"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

ALBUM I LUFTETARIT SHQIPTAR NEPER SHEKUJ.

Sillni fotografi historike që dëshmojne anët e panjojtura të një ngjarje, personi, apo fenomeni historik, ose që ndihmojnë në favor të një teze historike.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3771
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: ALBUM I LUFTETARIT SHQIPTAR NEPER SHEKUJ.

#76

Post by Arbëri » Sat Oct 27, 2012 10:34 pm

Image

''They are strewn with the wreckage of dead Empires–past Powers –only the Albanian "goes on for ever."

- Edith Durham

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3771
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: ALBUM I LUFTETARIT SHQIPTAR NEPER SHEKUJ.

#77

Post by Arbëri » Sun Jan 06, 2013 10:37 pm

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
illyrianboyful
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 285
Joined: Thu May 30, 2013 9:22 pm
Gender: Male

Re: ALBUM I LUFTETARIT SHQIPTAR NEPER SHEKUJ.

#78

Post by illyrianboyful » Tue Jun 04, 2013 2:41 pm

Image

XHEM HASA GOSTIVARI

Burri që iu hyri Bulgarëve në Sofi, dhe nga cili duhet që të gjithë Shqiptarët të marrim shembullë, sepse sërbia vetëm këtë gjuhë e kupton.

Të ju tregojm serbëve në qoft se nuk rrinë rahat, se bijt e të cilëve Burra jemi, dhe të ju japim një mësim, e t'ju futemi deri n'leskoc.
Image
Image
Image
KUSHË O BURRI MA I PARI,
JA KËTIJ I THONË TRIM MBI TRIMA XHEMË GOSTIVARI.

KUSH TË THA E ÇKA T'MASHTROI O BIRË BUGARI,
SHQIPËRIS ME IA M'SY, PLUMB NË BALLË TË JEPË XHEMË GOSTIVARI.

MOS BON HAJGARE OR KALBËSIR ME BURRA SI MALI,
SE T'HY MRENA E SOFIN ZJARRË T'A KALLI.

LAVDI PËRGJITHMON BURRAVE TË LUFTËS SË 1945 POSHT KOMUNISTËT TRADHËTAR, HISTORIA KËTA BURRA I NGREHU LART, DHE HISTORIA KOMUNISTËT TRADHËTAR I HODHI POSHT.

Kam një vërejtje! Mos të postohen vizatime në këtë temë, por vetëm personazhë që kan ekzistuar me të vërtet.
Nuk është i forti ai që ngadhënjen njerëzit, por i forti është ai që ngadhënjen vetëvehten!!!

User avatar
illyrianboyful
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 285
Joined: Thu May 30, 2013 9:22 pm
Gender: Male

Re: ALBUM I LUFTETARIT SHQIPTAR NEPER SHEKUJ.

#79

Post by illyrianboyful » Tue Jun 04, 2013 2:51 pm

Image
Ulur, i pari nga e majta Hysen Ibrahimi Zhuja, i treti Sylë Zarbinca, Dhe i gjashti Sylë Koprnica

Burrat që thyen krytë çetnikëve në luftën e anamoravës apo Lufta e Kitkës, dhe e qfës së ushit
Image
Gjon Sereçi dhe prijës të tjerë të lufëts së kitkës

Image


Shkruan: Tefik R. Qarri - Në pranverën e vitit 1987, martohej kunata ime e vogël M. Dasma bëhej në Bujanoc. Skishte 4 muaj që isha liruar nga burgu. Për ti pritur dasmorët (krushqit), vjehrri i kishte ftuar fqinjët e tij dhe shumë musafirë, sepse po martonte fëmiun e fundit.Në dasëm shkova, me insistimin e mikut, Veliut. Burrat që ishin në dhomë u përshëndetën me mua, por shumë të rezervuar. Perjashtim bënin Bajram Bërnjashi, Hajredin Asllani dhe mixha Lam. Bajrami duke më përqafuar më tha, shumë po gëzohem që po të shoh edhe ty këtu (ai shumë më ka ndihmuar gjatë vuajtjes së denimit në burgun e Prizrenit). Edhe Hajredin Asllani nga Tërnoci, shoku im i vjetër i aktiviteteve, shumë u gëzua për ardhjen time (Hajredini ka kontribuar shumë për çështjen e Kosovës, duke ndihmuar shumë njerëz përmes aksioneve humanitare).
Në pritje të miqve në dhomën tjetër, ndodhej edhe mixha Lam (fqiu i parë i vjehrrit tim). Sapo mori vesh për mua, erdhi menjëherë, edhe pse në fakt une duhej të shkoja dhe ta përshëndesja. Me të hyrë në dhomë, me za të ngritur mu drejtua, oh sa po gëzohem që po të shoh. Ti je djali i shokut tim të vjetër, met të cilin kemi shërbyer nji vjet në Shqipni. Ishalla plasin dushmanët. Me mori për dore, duke më thënë, eja me mua të rrimë, se “ne e kemi dertë të njejtën sëmundje“ dhe „mos po frikohet kush se po ja ngjesim“.
I pritëm krushqit siç e donte zakoni. Pas ceremonisë së dasmës, mixha Lam më ftoi që të shkoja tek ai, në shtëpi. Aty ndejta deri në mbrëmje, duke bisedur gjerë e gjatë me te. E luta të më tregoj dicka nga e kaluara e tij. Ai filloi të rrëfej për luftërat e shumta, të zhvilluara gjatë kohës së luftës së dytë botërore, për strehimin në mal, për burgosjen dhe dënimin, si dhe për kohën e kaluar në burgje (10 vite i dënuar). Ndër të tjera, foli edhe për luftën e Ushit.
Ai e filloi rrëfimin me pushtimin Gjerman të Jugosllavisë.
Gjermanët për tri ditë e kanë pushtue Jugosllavinë e kralit. Me Gjermanët, erdhën edhe Bullgarët. Shqiptarët në zonat lindore të Kosovës kaluan nga pushtimi Serb, në duartë e një okupatori tjetër, të Bullgarëve gjakpirës. Gjanari huej tha, kurrë nuk pe dike kur asht boll mbi popull te huej. Katundi im Breznica, bashkë me fshatrat shqiptare të komunës së sotme të Bujanocit, ishte nën okupimin Bullgar, ndërsa arat dhe livadhet e katundit tonë, mbeten ndër Itali.
Historia nuk njeh asnjë “okupator të mirë“, ama kur të shtinte Bugari n`dorë, mjerë lëkura për ty. Të rrehte me kamxhik, apo me dru 90 herë, e në fund thoshte, dreçi e mart, gabova, dhe ja niste prej fillimit. Unë u vonova tua dorëzoi leshin e dhenve, dhe xhandari Bullgar më ra shuplakë ndër sy të katundarëve të mi. Ne këtë moment mu ba sikur krejtë bota po më shiqonte, dhe kurrë nuk jam ndie ma keq në jetën time. Atë ditë u përshëndeta me familjen, mora pushkën dhe u nisa të kaloj në zonën e okupimit Italian (në Shqipni). Kur dola në Rogocicë, masi mora frymë lirishtë, thash me vehte: „lehtë ashtë me kanë shqiptar në Tiranë apo në Prizeren, por me kanë shqiptar nën sun të Bugarit, bukur vështirë koka“.
Në fund te 43 kapitulluen Italia dhe Bullgaria. Tani, deri në maje te Sitilisë u ba „Shqipni“. Qeveria e dr. Rexhep Mitrovicës, me ministrin e brendshëm z.Xhafer Deven, morën nismën për të formue xhandarmërinë e shtetit, sikur në kohën e mbretit Zog. Kështu u formue rexhimenti i Kosovës, nën komandën e Pajazit Boletinit (djali i Isa Boletinit). Mixha Lam emërohet komandant i kompanisë së Gjilanit. Ne Shqipni qëndruem rreth 11 muej, vazhdoi mixha Lam. Unë komandoja kompaninë prej 70 xhandarëve të anës së Gjilanit. Ne në Tiranë siguronim hotel „Dajtin“, ku ishte selia e Ballit Kombëtarë. Një kohë të shkurtër kemi qenë në Shkodër, pastaj kemi qëndrue pak edhe në Lushnje dhe Kavajë, por prap jemi kthye në Tiranë. Disa xhandarë të kompanisë tonë, kanë ba edhe roje në burgun e Tiranës. Nga Kosova na vinin lajme të këqia, për zullumin e partizanëve në kufijtë lindor të Kosovës.
Ishte pranvera e hershme e vitit 44. Një ditë më ftuan në bisedë komandanti i rexhimentit z.Pajazit Boletini dhe Ministri i mbrendshëm z.Xhafer Deva. Ata kërkuan nga unë që ti njoftoi me kufinin e vjetër në mes të Serbisë dhe Shqipnisë, si dhe për „karaullat e Turkut“, në relacionin Kitkë, Guri Zi, Sitili, Reistoc, Bujanoc dhe Preshevë. Ata më urdhnuan që unë me shokët e mi të kthehemi në Kosovën Lindore, për ta organizuar luftën mbrojtëse në ate rexhion. Ata u interesuan për parinë e kësaj ane, dhe për njerëzit e shkolluar. Ata, komandant të kufinit e emnuen mulla Xhemailin e Breznicës, që kishte gradën e togerit të kohës së kralit të Jugosllavisë, dhe ishte i shkolluem, ndërsa unë u caktova zavendës i tij. Në pranverë të 44 u ktheva në Breznicë. E mblodha parinë e kësaj ane, dhe i njoftova me vendimet e qeverisë së Tiranës, por, mulla Xhemaili nuk pranoi të jetë komandant, por vetëm të më ndihmoj mue, në organizimin e vullnetarëve shqiptarë. Shumë shpejtë ne i formuem kompanitë e vullnetarëve, si në Breznicë, Qarr, Muçiverc, Shipashnicë, Zarbicë e Karaqevë, ndërsa në Hogosht e Rogocicë ishin formue ma herët. Këto kompani, bashkarishtë e përbënin batalionin e komunës së Rogocicës, me komandant Sadri Misim Dermakun. Kryetar i komunës ishte Xhafer Podina i Desivojcit. Komandant të kompanive ishin: Azem Sylku, Metë Shipashnica, Lam Shahini-Breznica, Sylë Ademi, Asllan Bislimi, Sylë Shabani-Zarbica, Sulejman Qarri, Sali Murati e tj. Me fjalët „ah kjo virane pleqni as për qenë nuk ish“, mixha Lam vazhdonte bisedën e tij. Luftëtarët e këtyne kompanive treguen trimni të pashoqe, duke e mbajtun frontin prej korrikut e deri në nandor te 44, përgjatë vijës Kitkë, Guri i Zi, Sitili, Ush e Bujanoc, në duartë tona. Forcat e anmikut ishin disa herë ma të shumta, dhe shumë ma mirë të armatosuna, por deri në fund të tetorit, nuk arritën me thye frontin, edhe pse një brigadë partizane nga rrethi i Vrajës, kishte përshkue katundet shqiptare, tue kalue prej Kitkës për në Ush, por nuk kishin mund të vendosen aty. (Komisarja e kësaj brigade, kishte mbet e vrame në arat e Karaqevës së Poshtme. Për këtë shkak, në vitin 1950, burgosen dhe akuzohen tre Qarrali, (Ramushi Qazimit, Zejna i Alisë dhe Jakupi i Rexhepit).
Një prej betejave më të përgjakshme që u zhvillua në mes të forcave vullnetare dhe brigadave partizane Serbe, është ajo e zhvilluar me 18 tetor 1944, në qafen e malit Ush, aty ku është karaolli i turkut, e cila në popull njihet si lufta e Ushit. Atë ditë aty u ba ni kasaphane e madhe, vazhdon mixha Lam. Disa brigada dhe kompani partizane, të ardhuna nga Piroti, Nishi, Leskoci e Vraja, ngjiteshin grykës së Vratagoshit për me dal në Ush. Aq shumë ishin, sa neve na u dukshin si mali me dushk.
Mirëpo, trimat tanë u treguen sypatrembun. Me komandantët e kompanive e bamë planin, dhe u besatuem, mos me lëshue frontin të gjallë. Zumë pozitat, dhe pritshim të na ofroheshin deri në nishana të pushkëve. Masi ja morëm hallallin njani tjetrit, tash vetëm pritshim kush po qet i pari. Ne ishim marë vesh, që ma spari të qitshin komandantat e kompanive. Një komandant i brigadës së Pirotit, hypun me ni kali të bardh i printe asaj. I pari qiti Azem Sylku, komandantin e qëlloi në krye. Kali hinglloi tmerrshëm, duke e marë komandantin nëpër kamë. Pastaj, gjëmuen tana armët, në të dy anët e Ushit, nga Sitilia e deri në Llucan. Gjatë tër frontit, atë ditë u zhvillue luftë e përgjakshme. Anmiku sulmonte pa ndërpre. Ne kishim zanë pritën, dhe e njihnim terenin, sepse ishte vendlindja jonë. E njihnim qdo rrugicë kambesori, apo luginë mali. Fronti shkonte përgjatë kurrizit të malit. Partizanët ishin në lindje nga Vraja, Vratagoshi e Bujanoci, ndërsa ne ishim në perëndim nga Ramabuqa, Gjergjeci, Muhoci, Breznica e deri në Konçul. Anmiku vërsulej, por mbetej i kositur nga plumbat tonë. Lufta vazhdoi gjithë ditën, deri në orët e mbramjes. Ne kishim mase 40 të vramë, ndërsa anmiku mbi 1000, dhe trefish të plagosun. Katundarët Serb të Vratagoshit, nji javë kanë bajtë kufoma me kerr, e shumë prej tyne mbetën prrockave, ose i varrosën në gropa të përbashkëta. Atë ditë i madh e i vogël u gjendën në Ush. Ah, sikur t`ishim kanë gjthmonë qashtu bashkë, fshante mixha Lam. Në nji moment, vazhdon mixha Lam, u ndëgjue ni za në gjuhën Serbe, tue thanë“ jeli rodila majka siptara, da mi izlazi na mejdan (a ka lind nana shqiptar, qi guxon mem dal n`mejdan). Askush su pergjegj thot mixha Lam. Shkau thirri për herë të dytë. Unë, thotë mixha Lam u ngrita dhe dola në ledinë, duke i thanë, unë të dal n`mejdan. Ecnim me pushkë të ngrituna në drejtim të njeni tjetrit.Të dy pushktë krisën. Ai që kerkoi dyluftim u rrëxue për toke. Unë qe, hala jam gjall. Edhe pse në moshë të shtyer, kujtimet i kishte ende të freskëta. Për këto punë tha, guxoj të flas, vetëm me njerëz që ju besoj. Prandaj po flas me ty, se të besoj (Kam fol edhe me Kadrush Sulejmanin, djalin e Azemit, sepse edhe atij i besoj). Fronti, vazhdonte mixha Lam, ishte i gjatë. Shtrihej nga Guri i Zi, nëpër rranzën e Karadakut e deri në Shkup. Nga Sitilia e deri në Konçul, në këtë kohë luftonin rreth 1200 vullnetarë shqiptarë. Ne u munduam dhe e mbrojtëm vendin, dhe ata, deri në nandor të 44, nuk munden me depërtue në katundet tona. Pas luftës së Ushit tha mixha Lam, nuk duhet me e harrue edhe luftën e Qarrit, në dhetor të 44, që ashtë lufta e fundit e madhe e fitueme, që u zhvillue nga forcat vullnetare të kësaj ane, me Brigdën e XVII Serbo-Maqedone. Por, këtë fitore qarralitë e paguen shtrejtë. Në kallnuer të 45, u morën dhe u pushkatuen 21 qarrali, të cilëve as sot nuk u dihen vorret.
Fatkeqësishtë, ne ishim pak, dhe të armatosun dobet, ndërsa ata, shumëfish ma shumë se na, dhe të armatosun mirë. Ne nuk mundem me ju përballue. Ata e muren krejtë Kosovën. Por, duhet të thuhet edhe kjo, se atyne ju ndihmuen edhe komunistët e Shqipnisë dhe komunistët e paktë të Kosovës. Edhe në katunet tona, shumë veta i banë per vehte. E përmend Karaqevën, ku hoxha i katundit i kishte nxitë katundarët me qitë peshqira të bardhë nëpër dyer, si shenjë dorëzimi para partizanëve.
Mixha Lam vazhdon rrëfimin, duke thanë se në fillim të 45, në Kosovë u vnue rexhimi ushtarak. Njerëzit pushkatoheshin pa gjyq hiq. Mbi shqiptarë ushtrohej terror i zi. Me mija u vranë dhe u masakruan (Kujton masakrën e Gjilanit të atij viti, ku u maskrauen me dur lidhun, mbi 7000 shqiptarë).

Breznica - Qafa e Ushit

Unë në këtë kohë, me 14 shokë dola në mal, në mesin e tyne ishte edhe Gjon Sereçi. Deri në fillim të marsit të 47, ne qëndruam bashkë, në malet ndërmjet Breznicës dhe Shipashnicës. Por mbasi u zbulue vendqëndrimi ynë, ne na u dashtë të ndahemi, dy nga dy. Osman Gagica kërkoi që Gjon Sereçi të shkoj me te. Para se të ndahem nga Gjoni, për të mos e parë kurrë ma, i thash Osman Gagicës, le të vij Gjoni me ty, por dije se ke marë përgjegjësi të madhe mbi vete. Kur e përshkruan ndarjen nga Gjon Sereçi, dikund në mes të Novosellës së Poshtme dhe Rogocicës, mixhës Lam i rrjedhin lotët. Kosova thot, rrallë lind trima dhe atdhetarë të tillë. Ai ishte zemra dhe mendja e popullit të Kosovës. Kur më erdh haberi se Gjonin e kishin zanë me tradhëti në Laqiq, sa nuk më lëshoi shpirti. OZN-a po na hante nji nga nji. Ai vazhdonte rrëfimin, duke treguar se si përmes bashkëpuntorëve të vet OZN-a tentonte me e zan mixhen Lam. Njëherë i ofrojnë si kusht, përmes B.Z. nga Breznica, per me e vra Sylë Zarbicën, që pastaj ata, tia siguronin një punë rojtari në komunë (punë që kurrë nuk e pranonte mixha Lam). Por, e dija se do ta gjenin dikend, ashtu si e gjetën në Gjergjec, dhe e vranë Sylën (i pëvluar me valë). E dija se edhe mue ni ditë kanë mem vra, siç e vranë Sylën, Muharrem Fejzën, Gjon Sereçin e shumë të tjerë. Prandaj, vendosa me u dorëzue, se rezistenca ishte e kotë. U dorëzova në fillim të pranverës 47, në Breznicë, në duar të majorit të OZN-ës nga Bujanoci, Stanimir Pantes. Para se të dorezohem e parashtrova vetëm nji kusht. Të më lejojnë të takohem me robtë e mi, të ngujuem në Muçiverc, sepse unë mendoja që skam kurrë me i pa ma, se isha i bindun, që do të më pushkatonin. Por, pa të denue zoti, njeri nuk mundet me të denue. Mbasi u dorëzova, më dërguen në burgun e Vrajës. Torturat ishin të tmerrshme. Gjyqi ushtarak, më bashkoi me grupin e Avni Qorovinës nga Tërnoci dhe më denuan me 11 vjet burg.
Ne saje të prindërve të Avni Qorovinës dhe Pajazit Hajdarit nga Tërrnoci, që ishin të pasun, dhe OZN-ës i kishin dhanë pare të madhe, dolëm para kohe nga burgu. U gëzova shumë kur dola, por tek pasi dola përjashta, e kuptova gjendjen time t`vërtetë. Familja ime ishte e izolueme, e shpallun anmike. Askush nuk më hynte në shtëpi. Shokët dhe miqtë e paktë, më vizitoni me droe të madhe, dhe vetëm natën. Isha i ndamë si në darsëm, si në dekë. Nëse dikend e takoja në rrugë, ai ose e ndërronte drejtimin, ose e shpejtonte hapin. Por, dikur tha u mësova, nuk ua vnoja veshin. Duke u ndarë prej mixhes Lam mi tha edhe këto fjalë: e di se e ki t`vështirë me e përballue izolimin, sepse edhe tani, situata po i ngjan kohës së dikurshme, mirëpo gjenerata e juej arriti me u shkollue, dhe ne saje të njerëzve të shkolluem, vetëdija e popullit shqiptarë është shumë ma e madhe. Burgosjet sjanë nal asnjiherë, bile edhe vrasjet, siç po ndodhin edhe sot, sepse jemi të okupuem. Mirëpo, populli kadal po e humb tutën. Kjo po shihet në të pamet qe bo u bahen të vramëve në ushtri, si dhe vizitat te të burgosunit, që po lirohen nga burgjet. Këto vizita ia shtinë tutën në barke hyqmetit, dhe zagarëve të tij, tha mixha Lam. Unë po gëzohna shumë, qi populli po bashkohet ngadal. Unë tani jam plak, por juve ju ruejt zoti. Ju po ja vnoni temelet Republikës së Kosovës dhe bashkimit të popullit shqiptarë. Kosovën ta fitoni e ta rueni, me mendë e me laps. Por, kur nuk banë punë lapsi, Kosovën fitone dhe mbrone me pushkë. Kjo ishte porosia e mixhës Lam. Duke u ndare prej tij, i premtova se këto fjalë një ditë do të botohen. Besoj se nuk është i vonuar ky shkrim.
P.S./ Një bisedë të ngjajshme, mixha Lam e ka zhvillue edhe me të ndjerin Kadrush Sulejmani nga Muçiverci.
Më poshtë teksti i këngës për luftën e Ushit, e kënduar msheftas, nëpër odat e Gollakut dhe Anamoravës. Këtë këngë e ka kënduar Shaqir Karaqeva nga Karaqeva e Poshtme, ndërsa për herë të parë, është botuar nga i ndjeri Kadrush Sulejmani. Pason teksti:
A po nini o vllazni!
Në mal Ush çka ka ba vaki
Azem Sylku me shtatë-tetë vetë
Me Lam Breznicën osht zatet
Kanë besëlidh, kanë marue qetë
Për Kosovën na sod me dekë!
Prej Pirotit e der n`Leskoc
E prej Nishit n`Bujanoc
Shki çetnikë, haj terr i zi
Nanë Kosovës ja kanë mësy
Kanë mar udhë, me dal n`Breznicë
N` Karaçevë e n` Rogoçicë
Janë betue tanë n`Vratagosh
Shqiptarinë krejtë me bo shoshë
Sa ka dushk, n`Ush ma shumë çetnikë
Shumë ma shumë bajnë munafik
Propagandë e madhe ashtë maru
Donë shqiptarët, o mej mashtru
Frontin pa luftë për me lshu
Përmi Ush o shkijet kur kanë dalë
Krejt Kosovën me sy e kanë marë
Si te çartun nisen me uluru
M.H. e S.G., janë frigu
Karaqevalive ju kanë urdhnu
Peshkir t`bardhë n`dyer me vnu
Behë „cullakëve“, haberi u ka shku
Behë „cullakëve“, haberi u ka mrri
Hamdi Beha ashtë shtërngu
Monit e Rexhep Fazlisë fjalë u ka qu
Ni mashinkë mu mka qillu
Shpejt na n`Ush duhet me shku
Azem Muçiverrcit mi nimu
Mi dal n`dihmë Lam Breznicës!
Azemi e Lami çka po bajnë
Fjalim t`shkurt komandarëve po u majnë
Kem pak armë, ma pak fishekë
Nuk banë kot ni plum me shkrep
Pushka e Azemit kur t`shkrep e parë
Ni çetnikë mos me lshue t`gjall!
Behë Cullakt n`dakik kanë mrri
Shumë shqiptarë i kanë gjet n`vrri
U kanë dal shkive ball per ball
N`Ush kanë dal të tanë me dekë
N`ër kamë t`shkaut mos me metë!
Azem Muçiverci shkrep i parë
Komandarin e ka marë n`ball
Rrashta e kresë, hop përpjetë
N`tokë pa shpirt komandari u metë
E merr kali nëpër kamë
Shkojke pluhni sikur n`lamë
Kadri Spahia ka zanë pritë
N`ball togerit ja ka ngjitë
Metë Haliti ashtë varru
Shumë herë vetën e ka pagu
Shumë të vramë dhetëfish varru
Rexhep Garoshi po banë gajret
Njizet a tridhetë i qoi n`qetër jetë
Hamdi Beha t`madhe pisket
Azemi sa herë po qet
N`ball çetniktë po i vret
Hiq ma pak se katërdhetë
Lam Breznica ai uk mali
Pushkës flakën kurrë sja nali
Ushton Ushi, gjimon mali
Ushin flakë krejt e kalli!
Ni bajloz u lyp shqiptarëve mejdan
Lam Breznica ai trim azgan
N`kikë t`ledinës i ka dalë
Krisin pushkët-shkaut n`ball
Lami mes nesh, sod a gjall
Rexhep Fazlia be po banë
T`gjall majorin kam me e nxanë
I shkon Mani rreth për ane
Po luftojnë si dy dragon
Luftë e madhe n`Ush a maru
Prej ferkut t`sabahit, ter n`aksham
U faruen shumë bataljon
Nja t`gjall nuk e kanë lanë
Njo t`gjall, bre, as për be
Përmi nimi, t`vramë mbi dhe
Shumë me pushkë, ma shumë me buma
Azemi myt çetnikë me cunga
(Kur nuk i punon pushka prej t`nxehtit, kacafytet me një çetnik, dhe e mbyt me cung).
PËRGJIGJU DUKE CITUAR
Nuk është i forti ai që ngadhënjen njerëzit, por i forti është ai që ngadhënjen vetëvehten!!!

User avatar
illyrianboyful
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 285
Joined: Thu May 30, 2013 9:22 pm
Gender: Male

Re: ALBUM I LUFTETARIT SHQIPTAR NEPER SHEKUJ.

#80

Post by illyrianboyful » Tue Jun 04, 2013 8:18 pm

Image
Kryetrimi komandanti legjendar Molla idris Gjilani
Nuk është i forti ai që ngadhënjen njerëzit, por i forti është ai që ngadhënjen vetëvehten!!!

User avatar
illyrianboyful
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 285
Joined: Thu May 30, 2013 9:22 pm
Gender: Male

Re: ALBUM I LUFTETARIT SHQIPTAR NEPER SHEKUJ.

#81

Post by illyrianboyful » Tue Jun 04, 2013 8:23 pm

Image
Idris seferi
Nuk është i forti ai që ngadhënjen njerëzit, por i forti është ai që ngadhënjen vetëvehten!!!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3771
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: ALBUM I LUFTETARIT SHQIPTAR NEPER SHEKUJ.

#82

Post by Arbëri » Thu Jun 06, 2013 7:39 pm

illyrianboyful wrote:Image
Idris seferi
Kusheriri im -itsok-

IDRIZ SEFERI – STUHIA E KARADAKUT

Image

Shkruan: Eugen SHEHU

Kur nis të shkruash për Idriz Seferin,ndjen penën të rëndojë nëpër gishta.Ajo befas bëhet e rëndë, siç bëhet e rëndë bora e malit,nëpër gurët e kullave,siç bëhet e rëndë dhimbja në çurgun e lotëve. Nuk është e lehtë të thërrasësh kujtimet për te.Jeta dhe vepra e Idriz Seferit,është e lidhur gjithherë, me ngjarjet e mëdha të Shqipërisë,ç’prej Lidhjes Shqiptare të Prizërenit e deri në ngritjen e flamurit kuqezi në Vlorën e vitit 1912,ajo jetë u jetua,veç në luftëra e beteja,veç në dallgë nëpër brigje trimërie.
Falemnderit illyrianboyful .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
illyrianboyful
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 285
Joined: Thu May 30, 2013 9:22 pm
Gender: Male

Re: ALBUM I LUFTETARIT SHQIPTAR NEPER SHEKUJ.

#83

Post by illyrianboyful » Mon Jun 10, 2013 10:21 am

Image
1909-1912 lufta për mbrojtjen e teritorëve shqipëtare nga shkijët
Nuk është i forti ai që ngadhënjen njerëzit, por i forti është ai që ngadhënjen vetëvehten!!!

User avatar
illyrianboyful
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 285
Joined: Thu May 30, 2013 9:22 pm
Gender: Male

Re: ALBUM I LUFTETARIT SHQIPTAR NEPER SHEKUJ.

#84

Post by illyrianboyful » Mon Jun 10, 2013 10:22 am

Image

Bajram Curri
Nuk është i forti ai që ngadhënjen njerëzit, por i forti është ai që ngadhënjen vetëvehten!!!

User avatar
illyrianboyful
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 285
Joined: Thu May 30, 2013 9:22 pm
Gender: Male

Re: ALBUM I LUFTETARIT SHQIPTAR NEPER SHEKUJ.

#85

Post by illyrianboyful » Mon Jun 10, 2013 10:24 am

Image

Image

Kryengritësit e Dibrës 1913
Nuk është i forti ai që ngadhënjen njerëzit, por i forti është ai që ngadhënjen vetëvehten!!!

User avatar
illyrianboyful
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 285
Joined: Thu May 30, 2013 9:22 pm
Gender: Male

Re: ALBUM I LUFTETARIT SHQIPTAR NEPER SHEKUJ.

#86

Post by illyrianboyful » Mon Jun 10, 2013 10:29 am

Image

Elez Jusufi, një nga kryetrimat dhe organizatorët e kryengritjes së Dibrës 1913
Nuk është i forti ai që ngadhënjen njerëzit, por i forti është ai që ngadhënjen vetëvehten!!!

User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: ALBUM I LUFTETARIT SHQIPTAR NEPER SHEKUJ.

#87

Post by bardus » Mon Jun 10, 2013 10:41 am

illyrianboyful,flm.

Luftetare nga Beteja së Lumës (15-18 nëntor 1912)
QËNDRESA E LUMËS PËRBALLË USHTRISË PUSHTUESE
SERBE-NË NËNTOR 1912


Image
Islam Spahia

Image
Nail Hyseni-Dani

Image
Elez Isufi

Image
Isuf Xhelili


http://pashtriku.beepworld.de/qendresaelumes.htm

User avatar
illyrianboyful
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 285
Joined: Thu May 30, 2013 9:22 pm
Gender: Male

Re: ALBUM I LUFTETARIT SHQIPTAR NEPER SHEKUJ.

#88

Post by illyrianboyful » Mon Jun 10, 2013 2:50 pm

Image
Nuk është i forti ai që ngadhënjen njerëzit, por i forti është ai që ngadhënjen vetëvehten!!!

User avatar
illyrianboyful
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 285
Joined: Thu May 30, 2013 9:22 pm
Gender: Male

Re: ALBUM I LUFTETARIT SHQIPTAR NEPER SHEKUJ.

#89

Post by illyrianboyful » Mon Jun 10, 2013 2:53 pm

Image
Nuk është i forti ai që ngadhënjen njerëzit, por i forti është ai që ngadhënjen vetëvehten!!!

User avatar
illyrianboyful
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 285
Joined: Thu May 30, 2013 9:22 pm
Gender: Male

Re: ALBUM I LUFTETARIT SHQIPTAR NEPER SHEKUJ.

#90

Post by illyrianboyful » Tue Jun 11, 2013 9:00 am

Nuk kam mundur të gjejë një Foto të Ajet Raincës në net, do provoj kur të shkoj n'atdhe që të shkoj në Raincë dhe të gjejë një foto të tij, FORT E KAM PËR ZEMËR, KJO NGA TREGIMET E PLEQËVE

AJET RAINCA(Ajet jahiu)

Anamorava Fisnike,

Ka lind shumë Burra të Dheut dhe të besës, por për të cilët fatkeqësisht është shkruar shumë pak në literaturën shqiptare.

Pos këtyre Burrave Kolos të cekur në tekstin sipër, ka edhe shumë Burra tjerë bile edhe më shumë në famë në krahinën e Anamoravës.!

Ndër Burrat që të livizin zemrën kur permendet emri tyre është heroi trimi legjendar dhe Luftëtari i Popullit AJET RAINCA nga Fshati Raincë i cili ndodhet në Luginën e Preshevës.
Gëzon një namë dhe famë të madhe në popullë dhe përmendet nëpër Odat e Burrave, Sukseset e tija në luft tregohen nëpër Oda, dhe ju tregohen Fëmijëve Por që fatkeqësisht në literatur nuk është shkruajtur thuaj se aspak për të.

Më tregonte Mixha i ndjerë i Babës simë Zoti i mëshiroft që të dy, më thoshte Ajet Rainca ishte pika Djalit kishte një shok që e shoqëronte gjithmon dhe ishin të pandar, gjithashtu shoku i tij ishte shumë i pashëm.

Më thoshte mixha, Sa i hjeshëm me ato teshat, edhe shoki tij ishte shumë i hjeshëm, kur pat ardhë në Tërnoc dilnin çikat(vajzat) i kshyrshin për kapixhiki(derë e vogël).

Burri dheut ajet Rainca, më kujtohen disa tregime për të që dua të mos i mbaj në vehte por të i ndaj me ju, sepse e die se Bijt e Atdheut i dojn Burrat dhe trimat si Ajet rainca, Lamë Breznica, Sylë Hotla etj,.

Më thoshte Baba i ndjerë, Haaaaaa Ajet Rainca Nonën ja ka ........ shkive ( MË TRGONTE NJË BETEJ NGAT NJË LUMI AFËR PRESHEVËS QË EMRI S'MË KUJTOHET) I ka lënë sikur kumpira(patate) të vdekur, thoshte, s'ke pa atjje n'atë rrafshin pos kufoma të shkive të shtrira, thoshte ku ka shti me pushk Ajeti ati ka ra i vdekur shkau.


Ajet rainca, thuhet se plumbi nuk e kapte, dhe s'kishte frik vetëm se Zotin. ( dhe kjo është çeshtje shumë e përmendur, se Plumbi edhe për s'gati nuk e kapte Ajet Raincën)

sa i përket kësaj çështje më kujtohet një tregim nga një Odë, Kishin pas qen duke luftu ballë për ballë me shkijet, dhe pas ca kohe tër serbët ikën e kapën arratin, pos një gruaje serbe
që gjuante me mitroloz dhe nuk ikte, bile bile flak e qonte mitrolozin. pas ca kohe, hidhërohet Ajet Rainca dhe qohet në këmb me këto fjalë: PO S'MË VRET BE PLUMBI YTË MU dhe i lëshon armët në tokë.

Turret vrap drejt serbes që ishte gjithnjë duke gjuajtur me mitraloz, po që se kapte plumbi bre , drejt asaj shkojke e ajo qëllonte drejt mbi Jetin.
Gjithnjë duke qëlluar me mitraloz drejt Jetit, Jeti ju afru dhe e kapi për floke dhe e shkundi fort për flokë.

por tha nuk e maltretoi pastaj, dhe e lëshoi që të shkonte (e liroi)duke e marrë premtimin e saj që më nuk do i luftonte Shqiptarët.

Ajet Rainca ishte nga të rradhët që pas Dorëzimit e Armëve pas 1945 ai nuk i dorëzonte Armët e tija dhe Qëndronte me shokun e pandar të tij në Malë,
thoshte se nuk ju beson shkive dhe se do të luftonte deri në vdekje.

Pas disa kohëve kishte dhe mbante ftoht i madhë, Ajeti ishte sëmur dhe e kishin kapur ethet shumë fort u dridhte.
Erdhi kushëriri i tij tradhëtari bashkëpunëtoti i udbës i paguar pare të mëdha nga serbia gjaja se po ju binte Bukë me ngërë, shoku i Jetit tha se unë po shkoj të marrë pak ujë në Përrue se Jetin e kan kap ethet, ty rri k'tu me të.

Ai ishte duke marrë ujë kur e ndiu një të shtëne me pushk, Ajt bre e vran Jetin bre, kur ngjitet lart, ai kushuriri kishte ikë, Jeti ishte i shtrir i vdekur Zoti e këndaqt në Parajs.

Po si mundi ndaj ai njeri ta vriste Jetin mbasi që plumbi nuk e kapte?

Pleqt thojshin se ata Njerëz që plumbi nuk i kap, e vetmja mënyr për të i vrar është me ia zatet pushkën në trupë, dhe me siguri mbasi që Ajet rainca ishte i sëmur ai ia kishte zatet pushkën në trupë.

LAVDI PËRGJITHON DËSHMORIT AJET RAINCËS
Last edited by illyrianboyful on Tue Jun 11, 2013 9:05 am, edited 1 time in total.
Nuk është i forti ai që ngadhënjen njerëzit, por i forti është ai që ngadhënjen vetëvehten!!!

Post Reply

Return to “Fotografi historike”