Page 1 of 1

Romet

Posted: Fri Jun 07, 2013 10:48 pm
by Arbëri
Nga e kane prejardhjen romet , kur erdhen dhe kush i solli ne trojet tona ?

Re: Romet

Posted: Sat Jun 08, 2013 1:44 am
by Phoenix
Arbëri wrote:Nga e kane prejardhjen romet , kur erdhen dhe kush i solli ne trojet tona ?
Sipas disa studimeve shkencore gjenetike romët e kanë prejardhjen nga hapësirat veriore dhe veriperëndimore të Indisë.
Në Evropë kanë filluar të migrojnë afër 1500 vjet më parë, duke u vendosur fillimisht në Lindjen e Mesme. Gati 900 vjet më parë kanë filluar zhvendosjen në hapësirat e Gadishullit Ballkanik, nga ku më pas ka filluar shpërndarja në të gjithë Evropën. Kanë shkëmbyer pak me popullsitë ku janë vendosur. Sot në Evropë përbëjnë pakicën etnike më të madhe me rreth 11 milion banorë.
Mua këta njerëz më dhimbsen. Sidomos kur shikon fëmijët. Nëse ka pakicë në Shqipëri që me të vërtetë ka nevojë të gëzojë drejtat njerëzore të barabarta si të gjithë të tjerat, janë pikërisht romët. Fatkeqësisë së tyre i shtohet edhe mos pasja e një shteti që i mbron të drejtat. Deri më sot nuk kam parë që Shteti Shqiptar t'iu jepte ndonjë ministri. :?
Nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2011 kemi 8,301 banorë rom dhe 3,368 banorë që quhen egjiptianë, por një studim gjenetik para disa vitesh tregonte janë e njëjta prejardhje. Janë sa gjysma e pakicës greke, por jo nga të drejtat si pakicë apo si shtetas. Këtu, padashur që t'iu ulim të drejtat pakicës greke që t'ia japim asaj rome. Thjesht për të thënë se njerëzit pa mbështetje nuk përfillen. Për mos të thënë se kush e di sesa shoqata nuk i zë gjumi për çështjen e romëve, duke numëruar paratë që marrin nga Bashkimi Evropian.

Burimet:
http://www.plosone.org/article/info%3Ad ... ne.0048477
http://www.cell.com/current-biology/abs ... %2901260-2
http://www.instat.gov.al/media/177354/m ... s_2011.pdf
http://link.springer.com/article/10.100 ... 010-0432-x

Re: Romet

Posted: Sat Jun 08, 2013 3:57 pm
by Arbëri
@Phoenix
Falemnderit per pergjigjen .
Dmth , disa muhabete qe thuan erdhen me osmanet si hamallgji apo si rob te tyre nuk qenka e vertete .