"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Kronika e Monemvasias (Avarosllavet ne Peloponez)

Flisni për historinë e këtyre dy rajoneve shumë të rëndësishëm, popujve dhe racave që e kanë banuar dhe e banojnë.
Post Reply
User avatar
Trojan
Honored Member
Honored Member
Posts: 382
Joined: Fri Jul 30, 2010 9:03 pm
Gender: Male

Kronika e Monemvasias (Avarosllavet ne Peloponez)

#1

Post by Trojan » Sun Oct 17, 2010 9:21 am

Duke kërkuar ne arkivat e bibliotekës se Manastireve ne "Agion Oros"(Malin e shenjte Athos)
Profesori i degës se historisë ne universitetin e Athinës dhe me vonë Kryeministër..

Spiridhon Lambros (1851-1919) gjeti dhe publikoi:


a)Nje doreshkrim ne Manastirin Iviros(iberik)(kodi 329,faqja 203) qe e titullon
“Inventar Iberik i Kronikes se Monemvasias”

b)Nje doreshkrim ne Manastirin Kutlumusiu(kodi 220,faqja 194a-196b) me titullin
"Ne kohen kur u popullua Monemvasia dhe ne c'menyre"

c)Nje doreshkrim te gjetur nga Giouseppe Pasini ne biblioteken mbreterore te Torinos me titullin
"Rreth ndertimit te Monemvasias" qe ishte publikuar me perpara me 1749..
Te tre keto doreshkrime pershkruajne kronikat e Monemvasias dhe jane njesoj njera me tjetren:
Ja se cfare shkruajne ato:


[quoteem]"Ne një sulm tjetër te tyre, ata(Avarët) pushtuan te gjithë Thesaline,Greqine,Epirin e Vjeter,Atiken
dhe Evian
.U sulen edhe drejt Peloponezit qe mbasi e pushtuan me lufte duke dëbuar dhe shkatërruar popujt
fisnik(ose autokton)
dhe ata helen, u vendosen ata aty.Kush nga ata(vendasit) arritën qe te ikin nga
duart e përgjakshme te tyre, u shpërndan "ne te kater anët".
I gjithë qyteti i Patres u shpërngul ne Rhegium te Kalabrisë,banoret e Argosit ne ishullin qe quhet Egjina kurse Lakonet(Spartanet)
u shpërngulen ne Sicili,
dhe janë ende atje , ne nje vend qe quhet D(h)emena dhe quhen Dhemenite ne vend
te Lakedhemonite, mbajnë akoma dhe dialektin e tyre.Te tjerë nga këta(Lakonet) gjeten një vend te thepisur(futur)
afer detit, aty ndertuan nje qytet te fortifikuar qe e quajtën Monemvasia, ngaqe kishte vetem nje hyrje
per tu futur dhe banuan aty bashke me peshkopin e tyre.Kurse barinjtë dhe fshataret(lakone) u shpërngulen dhe
jetonin ne vende te thepisura aty afër, dhe deri kohet e fundit quheshin "Tzakonies".
Kështu Avarët mbasi e pushtuan Peloponezin qëndruan aty për 218 vjet, pa qene te nënshtruar as ne
mbret Romak(Bizantin) dhe as ne ndonjë tjetër,domethënë qe nga viti 6096(587m.k) qe është ndërtuar toka!!,
qe ishte viti i 6shte i mbreterise te Mauricit dhe deri ne vitin 6313(805m.k) qe ishte viti i 4rte
i mbreterise te Nikiforit te Vjeter qe kishte djal Stavrakion.
Vetëm pjesa e lindjes se Peloponezit qe ishte vend malor dhe i vështire për te jetuar,nga Korinthi
deri ne Malea, ishte i pa prekur nga popujt sllav dhe aty dërgohej gjenerali i Peloponezit nga mbreti
romak(bizantin).Nje nga këta gjeneralët, duke u nisur nga Armenia e Vogël(Mikra Armenia),nga fara(fisi)
me emër Skliro,luftoi,pushtoi dhe i zhduki me ne fund popujt sllav dhe ne vend te tyre solli popullin
e vjetër.Kur e mori vesh mbreti Nikiforos këtë u gëzua shume dhe mori masa për restaurimin e qyteteve
dhe kishave dhe barbaret i ktheu ne te krishterë.

Me vone kur mësoi qe populli i Patres ishte shpërndare
dha urdher dhe i ktheu prapë mbrapa bashke me priftin e tyre Athanasin.Dhe e ktheu Patren nga kryedjoqeze
ne metropol.

Qytetin Lakedhemona, e ndërtoi nga fillimi dhe aty kolonizoi popull te perzjere, Kafir(Qafir!!),Thrakas,
Armen dhe te tjerë te ardhur nga qytete dhe vende te tjera
, dhe e beri prap djoqeze me qendër metropolin
e Patres, ne te cilën bashkangjiti edhe dy dioqeza te tjera, Methonin dhe Koronin.[/quoteem]

1) Ne analizën e tekstit te dorëshkrimit te Manastirit Iberik , behet fjale për shpërnguljen e
lakoneve qe shkuan ne Sicili duke ndërtuar aty qytetin 'Demena' dhe qe ata jetonin ende aty kur u
shkrua Kronika.
Por simbas Michele Amari ne librin e tij "Storia dei Musulmani di Sicilia, Demena eshte nje qytet
qe ndodhet ne Verilindje te Sicilise, dhe nuk ekziston me qe nga fundi i shek 10
(Charanis 1950,f.144)

2) Me pas behet fjale qe dominimi Avaro-Sllav ne Peloponez mori fund ne vitin e 4rt te mbreterise
te Nikiforit te vjetër. Referimi i Nikiforit te vjetër do te thotë qe me pas ka pasur një tjetër
perandor me po këtë emër.Ky tjetri është Nikiforos Fokas qe ka mbreteruar midis 963-969.
(Nikiforos A' me djalë Stavrakion ka mbretëruar nga 802-811, dhe është Nikifori i vjetër i references)



Mbas kombinimit (1,2) me larte duket qarte qe kronika eshte shkruar brenda 30 vjetorit te fundit te Shek.10te
dhe jo te shek 16te sic kane mbeshtetur :

a)Karl Hopf (1872,f.62
b)Gustav Hertzberg (1906,f.197)
c)Konstandinos Paparrigopulos (1969, f.230)
d)Nikos Beis (1909,f.104)


3)Informacionin qe për 218 vjet dominonin Avaro-sllavet mbi Peloponez, nuk mund ta ket marre nga
letra e Patriarkut Nikola(1084-1111) qe i dërgon Aleks Komnenit sic shkruajnë autoret me larte
ngaqë Patriarku ka jetuar një shekull me pas Kronikes

4)Ne 1912 , Sokrati Kugea, publikoi një koment te Peshkopit te Cesarese qe quhej Aretha, ne përmbledhjen e kronikes
se Patriarkut Nikifor(806-815) qe e zbuloi ne (Kodikun DA 12, f.6a) te bibliotekës se Drezden,i cili mbas luftës
u dërgua ne arkivin shtetëror ne Moske.


Komenti i Arethes ngjasonte shume me disa pjese te Kronikut te Monemvasias, por nga njëra ane Aretha kishte shkruar
komentin ne vitin 932 dhe nuk ishte e mundur te kishte kopjuar Kronikun e Monemvasias,qe është përmbledhur
disa dhjetëvjeçare me vone dhe nga ana tjetër pjesët e Arethes qe janë te ngjashme shume me Kronikun e Monemvasias
konkluzojme qe edhe Aretha por edhe autori i kronikut i kane shkruar duke kopjuar një tjetër dorëshkrim me te vjetër
qe tani nuk ekziston me.



marre dhe perkthyer nga:
http://lithoksou.net/monemvasia.html

Post Reply

Return to “Historia e Mesdheut dhe Ballkanit”