"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Identiteti shqiptar sot në këndvështrimin global

Sillni citime historike për figurat e historise shqiptare, për racën dhe vendin e arbërve.

Moderator: Arban Blandi

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Identiteti shqiptar sot në këndvështrimin global

#1

Post by Adriana » Sat Apr 08, 2017 4:25 pm

Konferenca shkencore e mbajtur më 04 April 2017 në Akademinë e Shkencave mbi identitetin shqiptar ka zbuluar mangësi të shumta të historisë 600-vjeçare të arbëreshëve në historinë e Shqipërisë. Me lëndën historiografike “Identiteti shqiptar sot në këndvështrimin global” institucionet referente ishin Akademia, Arkivi i Shtetit, Universiteti i Tiranës, si dhe Instituti i studimeve ligjore “Benussi”, duke iu afruar përmes studiuesve më në zë një stine jo aq entuziaste kur ishin lënë jashtë historisë pjesa tjetër, veprimtaria arbëreshe.

Në fjalën e tij, kryetari i Akademisë së Shkencave Myzafer Korkuti tha se “arbëreshët e Italisë kanë mundur të mbajnë dhe të përcjellin brez pas brezi për më shumë se 6 shekuj identitetin e tyre nëpërmjet gjuhës shqipe, traditave, zakoneve, kulturës e mënyrës së jetesës, besimit e riteve fetare etj.” Por historia dhe kontributi i pandërprerë i arbëreshëve për Shqipërinë nuk është shkruar ende në tekstet shkollore dhe universitare. Kjo ka qenë tematika e diskutimit në kumtesën e profesor Ferid Dukës kur merr në shqyrtim “Vendi i arbëreshëve në tekstet e historisë së Shqipërisë”. Nga kumtesa e studiuesit arbëresh Françesko Altimari ka dalë në dritë marshimi i gjatë i arbëreshëve për autonominë, duke iu referuar fjalës së tij “Marshimi i gjatë i arbëreshëve ndaj autonomisë së tyre kishtare, një çështje fetare që nxiti edhe një çështje identitare”. Ekspozita që shoqëron konferencën ka sjellë e zbuluar në këtë rast dokumente për kontribute të panjohura të arbëreshëve për Shqipërinë…

Image

Kjo duket një erë e re, pas 26 viteve demokraci, kur ky është nga rastet më të plota, që konfirmon dimensionin kombëtar e kulturor të arbëreshëve, përmes dy studiuesve të gjallë, mjaft aktivë të cilët janë shprehur gjithnjë me shpresën e ndërtimit të urave të bashkëpunimit me Tiranën zyrtare.


Studiuesi tjetër, Matteo Mandala e ka përforcuar këtë kujtesë, duke risjellë historinë e 10 periudhave të valëve emigruese masive të shqiptarëve drejt Gadishullit të Apenineve.

Profesor Mandala ka mbajtur ligjëratën e kësaj kujtese me “Ideologjia albaniste dhe fillimet e identitetit kulturor arbëresh gjatë shekullit XVIII”. Ndërsa profesor Irakli Kostallari ka rrëfyer kontributin e arbëreshëve të Greqisë në çështjet më të mëdha të kombit shqiptar.

Kostallari ka referuar mbi “Luftërat dhe qëndresa antiosmane e arbëreshëve të Greqisë, emigrimet masive drejt Italisë”. Rastin kontribuues konkret e ka marrë Andi Pinari me referencën “De Rada dhe shtypi i shkruar. Rasti i gazetës ‘Flamuri i Arbrit’, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, si pjesë e kësaj ngjarjeje kishte përgatitur një ekspozitë me dokumente arkivore që gjenden në Arkivin Qendror Shtetëror. Kjo ekspozitë iu prezantua të ftuarve nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, dr. Ardit Bido. MAPO
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Citime historike për shqiptarët”