A mund te pranojme qe i njejti vend te ruaje dy toponime sllave? Pra, qe Kosova dhe Rascia (Raska) te jene qe te dyja toponime sllave, vendosur prej sllaveve?
Me i vjetri sigurisht qe eshte ai i Rascia (Raska), pasi ndeshet per here te pare ne shek. XIII mbas Kr., apo, kur Stefan Nemanje merr titullin e Mbretit te serbeve ne vitin 1217 dhe territoret te cilat ai ia shkeput Perandorise Bizantine, u jep thjesht emertimin; territoret e "Rashia/Raska". Termi "Kosove" lind shume vite me vone, por ne duhet te ndalemi ne kuptimin e toponimit "Rashia/Raska"
Sipas fjalorit etimologjik italian (on line) ky toponim, apo emer, do te thote thjesht " cope rrobe prej leshi, veshje e forte, apo e trashe, prej leshi e cila perdorej prej marinareve dhe peshkatareve ne vendet sllave".
Ne se nje shpjegim i tille eshte i vertet, atehere me serbishten dhe serbet, kjo fjale nuk ka asnje lidhje, pasi serbet nuk ishin (dhe jane) as peshkatare dhe as marinare, pikerisht sepse nuk kane lidhje me detin dhe ujrat detare ne pergjithesi.
Por, mendimi im eshte se kjo veshje eshte pikerisht guna e leshit, tipike e vendeve malore, veriore, shqiptare si dhe ne shqip ende sot ruhet kjo fjale e cila ka lidhje te drejteperdrejt me leshin apo perpunimin e leshit te bagetive per veshje:
RESK m.
1. Lesh deleje i gjatë dhe i ashpër.
2. Përd. mb. sipas kuptimit të emrit. Lesh resk.
Pra si perfundim, ky toponim, mendoj se ka nje lidhje te drejteperdrejt me nje fjale shqipe dhe nuk mund te pranojme faktin qe sllavet te kene dhene dy emra te ndryshem ne dy periudha te ndryshme. Termi Kosove eshte me teper i bazuar ne nje mit serb i cili lind me vone.

Duhet te perdorim disi edhe llogjiken ne kete rast, mendoj une, pikerisht sepse keto popullsi ishin popullsi malore dhe profesioni i tyre kryesor ishte ai baritor, pra blegtoria, ku edhe veshja e popullsise ishte kryesisht prej perpunimit te leshit te deles. Pra, "njerezit qe visheshin me sharqe", "njerezit e perdornin ne veshje leshin e deles, Reskes ". Po ate veshje te cilen e çuan deri ne Greqi.
