"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Viti 1789

Flisni për historinë e kombeve dhe racave të ndryshme, me analiza dhe dokumente.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Arban Blandi
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 464
Joined: Sun Apr 25, 2010 12:11 am
Gender: Male
Location: Іllyria, Ukraine
Contact:

Viti 1789

#1

Post by Arban Blandi » Sun Jul 25, 2010 1:37 am

Viti 1789
Image
• si ka mundësi që në shek. e 16-të në Evropë të kemi universitete dhe nuk kemi ende sistem arsimor fillor?
• si ka mundësi që në shekullin e 16-të një elitë arsimohet dhe merr arsim të lartë kur njerëzit e thjeshtë në Evropë, deri në vitin 1789, nuk dinë akoma masivisht të flasin mirë frëngjisht, gjermanisht, italisht, polonisht, greqisht, rumanisht, turqisht, rusisht, arabisht?
• a ka filluar arsimimi i njerëzve miliona vjet përpara apo në vitin 1770? - pyet me ironi gjermani Lenzen, president i Freie Universität në Berlin më 1994-ën.

Kuptohet, arsimimi i njerëzve ka filluar miliona vjet përpara. Kur doli Klasa e re e zezë e Fajdexhive – Bankierë, mësuan se me kartëmonedhën mund të rrosh në mënyrë parazite duke shfrytëzuar punën, djersën dhe dijen e mbarë njerëzimit. Kjo klasë e re Fajdexhinjsh, qe ajo që bëri në shekullin e 16-të kthesën më të shëmtuar në historinë e Njerëzimit.

Projekti i kësaj klase ishte dhe mbetet diabolik. Sundimi mbi njerëzit nuk mund të arrihej në një shoqëri të përbërë nga njerëz të ditur. Përveç kësaj, shoqëria nuk mund të sundohet kur ajo është kompakte, kur njerëzit flasin një gjuhë, kanë të njëjtat zakone, trashëgojnë të njëjta virtute, kanë zhvilluar një kulturë dhe art unik të tyren.

Kështu lindi ideologjia e Pax et Securitas, paqe në vendin e monarkëve dhe luftë anembanë globit. Por, që të vihesh në zbatim kjo ideologji, më parë njerëzit duhet të kalonin nëpër një periudhë të errët paditurie. Njerëzit në mbarë Evropën u lanë pa shkollë. Gjithë ato vepra e kryevepra evropiane në atë kohë, përveç një grushti të diturish, shumica nuk dinte t’i lexonte e t’i kuptonte.

Në shekullin e 16-të, Fajdexhinjtë, krahas punës për realizmin e këtij projekti, filluan shkatërrimin një e nga një të qyteteve të Mesdheut. Në Shqipëri u rrafshuan Durrësi, Apollonia, Butrinti e çdo qytet tjetër me rrënjë të thella në antikitet. Përtej oqeanit u dërguan ekspedita, dhe larg syve të botës u zhdukën nga faqja e dheut qytetërime të tëra. Evropën e pllakosi errësira dhe dhuna. Fajdexhinjtë ndanë mes tyre detyrat, secili prej tyre u vetëvendos sovran mbi atë pjesë të botës, që deshi.

U deshën 250 vjet, që të përgatiten tekste, që të formoheshin në universitetet e Evropës pedagogët e parë në mbarë Evropën, që në Evropë të fillonte më në fund më 1700-ën t’u jepej mësim njerëzve...

Kështu mund të shpjegohen të gjitha fenomenet shoqërore, që kulmojnë në vitin 1789 në Francë dhe në vitet 1820 – 1850 me krijimin e kombeve. Kështu ne mund të kuptojmë sesi në Francë deri më 1789-ën vetëm 12 % e popullsisë e fliste frëngjishten në mënyrë korrekte dhe, më e habitshmja e habive, përse 50% e francezëve nuk e dinte fare frëngjishten, përse në Itali italishtja u fut si gjuhë zyrtare në universitete vetëm më 1761-in, përse në Evropë më 1770-ën u vendos për herë të parë sistemi arsimor fillor, përse deri atëhere nuk kemi një sistem arsimor të mesëm në Evropë.

Vetëm kështu ne mund të arrijmë të fillojmë të kuptojmë se ç’ishte Akademia e Voskopojës në mes të territoreve të sunduara nga Otomanët, cili qe roli i saj, kur deri atëhere nuk kemi universitete te grekët (1824), rumunët (1860), serbët (1838), kroatët (1874), bullgarët (1904) etj.

Këto përse janë të shumta, dhe me kalimin e kohës shumë pyetje do të ngrihen dhe shumë përgjigje, edhe më të sakta, do të jepen. I tërë ky lëmsh në histori u ngatërrua me qëllimin e vetëm që një grusht njerëzish, që edhe sot e quajnë veten aristokraci:

• të humbin gjurmët,
• që populli i Evropës të përçahej më lehtë,
• që kacafytja e popujve me njëri – tjetrit të lehtësonte mbijetesën e një grushti njerëzish, që ende dhe sot e sundojnë botën veç me kriminelë dhe me mjete kriminale.
Our Scribd Channel - History was a damn dim candle over a damn dark abyss.

skyline1241
Junior Member
Junior Member
Posts: 1
Joined: Wed Feb 16, 2011 9:41 am
Gender: Male

Re: Viti 1789

#2

Post by skyline1241 » Thu Feb 17, 2011 1:01 am

Thanks you for the post.

Post Reply

Return to “Histori boterore”