"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Analiza historike.

Flisni për historinë e kombeve dhe racave të ndryshme, me analiza dhe dokumente.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Analiza historike.

#1

Post by Mallakastrioti » Mon Sep 22, 2014 12:35 pm

Kur historia "riperterit" vetveten.
"Historia ngjason me shpendin mitologjik te Feniksit i cili ringjallet prej hirit te vet"
E. Canaj
-------------
Lufterat pergjate historise, si baze kryesore, apo si bosht kryesor, kane patur perhere interesin ekonomik.
Ne historine njerezore, si ate moderne, apo edhe te lashte, mbas çdo lufte bere ne emer te nje Zoti apo Perendie te caktur, perhere jane fshehur interesat ekonomike.
Fiset e ndryshme, duke nisur qe prej lashtesise, kur gjendja e tyre ekonomike, sikurse rritja demografike, nuk kenaqte nevojat si te individit ashtu edhe te bashkesise, perhere qe te mbushnin kete boshllek nisnin ate qe njihet si emigrim dhe kolonizim. Fakt mbeshtetes ne kete pike eshte pikerisht ai qe njihet si kolonizim "pan-helenik", ku, fise te ndryshme, te keshtuquajtur apo njohur si "helene/greke" nisin te kolonizojne Azine e Vogel, Ballkanin Perendimor sikurse Italine e Jugut. Cilat ishin qellimet kryesore? Qellimet kryesore nuk ishin veçse per arsye ekonomike dhe demografike. Ne emer te ciles çeshtje u kryen keto ekspansione te tipit "imperialistik" (ne se do na lejohej te perdornim kete term) ne fillimet e saj, kryesisht shek. VII-VI p.Kr ? -Pergjigja do ishte nje retorike ne kete rast.
Vazhdojme me tej.
"Lufta e Peloponezit" (faza e njohur si Arkidamike), siç sillet prej Tuqiditit, plas ne vitin 431 p.Kr., dhe vazhdon per gati dhjete vjet. Kjo lufte nis ne ato qe njihen si koloni greke, siç ishte Epidamni apo Durresi ne Iliri, pra, lufte e tipit kolonial. Arsyet, apo ajo qe do cilesonim si "casus belli" ne kete rast ishin sigurisht politike, por edhe etnike sikurse kontrolli territorial. Mos te harrojme qe Epidamni apo Durresi ishte pike nevralgjike detare ne ate kohe.
Ne periudhen qe ne historigrafi njihet si "periudha helenistike", Aristoteli nxit Aleksandrin e Madh, qe ky, "te perhape helenizmin" ne gjithe vendet qe do pushtoje, pra, te perhape ate qe per kohen do klasifikohej si "qyteterimi helen" apo ndryshe njohur si "grek", sikurse "te trajtoje 'barbaret' si bime dhe kafshe", por,sigurisht kete keshille te fundit te Aristotelit, Aleksandri jo vetem qe nuk e ndoqi dhe e vuri ne praktike, por me teper, ai u martua me nje "barbare" me emrin Roksana.
Cilat ishin qellimet e Aleksandrit te Madh?
Ne emer te atij "helenizmi", indoktrinuar prej Aristotelit, Aleksandri i Madh nisi fushaten e tij drejt gjithe vendeve te njohura dhe te pa njohura per boten e atehershme Mesdhetare. Por, perveç çeshtjes "helenizim", mund te themi pa kurrefare ndroje, sikurse te mbeshtesim tezen qe; Aleksandri kishte synime ekspansioniste te tipit Perandorak, Tek e fundit, Aleksandri, nuk kerkoi te "helenizoje" me dhune asnje fis apo popull qe neneshtroi ne fushatat e tij. Si perfundim eshte se Aleksandri kishte qellime te tjera, me pragmatike dhe ne kete rast nuk mund te ishte tjeter perveçse ato ekonomike.
Perandoria Romake dhe arsyet e ekspansionit.
Perandoria Romake lind me teper per arsye te tipit imperial. Romaket e lashte, pranuar pergjithesisht sot prej studiueseve, nuk ishin nje etnos italik, pra autokton, por kolone te ardhur, ndoshta, prej Azise se Vogel. Fillimisht romaket neneshtrojne dhe kryejne genocide karshi fiseve Etruske qe banonin gadishullin italik ne ate kohe.
Roma nis nje politike ekspansioniste pertej kufijve italik me prapavija te qarta ekonomike, pra, duke mos fshehur qellimet e veta. Roma nuk asimilonte popujt,por, kerkonte besim si dhe taksa, apo sherbim te detyrueshem ushtarak ne radhet e Legjioneve te saj.
Perandoria Romake ( Imperium Romanum) ka nje jetegjatesi per me teper se katerqind vjet, por, ne kete pike ka nje debat midis studiueseve dhe nuk do e trajtojme ne shkrimin tone.
Perandoria Romake ndahet ne vitin 395 m. Kr., ne dy pjese, ate te perendimit dhe ate te Lindjes, ku, kjo e fundit ne menyre kovencionale ne kohe moderne u emertua si "Perandoria Bizantine" dhe jetegjatesia e saj shkon prej vitit 395 m. Kr., dhe deri ne vitin 1453 (me teper se njemije vjet) ku pikerisht Kostandinopoja, qendra e saj, bie dhe pushtohet prej Otomaneve udhehequr prej Mehmetit II.
Perandoria Romake e Lindjes, apo Bizanti, arriti te mbijetoje kaq gjate per shume arsye, pasi, sikurse Perandoria Romake "e unifikuar" ne fillimet e saj, nder te tjera, ndoqi nje politike te tipit ekonomik me teper se fetaro-ideologjik apo asimilimi, kjo Perandori nuk kerkoi te perhapi dhunshem statusin fetar-shqoqeror ne gjithe ate miriade popujsh qe e perbenin. Nuk kerkoi te imponoje me dhune ideologjine fetare, por, perplasjet ne kete aspekt i pati perhere ne vetvete. Si perfundim, ne aspektin ideologjik fetar pati nje implozim (duke mos harruar qe lufterat shizmatike ishin perhere perbrenda Perandorise).Ne shekullin e shtate mbas Krishtit, kur Irakliu mund persianet dhe i neneshtroi, ai nuk u imponoi krishterimin, por thjesht u imponoi taksa ne kontrata afatgjate.
Pushtimet Arabe.
Po ne kete periudhe, pra, kur biznatinet korrin fitore kunder persianeve nen Irakliun, Profeti Muhamet hedh themelet e nje bashkimi fetar-politik tek Arabet.
Vetem pak vjet prej vdekjes se Profetit Muhamet, Arabet nisin politikene tyre ekspansioniste, por, jo per te perhapur islamizmin, por per te perfituar toka me pjellore, pikerisht sepse tokat e tyre ishin teje te varfera. dhe jo pjellore. Ne kete kontekst, me Arab nuk duhet te kuptojme nje popullsi uniforme per kohen, por fise arabe, perkatesi etnike te ndryshme dhe nomadike, si dhe me nje gjuhe jo te unifikuar.
Fillimisht, pre te agresoreve Arab, u bene dy Perandorite qe kishin luftuar njera-tjetren, pra, Perandoria Bizantine dhe ajo Persiane. Perandoria Persiane bie gati menjehere prej sulmit Arab dhe ajo Bizantine humbet territoret e saj lindore vetem dhjete vjet mbas vdekjes se Profetit Muhamet .
Sipas historianit G. Ostrogorsky, nen udheheqjen e kalifit Omar, pushtuesit te madh, Arabet arrijne te thyejne forcat Bizantine dhe tu marrin atyre tokat persiane, toka keto qe Bizanti ia kishte pervetesuar Perandorise Persiane. Gjithashtu, me vone, te njejtin fat e priste Sirine, ku, kryeqyteti i saj, Antiokia, iu dorezua Arabeve pa lufte. Me tej forcat Arabe shtyhen drejt Palestines, por ketu pati njefare rezistence,Ne fund edhe Jeruzalemi bie ne duart e Kalifit Omar ne vitin 638. Ne te njeten kohe edhe Persia pushtohet prej Arabeve, sikurse Mezopotamia bizantine bie ne duart e tyre. Prej Mezopotamise, Arabet hyjne ne Armeni, sikurse nis lufta arabe per te pushtuar Egjiptin.
-----

Image
-vazhdon-
Image

Post Reply

Return to “Histori boterore”