Pse ndaj Serbise, vendit dhe njerezve me kriminele ne Europe ndoshta ne Bote, ndiqet nje politike e tille, qe serbet dhe Serbia, te mos "inatosen" e fyen, a thua se do te bejne hatane me pas?Me Serbinë gjërat s’janë kurrë të kollajshme.” Kështu shkruan gazetarja kroate Adelina Marini në shkrimin “Zbutja e Serbisë” në EUinside. Raportimi i zgjeruar dhe mjaft i pasur në informacion, shfaq një Serbi të pekuluar si foshnjë e rënë nga qielli e të trajtuar si një vezë politike, të cilën forcat e ndryshme politike në BE-në nobeliste të Paqes, ruhen se mos e thyejnë thjesht duke shqiptuar fjalën e gabuar. Përfaqësuesi sllovak në Parlamentin Europian kërkon progresin e Serbisë në BE, sepse përndryshe mund të “rishpaloset nacionalizmi serb”; ai grek kërkon që Serbisë “duhet t’i dëshmojmë mirëkuptimin tonë dhe t’i ofrojmë mbështetje”; ai bullgar se Serbia “nuk duhet shtyrë më fort se duhet, dhe se me të duhet të jemi fleksibël”; vetë gazetarja e artikullit flet për “suksese gjigante” në ndryshimin e kulturës së Serbisë (“sido që ende të thyeshme”?) dhe me empati e sheh si “të dhimbshme” alternativën serbe për të rikthyer sytë brenda vetes dhe për reflektim. Ajo shton se “BE nuk duhet të humbasë shansin që të mbështesë Serbinë që të kapërcejë problemet e veta psikologjike e politike pas marrëveshjes së saj të fundit me Kosovën.”
Sikur të mos e dija se kudo më sipër bëhej fjalë për Serbinë, do mendoja se diskutohet për një vend që ka përjetuar mbi kurrizin e vet luftërat e padrejta të fqinjëve dhe Europës, që sot ndihen thellësisht fajtorë për këtë, dhe ofrojnë ndihmë e kuptim që të vënë në vend dëmin moral e material të kryer ndaj Serbisë.
A eshte Serbia "vrasesi me porosi" i Europes dhe Amerikes, qe mund tu expozoje atyre, "porosite" per eliminimin e popujve jo te Krishtere ne Ballkan, duke i mbajtur ata peng dhe duke u pozuar si viktime dhe "i forte" ne te njejten kohe?