"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Historia shqiptare e Anadollit dje…

Flisni për historinë e këtyre dy rajoneve shumë të rëndësishëm, popujve dhe racave që e kanë banuar dhe e banojnë.
Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Historia shqiptare e Anadollit dje…

#1

Post by Adriana » Sun Nov 04, 2012 6:51 pm

Nje e vertete e hillur dhe kjo ne vitin 1923 bashkepunimi turqi - greqi ...mund te jepni ndonje mendim per kete artikull?

[quoteemHistoria shqiptare e Anadollit dje…]".....Shqiptarët e Izmirit jo me qindra po me mijëra përfunduan të mbytur në ujërat e ftohta të brigjeve të Izmirit. Thirrjet dhe lebetitjet e këtyre njerëzve deri në kupë të qiellit, që u lanë në mëshirë të fatit, s’ka penë që t’i përshkruajë. Rastet e tyre i gjen edhe sot në Katerini, një lokalitet afër Athinës..."


...
“Hirushja” e vatrës, siç e quan Robert D’Anzheli gjuhën shqipe, mbeti pjesë e pandarë e jetës së banorëve të Anadollit. Asaj gjatë viteve të zotërimit bizantin iu shtua gjuha greke si gjuhë kulture, e kishës dhe gjuhë zyrtare e perandorisë për 10 shekuj dhe më pas gjuha osmanishte për 6-7 shekujt e fundit deri në ditët tona. Pra pati një shtresëzim 3-4 gjuhësh në shekuj, megjithatë shqipja u mbijetoi valëve zemërake të qindvjeçarëve. Rastet e saj i kemi gjetur të gjalla në Ishujt Prinkipo apo të Princave në Stamboll, ku popullsia vëndase ndonëse shkollimin e ka bërë në greqisht por edhe në turqisht, shqipen çuditërisht e ka ruajtur si gjuhë shtëpie. Dikush mund të shtrojë pyetjen e ligjshme: Shqiptarët janë autoktonë në Turqi, në Anadoll?! Por e vërteta e shekujve është kjo. Një marrëveshje e Lozanës në 1923-25 prishi konfiguracionin e popullatave në të dy krahët e Detit Egje. Është thika më e madhe që i është ngulur ndonjëherë pas shpine popullit shqiptar pas kohës së Lidhjes së Prizrenit dhe të shpalljes së Pavarësisë më 1912. Më 1877 e 1878 në genocidin e egër të dy dimrave të shtetit shovinist serb mbi sanxhakun shqiptar të Nishit, u larguan me dhunë nga trojet e tyre të lashta mbi 300.000 shqiptarë myslimanë; pas vendimit barbar të Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 1913 për masakrimin e territoreve shqiptare të Kosovës e Çamërisë në favor të fqinjëve grabitqarë e të pangopur, që u pagua me koston e vuajtjeve të paimagjinueshme dhe të dëbimit të përbindshëm nga vëndi i tyre të disa qindra mijra vetëve prej tyre në vitet e rënda të luftës së parë botërore. Me marrëveshjen e Lozanës dhe atë që e pasoi më pas, zbimin e pamëshirshëm nga shtëpitë e tyre, duke lënë edhe tenxheren e gjellës duke valuar në zjarr, u shkëputën nga vendbanimet e tyre stërgjyshore që nga antikiteti, jo pak por mbi 2 milionë banorë të të dy brigjeve kundruall të Egjeut për të “prodhuar” mbi bazën e përkatësisë fetare me shqiptarët musulmanë – “turq” dhe me shqiptarët ortodoksë “grekë“ dhe për të zhbirë përfundimisht kombësinë e tyre shqiptare. Kështu deshi Evropa, kështu deshën edhe dy shtetet nënshkruese të marrëveshjes, Greqia dhe Turqia. “Kurbani” i marrëveshjes në njërën anë qenë arvanitët muslimanë të Moresë (Peloponez) dhe çamët muslimanë si dhe shqiptarët muhamedanë të Maqedonisë “greke”, të ish-vilajetit të Selanikut dhe të Thrakës Perëndimore. Ndërsa në krahun tjetër qenë rumët, kryesisht shqiptarë dhe llazët ortodoksë që u këmbyen si kafshë në pazarin e bagëtive midis dy shteteve ndërsa Evropa bënte “sehirin” e radhës të veprës makabre të vet, duke luajtur me fatin e tij, pra në kurriz të popullit shqiptar.Pra, pas Berlinit më 1878, Londrës më 1913, si edicion i tretë, Evropa plakë i vuri vulën me Traktatin e Lozanës të 1923-24, si akti i fundit i tragjedisë që i kish përgatitur popullit më të madh e më të lashtë të kontinentit për ta shuar përgjithnjë nga faqja e dheut…Kështu i ndërruan në bazë të fesë gati gjysëm milion muslimanë, kryesisht shqiptarë të Greqisë, me mbi 1,5 milion të krishterë shqiptarë të Anadollit, të perëndimit, të jugut, të qendrës e të veriut të tij; por në këtë të fundit pra në veri të Turqisë, në pjesën lindore të Detit të Zi, përfshihen edhe të krishterët llazë, një popullsi autoktone, me prejardhje pellazge, e afërt me shqiptarët në tradita, në zakone, në gjuhë, në folklor, në këngë dhe valle, në veshje, në kulturë, në arkitekturën e shtëpive, në artin e detarisë etj. S’mund t’i kapërcej këto rrjeshta, pa thënë dy fjalë për komunitetin shqiptar të rumëve të Izmirit që pas Lozanës u shumëzua me zero. Ishte një komunitet shqiptarësh ortodoksë që ka luajtur rolin e një lokomotive progresi në Perandorinë Osmane. Ata kanë qenë mjeshtër të tregtisë në perandori, në fillimet e industrisë në Turqi, ata kanë investuar kapitalet e tyre në Izmir e zonën përreth deri në Stamboll, në kryeqytet, kanë dhënë një ndihmesë të shkëlqyer në fushën e arsimit, kulturës etj. Atyre u takon merita e nxjerrjes në gjuhën frënge të gazetës “Smyrna”, gazetë e parë otomane etj. Sa keq që ky komunitet i lavdishëm që ka qenë në harmoni të përkryer me shqiptarët muslimanë (si kudo shqiptarët me njeri tjetrin, pavarësisht nga besimi fetar apo besa siç është thënë ndryshe dikur) u dëbua me Lozanën. Edhe ikja apo dëbimi i tyre ka qenë i dhimbshëm e i llahtarshëm. I bartën me anije të huaja për në Greqi. Ndodhi afërsisht si largimi biblik i shqiptarëve nga Shqipëria më 1990 me anijet shqiptare “Vlora” etj. nga Durrësi që u mbushën sa s’kishe ku të hidhje mollën dhe u kacavirrën në to, por në rastin që po flasim ishin shumë e shumë më tepër, s’ka vend për krahasime). Shqiptarët e Izmirit jo me qindra po me mijëra përfunduan të mbytur në ujërat e ftohta të brigjeve të Izmirit. Thirrjet dhe lebetitjet e këtyre njerëzve deri në kupë të qiellit, që u lanë në mëshirë të fatit, s’ka penë që t’i përshkruajë. Rastet e tyre i gjen edhe sot në Katerini, një lokalitet afër Athinës. Autori i këtyre rreshtave ka njohur personalisht dy zonja të nderuara nga ky komunitet. Njëra me emrin Zefirat (shkurt Zefi) jetonte në Athinë dhe punonte në bibliotekën shtetërore të saj, ndërsa e dyta ka punuar në Radio Tirana në radion e jashtme. Shqiptarët muslimanë të Gjirokastrës, të Delvinës, Konispolit e Çamërisë poshtë lumit Kalama kanë jetuar në shekuj në Izmir. I tillë p.sh., në vegjëli, ka jetuar shkrimtari e përkthyesi i shquar Vedat Kokona. Veç historia e shqiptarëve të Izmirit është sa e dhimbshme aq edhe të bën krenar për bashkëkombasit tanë vendalinj të atjeshëm. Duhen studime e studijues të tërë që të ndriçojnë këtë pjesë të kombit tonë, që ka jetuar në këto troje që nga lashtësia po që i takon tashmë historisë. Rastet e tyre në Greqi, pothuajse janë greqizuar plotësisht…

Në këtë truall, që quhet Anadoll, kanë jetuar jo vetëm popullsi të stërlashta si sumeret e hititet, me të cilët fillon historia e njerëzimit apo edhe pellazgët, por edhe gjatë mijëvjeçarit të I- rë para erës sonë dhe në shekujt e tij kanë banuar në të, në pjesën më të madhe të tij, popullata ilire, fise ilire. Për këtë na bën me dije dijetari ynë rilindas, Sami Frashëri si në veprën e tij “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet” edhe në enciklopedinë e tij gjashtëvëllimshe “Kamus’ul Alam” (Fjalor i Botës apo i Gjeografisë e Historisë). Në një gjeografi që fillon nga qyteti Samsun në brigjet e Detit të Zi e në vazhdimësi rreth e qark gadishullit të Azisë së Vogël, nëpër Detin Marmara, Detin Egje e Detin Mesdhe, deri në Antalja, Alanja e pse jo deri në qytetin-port Mersin, apo siç njihet sot Içel, kanë banuar fiset ilire, që turqit në tekstet e tyre të historisë i quajnë “iljallëllar”; duke marrë nga veriu i Anadollit me paflagonët, me myzët, me trojanët, me lidiasit, kariasit, likiasit etj. etj. Fiset ilire dikur kanë qenë mbizotëruese në një hapësirë që fillonte nga Mbidanubi e përfshinte tre gadishuj, atë Apenin, gadishullin apo sinisinë e Ballkanit dhe gadishullin më të madh e që përbënte rrënjën apo “nuklin” e ilirëve, atë të Anadollit apo Anatolisë. Pjesën më të madhe të territorit të këtij të fundit e zinte fisi i frigasve që ka pasur shtetin e vet të centralizuar, një mbretëri që sundoi për rreth 7 shekuj gati në mbarë Anadollin. Rilindasi arvanit, Aristidh Kola, duke pasur parasysh që Anatolia ka qenë rrënja e shqiptarëve, në një poezi hymn të tij shkruan midis të tjerash se “ty kush mund të të presënj, kush mund të të zhduknjë, rrënjë e lashtë e Ilirisë, e Pellazgjisë, rrënjë e lashtë e Anatolisë“.Popullsia pellazgo-ilire në antikitet vazhdoi rrugëtimin e saj në mesjetë si të ashtuquajtur “rumë“, (jo në kuptimin grek, por si ish-banor i perandorisë romake e më pas bizantine). Ajo u mbijetoi valëve të egra asimiluese nga popullatat barbare që shkelen Anadollin, por që zunë e nuk zunë vend aty. Pas mijëvjeçarit të parë të erës sonë , aty u vendosen fiset e turqve selxhukë, për t’u pasuar në shekujt e XIII, XIV, XV nga turqit osmanë. Në shekujt e mesjetës, duke filluar nga shekulli i pestë, kur merr rrugën Bizanti i perandorit Justinian i Parë, popullsia vendase e genit pellazgo-ilir, pra rumët që flisnin shqip (në Ballkan kanë përballë apo në kontinuitet, arbërit mesjetarë), ngritën qytete të tëra të nëndheshme në pllajën anatolike, për të jetuar. Turisti i sotëm mbetet pa mend, kur viziton këto qytete apo vendbanime të nëndheshme dhe bën çudi si janë ndërtuar ato dhe si mbijetoi popullsia “arbëre” (rume) në to. Sigurisht duke qenë e njëjta popullsi që themeloi edhe qytetin e Bizantit (Konstantinopojës apo Stambollit) në një pikë strategjike midis dy gadishujve, djep i qytetërimit evropian e mesdhetar në ngushticën e Bosforit, njeriu nuk mund të mos habitet me vitalitetin e saj. Ajo u mbijetoi shekujve të pamëshirshëm dhe mirë apo keq e ruajti shqipen. Historiani shqiptar, Prof. Kristaq Prifti, në një monografi për Ibrahim Temon na tregon se jo vetëm në vilajetin e Selanikut, që ishte me popullsi kryesisht shqiptare por edhe vilajeti i Edrenesë në fund të shekulli 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të rreth gjysma e popullsisë së tij fliste shqip dhe përbënte masën kryesore të tij. S’po flasim për qytetin e Stambollit që deri në vitet 70 të shekullit 20-të sipas një statistike të brendshme të bashkisë së tij nga 140.000 banorë ortodoksë, 100.000 prej tyre flisnin ende shqip dhe deri diku, ndonëse jo si në shekullin e mëparshëm luanin një rol me influencë në jetën e Stambollit e sidomos përbënin një pjesë të konsiderueshme të elitës së tij. Aq e vërtetë është kjo, sa edhe në shoqatën turko-shqiptare d.m.th. të shqiptarëve të Stambollit e të krejt Turqisë, ata luanin rol vendimtar, bile i jepnin asaj tonin. Pas grushtit të shtetit (apo “darbe”-s siç thuhet turqisht) në fillim të viteve 70 dhe ndjekjeve që bënë ndaj tyre sigurisht ra dhe influenca në Shoqatën shqiptare.

shkruar nga: Dr. Laurant BICA
[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



elikranon
Honored Member
Honored Member
Posts: 373
Joined: Sat Dec 26, 2009 6:05 pm
Gender: Male

Re: Historia shqiptare e Anadollit dje…

#2

Post by elikranon » Sun Nov 04, 2012 9:40 pm

Adriana wrote: Fiset ilire dikur kanë qenë mbizotëruese në një hapësirë që fillonte nga Mbidanubi e përfshinte tre gadishuj, atë Apenin, gadishullin apo sinisinë e Ballkanit dhe gadishullin më të madh e që përbënte rrënjën apo “nuklin” e ilirëve, atë të Anadollit apo Anatolisë.

shkruar nga: Dr. Laurant BICA
Artikull corb, pa fillim dhe fund. Autori ne 10 rreshta u perpoq te koncentronte nje histori 3000 vjecare. Sidomos fragmenti qe perzgjodha, nqs perseritet dhe nga te tjere, nuk do vonojne shume tu japin ushqim edhe ca te "tjereve".

Post Reply

Return to “Historia e Mesdheut dhe Ballkanit”