"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Te paret tane ne Siri

Flisni për historinë e këtyre dy rajoneve shumë të rëndësishëm, popujve dhe racave që e kanë banuar dhe e banojnë.
Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4130
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Te paret tane ne Siri

#1

Post by Zeus10 » Thu May 10, 2012 1:58 pm

Burimi: Top -Channel, shkrues FATOS BAXHAKU
– Teksa rrugët e qyteteve siriane vazhdojnë të përzhiten orë e minutë nga flakët e luftës civile, teksa diplomacia ndërkombëtare deri më tash është treguar e paaftë të ndalë gjakderdhjen, teksa çështja siriane vazhdon të jetë një hekur i skuqur mbi trupin e lodhur të popujve arabë, na shkuan ndërmend se diku, dikur kishim lexuar mbi praninë e fortë shqiptare në këto anë.

Ka shumë gjasë që shumë prej portreteve të shqetësuara, të përgjakura, të vetmuara që shohim përditë në ekranet tona të vogla të jenë pasardhësit e shqiptarëve të Sirisë. Ja se çfarë thotë historia.

Në vitin 1521, Sulltan Sulejman Ligjvënësi i nënshtroi përfundimisht prijësit mamlukë. Që prej asaj kohe e deri në 1916 shqiptarë e arabë sirianë jetuan nën të njëjtën çadër të madhe, nën Perandorinë Osmane. Shqiptarët e parë që u dukën këtyre anëve ishin sundues ushtarakë. Më i pari prej tyre rezulton të jetë Mehmet Pashë Dukagjini, i cili në 1550 ishte vali i Halepit. Ky ka mbetur i njohur për disa ndërtime të rëndësishme që la pas. Në mes dhe në fund të shekullit XVI, valinj të Damaskut ishin Lala Mustafa Pasha dhe Sinan Pasha, që të dy shqiptarë. Më 1590 të njëjtin vend e zunë me radhë Mustafa Pasha dhe Mehmet Pasha edhe këta nga gjaku ynë.

Rreth 1600 në krye të vilajetit të Halepit ishte shqiptari i rreptë Nasuh Pasha. Ky ka mbetur i njohur në historinë e Sirisë si njeriu që arriti të nënshtrojë jeniçerët që bënin zullume mes popullsisë së thjeshtë. Në 1608 në krye të Damaskut ishte prizrenasi Kuçuk Sinan Pasha. Në 1645 në të njëjtin post erdhi Mehmet Pashë Qypryliu i famshëm, origjina e të cilit ishte nga Roshniku në afërsi të Beratit. Mehmet Qypryliu u bë më pas Vezir i Madh (ekuivalenti i sotëm i Kryeministrit) dhe vendin e tij në Damask e zuri i biri, Ahmet Pasha. Ky e shpëtoi qytetin nga anarkia dhe uria. Edhe ky, njësoj si i ati u bë më pas Vezir i Madh në Stamboll.

Por nuk ishin vetëm valinjtë shqiptarë ata që lanë gjurmë në historinë e Sirisë. Në shekujt XVII-XVIII duket se këtu ishin ngulitur shumë shqiptarë, më së shumti si ushtarë. Në ditarin e një berberi nga Damasku shkruhet se kur Valiu i Damaskut unispër ekspeditë ndëshkimore në Palestinë ai kishte me vete 500 shqiptarë. Në 1757 në disa luftime rreth Damaskut marrin pjesë edhe njëzet bajraktarë shqiptarë. Në fund të shekullit XVIII truprojat e valinjve ishin të gjithë shqiptarë. Një vali boshnjak ua detyron jetën këtyre, sepse ishin pikërisht shqiptarët që e shpëtuan nga një komplot vrasës që ishte organizuar prej vetë ushtarëve të tij boshnjakë.

Pa asnjë dyshim shqiptari më i njohur në Siri është Ibrahim Pasha, i biri i Mehmet Ali Pashës së Egjiptit. Ky vuri nën administrimin e tij gati të pavarur gjithë Sirinë e sotme dhe një pjesë të madhe të Palestinës. I lindur shqiptar, por i rritur si arab, ky ëndërronte një shtet të madh e të pavarur arab. Ishte i pari ndër politikanët e kohës që zgjoi vetëdijen arabe. U njoh për reformat e thella mes të cilave edhe lirinë e fesë. Vetëm nën sundimin e tij të krishterët mund të hipnin në kalë dhe të mos vishnin rrobat detyruese që i diferenconin ata nga shumica myslimane. Një nga të krishterët më të njohur të vendit, Hana Bahkri, ishte i pari ndër ta që jo vetëm u bë ministër i Financave, por edhe mori titullin bej. Gjë e padëgjuar deri më atëherë në Sirinë e kohës. Ibrahim Pasha reformoi shkollat dhe ngriti shtypshkronja në të gjithë Sirinë. Sundimi i tij zgjati në periudhën 1832-1840. Pas kësaj, vetë Fuqitë e Mëdha perëndimore kthyen në vend autoritetin e sulltanit. Në fakt, në hije ishte vetëAngliaajo që nisi të luante telat në Lindjen e Mesme. Pikërisht në këtë kohë nisi tinëzisht një periudhë e gjatë kolonizimi pasojat e së cilës ndihen ende edhe sot e kësaj dite.

Në periudhën e sundimit të Ibrahim Pashës kemi shtimin më të madh të pranisë shqiptare. Në 1832 numërohen rreth 15 mijë shqiptarë në ushtrinë e Ibrahim Pashës. Ironia e fatit deshi që në Siri të luftonin më shumë shqiptarë me shqiptarë sesa osmanë kundër arabëve. Shqiptarët ishin të shumtë edhe në krahun e ushtrive të Sulltanit. Gjatë një beteje që u zhvillua në dhjetor të 1832 afro 12 mijë shqiptarë, që ishin ushtarë të sulltanit dezertuan dhe u bashkuan me bashkëpatriotët e tyre të krahut të Ibrahim Pashës. Shumica e tyre mbeti në Siri, Palestinë, Liban. Pashai ua njohu nderin duke i shpërblyer me toka. Në 1834, banorët e Damaskut panë me kërshëri me qindra fishekzjarrë që ngriheshin drejt qiellit. Pastaj dëgjuan një turmë njerëzish që brohorisnin pareshtur “Krishti u ngjall, Krishti u ngjall!”. Këta ishin afër 7 mijë shqiptarë që nën drejtimin e Mustafa Pashës erdhën nga Kreta në Damask ku u vunë nën mbrojtjen e Ibrahim Pashës. Thjesht po festonin Pashkët. Shumica e tyre mbeti përgjithnjë në Siri.

Ardhja e shqiptarëve në këto anë vazhdoi edhe pas rikthimit të pushtetit osman. Shqiptarët vinin këtu më së shumti si ushtarë. Në 1844 duket se ata ishin aq shumë saqë një kryengritje kundër mobilizimit të përgjithshëm ushtarak që ndodhi në 1844 është quajtur si “kryengritja e shqiptarëve”.

Në gjysmën e dytë të shekullit XIX guvernator i Halepit ishte Pashko Vasa, ndërsa në 1890 vali i Bejrutit dhe Damaskut ishte vetë Ismail Qemali, babai i Pavarësisë sonë. Ismail Qemali ndenji vetëm pak kohë në këtë post, por njësoj si paraardhësi i tij, Ibrahim Pasha, edhe ky e nxiti fort idenë e krijimit të një shteti arab.

Shqiptarët, me kalimin e kohës, u bënë një komunitet shumë i fortë në Damask. Ata madje kishin edhe lagjen e tyre që quhej Suk Saraxha. Zakonisht mbanin mbiemrin Arnauti (emërtimi osman për shqiptarët). Një nga familjet shqiptare, Mardam Bek, në fillim të shekullit XX ishte një ndër më të njohurat e më të pasurat e parisë siriane të kohës. Pjesëtarët e saj e kishin origjinën nga Lala Mustafa Pasha. Shumë valë shqiptarësh mbërritën këtu gjatë luftërave ballkanike 1876-1878 dhe 1912-1914. Nga komuniteti “arnaut” shqiptar kanë dalë shumë njerëz të njohur të arteve dhe politikës, ndonëse më së shumti ata mbetën zanatçinjtë e vegjël të rrugëve të vjetra të Damaskut, pasardhës të kohëve kur shqiptarët ishin më së shumti ushtarë në shërbim të të tjerëve. Kush e di se ç’po ndodh këto ditë me njerëzit e gjakut tonë në vendin e përzhitur nga urrejtja civile.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Post Reply

Return to “Historia e Mesdheut dhe Ballkanit”