Page 1 of 1

Pamja "spartane" e luftëtarit shqiptar

Posted: Tue Jul 28, 2015 5:20 pm
by Zeus10
Shume dashamires se historise, jane familjare me nje pikture, te nje autori te huaj, ku ai ka pikturuar disa luftetare shqiptare te Jugut te Shqiperise, me ate qe konsiderohet si "Qethja Spartane", sepse mendohet, duke u mbeshtetur ne pershkrimet e autoreve te vjeter( Aristoph. Lys. 1316), se nje luftetar dorian ka pasur kete paraqitje:

Image

Deri ca kohe me pare, une mendoja se ky ishte thjesht nje krijim artistik i autorit dhe ndoshta, nuk do ta shihnim dot kurre nje portret real te tille. Por ja qe, historia na paska ruajtur surpriza te kendshme dhe ja ku gjeta nje portret real te nje shqiptari te Kosoves te viti 1909, realizuar nga fotografi gjerman Ernst Jek:

Image

Re: Pamja "spartane" e luftëtarit shqiptar

Posted: Tue Jun 28, 2016 8:29 pm
by Si1ri
Aristidh Kola me te drejte veren se pikturat e kohes qe nuk paraqesin Shqiptaret me kete lloj qethjeje jane bere nga autore qe nuk kane pare luftetaret ne vend por ne baze te tregimeve te te treteve.
Une mbaj mende, disi ne mjegull, xhaxhallaret e babait tim, sepse gjyshi kishte vdekur para pak lindje sime, qe mbanin qeleshe dhe koken e rruar dhe vetem me tufen e flokeve pas kokes por te rruar mbi qafe.

Nje foto bere ne Tirane para pak kohesh. Marre nga nje faqe FB

Image