"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

FUSTANELLA

Sillni fotografi historike që dëshmojne anët e panjojtura të një ngjarje, personi, apo fenomeni historik, ose që ndihmojnë në favor të një teze historike.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: FUSTANELLA

#46

Post by ALBPelasgian » Fri Nov 06, 2009 7:01 pm

Image
Image

Image
Image
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: FUSTANELLA

#47

Post by Patush » Wed Nov 25, 2009 7:25 pm

HANDBOOK FOR TRAVELLERS IN GREECE INCLUDING THE IONIAN ISLANDS, CONTINENTAL ... 1884

Image
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4203
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: FUSTANELLA

#48

Post by Zeus10 » Wed Nov 25, 2009 8:09 pm

Ky eshte thread per fustanellen por une nuk mund te rri pa postuar kete qe dikush mund ta quaj vetem koincidence, por per mua eshte nje prove e sigurte e trashegimise kulturore ne menyre te panderprere tek raca shqiptare, nje fragment i te ciles quhej Hellene (greke) ne lashtesi:

Image
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: FUSTANELLA

#49

Post by Arbëri » Wed Nov 25, 2009 8:16 pm

Image

The fustanella, or white kilt, of the traditional Albanian is as common in the
streets of Athens as the private soldier's uniform in London

(The classic and the beautiful from the literature of three thousand years‎ - Page 395
by Henry Coppée - Juvenile Nonfiction - 1895 page 395)
the Albanian fustanella, which was adopted by the Greeks
after their liberation in 1821 as their national costume.."

( The Nomads of the Balkans‎ - Page 60)
Last edited by Arbëri on Fri Nov 27, 2009 1:45 am, edited 1 time in total.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: FUSTANELLA

#50

Post by Arbëri » Wed Nov 25, 2009 8:24 pm

Image
Albanian Fest (1856).
Jean-Léon Gérôme (May 11, 1824 – January 10, 1904)
http://en.wikipedia.org/wiki/Jean-L%C3% ... 9r%C3%B4me
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: FUSTANELLA

#51

Post by Patush » Fri Nov 27, 2009 10:55 am

Zeus10 wrote:Ky eshte thread per fustanellen por une nuk mund te rri pa postuar kete qe dikush mund ta quaj vetem koincidence, por per mua eshte nje prove e sigurte e trashegimise kulturore ne menyre te panderprere tek raca shqiptare, nje fragment i te ciles quhej Hellene (greke) ne lashtesi:

Image

Ia pse gjdo gje Shqiptare sulmohet.

Zeus10 me m'kto qe solle m'ke lane pa mend.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: FUSTANELLA

#52

Post by ALBPelasgian » Mon Nov 30, 2009 9:10 pm

Tirqet dhe fustanella shqiptare, krenari kombëtare në unitet të plotë

Fotaq ANDREA
Strasbourg, 20.11.2006

Presidentit të Republikës së Shqipërisë
Zotit Alfred Moisiu

Zoti President,

Më lejoni t’Ju shkëpus ndopak çaste nga puna juaj e ngjeshur, plot angazhim e përkushtim për ndërtimin e demokracisë në Shqipëri dhe përparimin e kombit tonë përkrah kombeve të tjerë të qytetëruar, duke dashur para së gjithash t’Ju sjell kënaqësi me dosjen bashkëngjitur që po Ju dërgoj. Me këtë rast, dëshiroj t’Ju parashtroj edhe njëfarë shqetësimi qytetar lidhur me një çështje që mendoj se meriton vëmendjen Tuaj, dhe që ka të bëjë në radhë të parë me unitetin dhe dinjitetin e vendit, me trashëgiminë e tij mijëravjeçare, me vetë të ardhmen tonë evropiane, mbi bazë të shëndoshë kombëtare.

Është fjala për veshjen e Truprojës së Nderit të Gardës së Republikës së Shqipërisë, në të cilën çdo qytetar i vendit duhet të shohë në të simbolet më të çmuara historike të popullit tonë, që të parët tanë na i trashëguan e besuan si vlera të rralla për t’u dhënë sot e në vazhdimësi një kuptim sublim, me të cilën përfaqësohet Shqipëria dhe Ushtria jonë, ndihet e do të ndihet krenar, brez pas brezi, mbarë populli ynë.

Po hyj drejt e në thelbin e çështjes :

Një artikull në media në janar 2005 nuk i kursente kritikat therëse për këtë veshje, duke e etiketuar madje me epitete të ndryshme. Por çka më duket më shqetësuese është vetë përmbajtja e saj.

Në veshjen ceremoniale të Gardës sonë përfaqësohet, për fat të keq, vetëm një element i veshjes kombëtare të shqiptarëve, tirqet, duke lënë mënjanë fustanellën tonë historike, gjithë historinë dhe kulturën e lashtë e të vyer që ajo simbolizon e sintetizon në mënyrën më të përsosur dhe kuptimplotë. Dëshmon për këtë, kjo dosje modeste që po Ju paraqes, me citime autorësh të njohur, me vargun folklorik, të ëmbël dhe epik të popullit dhe me një seri gravurash historike të autorëve të huaj, të denja për t’u ndjerë çdo shqiptar i vërtetë krenar për historinë tonë.

Pa dashur të bëj historikun dhe apologjinë e fustanellës së famshme shqiptare, gjurmë të së cilës i hasim që nga kohët e lashta në terrakotat 6 000 vjeçare të Epidamnosit apo Durrësi tonë, do desha të ndalesha në disa elementë thelbësorë të saj :

Së pari, fustanella është vjeshje tradicionale shqiptare, që haset gjeografikisht në krejt vendin, nga Veriu në Jug, dhe që përfaqëson historikisht tërë epokat, duke filluar me « linjën » e lashtë ilire, për të vazhduar më tej me « dalmatikën », tunikën e legjioneve romake, kiltin e keltëve, fustanellën e zakontë të Bizantit, të Mesjetës, të kapedanëve arvanitas të Revolucionit grek, të çetave të famshme patriotike shqiptare, etj.

Së dyti, fustanella është veshje popullore shqiptare, për burra e gra, duke përfaqësuar kështu një unitet të pandashëm gjinor, vetë shpirtin luftarak të grave dhe burrave tanë, që i qëndruan shoshoqit, historikisht e besnikërisht në krahë, gjatë luftrash të paepura.

Së treti, fustanella simbolizon historikisht « fustanellorët » e famshëm të Toskërisë që, pasi shkruajtën faqe lavdie për Revolucionin grek dhe Rilindjen shqiptare, mirëpritën në Vlorë Bajram Currin dhe « tirqellarët » sypatrembur të Gegërisë, duke shpallur së bashku Pavarësinë e Shqipërisë.

Së katërti, fustanella përfaqëson pjesë të çmuara të popullsisë sonë apo vetë diasporën shqiptare ndër shekuj, arbëreshët e Italisë, arnautët e Turqisë, Egjipitit dhe Sirisë, arvanitasit e Çamërisë dhe Greqisë, të gjithë bij arbër të Arbërisë mëmë, veshur me fustanellë borë të bardhë 40 palëshe gjer nën gjunjë dhe brezin plot armë ngjeshur.

Së pesti, fustanella përfaqëson vetë shpirtin solidar dhe kontributin e çmuar të popullit tonë në historinë e popujve të tjerë, nderin e armëve të albanoive e stradiotëve, të kalorësisë së lehtë shqiptare si zanafilla e kalorësisë franceze dhe evropiane, që strategu shqiptar, gjeneralissimi Gjergj Basta e sintetizoi në traktate të famshme që hartoi lidhur me të ardhmen e kalorësisë së lehtë evropiane. Po ashtu, përfaqëson tërë arvanitasit, që me në krye Boçarin e Bajronin ç’nuk bënë për Revolucionin grek.

Së gjashti, dhe pa shkuar më tej, fustanella përfaqëson krejt shijen e hollë artistike të popullit tonë, vallen e famshme luftarake të quajtur “pirrike”, trashëguar që nga koha e Pirros, për të cilën kanë shkruar autorë të shquar apo kanë kompozuar me dhjetra tablo piktorë të famshëm, që nga Dekampi, gjer te Zheromi e Jovanoviçi.

Fustanella pra përfaqëson nderin, dinjitetin dhe krenarinë tonë kombëtare, po aq sa dhe tirqet madhështore me gajtane. Cënimi i njërit prej këtyre dy elementëve të vyer kombëtarë, në harmoni e unitet të plotë, do të thotë cënim i vlerave historike shqiptare, njëlloj si të ndash shqiponjën dykrenore në mes, të kuqen nga e zeza, njërën flatër nga tjetra. Historikisht, kjo s’ka ndodhur kurrë dhe Garda mbretërore shqiptare i ka pasur të dy elementët, tirqet dhe fustanellën, në unitet të plotë e të pandashëm.

Mendoj se është e tepërt në këtë rast të komentoj e tjerr autorët e mëdhenj që po Ju paraqes simbolikisht në këtë dosje modeste që pasqyron këtë veshje karakteristike e historike të trimave shqiptarë. Një ilustrim megjithatë i veçantë, që meriton të vihet në dukje, është gravura historike, pak e njohur publikisht, për Lidhjen e Lezhës, apo Lidhjen e parë historike për themelimin e shtetit shqiptar, që çel librin e Abatit francez C. Guénot “Skënderbeu apo heroi i krishterë” i vitit 1862. Të gjithë anëtarët e Lidhjes, edhe vetë Heroi ynë Kombëtar janë të veshur me fustanellën e famshme shqiptare në një çast solemn betimi historik, përpara flamurit të Arbërit me shqiponjën dykrenore shpalosur.

Duke mbetur me shpresë se ky dinjitet historik i popullit tonë do vihet në vend nëpërmjet angazhimin tuaj të drejtpërdrejtë në cilësinë Tuaj edhe si Kryekomandant i Forcave të Armatosura të Republikës dhe ish Ushtarak me traditë të pasur, më lejoni, Zoti President Moisiu, t’Ju paraqes urimet e mia për festat e Nëntorit, si dhe shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Me respekt,
Fotaq Andrea


Citime autorësh të huaj për fustanellën

BAJRON

Shqiptarët me petkun e tyre, më të bukurin në botë, me fustanellë të gjatë të bardhë, tallagane të qëndisura gjithë ar, me anteri e jelek kadifeje të kuqe, qëndisur me ojna të arta, me jataganë e pisqolla të sermëta ... të gjitha këto me pamjen e jashtëzakonshme të ndërtesës vetë, sajonin një skenë të re gëzimi për sytë e një të huaji. Më përcollën në një konak shumë të këndshëm dhe sekretari i vezirit erdhi të më përshëndesë, në mënyrën allaturka”. (Letër e Bajronit).

MARSHALLI CANROBERT

Herë na shfaqeshin para syve arnautë apo shqiptarë, me tipare të bukura, me mustaqe të gjata e të holla, me jelekë gjithë gajtane të praruar e fustanellë të bardhë pështjellë rreth trupit, që e tundnin me lëvizje gjithë shkathtësi. Herë kudrë…Të gjithë qenë të armatosur gjer në dhëmbë, me dyfeqe me çark, pisqolla, jataganë, hanxharë, thika, një arsenal i vërtetë që përfshinte që nga armët më të zakonta, gjer te kryeveprat e argjendarisë, së gdhendjes e të gurëve të çmuar…
Kujtimet e Marshallit Canrobert, 1875.

Konti CHOISEUL-GOUFFIER

Veshja [e tyre] përbëhet nga poture tepër të gjera, një fustanellë e shkurtër, një krahol zbukuruar me shumë radhë sumbullash të sermëta sa një kokërr ulliri, me pllakëza e varganë; mbajnë mbathina lëkure lidhur me lidhëse që shpesh ngjiten gjer tek gjunjtë, për të shtrënguar mbi pulpa e në kërcë pllakëza në formë të këmbës, duke i mbrojtur nga fërkimi gjatë kalërimit ; zhguni i tyre, gajtanuar e shirituar në shumë ngjyra i jep tërë asaj veshjeje një pamje të përkryer, tepër piktoreske.
Udhëtim piktoresk në Perandorinë otomane… 1782.

F.C.H.L. POUQUEVILLE

Në veshjen që mbajnë, has kostumin e lashtë heroik : opinga, bërruc, togë, brez, fustanellë që u bie përmbi gjunjë ; dhe sikur të mbulonin kokën me kaskë, sikur kaçulet t’u mplekseshin me valëzimet e leshrave të tyre të bukura, fare mirë atëherë do t’i merrje për ushtarë të Pirros.

Udhëtim në Greqi, vëll. 3, Paris, 1826.

François Victor LAMARE-PICQUOT

Veshja e shqiptarit përbëhet nga tirqe me cohë të trashë, nga fustanellë e pëlhurtë, nga jelek me shumë radhë sumbullash të sermta a të bakërta ; pllaka nga i njëjti metal veshin pjesën e përparme të këmbëve. Një brez i kuq leshi i mbështjell barkun dhe e shtrëngon aq fort këtë pjesë të trupit sa s’ka ku të shkojë më. Një shqiptar, me kraharorin zhveshur, shfaq një bark të sheshtë, pothuaj skeletik. Është pa dyshim një nga shkaqet e një zhdërvjelltësie të tillë të pashembullt.
Të parët tanë në Korfuz - Kujtime të ndihmës-mjekut
ushtarak (1807-1814), Paris, 1918

KOSTUMI SHQIPTAR I ALEKSANDËR DYMASË

Ramë në një mendje, ai dhe unë, që kostumi i arnautëve do të më shkonte për mrekulli. Amaury më vizatoi në vend një kostum arnauti.
Ajo që binte sidomos në sy në këtë kostum, ishte çallma, e cila, pasi rrotullohej dy a tri herë rreth kokës, kalonte poshtë qafës dhe shkonte e mbërthehej tek pika e vet e nisjes. Veçse kostumi duhej porositur e qepur, e të zbukurohej me qëndisma, gajtane e shirita.
U punua pesëmbëdhjetë ditë për ta bërë. Më në fund erdhi darka dhe për orën njëmbëdhjetë ishte gati.
Në dymbëdhjetë të natës, isha tek Zonja Lafond.
Ai kostum, ende pothuaj i panjohur në Francë ; ajo xhoke dhe ata dollakë me kadife të kuqe qëndisur në ar ; ajo fustanellë e bardhë si bora, ku nuk mungonte as edhe një palë ; ato armë të argjenda gjithë shkëlqim e tërë gdhëndje të mrekullueshme, dhe sidomos origjinaliteti i mbështjelljes së kokës tërhoqën gjithë sytë drejt meje.
A. Dumas, “Kujtime”, Kreu CXXXVIII,
Paris, 1852-1856

Konti Joseph D’ESTOURMEL

Duke lënë më të majtën tonë atë shkëmb të veçantë dhe fortesën që e sundon, hyjmë brenda në port dhe në zyrën e shëndetësisë*. Pas verifikimeve të rastit, na u shpreh gojarisht pranimi për lëvizje të lirë dhe na u hap porta e daljes, ku në çast u ndodhëm mbi skelë. Nuk do ta harroj kurrë përshtypjen e vështrimit të parë, kur e pashë veten të rrethuar nga tërë ato kostume që s’i kisha parë ndonjëherë, nga ata shqiptarë të pashëm aq piktoreskë me tarbushët e kuq flakë, me brez mbushur tërë kobure e pinjallë, kokat dhe dorezat krejt në serm, me fustanellat e tyre të gjera, gjunjakët të qëndisur, opingat e kuqe me lëmshet përsipër, dhe sidomos me gunën e tyre të një bardhësie verbuese, coha e të cilit duket si lëkurë plotbashkë ; ky petk kthehet sipas stinës, dhe kur bie të ftohtit, vendoset nga brenda bashka fijegjatë dhe vetë petku hidhet mbi krahë i lëshuar.
Ditar udhëtimi në Lindje, Paris, 1844.


Cyprien ROBERT

Malisorët, që janë të krishterë në shumicën e tyre dhe shumë më të lidhur me pavarësinë. Prapa shkëmbenjve të tyre, këta mund të sfidojnë cilindo shtypës në mos qoftë i përzier për të keqtë e tij me myslimanë. Ata të farës malisor që zotërojnë malet e larta gjer në Gjakova e Prizrend janë armiqtë më vdekjeprurës të racës serbe ; gjithë gëzimi i tyre është të nisin çetat drejt Sebisë. Megjithatë, këta malësorë pothuaj janë përshtatur tërësisht me zakonet e serbëve, aq sa mund t’i dallosh prej tyre vetëm nga fustanella e bardhë që mbajnë në trup dhe që formon në mënyrë origjinale kontrast me ngjyrën e kuqe të guberes së tyre apo kepe.
Sllavët e Turqisë, Paris,1844.

Maxime DU CAMP

Personazhi për të cilin po flitej, nuk vonoi të shfaqej, duke na sjellë kafenë. Ishte shtatlartë e i thatë, më i rrënuar nga Jobi, e më krenar nga Bragansi,* dhe me pamje kryeneçe, megjithë zhelaninë e kostumit të tij shqiptar. Fustanella i binte, vrimuar si gipurë, poshtë gjunjëve zbuluar prej dollakësh të grisur ; nga brezi i dilnin pisqolla me dorezë korali, si dhe një jatagan me mill të sermtë e të praruar ; setra, dikur e kuqe qëndisur në ar, ish kthyer në zhele ; një qeleshe e bardhëlleme dhe e lyrosur i mbulonte kryet, e në të përdridhej si biçim çallme një shami e zverdhët, vjetëruar nga koha, që shoqëronte ngjyrat e esmeruara të fytyrës së tij të hequr, ndritur nga dy sy depërtues dhe stolisur nga një mustak i rëndë e i bardhë që i përdridhej gjer tek veshët.

Kujtimet e një të vetvrari, roman.

Guillaume LEJEAN

Në Dedaj, pata kohë të studjoja tipin e malësorve gegë, që kushtet e jetës dhe të klimës i kanë bërë disi të ndryshëm nga tipi i qyteteve. Është një popullsi më shumë blegtore se bujqësore, shtatlartë, truphedhur, me atë profil të dobët e krenar njohur më së miri prej atyre që kanë udhëtuar në Greqi, ku gjaku shqiptar aq shumë është përzier me gjakun helen. Kostumi tradicional, jelek i kuq e fustanellë, është një veshje ceremoniale, zëvendësuar zakonisht nga fustanella e gjatë, sidomos e leshtë, me pushkën unazore kaluar krahqafë. Pushka, siç thashë, është në një farë mënyre pjesë përbërëse e shqiptarit të pavarur.
Udhëtim në Shqipëri e në Mal të Zi
Le Tour du Monde, 1858.

Albert DUMONT

Shqiptari ka një dallueshmëri të përkryer : kokën të vogël, hundën fine, syrin të gjallë, çelur si bajame, qafën të gjatë, trupin të dobët, këmbët të gjata e të shkathta, të kujton tipin e parë të grekut, ashtu siç e paraqet skulptura arkaike në mermerët e Eginesë. Ecjen e ka elegante ; ka qejf të ketë paraqitje në veshje, vazhdimisht e kërkon një gjë të tillë, dhe megjithë gjendjen e pazhvilluar ku ndodhet, tregon se e ka ndjenjën e së bukurës dhe të harmonisë. Deri edhe te veshja të kujton lashtësinë. Fustanella e bardhë të sjell ndër mend si duhej të ish tunika gjithë pala që nga brezi ; dollakët e gjatë që mbështillnin këmbët deri në gjunjë janë knemide*** të kohëve heroike. Veshja nuk është e fryrë dhe valavitëse si në epokën e bukur greke, por shihet fare mirë në vazot e stilit të lashtë se helenët e dikurshëm nuk kishin në këtë pikë zakonet e bashkëkohësve të Perikliut. Një tunikë e gjerë dhe një mantel më i bollshëm, që mundësonin prirjet më elegante trupore, morën më pas një karakter të përgjithshëm.

Le Balkan et l’Adriatique (Ballkani dhe Adriatiku)
Paris, 1875

Victor BERARD

Për më tepër, veç imamëve dhe njerëzve të xhamisë që mbajnë çallmën, rrobën e gjatë dhe kaftanin e gëzoftë, gjithë të tjerët mbajnë kostumin kombëtar, disa fustanellën e jugut, kallcat dhe jelekët e gajtanosur, të tjerë, veshjen e veriut, zhgunin e zi, kraholin dhe kofsharë të bardhë, zbukuruar me gajtane të zinj zigzagë.

Turqia dhe helenizmi bashkëkohor,
Paris, 1897.


VARGJE POPULLORE PËR FUSTANELLËN

Vëll. 8 Mbledhës të Folklorit shqiptar,
Këngë të mbledhura nga Fatos Mero Rrapaj

Mbledhës të hershëm të Folklorit shqiptar (1635-1912),
Vëll. III


Markua [Boçari] me gunë murrë
Me fustan përmbi gjunjë
I bëri turqit rrëmullë…
.................................................................

Marko Boçari me vulë
Trim si ky s’do ketë kurrë
Kur më shkon me gunën murrë
Ç’i qëllon fustani gjunë...
Briti fort sa tundi malë,
“O vëllezër shqipëtarë,
Biniu turqve se më vranë”...
..................................................................

Sulo Çobua pallëlarë
Se ç’u hodh në istikamë
Zuri topçinjtë të gjallë
Topçinjtë me top ia dhanë
Flaka i dogji fustanë...
................................................................

O Alush Piko Radhima
Këmishën me treqind qinda....
.................................................................

Ne jemi kapetanata
Major Dhima kordhëshpata
Pilo Bitun kushallata....
.................................................................

O Çaç Gjuzi më këpute
Ngreu vish toslluket e kuqe
Dhe fustanellën hajduçe (kaçakçe)...
.................................................................................

Gjoleka në fshat të Kuçe,
Fustanin mbi gju hajduçe,
Milonja me dyzet strufe,
Ç’e hedh Gjoleka mbi supe,
Ç’lezet ish kur ikën tutje...
......................................................................................

Kush e nje’ Sali Murranë,
Sterrë të zezë fustanë?
Komitat se ç’i mëlodhi,
Të hap hapsanat në Vlorë..
........................................................................................

Mirëseardhe o pashkë e madhe,
Na gjete me shumë halle:
Mbet xha Kiçua pa fustane,
Pa fustane e xhamadane,
Shkoi në nja dy-tre dyqane,
Veresi s’i japin fare.

..............................................................................................

Gjon Leka në shur të Kuçe,
Fustanen mbi gju hajduçe,
Pallëlarë me cullufe...

..............................................................................................

Ktheva kokënë nga mali,
“O shokë m’u tha kufari,
Shokë do xhvishet fustani
Do na vishetë shallvari”...

Edhe ti nga Moskovi jeshe,
Fustanetë na i xveshe,
Robat’ e frëngut na veshe...
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: FUSTANELLA

#53

Post by ALBPelasgian » Mon Nov 30, 2009 9:11 pm

Image
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: FUSTANELLA

#54

Post by ALBPelasgian » Mon Nov 30, 2009 9:13 pm

Image
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: FUSTANELLA

#55

Post by ALBPelasgian » Mon Nov 30, 2009 9:15 pm

Shkodrane viti 1900

Image
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: FUSTANELLA

#56

Post by ALBPelasgian » Mon Nov 30, 2009 9:15 pm

Mbreti Zog me motrat dhe nipat:

Image
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: FUSTANELLA

#57

Post by ALBPelasgian » Mon Nov 30, 2009 9:16 pm

Image
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: FUSTANELLA

#58

Post by ALBPelasgian » Mon Nov 30, 2009 9:21 pm

Image
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: FUSTANELLA

#59

Post by ALBPelasgian » Mon Nov 30, 2009 9:31 pm

Image
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: FUSTANELLA

#60

Post by Arta » Wed Dec 16, 2009 4:10 am

Image
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

Post Reply

Return to “Fotografi historike”