"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Çfare e ben Serbine, te trajtohet si 'femije" i perkedhelur?

Flisni për historinë e këtyre dy rajoneve shumë të rëndësishëm, popujve dhe racave që e kanë banuar dhe e banojnë.
Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Çfare e ben Serbine, te trajtohet si 'femije" i perkedhelur?

#1

Post by Zeus10 » Sun Jan 12, 2014 3:32 pm

Me Serbinë gjërat s’janë kurrë të kollajshme.” Kështu shkruan gazetarja kroate Adelina Marini në shkrimin “Zbutja e Serbisë” në EUinside. Raportimi i zgjeruar dhe mjaft i pasur në informacion, shfaq një Serbi të pekuluar si foshnjë e rënë nga qielli e të trajtuar si një vezë politike, të cilën forcat e ndryshme politike në BE-në nobeliste të Paqes, ruhen se mos e thyejnë thjesht duke shqiptuar fjalën e gabuar. Përfaqësuesi sllovak në Parlamentin Europian kërkon progresin e Serbisë në BE, sepse përndryshe mund të “rishpaloset nacionalizmi serb”; ai grek kërkon që Serbisë “duhet t’i dëshmojmë mirëkuptimin tonë dhe t’i ofrojmë mbështetje”; ai bullgar se Serbia “nuk duhet shtyrë më fort se duhet, dhe se me të duhet të jemi fleksibël”; vetë gazetarja e artikullit flet për “suksese gjigante” në ndryshimin e kulturës së Serbisë (“sido që ende të thyeshme”?) dhe me empati e sheh si “të dhimbshme” alternativën serbe për të rikthyer sytë brenda vetes dhe për reflektim. Ajo shton se “BE nuk duhet të humbasë shansin që të mbështesë Serbinë që të kapërcejë problemet e veta psikologjike e politike pas marrëveshjes së saj të fundit me Kosovën.”

Sikur të mos e dija se kudo më sipër bëhej fjalë për Serbinë, do mendoja se diskutohet për një vend që ka përjetuar mbi kurrizin e vet luftërat e padrejta të fqinjëve dhe Europës, që sot ndihen thellësisht fajtorë për këtë, dhe ofrojnë ndihmë e kuptim që të vënë në vend dëmin moral e material të kryer ndaj Serbisë.
Pse ndaj Serbise, vendit dhe njerezve me kriminele ne Europe ndoshta ne Bote, ndiqet nje politike e tille, qe serbet dhe Serbia, te mos "inatosen" e fyen, a thua se do te bejne hatane me pas?
A eshte Serbia "vrasesi me porosi" i Europes dhe Amerikes, qe mund tu expozoje atyre, "porosite" per eliminimin e popujve jo te Krishtere ne Ballkan, duke i mbajtur ata peng dhe duke u pozuar si viktime dhe "i forte" ne te njejten kohe?
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Post Reply

Return to “Historia e Mesdheut dhe Ballkanit”