrupsion kudo. C'duhet te bejme ne sot: te mohojme demokracine apo dhunuesit e saj?[/quoteem]

[quoteem]Kenedi shprehet : Baza e eficences se nje qeverie eshte besimi bublik, konfidenca me popullin. Si mund te flasim ne per eficence ne qeverisje, kur deri tani, asnjehere nuk kemi pasur nje qeveri te tille? Ja, si kjo e sotmja, qe, hapur, urren popullin e vet; e ndan ate; kriojon armiqesi dhe i percan shqiptaret, me nje qellim: qe te na mbajne te varfer e pa personalitet, pa liri dhe pa atdhe..[/quoteem]

[quoteem]Kryeministri britanik, Disrael ka thene: Te qenit i vetedijshem se ju jeni injorant, eshte nje hap i madh drejt dijes. Por cfare ndodh kur, si te ne, injorantet qe na drejtojne mendojne e shprehen se dine gjhithcka? Patjeter ndodh kjo qe po na ngjan ne shqiptareve: te jemi te varfer; te pa pune; te izoluar; te fyer; te poshtruar...sepse personaliteti yne eshte dhunuar nga padija qe na drejton.[/quoteem]

[quoteem]Ibseni ka thene se dy jane kolonat qe mbajne moralitetin e nje shoqerie - shpirti i se vertetes, dhe shpirti i lirise... Keto duhet te jene kolonat tona: e verteta dhe liria; duhet ti lidhim fort me njera tjeteren, per te rezuar nje gjendje e cila, per faktin qe eshte shpirt i genjeshtres, na skllaveron ne te gjitha mendimet dhe veprimet tona.[/quoteem]

[quoteem]Kane thene se historia eshte anije qe ngarkon kujtesen tone per t'ia percjelle ate se ardhmes... Shihni se cfare po ngarkojme sot ne anijen tone te kujteses: armiqesi, varferi, mungese kulture, genjeshtra, kaos dhe papunesi... S'po ndertojme asgje: duhet te kujtohemi per te permiresuar ngakesen e anijes se kujteses sone, se e ardhmja do te na percmoje.[/quoteem]

[quoteem]Ne shoqerite e pazhvilluara njeriu lufton me shume per intresin e vet, sesa per nje te drejten te tij te mohuar. Ai nuk e kupton se, interesi me i larte eshte e drejta e tij e pacenuar. Kjo po na mundon te gjithve sot ne Shqiperi... Por une kam besim se gjithcka do te ndryshoje... Kur?... Kjo varet nga ne.[/quoteem]

[quoteem]Shuma e punes se pergjithshme, eshte pasuria e nje kombi. Nje shoqeri eshte aq e pasur, sa pune konsumon. Ne jemi te varfer, ngaqe nuk konsumojme dot pune brenda vendit... sepse ne drejtohemi dhe administrohemi nga injorante. Po a e kuptojme dot kete?[/quoteem]

[quoteem]Kush nuk di te mendoje, nuk duhet te shkruaje... kush nuk di te thote gje, me mire te mos flase... Ai qe di te mendoje dhe di te thote, eshte njeriu qe na duhet, sepse ne fakt di edhe te ndertoje.[/quoteem]

[quoteem]Anglosaksonet thone: "Ne lidhje me fenomenet negative, moraliteti nuk eshte shmangie, por kurajo (qe te perballesh me to)... A mund ta mendojme edhe ne shqiptaret keshtu kete ceshtje?[/quoteem]

[quoteem]Ne nje shoqeri ku dominon korrupsioni, liria nuk mund te jete afatgjate... madje ajo nuk mund te thuhet se ekziston. Liria jone eshte vrare nga korrupsioni, dhe jeta po zhytet ne varferi...qe te dalim nga kjo gjendje duhet te jemi te bashkuar rreth moralitetit.[/quoteem]

[quoteem]Ndhodh qe te jesh me i sigurt nen zinxhire, se sa i lire"; ka thene Franz Kafka... dhe shiheni se kjo eshte nje gjendje e zakonshme sot ne Shqiperi. Ata qe ndihen te lire, duhet te shpetojne ata qe jane ambjentuar me zinxhiret dhe kane frike nga liria...[/quoteem]

[quoteem]Pa drejtesi, kurajoja eshte e dobet... Ky eshte defekti yne. Nuk eshte se s'kemi kurajo ne shqiptaret; ne nuk kemi drejtesi... Por a do ta vendosim ndonjehere ate? Kjo pastaj, eshte beteje qe duhet fituar.[/quoteem]

[quoteem]Nje komb ka karakter vetem kur eshte i lire. Nje individ, po ashtu... Por beteja per lirine eshte e gjate; dhe e kane fituar gjithmone kombet dhe individet qe nuk jane trembur dhe qe nuk jane lodhur.[/quoteem]
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arban Blandi
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 465
Joined: Sun Apr 25, 2010 12:11 am
Gender: Male
Location: Іllyria, Ukraine
Contact:

Re: Kuota nga artist, politikan dhe njerez te shquar Shqipta

#2

Post by Arban Blandi » Sat Nov 06, 2010 11:30 am

Me padurim - TheCompany

Pse na le në harresë,
moj evropë e pabesë,
që te vuajme në kët botë,
dhe n'tok tonë mos jemi zotë

ti gjithmonë ke menduar,
veten tënde për t'shpëtuar,
pamvarsisht se tek Shqiptari,
derdhej gjaku si litari

por me kaq nuk u mjaftove,
me osmanin u bashkove,
farën e Arbrit me zhduk u mundove,
mbi kurrizin tonë lulzove

Kulturën nuk ngurrove t'na e përvetsosh,
dhe Shqiptarinë ta mohosh,
as serbinë ta ndaloje,
dhe Kosovën ta shpëtoje

grekët ti i krijove,
Maqedoninë e shperfytyrove,
Shqiperinë e coptove,
më të mirët i përvetsove

të gjithë të paaftë e të ngrefosur,
mu në krye mi ke vendosur,
ardhmerinë na e mohuan,
në emigrim na detyruan

ndertojmë botën kudo shkojmë,
vendin tonë më nuk dallojmë,
korrupsionin e ke rrënjosur,
fatin e zi na ke kanosur

duke pritur me padurim,
se një ditë me çdo çmim,
Shqiperinë do e çlirojmë,
dhe të lire do ta gezojmë.
Our Scribd Channel - History was a damn dim candle over a damn dark abyss.

Post Reply

Return to “Citime historike për shqiptarët”