"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Duke studjuar nje harte te ""lashte"".

Sillni harta historike fiziko-politike-etnografike, që pasqyrojnë realitetin etnik dhe politik të një rajoni të caktuar, në një periudhë të caktuar.

Moderator: Hymniarber

Post Reply
Laberia
Member
Member
Posts: 10
Joined: Tue Apr 19, 2016 7:34 pm
Gender: Male

Re: Duke studjuar nje harte te ""lashte"".

#121

Post by Laberia » Mon Mar 06, 2017 9:38 am

Mallakastrioti wrote:
Wed Mar 01, 2017 9:14 pm
Mendoj se duhet te jemi te kujdesshem ne keto raste pasi ne kete mbishkrim gjetur ne Finiq kemi te bejme me nje antroponim dhe jo me nje etnonim:

Άρβαϊος

καί Νικομαχος καί Μνασαρέτα καί Παμφίλα καί Ξενοτίμα...


Image
Del arbaios për arbër në një mbishkrim në Finiq.
Burimi:
Xhevat Lloshi, Periudhat historike të shqipes.
http://www.academia.edu/5700700/Periudh ... AB_shqipes
Shkarkojeni si libër, lexojeni me vëmendje sepse është shumë interesant. Është një libër i vogël por me shumë informacion brenda. Autori është një nga gjuhëtarët më të mirë që kemi.

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4126
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Duke studjuar nje harte te ""lashte"".

#122

Post by Zeus10 » Mon Mar 06, 2017 2:41 pm

Laberia wrote:
Mon Mar 06, 2017 9:38 am
Mallakastrioti wrote:
Wed Mar 01, 2017 9:14 pm
Mendoj se duhet te jemi te kujdesshem ne keto raste pasi ne kete mbishkrim gjetur ne Finiq kemi te bejme me nje antroponim dhe jo me nje etnonim:

Άρβαϊος

καί Νικομαχος καί Μνασαρέτα καί Παμφίλα καί Ξενοτίμα...
Del arbaios për arbër në një mbishkrim në Finiq.
Burimi:
Xhevat Lloshi, Periudhat historike të shqipes.
http://www.academia.edu/5700700/Periudh ... AB_shqipes
Shkarkojeni si libër, lexojeni me vëmendje sepse është shumë interesant. Është një libër i vogël por me shumë informacion brenda. Autori është një nga gjuhëtarët më të mirë që kemi.
shek. III para e.r. – Dalin emra të përveçëm ilirë, të shkruar me alfabetin grek. Del arbaios për arbër në një mbishkrim në Finiq. Mbreti Monun pret monedha argjendi.
Une mendoj se Profesor Lloshi, gabon ne kete pike dhe Mallakastrioti ka te drejte. Arbaios ne ate mbishkrim eshte qartazi nje antroponim dhe jo nje emri etnik i shqiptareve. Profesori i nderuar, mund te jete nje njohes i shkelqyer i gramatikes se gjuhes se sotme shqipe, por ka nje kuptim shume skolastik te gjuheve te vjetra dhe marredhenieve midis tyre. Nese ai dhe shume te tjere, nuk heqin dore nga teoria e rrenjeve te gjuhes Proto-indo-europiane dhe ne pergjithesi nga metoda e gjuhesise se krahasuar, jo vetem qe nuk mund te sherbeje si reference, por gjithe shkenca e gjuhesise dhe sidomos etimologjise, do hyje ne ngerc te papare.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4126
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Duke studjuar nje harte te ""lashte"".

#123

Post by Zeus10 » Mon Mar 06, 2017 3:00 pm

Une nuk e di ku e mbeshtet Profesori idene kur thote:
Ndër huazimet e vjetra prej latinishtes janë: ar, pemë, herë,


Mire qe "ari' na qenka huazim, por dhe "peme", do te lindte nevoja ta huazoje nga jashte.

Pastaj thote qe shprehjet e meposhtme, na qenkan kalkim:
kalkimi e diel, kafshë, këmbë etj.
ndoshta Profesori di me shume, por mesa di une, kalkim eshte perkthimi nje per nje i fjaleve perberese te nje shprehje frazeologjike, ne perpjekje per te bere nje perkthim direkt te saj edhe pse rezultati do te ishte ne kuptim i ndryshem nga shprehja origjinale, ne gjuhen prej nga perkthehet.
Pse profesori nuk i citon keto kalkime dhe pse nuk na shpjegon pse shqipja i ka huazuar fjalet peme dhe here prej latinishtes?
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4126
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Duke studjuar nje harte te ""lashte"".

#124

Post by Zeus10 » Mon Mar 06, 2017 3:07 pm

Gjeneza e popullit shqiptar dhe e gjuhës së tyre ndodh në mesjetën e hershme. Sipas K. Kaser-it, “Formimi përfundimtar i etnosit shqiptar është kryer në shek. VII-XII, kur mori fund dallimi i fiseve dhe dialekteve të ndryshme dhe ka filluar një bashkësi territoriale e arbërve.”15 Shqipja u formua nëpërmjet evoluimit të shkallëshkallshëm të një grupi jugperëndimor dialektesh ilire nga faza e fundit e ndikimit të latinishtes dhe me ardhjen e sllavëve.
Zhvillohen tipare të reja të shqipes. Ndodhin ndërrime morfonologjike (metafonia kryesisht a>e, apofoni, diftongizime, qiellzorëzimi i bashkëtingëlloreve në shumësin e emrave); rrëgjohen zanoret e patheksuara, sidomos në fillim të fjalës; kalimi [y] në [I} në zonat periferike; përgjithësisht theksi ngulitet në një rrokje të caktuar. Përftohen veçoritë morfologjike të lakimit e të zgjedhimit, që do të mbeten si tipare të shqipes në evoluimin e tyre: lakimi i dyfishtë i shquar dhe i pashquar; lakimi në ballë të fjalës; pjesëza e paravendosur trajtëformuese dhe fjalëformuese pas trajtave të gjinores, emrave të farefisnisë, mbiemrave (shfaqen mbiemrat e nyjshëm krahas mbiemrave të panyjshëm), numërorëve (shfaqja e nyjës së përparme dhe ndryshimi i saj gjatë lakimit); përftohet tema e veçantë e shumësit; prapavendosja e përcaktorëve të pavetëmjaftueshëm; riorganizimi i zgjedhimit jovepror; krijimi i kohës së kryer analitike; përzierja e së kryrës së hershme sintetike me aoristin; ndërtimi i trajtave të pashtjelluara. Sistemi i zanoreve ishte më i thjeshtë, me zanore të shkurtra e të gjata. Ndërpritet rotacizmi, nuk dëshmohet për huazimet sllave, ndërsa është i lidhur edhe me hundorësinë përpara tij në grupin verior dhe me kalimin e [a] në [ë] në grupin jugor. Rrjedhimisht, përvijohet ndarja e mëvonshme në dy kryedialekte.
Mua me duket se paku e pakuptimte, qe profesori e vendos gjenezen e kombit shqiptar ne Mesjete, duke mos lene te hapur mundesine qe ne jemi nje komb i vjeter, me karrakteristika te vecanta etnike, shume me te hershme se Mesjeta. Kjo e ben protoshqiptarin bashkekohes me protosllavin dhe eshte nje teori, per te cilen akademia serbe lufton prej kohesh.
Ndarja e mevonshme? Nese ka dicka qe intuita jone mund te na udheheqe si te sigurte, kur studjojme dialektet, ne pamundesi te shqyrtimit te dokumenteve te shkruar, eshte qe ndarja dialektore eshte shume me e hershme, se ajo qe nenkupton profesori.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
TeuAL
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 222
Joined: Tue Mar 10, 2015 3:28 am
Gender: Female

Re: Duke studjuar nje harte te ""lashte"".

#125

Post by TeuAL » Tue Apr 04, 2017 10:15 pm

TeuAL wrote:
Mon Feb 27, 2017 1:08 am
Nje prodhues-tregetues qeramike(tjegulla) me emrin ARBERI, ne periudhen shek. I - V pas Krishtit. Ne ngjitje eshte nje tjegull me stampen e tij e cila eshte gjetur ne Cirencester-UK, prane rruges qe ndertoi ushtria Romake.
Raste te tjera, edhe me heret se shembulli me lart, ku permenden popuj me emra " Arvii " dhe " Arverni " (ngjitjet jane nga libri: The Discovery of Middle Earth, Graham Robb).

vijon ...
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.

User avatar
TeuAL
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 222
Joined: Tue Mar 10, 2015 3:28 am
Gender: Female

Re: Duke studjuar nje harte te ""lashte"".

#126

Post by TeuAL » Tue Apr 04, 2017 10:18 pm

. . . vijon

Fleta 196 ku permendet "Arverni".
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.

Post Reply

Return to “Harta historike”