"Historia Bizantine"-autor Georg Ostrogosky
Georg Ostrogorsky (1902-1976), ka qene profesor ne Universitetin e Beogradit dhe konsiderohet njeri prej bizantologeve me te medhenj te shekullit te shkuar.
Ne vepren e tij "Historia Bizantine"
f. 360, kapitulli i gjashte, Ostrogorsky na sjell nje fakt interesant lidhur disa ngjarjeve ne Ballkan dhe pikerisht ne territoret bizantine te Serbise se sotme. Citojme kete faqe:
"Ne vitin 1183 Hungarezet dhe Serbet krijojne nje aleance midis tyre dhe pushtojne perandorine. Beogradi, Branishevi, Nishi dhe Sofja shkaterrohen: gjashte vjet me vone kryqetaret (Kryqezatat, shenimi im) rigjeten keto qytete te pa banuara dhe pjeserisht te shkaterruara. Me luften kunder Bizantit, Nemanja (Stefan Nemanja, shenimi im) mundi te siguronte vendit te tij pavaresine dhe ta zgjeronte teje drejt jugut dhe drejt lindjes ne kurriz te perandorise bizantine. Ne te njejten kohe ai zgjeronte pushtetin e vet edhe mbi Zenten (apo Zeta), e cila u bashkua me Rashia ne nje principate te vetme"
Ostrogorsky ne kete fakt historik qe sjell mbeshtetet ne vepren Jeriçekut me titull "Geschichte", Vell. I, f.264 ku ky i fundit si burime kryesore per ngjarjet ne Ballkan eshte mbeshtetur jo vetem ne autoret bizantine, por edhe prej informacioneve te kronikave te priftit te Deoklese, kronika te cilat perkojne me gjysmen e dyte te shekulli XII dhe kane ardhur deri ne ditet tona ne gjuhen latine, sikurse edhe per jeten e Stefan Nemanjit, shkruar ne gjuhen sllave prej djemeve te tije shen Sava dhe Stefani i Pare i Kurorezuar.
Por le te analizojme deshmite historike qe sjell Ostrogorsky. Ne se Serbet me ne krye Stefan Nemanje nuk jetonin ne Beogradin dhe Nishin e viteve per te cilat shkruajne kronikat, ku jetonin keto popullsi? Mos ndoshta pertej ketyre kufijeve bizantine (shih harten e bashkangjitur me shkrimin) veriore? Ne se Serbet do jetonin ne Beogradin dhe Nishin, territore te cilat pretendojne sot, per cilen arsye atehere keto qytete u shkaterruan pikerisht prej...serbeve ne vitin 1183? Ne se ne keto qytete, pra Beograd dhe Nish do kishte popullsi serbe atehere nuk ka llogjik qe keto qytete te shkaterroheshin po prej serbeve. Pra llogjika na çon qe keto qytete nuk banoheshin prej sllaveve apo serbeve. Ostrogorsky shkruan qe benin pjese ne perandorine bizantine, por nuk na jep te dhena lidhur cila popullate e banonte ne ate kohe, dhe mbi te gjitha shkruan se "kryqetaret mbas gjashte vjetesh i gjeten keto qytete te pa populluara", pra jo vetem ishte bere nje masaker karshi popullsise, por edhe debime masive. Gjithashtu ketu kemi nje fakt tjeter interesant dhe te pakundershtueshem ku, Nemanja me kete aleance me Hungarezet shtriu pushtetin e tij drejt jugut dhe lindjes , pra kemi te bejme me nje ekspansionizem dhe zevendesime popullsie ne territoret qe serbet ishin duke pushtuar dhe dyndur.
------
(Harta shkeputur prej te njejtes veper "Historia Bizantine" G. Ostrogorsky, f. 290-291)
