#198
Post
by ALBPelasgian » Wed Jan 02, 2013 11:03 am
Ashtu eshte rreqebull,
Vendimet e Kongresit te Berlinit cenuan hapesiren shqiptare pikerisht me gllaberimin e Thesalise, e cila s'ishte gje tjeter vecse nje aneks i Epirit. Me mijera shqiptare te Thesalise u shprengulen ose n'Vilajetin e Janines ose ne Turqi. Ata ishin kryesisht shqiptare te besimit islam. Pra, opinioni shqiptar sikur ka nje ide mjaft te gabuar mbi copetimin e trevave. Nuk ishte vetem krahina e Epirit qe u gllaberua nga Greqia, por ishte edhe Thesalia, ne te cilen mbizoteronte nje kategori e numert e bejlereve te fuqishem shqiptare. Njesoj edhe ne Mal te Zi: nuk u pushtuan vetem Ulqini, Tivari, Gruda e Gucia, por edhe Shpuza, Podgorica, Zhablaku e Plevla (Mjafton t'i shikoni ne nje harte keto qytete per te kuptuar se ato perfshinin krejt hapesiren e Malit te Zi te sotem).
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!