"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Was Napoleon arbereshe?

Flisni për historinë e kombeve dhe racave të ndryshme, me analiza dhe dokumente.

Moderator: Strokulli

Post Reply
arberor
Member
Member
Posts: 48
Joined: Mon Mar 19, 2012 10:10 pm
Gender: Male

Was Napoleon arbereshe?

#1

Post by arberor » Sat May 25, 2013 8:42 pm

why are some Albanians pushing this without backing it up, this makes us look like fools

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Was Napoleon arbereshe?

#2

Post by ALBPelasgian » Sun May 26, 2013 2:53 pm

arberor wrote:why are some Albanians pushing this without backing it up, this makes us look like fools
Although the evidence is slim to allow historians to pinpoint his remote origin, there are some interesting indications which cast some light on Napoleon's origin. It has been stated that Napoleon's origin might be traced to the Maniote families which were settled in northern Italy as well in Corsica. If that is true, then Napoleon might be justly called Albanian by origin. A french historian claimed that Napoleon was greeted by many Arbresh families when he became consul.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

kreksi
Regular Member
Regular Member
Posts: 75
Joined: Thu Sep 03, 2009 9:15 pm
Gender: Male
Location: Francë

Re: Was Napoleon arbereshe?

#3

Post by kreksi » Mon May 27, 2013 9:20 pm

Duhet te intervenohet në këto raste rreptêsishtë, Pse ?

Kam para syve 5 volume per historinë e Napoleonit, edhe dy volume tjera Hitstoria e Napoleonit nga Andre Castelot... kam folur edh me Kastelot para ca vitësh, para se te vdiste...dhe ma ktheu; "Shqipëri moj e mjera Shqipëri" !
Por, kurrësesi JO nuk ka asgjë reale nga dosja juaj, e tera eshte fantezi dhe habitem se nga i merrni keto te dhena ju dhe se kush perhap propaganda te mbrapshta në kurrizin e popullit shqiptar dhe sila është arsyeja ?

Kemi deshmi te sakta per Napoleonin dhe masakren qe kreu ndaj shqiptarve, ai nuk isht shqiptar kurrësesi jo !
Si dhe pse Napoleoni i masakroi 4500 shqiptar ?

Sa i perkete Ali Pashes dhe Napoleonit kete e di forte mire nga libri i njohur i Bopit me nja 200 faqe, shume liber më vlera, sa i perkete permbajtjes së librit ku nê tê shifen interesat e medha qe ksihte Napoleoni për ti mbajtur në dor keto treva të rendesishme.

Që ka patur shqiptar në ushtrinë e Napolionit këtë e kemi ditur nga shumë kronika, ka patur edhe shumë kroat si dhe dalmatine me se shumti, kemi per Akadamiku i njohur francez Fransua Denijo rrjedh me origjine dalmatine ku i pari i tij me emerin Daniloviç kishte shkuar ushtar me ushtrin e Napoleonit edhe dzri në Moskë.
Mirëpo, një gjë ende nuk e kam të kjartë mirë apo ndoshta eshte edhe per te na ardhur keqë qe neve lavdrojmi vetem çastet e famshme te historise por ato njollat e liga nga e kaluara Napoliane ndaj shqiptarve nuk i tregojmi apo i kemi harruar ose, nuk jane te njohura ende per opinjonin e gjere shqiptar....?...diku ështê problemi, me qellime te caktuara dikush perhap propaganda te till për disa arsyje te caktura...
Para se te behej perandor Napoleoni beri nje fushat te madhe ne Egjiptë, kete e dini, atëhere ishte vetem se nje kaporal i shquar ku me ate rast mezi shpetoi koken nga anglezët dhe duke u kthyer ne rrugen toksore permes Palestines aty afer Jafes, ne izraelin e sotem ushtria e tij kishte rrethuar një fortifikatë ne te cilën ishin izoluar me se 4000 shqiptar dhe pas disa dite negociatash me ne fund shqiptarët ngrejne flamurin e bardh per tu dorzuar, siç iu kishte premtuar vete Napoleoni do i lente te lirë...Pasi dolen nga fortifikata shqiptarët e mjerë qe ne mesin e tyre kishte gra dhe femijë, Napoleoni qendroi tërë natën i menduar se si t 'ia bente me këta shqiptar...ku ti qonte, ushqim as për vete nuk kishte, ti liroje keta do shkonin në Egjiptë dhe do beheshin forcë e fuqisë angleze..!

Së pari, këtyre shqiptarve të dorzuar ua lidhen duart te gjithëve, i afruan buzë detit të Jafës dhe pritnin urdhërin nga Napoleoni tërë natën, do i lironte apo pushkatonte ?
Një masakër i hatashem u krye mbi ta të nesërmen në megjes herët, sa qe ata qe kishin mbetur gjallë nga armet e zjarrit, ne menyrë që të kursehej edhe baroti sa më shumë, jane therrur me bajoneta pa e lenë as një te gjallë, një krim i tmerrshem e i pafalshëm !

Pasi e perfundojne kete krim në gjak, Gjenerali Croisier i thote Napoleonit; "kete krim qe kemi bere këtë ditë ndaj ketyre njerzve te pafajshem qe u dorzuan vete, i vram në pabesi, duar lidhur, as perendia nuke do na e fali"... dhe ashtu iu ndodhi, pas një jave e tere ushtria e Napoleonit u shtri nga kolera ku vdiqen me qindra ushtar.
Siç e thash, ne kujtojmi vetem raste te kendshme e jo te hidhshme te perandorise se Napoleonit

Prandaj me befason se si dhe perse Napoleoni paska ndrruar mendim ndaj shqiptarve duke i integruar pastaj ne ushtrine e tij, kete e dijmi, veproi keshtu me suliotet...
Nejse, ka mundesi qe edhe nuke i ka njohur mire shqiptarët atehere me 1798 dhe tani kur behet perandor i ka njohur me mire se kush jane shqiptaret, sepse Tajlerani i shkruan letër dhe i thotë; "Asgjë nuk është për ne më e rëndesishme se sa të rikëmbemi Shqiperinë, Greqinë, Maqedoninë si dhe te gjitha krahinat e perandorisë turke te europës te cilat një dite do te na ishin teper te nevojshme"

Edhe nje gje desha te shtoja se keta 4500 shqiptaret qe i masakroi ne Palestinë ishin ne rruge per ne Egjiptë dhe ka mundesi Napoleoni kishte frike apo dyshonte se keta trupa posa te arrijin ne Egjiptë do te inkuadrohen ne radhet e ushtrise Angleze keshtuqe nga frika pa kurrfare arsye dhe kurrfare prove dhe pa kurrfare faji ka dhene urdher qe ti pushkatoje.

Para se ti pushkatoje shqiptaret shumica e tyre kishin shprehur deshiren qe te behen ushtar francez por Napoleoni kishte hedhur poshte kete propozim duke thene se kishte mungese per ushqimë, me fjalet , " si ti ushqej 4500 goj njeri kurse vete ne kemi munges uji e buke"...
Pra, per mua ky rast apo ky krim i pafalshem i Napoleonit ndaj shqiptarve nuke mundet te me mashtroje aqe shume qe ti qoj ne qielle lavdratat e tij per neve se gjoja na ka dashur shume neve dhe se ky liber sot qe ka dalur me deshmi se Napoleoni paska patur ushtri e gard shqiptare ne ushtrine e tije nuke me bejne te mbetem krenar fare ngase ne rende te pare shqyrtohet e keqja se çka bere ai ndaj shqiptarve te pafajshem njehere e pastaj nese gjendet diku ndonje leter se Napoleoni paska kerkuar falje ndonjehere ndaj ketij krimi qe e permenda atehere eshte diçka tjeter dhe tek e fundit nje njeri qe jep urdher qe te vriten 4500 njerez te pafajshem per mua ai eshte kriminel e gjakpires, nuk ka fjalë tjetër !

E megjithe keto levdata qe sot lexojmi ne per kete epoke nuke duhet te turprohemi qe te shkruajmi te verteten per Napoleonin, per te keq apo per te mire pra ketu kemi dy faqe napoleoniane, njera eshte teejt e zymt e tjetra e ndritshme.

Dhe me e keqja prap po e permendi, faqet e internetit jane te mbushura me tituj si; A ishte Napoleoni ndonjehere ne Shqiperi ?

Po mirë, ka dasht zoti qe nuk e ka qua në Shqipëri asnjëhere se po te kishte mbrri ne Shqiperi ai ndoshta do na shfaroste edhe me keq se që beri Pol Emili 167 (aty rreth) para krishti qe masakroi me se 150 000 apo me shumë epirotë...Disa thonë se kishte shkelur Napoleoni ne Shqipëri, edhe pse asnjë argument nuk egziston perpos dy frazave te nje autori qe pershkruan jeten e tij ku ne nje rast Napoleoni gjatë një fushate ne Spanjë, disa vite me vonë pra pasi qe i kishte masakruar shqiptarët, dhe ketu në Spanjë shef fshatarët dhe i thote nje eprorit te tij; "interesante si i paskan keta fshatar kepucat(opingat) si te shqiptareve)...dhe menjehere kjo fraz ka ndikua tek kerkuesit tanë dhe zgjuar kurreshtjen; ku i ka parë Napoleoni opingat e shqiptareve perpos se ne Shqiperi, keshtu lindin sot edhe titujt neper gazeta e internet me dyshimet se mos ndoshta napoleoni ka kene nê Shqipëri..?

Ju garantoj pra se:
Napoleoni nuk ka kene asnjehere në Shqiperi por keto opinga qe i ka parë në Spanjë tek baskët, ia kujtonin me siguri ato opingat e shqiptarëve të mjerë që i pushkatoi në brigjet e Jafës !

Mos të flasim pastaj per sa e sa trillime te tjera ku ne e bejmi këtë antishqiptar edhe me origjinë shqiptare, gjë qe kalohet çdo kufi më trillimet tona...dhe ende nuk e kuptoj se ku është qellimi i ketyre titujve, për të mashtruar kë, vetvehten apo te tjerët ?

Referime;
*Bonaparta nga autori Andre Castelot ne faqen 366 tek volumi i parë, jane me se 3000 deri ne 4000 Arnaute shqiptare,
Ky masaker eshte ekzekutuar me 8 Mars te vitit 1799, nga gjenerali Croisier me urdher te Napoleoinit i cili ishte aty ne vend te ngjarjes...Letra qe i dergon gjenerali Croisier te shoqes se tij ku i flete per murtajen qe i kishte shtrua per toke ku me qindra ushtar kishin gjetur vdekjen nga kjo smundje, ai i flete edhe epr mallkimin e perendis se ketyre arnauteve qe ra mbi ta pasi ua moren shpirtin ketyre njerezve te pa fajshëm.... Zoti i shqiptareve pra me siguri ua mori edhe ketyre shpirtin si e meritonin..

Pra kjo leter origjinale sot ruhet ne Biblioteken Kombtare Franceze në Paris
*Le 23 août 1797, Talleyrand écrivit à Bonaparte :
"Rien n'est plus important que de nous mettre sur un bon pied avec l'Albanie, la Grèce, la Macédoine et autres provinces de l'Empire turc d'Europe, et même toutes celles qui baignent la Méditerranée, comme notamment l'Égypte, qui peut un jour nous être d'une grande utilité"

Talleyrand Tajeran i shkruan letër Bonapartes;
" Asgjë nuk është për ne më e rëndesishme se sa të rikëmbemi Shqiperinë, Greqinë, Maqedoninë si dhe te gjitha krahinat e perandorisë turke te europës te cilat një dite do te na ishin teper te nevojshme".

Reagime edhe në forume tjera:

Këtu ju sjelli citimin nga M.... pra edhe njëhere...se ka shumë ngatrresa këtu dhe fantezi sepse napoleoni nuk i masakroi shqiptaret ne Egjiptë por nê Jafa, izraeline sotem duke u kthyer nga Egjipti...
"Forcat ushtarake frenceze, të egërsuara, me në krye gjeneralin Andreossi, kërkonin me këmbëngulje të arrinin fitoren, duke mos kursyer kështu edhe masakrat masive. Midis ushtarëve osmanllinj në Egjipt ka patur edhe mjaft luftëtarë shqiptarë. Ata vazhdonin t´i mbronin me trimëri kështjellat që iu ishin besuar. Komanda ushtarake franceze, me në krye Andreossin, në pamundësi për t´i hedhur në dorë kështjellat me forcën e armëve, u premtoi të rrethuarëve, luftëtarëve shqiptarë, si të huaj që ishin se do t´i linin të lirë të largoheshin së bashku me armët e tyre, mjaft që ata të dorëzonin kështjellat. Shqiptarët e besuan një gjë të tillë dhe dolën kështu nga kështjellat të armatosur, por general Andreossi i preu në besë, i çarmatosi rrugës dhe një pjesë të tyre e pushkatoi në deltën e Nilit. Thuhet se Napoleon Bonaparti, kur u vu në dijeni, e dënoi pabesinë e gjeneralit të tij dhe e përkufizonte këtë fitore me masakër me këto fjalë: 'Ushtari francez nuk është mësuar të korrë fitoren mbi kundërshtarët, duke i mashtruar dhe çarmatosur në befasi'. Njëkohësisht, këtij gjenerali i mori edhe medaljonin prej gurësh të çmuar që vetë ja kishte dhënë."..E tëra kjo është gabim ose genjeshter !
Burimi i sakët është këtu;
"Referime;
*Bonaparta nga autori Andre Castelot ne faqen 366 tek volumi i pare, jane me se 3000 deri ne 4000 Arnaute shqiptare,
Ky masaker është ekzekutuar me 8 Mars te vitit 1799, nga gjenerali Croisier (kruazie) me urdher te Napoleoinit i cili ishte aty ne vend te ngjarjes...Letra qe i dergon gjenerali Croisier te shoqes se tij ku i flete per murtajen qe i kishte shtrua per toke ushtrinë franceze disa dite mê vonë nê St. Jean d'Acre ku me qindra ushtar kishin gjetur vdekjen nga kjo smundje, ai i flete edhe epr mallkimin e perendis se ketyre arnauteve qe ra mbi ta pasi ua moren shpirtin ketyre njerezve te pa fajshëm.... Zoti i shqiptareve pra me siguri ua mori edhe ketyre shpirtin si e meritonin..

Pra, kjo leter origjinale sot ruhet ne Biblioteken Kombtare Franceze në Paris..

*Emri Bonaparte iu dha te j"atit te Napoleonit i cili anoj kahë ana e pushtuesve francez dhe francezet e moren si iniciative te mirë nga ana e tij, se zgjedhi anen, krahun e duhur "boenna parte"= zgjedhje e kendshme, e mençur...

Post Reply

Return to “Histori boterore”