Eduart wrote:
o Vella !
Dakord mor burre e admiroj Skenderbeun per mjeshterine e tij luftarake. Puna eshte se cili qe rezultati? Sa e mencur eshte kjo lloj lufte? Te fitosh nje beteje (Qofte edhe te gjiha betejat) nuk eshte e thene se je fitimtar. Ca gjera duhet ti kuptojme ne shqiptaret se murit nuk i bihet me koke. Pse mor burre gjithmone me kesoj lloj komandantesh ne? Edhe Enver Hoxha keshtu mendonte kur thoshte se Shqiperia eshte shkemb graniti. ata na kane ne gryke te pushkes e ne ne gryke te topit. Deri kur me kshtu me keta komandante te cmendur ? deri kur do vzhdojme me trimerite e Don Kishotit. I forte eshte edhe Elefanti edhe Luani. Puna eshte se njeriu te dyja keto kafshe i ka futur ne kafaz. Kur do kemi Lidere ne shqiptaret per te perdorur forcen e trurit dhe jo te krahut? Krahun e perdor hamalli ndersa trurin shefi i tij.
Si mund te gjykohet Skenderbeu, nga pozitat e sotme, nga njerez si ne, me ndergjegje kombetare te konsoliduar, per perzgjedhje te gabuar te luftes, kauzes se saj dhe mundesive per ta perballuar ate?
Eshte e lehte te besh kritikun nga poltroni komod i njeriut modern, te vecuar ne individualitetin e tij kombetar, por kjo kritike eshte ne kufijte e qesharakes. Pastaj si mund te krahasohet Skenderbeu me Enverin?
Skenderbeu luftonte kunder te huajve, qe ne fund te fundit i kishin shkelur ne token e tij, kurse Enveri luftonte kunder shqiptareve, ne interes te te huajve. Skenderbeu luftonte ne balle te rradheve dhe armiqte e HUAJ, qe zinte rober u falte jeten me gjenerozitet, Enveri fshihej skutave dhe nuk hodhi nje pushke, por kur morri pushtetin nuk kurseu as jeten e grave shtatzena, mekati i vetem i te cilave ishte qe ishin kundershtare politike te tij. Prandaj, te lutem Eduart, mos krahaso te pakrahasushmet, pavaresisht alergjise qe mund te kesh per Skenderbene, qe na paska vrare "vellezerit" muslimane, qe u shfaqen ne token tone me jatagane dhe te etur per jete shqiptaresh.